Monday

27-10-2025 Vol 19

LUFTA E DYTË BOTËRORE”

“Historia është mësuesja e jetës.” Ciceroni

__________

Ata që harrojnë historinë janë të dënuar ta përsërisin atë.”

George Santayana”

___________

“Historia nuk është ajo që ka ndodhur; është ajo që ne kujtojmë dhe si e kujtojmë.”

Jan Assmann

___________

“Historia është rrëfimi i fitimtarëve.”

Winston Churchill

___________

Me këto thënie për historinë, do të ishte çdo lexues më i lidhur me temën e histories së Luftës së Dytë Botërore.Me fitoren e Antantës në Luftën e Parë Botërore e cila shënoi triumfin e nacionalizmit mbi modelin shumëkombësh nisën përgatitjet për një luftë të re botërore. Fitorja e aleatëve më 1918 do të thoshte fitore edhe për modelet shoqërore anglo-amerikanë dhe europianoperëndimorë. Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, që u formuan pas luftës, bënë të tyret sistemet e qeverisë parlamentare, kapitalizmin dhe komb-shtetet, duke shpresuar se paskëtaj do të fillonte lulëzimi dhe qëndrueshmëria politiko shoqërore. Etniciteti, rivaliteti dhe shprehja e tyre në politikë, vazhduan ta karakterizojnë historinë e Europës dhe të Ballkanit. Pavarësisht shpresave të Uillsonit Presidentit të SHBA-së, që kufijtë do të krijoheshin duke u mbështetur tek ideja e “vetëvendosjes kombëtare” dhe që duhet t’u shkonin për shtat të gjitha grupeve etnike, nuk u realizuan, pasi pakicave etnike u mohohej autonomia. Shkaqet e shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore ashtu si edhe të së parës, qëndrojnë në synimet e një grupi shtetesh si Gjermania, Italia dhe Japonia për të shtrirë zonat e tyre të influencës dhe ndikimit të tyre në pjesë të ndryshme të rruzullit tokësor dhe për të sunduar botën. Këto shtete kishin përballë Anglinë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtete që donin t’i ruanin zonat e ndikimit të tyre koloniale që i kishin pushtuar. Perandoritë e mëdha angleze, franceze që deri atëhere kishin bërë “politikën e madhe” botërore ranë nga fuqia dhe pesha e tyre. Në horizont po shfaqej një fuqi e re Amerika. Në skajin tjetër të Europës ishte shfaqur sistemi komunist me Rusinë në krye dhe për të gjithë armiku i përbashkët ishte ideologjia komuniste, ndaj dhe nuk iu kushtua rëndësi militarizimit të shteteve agresive. Duke krijuar shtetet agresive një potencial armatimi të fuqishëm perëndimorët menduan se kjo fuqi do të ishte e gatshme për luftë kundër Bashkimit Sovjetik, do të ruanin më mirë sundimin në zonat e ndikimit të tyre. Kjo ide iu dha hapësirë përgatitjes përpara Luftës së Dytë Botërore, që në botë u zhvilluan ngjarje të rëndësishme ekonomike e politike, konflikte ndërkombëtare, që Italia të pushtojë në vitin 1936 Abisininë (Etiopinë), Gjermania doli nga “Lidhja e Kombeve dhe e riarmtosi Renaninë (zonat gjermane të lumit Rin), në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare. Pas vitit 1936 Gjemania me Italinë morën pjesë në luftën e Spanjës. Japonezët, pasi kishin pushtuar Mançurinë në vitin 1931, në vitin 1937 shtrinë pushtimin e tyre në Kinën Qendrore, duke pushtuar Pekinin, Shangain dhe Tjencinin. Më 25 tetor të vitit 1936 Gjermania dhe Italia përfunduan nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e aleancës, që në histori njihet “Boshti Berlin-Romë”. Sipas kësaj marrëveshjeje aleance, Gjermanisë i jepej liri veprimi në Europën Qendrore e Lindore, kurse Italisë –në detin Mesdhe. Në nëntor të vitit 1936 Gjermania dhe Japonia krijuan “paktin antikomintern “që drejtohej kundër Bashkimit Sovjetik dhe lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Me këtë pakt në vitin 1937 u bashkua edhe Italia, duke krijuar kështu boshtin politiko ushtarak “boshtin Berlin-Romë-Tokio”. Në vitin 1938 Gjermania pushtoi Austrinë. Edhe në këtë rast fuqitë perëndimore heshtën dhe nuk reaguan për ta dënuar këtë pushtim. Anglia nënshkruan në marrëveshjen e Mynihut në shtator të vitit 1938, ku i jepnin mundësi Gjermanisë të pushtonte zonat kufitare (krahinën e Sudeteve) të Çekosllavakisë, pa hasur ndonjë rezistencë e ta pushtonte në mars të vitit 1939 të gjithë Çekosllavakinë. Po kështu Hitleri detyroi Lituaninë të nënshkruajë marrëveshjen për t’i dhënë Gjermanisë krahinën e Klajpedit (Memelit), kurse me Rumaninë përfundoi marrëveshjen, sipas së cilës kjo e fundit vihej nën varësinë e Gjermanisë naziste. Po ashtu ndodhi edhe me Hungarinë të cilën e bënë për vete dhe i kërkuan Polonisë që atyre t’u jepej Danzikun (Gdanskun) dhe të astuquajturin “korridorin polak”, për të siguruar komunikimin tokësor ndërmjet Gjermanisë dhe Prusisë Lindore. Më 7 prill të vitit 1939 Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, kështu filloi politika e fuqive botërore për rindarjen e botës. Bashkimi Sovjetik futet në lojë në një marrëveshje me Gjermaninë duke nënshkruar paktin e mossulmimit, por që në fakt ishte ndarja e Polonisë mes palëve dhe jo për të fituar kohë për të forcuar aftësitë mbrojtëse, siç është propoganduar në këto 80 vjetë. Më 1 shtator të vitit 1939 Gjermania naziste pushtoi Poloninë. Më 3 shtator Anglia dhe Franca, për rrjedhojë të marrëveshjes që kishin nënshkruar me Poloninë në pranverë të vitit 1939 duke u premtuar kësaj ndihmë në rast të sulmimit nga Gjermania. Ishin ashpërësimi i këtyre kontradiktave mes fuqive botërore shkaqet që lindën Luftë e Dytë Botërore. Kjo luftë ndahet në pesë periudha. Periudha e parë: 1shtator 1939 deri më 22 qershor të vitit 1941 (Fillimi i luftës me pushtimin e Polonisë nga Gjermania naziste deri në agresionin e saj kundër Bashkimit Sovjetik). Dalja e trupave gjermane në ngushticat e La-Manshit e të Pa-Dë-Kalesë, veprimet aktive të aviacionit dhe të flotës luftarak-detare gjermane kundër komunikacioneve të Anglisë në Oqeanin e Paqësor(Qetë) dhe detin Mesdhe. Gjatë kësaj periudhe Gjermania naziste sulmoi dhe pushtoi pothuajse të gjitha shtetet e Europës dhe një pjesë të tyre i shndërroi në satelitë të saj. Periudha e dytë: 22 qershor 1941 deri më 19 nëntor 1942 (prej fillimit të agresionit gjerman kundër Bashkimit Sovjetik deri në kundërmësymjen e Ushtrisë së Kuqe). Gjatë kësaj periudhe Gjemania pushtoi, Bjellorusinë, Ukrainën drejt Leningradit ose Sant Petërburgut dhe vazhduan me vrull drejt Stalingradit, si dhe në rrëzë të shpateve kryesore të Kaukazit. Me fillimin e luftës së Japonisë kundër SHBA-së dhe Anglisë, veprimet luftarake përfshinë rajone të gjera të pellgut të Oqeanit Paqësor dhe rajonet e Azisë Jugëlindore të cilat më vonë Japonia i pushtoi. Periudha e tretë: 19 nëntor1942 deri në fund të vitit 1943. Kjo periudhë filloi me kthesën e madhe që mori lufta me fitoren e Ushtrisë së Kuqe në Stalingrad në dimrin e viteve 1942-1943. Shpartallimi i trupave gjermane në Stalingrad, Moskë, Rostovë, Tihvin, hodhi themelet e fitores së kualicionit antifashist në zhvillimin e Luftës së Dytë Botërore. Ajo karakterizohet nga ndryshimi i situatës politike strategjike në dobi të kualicionit antafashist. Forcat e armatosura sovjetike shpartalluan grupimet më të rëndësishme strategjike të armikut në Stalingrad dhe në Kursk, Smolensk dhe Ukrainën e Bregut të Majtë, çanë bllokadën e Leningradit dhe morën plotësisht në duart e tyre nismën strategjike. Komanda gjermane duke i grupuar të gjitha forcat në frontin rus, nuk kishte mundësi të përforconte grupimet e saj, që vepronin në Afrikën Veriore e më vonë në Itali. Kjo i krijoi kushte komandës aleate anglo-amerikane të kryente me sukses operacionet e veta në Afrkën Veriore të pushtonte Siçilinë dhe të zbarkonte trupat në jug të Italisë. Në vitin 1943 edhe në pellgun e Oqeanit Paqësor nisma strategjike kaloi në duart e komandës aleate. Në këtë mënyrë forcat antifashiste morën nismën strategjike dhe zhvilluan veprime vendimtare sulmuese. Periudha e 4: janar. 1944-9 maj. 1945 gjatë kësaj periudhe i gjithë kualicioni antifashist mori nismën dhe hapja e Frontit të Dytë në Europë në qershor të 1944 nga aleatët u dha mundësi që të shkonin drejt Francës dhe të Gjermanisë Perëndimore. Ushtria Kuqe pushtoi Berlinin dhe çliroi Pragën. Në Oqeanin Paqësor dhe në Azinë Juglindore Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia mundën të arrinin një varg fitoresh, kundër forcave japoneze.

Periudha 5: maj-shtator 1945.

Kjo periudhë përfshin veprimet kryesore luftarake për shpartalimin e Japonisë militariste. Në këtë lutë ndihma e Ushtrisë së Kuqe në marrjen e Kvantunit ndikoi që trupat e armatës japoneze të hynte luftime për mbrojtjen e këtij territori. Por Ushtria e Kuqe vazhdoi lufimet edhe në Kinën Verilindore, në Salaninë Jugore dhe në Korenë e Veriut duke i shërbyer kualicionit antifashisht në shpejtimin e kapitullimit të Japonisë. Japonia u detyrua të kapitullonte, me kapitullimin e saj përfundoi Lufta e Dytë Botërore.Periudha e parë e Luftës së Dytë Botërore, përbën ndeshjen e dy kualicioneve të mëdha. Nga ngjarjet më të rëndësishme të kësaj periudhe janë: pushtimi i Polonisë, i Danimarkës, i Norvegjisë, i pjesës Veriore të Francës, pushtimi i Belgjikës, i Holandës, i Luksenburgut, i Jugosllavisë dhe i Greqisë nga Gjermania hitleriane. Plani gjerman kundër Polonisë. “Plani Vejs” bazohej në “luftën rrufe” nëpërmjet së cilës komanda gjermane synonte të shpartallonte Poloninë brenda një fushate të shkurtër me goditje të befasishme të trupave tankiste, të motorizuara dhe të aviacionit. Nga ana e polakëve u bë hapja e trupave në kufirin me Prusinë Lindore dhe përqendroi 37 divizione këmbësorie, 11 brigada kalorësie, rreth 900 tanke dhe 420 aeroplanë luftarakë. Raporti i focave ishte në njerëz mbi 1:5, në tanke, 3:1 dhe në aviacion mbi 4:1 në favor të gjermanëve. Edhe në luftën kundër kualicionit anglo-francezë komanda gjermane u mbështet në faktorin befasi dhe në “luftën rrufe”. Qëllimi i fushatës në perëndim i gjermanëve ishte asgjesimi i forcave anglo-franceze në Francë Veriore. Në këtë luftë risia ishte e shkëputjes nga metodat e vjetra të mobilizimit dhe të përqëndrimit të forcave dhe i mjeteve, si dhe zënia e bazës së nisjes për mësymje bëheshin përpara se të fillonte lufta. Me daljen e armëve të reja të zjarrit u përmisua shumë teknika e ndërtimeve mbrojtëse. Në periudhën ndërmjet Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore shumë shtete ndërtuan vija të fortifikuara të fuqishme, që mbulonin sektorë të gjerë e të rëndësishëm të kufijve të tyre shtetërorë. Të tilla janë vija “Mazhino 400 km”, “Mannerheim 135 km”, “Zigrifid 500 km”, vija “Stalin”, vija “Metaksa”, vija “Alpino” e ndërtuar nga italianët përgjatë kufirit me Austrinë. Plani “Barbaroza” i miratuar nga komanda gjermane më 18 dhjetor 1940 ishte parashikuar me goditje të shpejta për asgjesimin e ushtrisë ruse në pjesën perëndimore të Rusisë në jug të kënetave Pripjatit. Për zbatimin e këtij plani për pushtimin e Bashkimit Sovjetik Komanda Hitleriane mendoi ta kryente për 3-4 muaj me një numër të përgjithshëm të trupave për të sulmuar me 4 milion e 400 mijë ushtarë dhe oficerë, prej të cilëve 3 milion e 300 mijë vetë në njësitë dhe repartet e trupave tokësore, së bashku me trupat e aleatëve numri i trupave shkonte në 5 milion ushtarë e oficerë, 50 mijë topa e mortaja, 3410 tanke dhe rreth 5 mijë aeroplanë. Të gjitha këto forca në 22 qershor të vitit 1941 ishin përhapur gjatë kufirit sovjetik nga deti Balltik deri Karpate. Faktorët që ndikuan në fitoret e para të ushtrisë naziste ndaj Ushtrisë së Kuqe ishin se Gjermania naziste kishte një ekonomi ushtarake të organizuar, në interes të Gjermanisë punonte ekonomia ushtarake e të gjitha vendeve të pushtuara. Si vend agresor, Gjermania hitleriane kishte epërsi numerike në trupa të mobilizuara dhe të gatshme për luftë. Gjermania kishte përvojën e madhe të zhvillimit të luftërave të fituar nga betejat e zhvilluara me Poloninë, ndërsa Ushtria e Kuqe duhej të fillonte të armatosej nga një industri e re e luftës dhe nuk kishte përvojë në beteja. Megjithatë guximi, vetëmohimi dhe heroizmi masiv i trupave sovjetike filloi që të kthejë shkallë shkallë drejtimin e luftës. Komanda sovjetike si dhe ajo gjermane i kushtuan një rëndësi të jashtëzakonshme mbajtjes me çdo kusht të Leningradit. U mobilizua thuajse 70% e përbërjes së ushtrisë sovjetike. Në nëntorin e vitit 1942 kualicioni anglo-amerikanë zhvilloi operacionin desant detar “Torç” për pushtimin e Afrikës Veriore. Gjatë vitit 1943-1944 ANGLO-AMERIKANËT KRYEN OPERACIONE TË MËDHA DESANTO-AJRORE: operacionin e Siçilisë dhe atë të Normandisë. Gjithashtu, aleatët pasi i shkaktuan humbje të mëdha ushtarake detare dhe aviacionit japonez, morën nismën startegjike, gjatë viteve 1944-1945 kryen një varg operacionesh desante-detare në zonën e Oqeanit Paqësor dhe kapën përsëri ishujt e pushtuar më parë nga japonezët. Kjo përvojë ndikoi edhe për përsosjen e këtyre strukturave organizative të trupave operacioneve desanto-ajrore, desanto-detare, armatimet, mjetet e transportit dhe ato desanto zbarkueset pas Luftës së Dytë Botërore deri në ditët e sotme. Statistikat e luftës në Paqësor flasin për një militarizim të skajshëm të Japonisë në përbërjen e e së cilës kishte në fillim të vitit 1944, numëroheshin 12 divizione, 5200 aerolplanë luftarakë dhe një numër i konsiderueshëm anijesh luftarake. Vetëm në ishujt e rajonit qendror në jugperëndim të Oqeanit Paqësor ndodheshin 13 divizione, 600 aeroplanë, 4 aeroplanëmbajtëse, 3 anije linje (karrocata), 16 kryqëzor dhe deri 100-120 anije ndihmëse. Në fillim të vitit 1944 komanda amerikano-angleze përqëndroi në rajonin jugperëndimor të Oqeanit Paqësor 24 divizione dhe 1 brigadë, 4150 aeroplanë luftarakë, 35 aeroplanëmbajtëse, 16 anije ndihmëse (karrocata), 33 kryqëzorë, 220 kaçatorpedierë dhe rreth 540 anije të ndryshme ndihmëse, transporti dhe desante. Në këtë mënyrë trupat amerikane krijuan epërsi në forca e mjete në divizione 2:1, në aviacion 7:1, në aeroplanëmbajtëse, 8, 5:1në anije linje në kryqëzor 2:1. Operacioni më I madh desant detar në Oqeanin Paqësor, ishte ai për pushtimin e ishullit Okinava. Ky ishull ishte për amerikanët si kryeurë për t’u future në territorin japonez 750 km larg. Luftime të përgjakshme u zhvilluan për pushtimin ishullin Ivoxima, plot 36 ditë nga 4 të parashikuara sipas planit. Amerikanët humbën 20.845 njerëz të vrarë e të plagosur, 68 aeroplanë dhe 3 anije të mesme tank-detare. Një nga faktorët e operacioneve desanto-ajrore ishte befasia dhe maskimi operativ që mori komanda amerikano-angleze. Anglezët dhe amerikanët përcaktuan me kujdes shumë të madh rajoniet e hedhjes së desantëve ajrorë, duke iu shmangur desantimit në ato rajone dhe objekte ku gjermanët kishin përqendruar repartet e njësi për të luftuar kundër desantëve ajrorë, si dhe objektet e fortifikuara me pengesa. Përveç, kësaj për të mashtruar gjermanët, aleatët në shumë vende bënin imitimn e desantëve ajrorë, duke hedhur në vend të tyre kukulla, që u shoqëruan edhe me hedhjen e një sasie shumë të madhe copash letre të metalizuar, me qëllim që të krijohej përshtypja e rreme për numrin e aeroplanëve të transportit që morën pjesë në hedhjen e kukullave. Kjo ndodhi në luftimet e Pa Dë Kalesë, ku forcat gjermane u mashtruan duke u gjuajtur kukullave. Kjo çoroditje e vonoi për 18 orë futjen në luftim të rezervave kundër desantëve ajrorë të vërtetë anglo-amerikanë.Lufta e Dytë Botërore zgjati 6 vjetë. Në të morën pjesë 61 shtete, me një popullsi prej 1 miliard e 700 milionë njerëz (80% e popullsisë së botës). Në forcat e armatosur të këtyre shteteve u mobilizuan 110 milionë veta, 40 milion më shumë se në Luftën e Parë Botërore, veprimet luftarake u kryen në territorin e 40 shteteve me një sipërfaqe 22 milionë km. Gjatë luftës u vranë 50 milionë veta, prej të cilëve 26 milionë ushtarakë dhe 24 milionë nga popullsia civile. Lufta e Dytë Botërore u karakterizua nga një prodhim i paparë ndonjëherë i armatimeve dhe teknikës luftarake. Gjatë luftës industria e shtetve kryesore pjesëmarrëse në të prodhoi rreth 280 mijë tanke AVL, pothuajse 1.5 milion topa e mortaja dhe mbi 620 mijë aeroplanë. Tipar kryesor i kësaj lufte ishte mbrojtja strategjike dhe kundërmësymja. Përvoja luftarake e trupave sovjetike tregoi gjithashtu, se përdorimi i tankeve dhe i AVL-ve rriti shumë qëndrushmërinë dhe aktivitetin e mbrojtjes. Gabimi më i madhë i strategjisë gjermano-fashiste ishte mbivlerësimi i forcave dhe i mundësive të veta dhe nënvlerësimi i armikut. Në tërësi strategjia e Gjermanisë hitleriane ishte aventureske, pasi ajo i kishte vënë vetes qëllime të paarritshme. Me operacionet ndëshkimore me të cilat kërkonte të asgjesonte armikun për një kohë të gjatë, komanda gjermane kishte qëllim që të kishte të sigurta prapavijat e veta e të drejtonte sa më shumë trupa në front, sidomos në atë sovjeto-gjerman. Ndërsa strategjia ushtarake e militaristëve japonezë në Oqeanin Paqësor, synonte që të arrinte qëllimet e saj, jo duke u bazuar në forcat e veta, por në fitoret e Gjermanisë hitleriane. Japonezët e dinin se nuk kishin forcat e nevojshme për të luftuar kundër Amerikës, por shpresonin se duke filluar luftën do të kishin në krahë Gjermaninë. Shpresa në fitoren e shpejtë të Gjermanisë ndaj Bashkimit Sovjetik dhe kjo e fundit do hidhej në pushtimin e shpejtë edhe të Anglisë, që kështu Amerika do hidhej në mbrojtje të aleatit të saj. Komanda aleate i kushtonte rëndësi dhe kujdes të madh përgatitjes, planizimit dhe zhvillimit të operacioneve desanto-detare, sidomos masave të zbulimit dhe të maskimit operativ për të mashtruar armikun në lidhje me zbarkimin desanto-detare, atje dhe atëherë kur ai nuk e priste. Forcat e armatosura anglo-amerikane kryen rreth 50 operacione të mëdha e të vogla desanto-detare dhe fituan një përvojë të madhe në organizimin e zhvillimin e tyre. Dalja e bombës atomike dhe përdorimi i armës së re të asgjesimit në masë, në datat 6-9 gusht të vitit 1945 mbi qytetet Hiroshima e Nagasaki, ku gjetën vdekjen me qindra mijra njerëz, ndërsa këto qytete u shndërruan në gërmadha, ka bërë që pas Luftës së Dytë Botërore, shtetet t’i përshtaten armatimit bërthamor. E gjithë industria e luftës po përsoset në drejtim të raketave me mbushje bërthamore, përsosje e vazhdueshme e raketave ndërkontinentale e ndërplanetare, satelitët artificialë, futja gjithnjë e më shumë e armës atomike në armatimin e njësive dhe reparteve të trupave tokësore, rrezet lazër dhe ato infrakuqe, nuk tregojnë se bota po jeton rivalitetin e dy apo më shumë fuqive bërthamore, ajo po shtrëngon shtetet drejt një industrie armatimi pa limit.

______________

Timoleo GURI

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *