Category: Dosier
November 19, 2025
Uncategorized, Dosier, Kulturë, Uncategorized
Jeronim De Rada – frymëzuesi i Rilindjes Kombëtare
Jeronim De Rada (19 nëntor 1814 – 1903) U lind në Makia të Kalabrisë. Mësimet e para i kreu në…
November 19, 2025
Uncategorized, Dosier, Editorial, Trashëgimi, Uncategorized
DUKE KUJTUAR ANTIFASHISTIN E SHQUAR SALI MBORJA
Sali Mborja (29 qershor 1909 – 19 NËNTOR 1990) Nga Xhevdet SHEHU Kur më 29 qershor 1909 në Mborje i…
November 18, 2025
Uncategorized, Dosier, Editorial, Uncategorized
Policia në kohën e Pavarësisë
Policia është një strukturë shtetërore për ruajtjen e qetësisë publike ose një organizatë që, në të gjitha sistemet shtetërore, ka…
November 17, 2025
Uncategorized, Dosier, Editorial, Uncategorized
Luigj Gurakuqi – demokrati liberator
Luigj Gurakuqi është një nga figurat e shquara të Rilindjes Kombëtare, i lindur në Shkodër më 19 shkurt të vitit…
November 15, 2025
Uncategorized, Dosier, Kulturë
Faik Bej Konica – kritiku i shqiptarëve
Faik Bej Konica është figura qëndrore e lidhur me revistën “Albania” një nga organet politiko kulturore më të rëndësishme të…
November 12, 2025
Uncategorized, Dosier, Uncategorized
Eqerem Bej Vlora në vitet 1920–1939 (Pjesa III)
Eqerem Bej Vlora, si dëshmitar i shumë ngjarjeve në Shqipëri, ndër të tjera në kujtimet e tij ka shkruar edhe…
November 11, 2025
Uncategorized, Dosier, Kulturë, Letërsi/Art, Uncategorized
DEMONËT
Fjodor Dostojevski (11 NËNTOR 1821- 9 shkurt 1881) “Por unë deklaroj se Shekspiri dhe Rafaelo janë mbi çlirimin e sklleverve,…
November 10, 2025
Uncategorized, Dosier, Uncategorized
Eqerem Bej Vlora me kujtimet e tij (Pjesa II)
Një nga shkaqet e vonesës sonë historike ka qenë lufta e pandërprerë e popullit shqiptar kundër armiqve të jashtëm, shkruan…
November 06, 2025
Uncategorized, Dosier, Kulturë, Uncategorized
Eqerem Bej Vlora – përfaqësues i realpoitikës shqiptare (Pjesa I)
Eqerem Bej Vlora i lindur më 1885 në Shqipëri pikërisht në qytetin e Vlorës. Është rritur nën kujdesin e një familjeje shumë të pasur shqiptare të lidhur me Portën e Lartë. Pasi mbaron shkollën fillore në qytetin e tijtë lindjes dhe pasi përmbushet me arsimimin privat në vitin 1903 mbaron Akademinë Tereziane në Vienë dhe më vonë mbaron Universitetin në Stamboll (fakultetin e drejtësisë). Ka kryer detyra të ndryshme në perandorinë osmane dhe për shkak të aftësive të tij profesionale punoi në administratën e lartë osmane. Kjo periudhë përkon me zgjimin tonë kombëtar dhe ai u bë një vëzhgues i hollë i çështjes kombëtare ndaj dhe u përfshi në të. Ishte njohës I disa gjuhëve të huaja, dhe ka rrezatuar me kulturë për vizionin e kombit shqiptar. Më 1914 ka botuar librin “Kalaja e Kaninës”, “Qëllimi dhe e ardhmja e Shqipërisë” më 1909 në Vienë dhe “Nga Berati prej Tomorit” (ditar) në vitin 1911 në Sarajevë dhe “E vërteta mbi politikën e xhonturqëve në Shqipëri” në Vienë më 1911.Libri me kujtime me dy pjesë në gjuhën gjermane, përkthyer në shqip më 2001 është një prej librave me dëshmi shumë të vlefshme për historinë e Shqipërisë. Eqerem Bej Vlora vdiq më 1964 në Romë në kushtet e një emigrant politik. Nëse ka mbetur një gjë në këto 32 vjet demokraci për tu kujtuar nga bota e mendimit shqiptar është libri me kujtime i Eqerem Bej Vlorës i cili flet në pjesën e parë për periudhën 18885-1912 dhe në pjesën e dytë për periudhën 1912-1925. Në një kapitull të librit të tij me kujtime, me titull ”Fjalët e një ministri”, Eqeremi e fillon me pyetjen se: A ka ndonjë cep të Perandorisë Osmane thtashë me vete, ku të mos ketë shqiptarë? Të parë shtrembër nga mënyra e egër, të ngushtuar nga papajtueshmëria e karakterit të tyre, ata kanë qenë shtrënguar të braktisin vendin për të kënaqur në dhe të huaj synimin (dëshirën) e lindur për të sunduar e mbase edhe nevojë për qetësi. Si qenë ato fjalë që më tha dikur armiku i betuar i shqiptarëve ministri i brendshëm i Turqëve të Rinj Telat Pasha për të ardhmen e popullit shqiptar: ose qëndroni nënpunës dhe bindjuni udhëzimeve të qeverisë ose bëhuni politikan dhe përfaqësoni idetë tuaja si deputet në parlament. Vetëm duhet të keni një gjë parasysh: Unë i njoh Shqipërinë dhe shqiptarët më mirë sesa mendoni ju. Ju keni jetuar në Perandorinë Osmane jo si të shtypur dhe të nështruar, por si zotërinj dhe urdhërues. Ju keni përfituar nga pushteti i Perandorisë dhe i fesë më tepër se turqit. Tani po bëheni renegatë dhe kërkoni ta braktisni anijen që po mbytet, në vend që të punoni dorë për dore me ne për shpëtimin e saj. Ndoshta një ditë edhe do t’ia arrini asaj që kërkoni. Vetëm kujdes! Shqipëria është ende e vogël dhe e varfër, shqiptarët nuk janë as qytetarë të mirë, as punëtorë të mirë, e shumta ata mund të jenë sundimtarë të mirë dhe ca më tepër kusarë të mirë. Një ditë prej ditësh, kur të mos i keni më kullotat e pafundme të kësaj perandorie, ju do të hani njëri tjetrin në atë Shqipërinë tuaj të ngushtë e të varfër! Ai nuk foli atëhere si ministër, por si një turk i thjeshtë! i bindur dhe i ndershëm. Dhe kishte të drejtë. Ky paragraf i dhimbshëm , por i vërtetë e ka shoqëuar tërë jetën intelektualin patriot i cili edhe ai nuk i thuri lavde dhe nuk i këndon me osanara të vërtetës sonë historike, por mban qëndrim se i dhimbset vendi dhe kërkon ndryshim. Më tej në një kapitull me titullin “Parahistoria e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare” autori i librit me kujtime Eqerem Bej Vlora na shpërfaq ndjenja e tija kombëtare:-midis viteve 1903-1912 për mua ka pasur një problem, një ndryshim mendimesh me zyrtarët e lartë të vënë atje “me hir të zotit”, të drejtat kombëtare të popullit tim! Euforia e ndjenjave të mia patriotike kishta arritur asokohe pikën e vlimit, shkruan Eqerem Bej Vlora. Unë shihja se si qeveria në Stamboll i përçmonte dhe i shkelte me këmbë të drejtat e popullit shqiptar, por edhe të vet, duke rrezikuar kështu qënien jo vetëm të popullit shqiptar, por edhe vetë Perandorisë Osmane në Evropë. Cili ishte në të vërtetë, thelbi i grindjes së atyre viteve midis shqiptarëve dhe turqve, dy popuj që për shekuj të tërë kanë qenë të lidhur dhe kanë bashkëpunuar ngushtë për themelimin dhe ruajtjen e Perandorisë? Për këtë është shkruar shumë. Shumica që e kanë trajtuar këtë problem, përfshirë dhe mua, u kanë veshur turqve dhe autoriteteve Osmane qëllimin e lig e të ndërgjegjshëm për t’u bërë një padrejtësi shqiptarëve. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Armiqtë e popullit shqiptar, dmth fqinjët tanë ballkanikë, vështronin me qesëndi përpjekje tona për të ruajtur me qiqra bunkerin e paragjykimeve turke dhe kështjellën e ndërtuar gjatë shekujve, të fanatizmit fetar e kombëtar të armiqve tanë. Grekët, serbët dhe bullgarët kanë qenë gjithmonë në një mendje me turqit, kur ishte puna për t’u mohuar shqiptarëve të drejtat kombëtare. Turqit vetë ndaheshin në dy kategori, një palë ishte e zemëruar me që shqiptarët myslimanë ( për të krishterët ata nuk kishin asnjë kundërshtim), të cilët në Perandori kishin qenë gjithmonë sundimtarë dhe jo pjestarë, tani papritur kërkonin të drejta të veçanta, që mund të quhen edhe shkëputje prej Perandorisë; një palë tjetër, qeshnin me përtallje dhe mëshirim me shqiptarët, të “cilëve prej kohësh ua kishte ngrënë lopa librin”, tek merrnin flakë tani, se kështu disa ambicje letrare në gjuhën e tyre, “kaq të bukur e të pasur”! Përse nuk kërkojnë të njëjtën gjë për gjuhën e tyre myslimanët sllavo-grekë në Maqedoni dhe Kretë, përse jo lazët, kurdët dhe gjithë popujt e tjerë?…
November 04, 2025
Uncategorized, Dosier, Editorial, Opinion, Uncategorized
Gjeoekonomia si arenë e re e pushtetit global
Termi gjeoekonomik është futur kohët e fundit nga Eduard Lutvaku si një pozicion i kundërt jo vetëm ndaj termit gjeopolitik,…