Monday

27-10-2025 Vol 19

Patrioti, komunisti dhe ballisti Hysni Lepenica

Hysni Lepenica ishte në moshën 20 vjeçare kur mori pjesë në Luftën e Vlorës. I shquar në betejën e Llogarait së bashku me çetën e Lepenicës. Mik i ngushtë dhe shok ideali me Avni Rustemin, Halim Xhelon dhe Riza Cerovën. Anëtar i shoqërisë së fshehtë vlonjate dhe përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi” për degën e Vlorës. Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi e caktoi komandant i trupave të Gardës Kombëtare pas kryengritjes së qershorit. Vazhdoi aktivitetin patriotik dhe revolucionar në Itali (Firence). Pas dekretimit të një faljeje nga mbreti kthehet në atdhe. Mori pjesë në kryengritjen e Fierit edhe pse ishte në burg, ishte pjesë e organizimit të saj, duke e drejtuar atë prej andej. Dënohet me vdekje nga gjykatat e regjimit zogist, por ai e fal dhe i cakton dënimin me burg. Kryen 6 vjet burg dhe del në fund të vitit 1938. Hysni Lepenica në burg njihet me personalitete të rëndësishme të jetë së vendit dhe ka treguar integritet intelektual, patriotik, duke fituar respektin e tyre. Motivi kombëtar ishte ylli që e udhëhoqi deri ditën kur ra dëshmor. Atë e fton Zogu si nënprefekt të Burrelit për gjashtë muaj dhe qëndroi më gjatë në Himarë ku pati një aktivitet patriotik kundër fashistëve italianë. Në këtë përiudhë ai ndihmonë njësitë partizane me armatim dhe mbron banorët nga bastisjet e italianëve. Ai së bashku me njësitin e Zaho Kokës i ngrenë pritë “tenente Moretit”, i cili kishte emërtesën e gradës së togerit, por në fakt kishte gradën e gjeneralit dhe ishte komandant i SIM-it për zonën e bregdetit mes Greqisë dhe Italisë. Hysni Lepenica i kërkon ndihmë Hysni Kapos nipit të mikut të armëve Murat Miftar (Tërbaçi), për t’i dërguar disa djem për të vrarë tenente Moretin, se kishte bërë shumë masakra në Bregdet. Zahoja me dy shokë e vrasin tenenten italian dhe qysh prej asaj dite Hysni Lepenica del ilegal. Ai për maskim kishte nxjerr një preteks, sikur do të ishte me shërbim në Tiranë, por në fakt ishte në pritën e dytë që aksioni të dilte i sigurtë. Kishte treguar qysh në 7 pril të 1939-tës, se si e kishte pritur me armë në dorë pushtuesin italian. Së bashku me Hysni Kapon kishin hapur burgun e Vlorës. Ai kishte aderuar në ‘Grupin komunist të Zjarrit” qysh në fillim të viteve 1930-të. Hysniu ishte frymëzuar nga idetë komuniste të Sadik Premtes me të cilin ishte mik për kokë dhe kishte lidhje fmailjare. H. Lepenica së bashku me Uan Filipin hynë në Partinë Komuniste. Hysniu i kërkoi Partisë që anëtarësimi i tij të mbahej sekret dhe ashtu u bë. Me denoncimin nga Partia të marrëveshjes së Mukjes, Hysniu jep dorëheqjen nga Partia dhe në mbledhjen e fundit, ai mbron mikun e tij Sadik Premten, si një nga themelonjësit kryesor të Partisë Komuniste Shqiptare dhe që ishte i pari që formoi organizatën Komuniste dhe Lëvizjen Nacional-Çlirimtare në Vlorë dhe Gjirokastër. -Tani që mësoj se, nën udhëheqjen e Miladin Popoviçit dhe Dushan Mogoshës – ju po luftoni të eleminoni me çdo kusht nga Partia Anastas Lulën dhe Sadik Premten, unë jap dorëheqjen nga Partia e juaj. Në kujtimet e Enver Hoxhës shkruhet: “Hysni Lepenica ishte oficer, njeri gjallë, trupgjatë…, ishte një ballist trim. Ne donim dhe luftonim që ai të mos mbetej me Ballin, por parimet nuk mund t’i shkelnim”. Në kujtimet e të birit të Hysniut, Leka Hysit del se “Grupi i Zjarrit” në të cilin ishin krerët Sadik Premte, Fetah Butka, Anastas Lula, Andra Zisi, Anastas Plasari dhe të tjerë kishte lidhje me Kominternin. Në takimin me Enver Hoxhën, H. Lepenica i shtroi dy çështje serioze atë të grupit të “Zjarrit” dhe të Sadik Premtes duke mbajtur qëndrim diametralisht të kundërt me E. Hoxhën. -“Të luftosh grupin e “Zjarrit” është padrejtësi, u shpreh Lepenica. Lidhjet tona me Kominternin kanë qenë të sinqerta, që të përfitonte Shqipëria. Halim Xhelua, Llazar Fundo e Ali Kelmendi nuk e kanë trajtuar kështu idealin tonë revolucionar. Për Sadik Premten kam këto: – Ai është komunist i kulluar. Në doni të bëni komunizëm në Shqipëri e të fitoni pikë, njerëz si ai ju duhen. Pastaj Sadiku është miku im i ngushtë. Dëshiroj t’i ndaloni ndjekjet kundër tij. Po goditët Sadik Premten më keni goditur mua!” Megjithëse këmbngulja e Hysniut ishte e madhe, E. Hoxha nuk ndryshoi dhe as e zbuti qëndrimin e tij. Lepenica i tha: “Nuk më vjen keq që s’u morëm vesh për asnjë çështje. Jemi shqiptarë, vllezër me shoqshoq. Një grusht njerëz. Ju më vutë pushkën”. Megjithatë kur u ndanë te dera ia dha dorën me një fije shprese, por më kotë. Lufta e Gjormit e ka shënjuar në zemrat e popullit si hero trimin Hysni Lepenica. Për këtë betejë të sukseshme ku në sajë të bashkëpunimit të çetës “Plakë”, partizane të Vlorës dhe çetës “Shqiponja”, nacionaliste foli dhe ‘Radio Londra” e “Zëri i Amerikës”. Italianët dhe mercenarët e Halil Alisë dhe Selim Kaloshit u thyen keqas. Këtu gjetën vdekjen edhe disa oficerë italianë dhe midis tyre koloneli Franko Klementini. Kjo epope 4 ditore (29 dhjetor 1942 e deri më 3 janar 1943 ia shtojë famën dhe legjendën trimave të krahinës së Vlorës, Hysni Lepenicës dhe Hysni Kapos. Po ashtu në luftimet e Selenicës u ndje bashkëpunimi me çetën “Plakë” e cila u erdhi në ndihmë forcave të çetës “Shqiponja” të udhëhequra nga H. Lepenica. Nga kjo pikpamje bashkëpunimi udhëhiqej H. Lepenica, pa bërë dallime politike, mjaf që të kishin qëllimin e përbashkët luftën kundër okupatorit. “Për mua s’ka rëndësi bindja e miqve të mi, për mua ka rëndësi që pasaporta e tyre shënon në fund kombësia Shqiptare e në rreshtimin kur Atdheu bën apel mbushin rradhët e pathyera shqiptare”, u shprehej Hysniu luftëtarëve të tij, kur ata e pyesnin për lidhjet e tij me gjithë atë rreth miqësor. Ai bashkëpunoi me çetën “Plakë” të Vlorës se shikonte te djemtë e saj vendosmërinë e partizanëve e besimin në fitoren kundër fashizmit, ai pa trimat që sakrifikojnë dhe i kapërcejnë vështirësitë e vuajtjet e panumurta, urinë, të ftohtin e acarin dhe ishin të tmerrshëm me armikun. Lepenica ishte ndër të parët që përkrahu vendimet e Konferencës së Pezës, sepse shihte bashkimin e shqiptarëve në një kauz të vetme në luftë kundër pushtuesit, dhe çështjet mbas fitores ia linte t’i zgjidhte popullit me zgjedhje demokratike. Ai krijoj çetën “Shqiponja” të cilës i kushtoi edhe këngën e saj “Baba Tomorri”, të cilën e këndonin si hymnin e tyre, jo vetëm luftëtarët e saj, por edhe populli i krahinës së Vlorës dhe e gjithë Labëria. Në hapjen e Mledhjes së Mukjes ai ishte i pari në diskutim si përfaqësues i Ballit. Ne, delegatët e Ballit Kombëtar kemi ardhur vetëm për të gjetur rrugët e për të arritur një bashkëpunim me Frontin Nacional Çlirimtar në luftë kundër okupatorëve. Po pyes ç’na ndan ne?! A mos vallë përveç qëllimit të përbashkët na pengojnë emrat që mbajmë? A nuk kuptohet që Front Nacional Çlirimtar i përkthyer në shqip do të thotë “Ball kombëtar”? Atëhere kur është kështu, ç’na mbetet për të rënë dakord që të bashkohemi në këtë luftë? Hajdeni ta trajtojmë rrugën më të drejtë që duhet për të realizuar këtë bashkim”, u shpreh Hysni Lepenica. Takimi i vetëm pas Marrëveshjes së Mukjes që bëri në Vlorë është process-verbali i datës 10 gusht 1943, që gjendet në muzeumin historik të Vlorës, ky takim është bërë te Ura e Sirolakut, midis Bratit dhe Lepenicës. Ky dokument mban firmën e Hysni Kapos dhe Temo Shehut përfaqësues të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe Balli Kombëtar, firmosur nga Hysni Lepenica, në të cilin thuhet: “Na të ngarkuarit dhe të nënshkruarit për studim të pritës me luftë të një operacioni eventual në këtë krahinë deklarojmë se do të bashkëpunojmë me sinqeriteti më të madh, me vendim përsa i përket pozicionit dhe organizimit të fuqive të dy organizatave. Në rast se organizata, cila do qoftë do të urdhërojë tërheqjen ose mosluftimin në zonat apo pikat që do të caktohen për luftë, na jemi në dispozicion të pjesës së popullit që kërkon luftë, ndër vendet e caktuara prej nesh. Shtojmë se jemi të dërguar prej organizatave për një studim dhe realizim të tillë”. Më 9 shtator të vitit 1943 çeta “Shqiponja” e Hysni Lepenicës hynë në qyteti e Gjirokastrës ku hapën burgun dhe liruan të burgosurit. Hysni Lepenica me cilësinë e komandantit të Përgjithshëm të Fuqive Operacionale të Ballit Kombëtar të Jugut të Shqipërisë dhe Skënder Muçon avokat i dërgojnë një letër në Cepun, Frontit Nacional Çlirimtar ku shënonin: “Ju njoftojmë se Gjirokastra është në duart e shqiptarëve. Qysh pardje kemi kërkuar të viheshim në kontakt me ju për bashkëpunim dhe kordinim të veprimeve. Ju ftojmë që sa më parë të delegoni përfaqësuesit tuaj për këtë qëllim. Çasti është kritik, nuk lypsemi t’i shmangemi detyrës që na imponojnë rrethanat e luftës kundër okupatorit të ri, interesat e larta të kombit dhe ato të demokracisë shqiptare. 

Në qoftë se nuk do t’i përgjigjeni kësaj thirrjeje të sinqertë nga ana jonë, me hovin që imponohet nga rasti, na duket se merrni një përgjegjesi të rëndë përrpara popullit. Me prurësin një përgjigje sa më të shpejtë”. Sipas marrëveshjes së kapitullimit Renco Dalmaco duhej të zbatoheshin pikat e saj nga një urdhëresë pas armëpushimit, pushtuesit italianë duhet t’i dorëzonin armët patriotëve shqiptar dhe të vazhdonin luftën kundër gjermanëve bashkërisht. Por ai si kryekomandant nuk pranoi të zbatonte rrjedhojat e saj dhe nuk u dorëzua. Dha urdhër nga Tirana që repartet e tij t’i dorëzoheshin gjermanëve që po kryenin masakra, djegie e vrasje nëpër Shqipëri. Vetëm 15 mijë ushtarë, shumica të divizionit “Firence”, nuk pranuan të binin në duart e gjermanëve. U rreshtuan nga këta 1500 vetë në batalionin partizan “Antonio Gramshi”, të tjerët u strehuan nëpër shtëpitë e shqiptarëve, ku u pritën me besë e bujari. Divizioni “Peruxhia” që ndodhej në Gjirokastër (Gërhot), nuk iu përgjigj thirrjes për dorëzim. Hysni Lepenica me 36 vetë po priste të komunikonte me urtësi dhe durim, duke u premtuar sigurimin e jetës, kur u qëllua pabesisht në kohën kur po futej në postbllok për të takuar gjeneralin. Gjenerali jep urdhër të hapet zjarr dhe kështu çeta u ndodh përpara zjarrit të mijra italianëve. Të tërë trimat e Hysni Lepenicës iu përgjigjën zjarrit me zjarr, deri në pikën e fundit të gjakut, (5 orë luftime të përgjakshme). Mbeti i vrarë komondanti i tyre Hysni Lepenica dhe 32 luftëtarë të tjerë që shkruajtën një epope të lavdishme të luftës kundër pushtuesit fashist. Shpëtuan vetëm dy veta Hasan Xhaka nga Nivica dhe Sadik Sinani nga Lepenica dhe njëri që u kap rob, Limoz Runa, i biri i Vehip Runs, i cili edhe më përpara njihej si bashkëpunëtor i fashistëve italianë. Italianët nga ana e tyre lanë 122 të vdekur dhe qindar të plagosur Populli i Gjirokastrës i përcolli me nderime 33 trupat e dëshmorëve dhe mes tyre edhe komandantit trim 43 vjeçarit Hysni Lepenica me këngën “Baba Tomorri” hymnin e çetës “Shqiponja”. Më 24 korrik të vitit 1991 eshtrat e Hysni Lepenicës i prunë në fshatin e tij të vendlindjes Lepenicë. Pas një viti përcillen përsëri në varrezat e dëshmorëve të Gërhotit, në Gjirokastër, nga ku është ngritur edhe një obelisk me emrat e atyre që ranë në epopenë e Luftës së Gërhotit. Në vitin 1952 me rastin e festave të nëntorit një grup patriotësh vlonjatë si Murat Tërbaçi, Rexhep Sulejmani, Muço Delo, Abdurrahman Çiraku, Islam Harizi, Beqir Velo, Shaqo Derri, Musa Muho, Gani Iliazi, Gani Aliko dhe të tjerë i kërkuan Kuvendit Popullor të Shqipërisë me anë të një kërkese që Hysni Lepenica të shpallej “Dëshmor i atdheut”. Heshtja edhe kësaj radhe ishte e pafalshme. I biri i Hysniut, Leka në kujtimet e tija, ndërsa flet për mirnjohje ndaj Hysni Kapos dhe Muço Delos ndër të tjera thekson: I jam mirnjohës Muço Delos se ma hoqi titullin e “kulakut”, të cilin e mbaja qysh prej 12 vjetësh. Deri më 1960 në shtëtpi nëna ime Shyqyrie Hysaj ka ruajtur gazetat e kohës dhe plot dokumenta të tjera ku flisnin për veprimtarinë e tij, për personat e dënuar me vdekje, me varje nga regjim zogist. Këto dokumenta janë marrë e sekuestruar nga D.P.B-në e Vlorës prej kryehetuesit Ilia Gaqo dhe operativit të zonës Agjah Lani, në momentin e arrestimit tim djalit të Hysni Lepenicës për agjitacion e propogandë. Pas vdekjes së babait tim u ashpërsuan kontradiktat mes Ballit dhe Partisë komuniste. Na vjen në shtëpi Delo Balili dhe fillon i akërrehet mamasë duke pyetur –Çfarë e ke atë flamur kuq e zi? – Është amanet i burri i thotë ajo, dhe ky i fut një të sharë dhe ashtu arbutçe mori flamurin dhe një radio të vogël me bateri nga valixhja. Unë iki i lebetirur pa u diktuar në zonën ku ndodhej Hysni Kapo dhe i tregoj për Delon që po na bastiste shtëpinë dhe kishte një kompani që digjte shtëpitë. Ai më jep një pusull letër për Delon, dhe vete ia dorëzoj në dorë. Delo tundi kokën dhe iku me bisht ndër shalë. Në ato letr aq na u sekuestruan ishin kjtimet etim eti për shumë ngajrje të historisë së Shqipërisë. Në njërën prej tyre flitej për shortin që u kish rënë atentatorëve të Zogut Ndoc Gjeloshi dhe Azis Çami, në këtë short ishte edhe Hysni Lepenica, mirëpo çfarë truku kishte përdorur A. Zogu që t’i shpëtonte atetntatit? Eqerem Libohova ishte i veshur me rrobat e mbretit, ndërsa mbreti kishte veshur kostumin e Eqerem Libohovës. Atentatori nuk e njihte Zogun dhe qëlloi atë që ishte me rrobat e mbretit dhe e plagosi atë. Azis Çami qëlloi atë që ishte në krah të atij tjetrit që kish në krah Eqerem Libohovës. Zogu ishte pas tyre dhe shpëtoi. Një tjetër letër të kujtimeve të Hysni Lepenicës I bir tregon se si e kishte gjetur Zogu motivin e faljes së jetës së tij. I tërë populli i Labërisë ishte ngritur në këmbë dhe i dërgonte thirrje peticione mbretit Zog: “Të falen patriotët e Vlorës, heronjtë e 1920 dhe të 1924, të lirë!”… Zogu i trembur nga zemërimi popullor u fali jetën. 

_______________

Timoleo GURI  

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *