Monday

27-10-2025 Vol 19

Shteti lakuriq përballë zjarreve

Zjarret si aligatorët e njerëzimit, që po na shfaqen kudo, dhe nuk po i ndalim, tregon edhe fytyrën e shtetit, i cili vetëm po të shohësh me çfarë mjetesh përdor për t’i fikur, është për të vënë duart në kokë. Kanë apo nuk kanë shtet shqiptarët, kjo është çështja? Ti qytetari shqiptar gëzon se po vjen vera, e mezi pret që të shijosh pushimet diku në Veri apo në Jug të vendit, e të zë frika se sheh kronikat me zjarret që kanë pushtuar vendin. Kudo zjarret kanë pushtuar vendin, a thua se edhe këtu ka dorë një qenie e përbindëshme prej pirromanësh që festojnë ditën e tyre të hareshme, duke ngritur flakët me fatkeqësitë e njerëzve. Një shtet me vizion që i ka dalë zot punëve, duhet të mendojë edhe për një ditë të keqe dhe të marrë masa. Ne shqiptarët e dimë që e kemi në majë të hundës shprehjen: “Ja sa të futemi në Europë do të mbarojë tranzicioni, e do na vijnë të mirat nga qielli”. Po ky nuk qenka tranzicion, po transfuzion! Që do të thotë se ne akoma presim ndihma nga bota, për të patur një trup apo njësi të emergjencave civile dhe repartet zjarrfikëse të paisura me mjetet e duhura si në gjithë Ballkanin, e jo më si në gjithë Europën. Tmerrohesh kur i ndjek lajmet tona, njëherë me përmbytje në dimër e pranverë e vjeshtë, njeherë me djegiet në stinën e verës dhe po të njëjtat mjete e mënyra, si të shohësh kronikën e përsëritur përpara 40 viteve. A ka investuar ky shtet për këto struktura apo jo? Çfarë bëjnë këta njerëz që ikin e vijnë si drejtues së këtyre strukurave dinë t’i shtrojnë problemet? A kanë një fije respekt për veten e tyre, komunitetin ku jetojnë, apo edhe partinë që e ka propozuar? Po këtu nuk është nevoja fare të shkruash për korrupsionin, krimin e organizuar, se ja në këto ditë të këqia, duket e pasqyra e shtetit! Po ku i çon mushka këta qeveritarë, që për 34 vjet, vetëm vidhë të vjedhim dhe thonë: pas meje kiameti, asnjë krodhe nuk i japin kësaj strukture? Nëse vijnë zgjedhjet i ndërrojnë të gjithë, që nga kapteri e deri tek magazinieri tek emergjencat civile dhe në repartet zjarrfikëse. More, nuk duan t’ia dinë, se sakrifikon tjetri jetën, paguhet e trajtohet në mënyrë barbare, duhet me e mbush me militant partie kjo është detyra. Atë që heqin duhet ta zëvendësojmë me një tjetër dhe kështu fillon avazi i trajnimeve nga e para. Karburantin, gomat e zjarrfikëseve i shpërdorojnë me qoka për të ndihmuar privatin, dërgon ujin me bota e dëgjon njëmij çudira, dhe kur vjen ai momenti final, kur i duhesh çështjes publike, sheh një organizim të ç’organizuar. Po kështu ndodh edhe me forcat e armatosura të cilat i ke me paisje të vjetëruara dhe jofuksionale. Edhe njësitë e Kosovës, kur vijnë të ndihmojnë në Shqipëri duken se janë të paisur, shum më mirë dhe punojnë sipas standarteve ndërkombëtare, po ne kaq e kaq vjetë shtet, pse jemi katandisur kështu për turp të zotit? Po, pse more qafir qeveritar i PD-së apo i PS-sës të kanë vënë këmborën? Po për një ditë të keqe ore! Po, jo ti imitton, atë që vjedh më shumë, e nuk i hidhni sytë tek emergjencat civile, repartet zjarrfikësve. Doni të hyni në Europë, apo në gropë, ju po e digjni Shqipërinëme korrupsionin tuaj. Po vërua kusht investitorëve strategjik, dua këtë apo atë çësthje të ma zgjidhësh për emergjencat civile dhe krijo një flotë të denjë me avion, anije, motovedeta, polumbar e makina të reja zjarrfikëse dhe ndërgjegjëso publikun. Hap një llogari bankare me asetet që i ke sekuestruar krimit dhe bëje publike këtë destinacion dhe bli mjetet e duhura për një ditë të keqe, zjarre e përmbytje, tërmete…

Hasan Sokoli

https://www.instagram.com/reel/DMnFNeTNCrw/?igsh=MTlwZjJqdnVlZzVzNg==

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *