Vështirë të gjesh një të huaj që të ketë punuar më shumë për Shqipërinë se sa misionari amerikan Charles Telford Erickson (1867-1966). Në vitet 1922-23, ai propozoi hapjen e shkollave profesionale për djem e vajza në Shqipëri. Për ngritjen e tyre, presidenti amerikan dhuroi 10 mijë dollarë. Shkollat u hapën në Golem të Kavajës në vitin 1925 dhe Ericksoni punoi si drejtor deri në vitin 1937. Më 27 janar 1942, ai foli në një konferencë për Shqipërinë në Portsmouth të shtetit Virginia. Tema ishte: “Çfarë mund të mësojmë nga Shqipëria”. Erickson tha se shqiptarët janë një prej racave më të vjetra të Evropës dhe se vështirë të ketë patur ndonjë shekull në ekzistencën e tyre 3-4 mijë vjeçare kur ata të mund ta kenë quajtur veten të lirë e të pavarur.Nderi personal i shqiptarit, shpjegoi ai, është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Nëse shqiptari bën një premtim, ai do ta mbajë se s’bën. “Mendoj se kjo është diçka nga e cila amerikanët mund të mësojnë. Ne nuk i kemi arritur këto ideale të nderit personal, të nderimit ndaj tjetrit”, tha Dr. Erickson.Në Shqipëri, lidhjet familjare janë të forta, siç kanë qenë për breza të tërë. “Familja është një njësi që e ka vazhdimësinë prej shekujsh”, tha Erickson.Çdo grup fetar, tha ai, është përdorur nga faktorët e jashtëm për të shkombëtarizuar shqiptarët. Megjithatë, në kremtet e ndryshme fetare, njerëzit e besimeve të ndryshme festojnë së bashku. “Kjo është diçka nga e cila mund të mësojmë ne në Amerikë”. – Portsmouth Herald, 28 janar 1942.
Çfarë mund të mësojnë amerikanët nga shqiptarët
Opinion
August 11, 2025
perpjekjashqiptare.al
Related Posts
Për kë do votosh ti xhaxhi?
Nga Boris MISKA Megjithëse nuk ka zgjedhje, fushata vazhdon. Kjo të jep imazhin sikur jemi gjithnjë në “fushë”, si dikur,…
Skandalet që shkundin Europën, por jo Shqipërinë
Në kohë të turbullta ndodhin çudira të pabesueshme, si këto ngjarjet e fundit me këshilltarin e Zelenskit ose zonjën Mogerini.…
LIDERSHIPI NË DRITËN E DIELLIT TË DIOGJENIT
Nga Arben MALAJ Një përballje mes pushtetit dhe urtësisë që sfidon kohën 1. Hyrje – Dy figura, dy botëkuptime. Në…
KIÇI DHE ARTI
-kur hedhurina shitet për art- Nga Zija VUKAJ Voody Allen thotë: amerikanët nuk i hedhin zhumilet; i bëjnë spektakle televizive.…
Indro Montanelli: “Nëse hasni një gazetar të pasur, mos i besoni!”
Indro Montanelli Gazetaria ka qenë gjithmonë një profesion i vështirë, shpesh i nënvlerësuar, por me një mision të madh: t’i…
Aristotel Spiro: Asnjë gjuhë s’mund të jetë “nëna” e dikujt tjetër
Gjuhëtari i njohur Aristotel Spiro, i ftuar mbrëmë në emisionin “Aranutistan” të Mustafa Nanos, duke iu rikthyer çështjes së sharlatanëve…
Shqipëri – Serbi (2 – 0)
Nga Kastriot KOTONI Të nderuar sportdashës shqiptarë dhe serbë, aty ku jeni! Ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi, megjithëse do të luhet…
103 vjet më parë u vendosën marrëdhëniet me Amerikën
Më 28 korrik të viti1922, Masuell Blejk (Makxwell Bllake), Komisionierin amerikan në Shqipëri, njoftoi zyrtarisht kryeministrin e Shqipërisë dhe ministrin…
SHQIPËRIA – EPIQENDRA BOTËRORE E NOTERISË MË 2026!
Nga Aristotel SPIRO Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria do të mirëpresë Asamblenë e Përgjithshme të Unionit…
LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT EDI RAMA
Nga Osman STAFA Zoti Kryeministër, Ndërsa ju shëtisni përmes kopshtit “Eden” që u ndërtua për 4.3 milionë euro brenda godinës…