Diellit të Tiranës iu shtua edhe të nxehtit mediatik të një ngjarjeje që ende nuk dimë as një të mijtën e së vërtetës. Vetëm një gjë është e sigurtë “Solidariteti i komunitetit të gazetarëve është në shkallën më të ulët”. Për të qenë të ftohtë apo të akullt, na intereson media e pavarur dhe e ardhmja e gazetarëve. Të paktën në mediat tona ekziston një fakt i përqindjes në krah të opozitës dhe të mazhorancës. Që konkretisht përkthehet në një 45% për mazhorancën deri në 50% dhe 65% deri në 55% opozitës ndryshe nga dekadat e mëprshme ku mediat ndaheshin dukshëm në skalione me pesh specifike opozitarizmin dhe kjo është aq e vërtetë sa viheshin baste nga pronarët e mediave që mbështesnin qeverinë e atyre kohëve . Pra po shkojmë në atmosferën, ku edhe pse dielli ka punën e tij me stinën, ne duhet të shkrijmë akujt e të vërtetës që të kemi një panoramë edhe më të plotë të kësaj që po ndodh me heqjen e sinjalit të një televizioni privat. Është krijuar opinioni se kemi të bëjmë me mbylljen e një televizioni, por siç po vazhdojnë argumentat dhe kundëargumentet, kemi heqjen e sinjalit televiziv. Kjo mbivendosje ligjore është thelbi i çështjes, që domethënë nuk e ke mbyllur televizionin, por sinjalin! Atëhere nuk gjejmë ndonjë prononcim të palës së dëmtuar, se për të mbrojtur veten deri ku e ka përcaktuar mbrojtjen? Po vendimi i gjykatës si është shprehur? A janë marrë parasysh përveç kontratës mes palëve edhe afati pas ekzekutimit të vendimit nga përmbarimi? Shkurt këtu nuk bëhet fjalë për një biznes çfarëdo? Koha e njoftimit me kohën në dizpozicion të teknikës së antenave që përcjellin sinjalin nuk është negociuar. Ekzekutuesi i këtij ndalimi duhej të kishte një zë, në aktin e ekzekutimit në mënyrë që të zgjdhej kjo mënyra e heqjes së sinjalit televiziv, se ndryshe i gjithë opinoni botëror dhe përfaqësuesit e mediave kanë të drejtë ta bëjnë për ujë të ftohtë qeverinë. Me heshtjen e shumë shoqatave të gazetarëve , kuptojmë se e vërteta djeg dhe qëndrimi nën zhguall për t’u ruajtur nga të nxehtit e jashtëzakonshëm. Opinoni publik ka nevojë të ngutshme të dijë, pushtimin e zjarreve situatën në turizëm a ka ndonjë reflektim nga operatorët turistik, për të ulur çmimet dhe rritur shërbimet, duhet të dijë për situatën e trafikut automobilistik në rrugët e Shqipërisë, duhet të dijë për kronikën e zezë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ju kujtomë se pikërisht në seszonin e verës, kur fillojnë pushimet gazetarët dhe disa media e portale kanë më pak personel, atëherë ndodhin ngjarje të jashtëzakonshme me risk të fshehjes së të vërtetës, gjë që u shërben kriminelëve dhe të korruptuarve. Çdo palë që përfiton nga kjo situatë një ditë do ketë Karmën e vet. Nuk është prononcim i duhur, kur pretendon se kujt prone i referohet ajo dosje. Kemi të bëjmë me media me një të drejtë për informim nga ku ke marrë shërbim edhe ti si qeveri, e do apo nuk e do ti! Barazia përpara ligjit në kushte të tjera edhe justifikohet, por në rastin e mbylljes së një grupi mediatik më shumë kërkohet, jo negociatori i kriminelëve, por komisari i ushtrisë, se siç po duket komandanti është i zënë me hapësirat, publike të cilat edhe me platformë globale t’i menaxhojë, si në çdo çështje ligjore duhet të krijosh frymë në mënyrë që edhe opinioni publik të ndërgjegjësohet. Vetëm me një opinion publik të shëndosh, do të thotë se e ke lexuar mirë votën e elektoratit, në rast të kundërt do ta ktheni në një ritual forklorik të besës e tradhtisë.
Hasan Sokoli