Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë një deklaratë alarmante për të ardhmen e sigurisë globale, duke parashikuar se një konflikt botëror mund të shpërthejë si pasojë e një koordinimi ushtarak mes Kinës dhe Rusisë.Në një intervistë për New York Times, Rutte tha se Presidenti kinez Xi Jinping mund të nisë pushtimin e Tajvanit, ndërkohë që njëkohësisht Rusia e Vladimir Putinit mund të sulmojë një vend të NATO-s në Evropë, për të shpërqendruar dhe dobësuar perëndimin.“Nëse Xi sulmon Tajvanin, ai do të sigurohet që Putini të mbajë Evropën të zënë”, tha Rutte. “Ndoshta kështu do të fillojë Lufta e Tretë Botërore. Ai përmendi republikat baltike – Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë – si territoret më të rrezikuara për një agresion të mundshëm rus, duke përmendur nostalgjinë e Kremlinit për ndikimin sovjetik. Deklaratat e Rutte-s shkaktuan reagim të menjëhershëm nga Rusia. Një përfaqësues i Kremlinit i është drejtuar me ironi ish-kryeministrit holandez nërrjetin social X(ish-Twitter): “Duket se Rutte ka ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze. Le të përgatitet për një të ardhme në një kamp siberian”, shkroi ish-presidenti rus Dmitry Medvedev. Në dritën e këtyre kërcënimeve, Rutte theksoi nevojën urgjente që vendet perëndimore të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, të forcojnë kapacitetet e NATO-s dhe të rrisin bashkëpunimin me partnerët në rajonin Indo-Paqësor. “Rusia po rindërtohet ushtarakisht me një shpejtësi të paprecedentë. Ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq. “Ai përmendi edhe rolin e Donald Trump në diplomacinë me Putinin, duke thënë se ishte “i vetmi që mund të dialogonte me Rusinë”. Në historinë e artit ushtarak që në kohët e lashta njerëzimi është përballur me lutëra, lokale, zonale, globale, por në tërësi luftrat, nuk përcaktohen nga emrat e tyre, por nga pasojat që i lënë njerëzimit dhe së fundmi vetë planetit tokë, kur dëgjohet më së shpeshti termi i luftës bërthamore. Së pari le të ndalemi se cila është histioria ose zanafilla e këtyre luftërave që nga lashtësia deri në ditët tona. Ideja se çfarë është historia në vetevete do të na japë një ndikim për të qenë më të të saktë në interpretimin e fakteve.Historisë mund t’i japim shumë përkufizime, por parapëlqehet se është përzgjedhur nga shumica e historianëve në botë përcaktimi i revistës së Analeve, të cilët u japin përgjigje shumë pyetjeve të rëndësishme, që janë vazhdim i asaj se çfarë është historia. Sipas tyre, historia është shkenca e njerëzve. Nuk flitet për njerëz në shumës, por për njeriun në njëjës, për të nënvizuar faktin se objekti i historisë nuk është njeriu abstrakt i pandryshueshëm në substancën e tij. Historia si shkenca e njerëzimit, shkenca e njerëzve në kohë, shkenca e së kaluarës së tij dhe jo shkencë e sendeve. Po ekziston ende në botë edhe sot një traditë historogrfike që nuk është shuar ende, që e koncepton historinë si vepër të njerëzve të mëdhenj. Veprimet e individit nuk zhvillohen në boshllëk, ato kanë shkaqe dhe pasoja që shkojnë përtej motiveve të tyre. Njeriu “i madh” protogonisti, në të vërtetë intepreton dhe realizon synimet e paqarta të masave të mëdha dhe anonime. Ndikikimi i Marksizmit pruri me vete ekstremin tjetër: u nënvlerësua thuajse plotësisht shkruarja e historisë si histori e njerëzve të mëdhenj, duke vënë në plan të parë masat anonime, institucionet, arkitekturat sociale, forcat prodhuese etj. Ndaj është dal në kokluzionin që ekziston një lidhje reciproke ndërmjet indivit dhe masës. Individi është i interesuar të lidhet me fatin e masës së njerëzve, ashtu siç është e vërtetë dhe e anasjelltas. Prirja për institucionalizimin e historisë i toakon epokës së historografisë Staliniste. Si rezultat i falsifikimeve janë shkelur realitete historike. Stalinizmi bëri të heshttte e kaluara, duke vendosur tërë madhështin mitet e veta. Trajtimi i historisë në vendet e Lindjes kaloi në mënyrë paradoksale në përfytyrimn e një torte të madhe nga e cila çdo pushtetmbajtës mund të priste një fetë sipas shijeve dhe oreksit të vet. Që të shkruash një vepër historike (një punim historik), nuk do të thotë vetëm të numërosh fakte e grumbulluara nga dokumentet e ndryshme: është domosdoshmëri ekzaminimi, interpretimi dhe krahasimi i tyre në mënyrë kritike. Në këtë drejtim kërkohet një reflektim kritik ndaj të gjitha të dhënave që janë plotësisht të dukshme, si ndaj atyre që janë pjesërisht të tilla. Në përfundimin arrihet në përfundimin se të kuptosh historinë, do të thotë t’i ridimensionosh faktet që ka realizuar ajo. Me krijimin e shtetve skllavopronare, ku lufta si dukur shoqërore për të plaçkitur e për ttë marrë me dhunë pasurinë e të tjerëve ishte bërë profesioni më vete, luftërat ndërmjet tyre për hegjemoni, sundim dhe zgjerim territorial u bënë mjaft të ashpra. Riorganizimi shoqëror dhe politk i shoqërisë u vu re një luftë e ashpër ndërmjet aristokracisë dhe demosit(popullit), patricëve dhe plebejve, luftë e cila çoi në konsolidimin e mënyrës skllavopronare të prodhimit dhe në krijimin e dy klasave, asaj të skllavopronarëve dhe skllevërve. Në rrejdhën e këtyre luftërave është përsosur edhe arti ushtarak. Pra zhvillimi i aftësive luftarake të forcave të armatosura. Ato ishin ngritur në tre sisteme kompletimi: sistemi i kastave ushtarake, I milicisë skllavopronare dhe i mercenarizmit. Tipin më të qartë të kompletimit të ushtrisë mbi bazën e kastave na e jep ushtria e Egjiptit. Egjipti përbëhej nga dy klasa: Hermotibët dhe kalasirët. Kalasirët shërbenin për 5 vjet, kalonin në klasën e hermotibëve, që ishin rezervistë dhe shërbenin për një kohë të gjatë. Sistemi i milicisë skllavopronare more zhvillim të gjerë në shtetin grek dhe atë romak. Sipas këtij sistemi të gjithë qytetarët nga 17-18 vjeç deri në moshën 60 vjeç detyroheshin për shërbimin ushtarak. Në Athinë të rinjtë kryenin shërbimin ushtarak në ruajtje të kufijve. Në Romë repartet ushtarake mblidheshin për t’u stërvitur në kohë lufte. Qytetarët e moshave17-45 vjeç ishin të detyruar të shërbenin në trupat fushore. Detyrimet ushtarake të qytetrëve përcaktoheshin nga gjendja e pasurisë: klasat më të pasura zinin vendet komanduese ose shërbimmin në kalorsi, shtresat e mesme në këmbësorinë e rëndë, klasa më e varfër në këmbësorinë e lehtë. Që të gjithë ishin të detyruar të siguronin vetë pajisjet dhe armatimin. Shërbimi ushtarak vlerësohej një detyrë e nderuar. Në kohë paqeje ushtria përbëhej nga 10 mijë deri në 15 mijë vetë. Në kohë lufte deri në 50 mijë vetë e më shumë. Në shtetin romak ndodhi shndërrimi i ushtrive nga milici në ushtri me mercenarë. Pas luftës së Dytë Punike ushtria romake kishte filluar të mbushej me ushtarë vullnetarë të dalë nga shtresat e varfra të popullsisë. Kështu ushtria romake kishte dalë nga karaktrei i vetë kombëtar dhe shkoi drejt rënies. Ushtritë skllavopronare përbëheshin nga këmbësoria, kalorësia dhe karrot. Falangat në fillim kishin në rreshtim vetëm këmbësorinë e rëndë dhe më vonë u zhvillua falanga edhe me këmbësorinë e mesme edhe të lehtë. Këmbësoria e lehtë në shtetin maqedonas nuk i kalonte një efektiv me 8192 vetët, ishin gjysmëfalanga. Me daljen e Legjionit romak si pasojë e ndarjes administrative, për herë të parë ndeshim ndarjen administrative. Çdo legjion ndahej në 30 rreshta dhe në dy çenturie. Më të rinjtë nga mosha dhe më të varfërit, formonin klasën e velitëve të armatosur lehtë Grupi tjetër armatosej rëndë dhe ndahej në hastatë, principë dhe triarë. Çdo klasë zinte një vend të caktuar në legjion, i cili tashmë ndahej në tre vija: vijën e parë e formonin hastatët(hushtëtarët) me një numër prej 1200 vetash, vijën e dytë principët, dhe vijën e tretë triarët, që ishin më të vjetërit dhe më të pasurit. Manipula ishte njësia bazë e taktikës së këmbësorisë e cila kishte nga 60- 120 deri në 600 vetë sipas ndarjeve. Legjioni me një numër prej 4200-6000 veta ishte njësia më e madhe taktike. Karrot e lufimit janë përdorur kryesisht nga vendet e lindjes. Për një periudhë si mjet lufte janë përdorur edhe elefantët, mbi shpinat e të cilëve mbi një platform transportoheshin luftëtarët. Armët sulmuese dhe armët mbrojtëse në ushtritë skllavopronare ishin armët hedhëse dhe ato goditëse (harqe, shigjeta, shtiza, pilumë, drotikë, hobe. Këmbësoria e rëndë, si rregull ishte e armatosur me ushta, shpata, shqyta, përkrenare dhe pazmore. Ushtat e shkurtëra të hoplitëve greke u zëvendësuan me ushta më të gjata. Ushta maqedonase prej 5 metrash rriti aftësinë mbrojtëse të falangës. Në falangën greke forca e saj qëndronte në përgatitjen e ushtarëve për të vepruar në mënyrë kompakte. Në themel të betejës qëndronte sulmi ballor, në rresht të ngjeshur e të mbyllur, me qëllim që me goditjen e parë të shthurte radhët e armikut. Epërsia e falangave greke u duk në luftën me persët sidomos në betejën e Maratonës 40 km larg Athinës. Persianët bazoheshin në strategjinë e ture në tokë duke rritur numrin e madh të trupave dhe flotën e kishin me detyra ndihmëse. Tek grekët vihet re bashkërendimi i veprimeve ndërmjet trupave tokësore dhe flotës, ku rolin kryesor e kishin forcat tokësore. Po ashtu një ndikim të madh në zhvillimin e artit ushtarak patën luftërat mes Athinës dhe Spartës ose lufta e Peloponezit. Athina si fuqi e madhe detare, në planin stategjik të saj u dha përparësi veprimeve luftarake të forcave detare, ndërsa Sparta forcave tokësore. Epaminonda udhëheqës i trupave tebane, duke pasur një ushtri prej 7500 vetësh (6 mijë këmbësorë dhe 1500 kalorës e theu Spartën me parimin taktik të shpërndarjes së pabarabartë të trupave në front me qëllim që të përqëndrohet forca për t’i dhënë goditjen kryesore në pikën vendimtare. Me zbulimin e këtij parimi në fushën e artit ushtarak u vu në praktik parimi i rreshtimt, të një ushtrie të vogël edhe një faktor tjetër i rëndësishëm që i jep mundësinë të arrijë fitoren kundër një armiku që ka epërsi në forca dhe mjete. Gjatë luftërave të gjata që zgjasnin për një periudhë 3-vjeçare, forcat kryengritëse nën udhëheqjen e Spartakut zbatuan një art ushtarak tepër original. Së pari tipari kryesor dallon nga karakteri mësymës duke ruajtur nismën në shkallë taktike. Së dyti ditën të përdorin me shkathtësi parimin e befasisë. Së treti udhëheqësi i tyre Spartaku diti të marrë vendime të sakta në momentet diçizive. Së katërti shfrytëzimi me krijimtari i mjeteve rrethanore. Së pesti kryengritësit ditë për herë të parë të zgjidhnin problemin e armatimit. Ata së pari ia rrëmbyen armët armikut dhe së dyti filluan t’i prodhonin vetë armët. Arti ushtarak i Maqedonisë në kohën e Aleksandrit i kushtonte vëmendje të madhe luftës diplomatike, si rrjedhim i së cilës kaluan në anën e saj qytet e Azisë së Vogël, u përfunduan aleancat me sunduesit egjiptianë dhe mbretërit indianë. Në betejën e Granikës (334 p.e.s.) maqedonasit kishin 30 mijë këmbësor dhe 5 mijë kalorës, persianët rreth 40 mijë. Aleksandri pasi u njoftua nga zbuluesit se forcat perse ishin vënë në gadishmëri luftarake përgjatë lumit Granikë, organizoi vetë rreshtimin e trupave. Në këtë betejë mori prioritet kalorësia. Beteja më e rëndësishme ishte ajo Beteja e Arbeles. Në këtë betejë persët kishin një ushtri prej 60-80 mijë vetësh, ndërsa maqedonasit një ushtri prej 40 mijë vetësh. Aleksandri në këtë betejë i dha rëndësi të madhe zbulimit dhe rreshtimit të trupave në vijën e dytë, bashkëveprimit të kalorsisë me këmbësorinë dhe ndjekja e armikut hap pas hapi që çoi në asgjesimin e plotë të tij. Në ushtrinë maqedonase mori përparësi të mëtejshme ideja e Epaminondës për përqendrimin e forcave në drejtimin e goditjes kryesore, duke krijuar një grup goditës. Në qoftë se në ushtrinë greke fillon historia e taktikës, sidomos e taktikës së këmbësorisë, ushtria romake bazohej në rreshtimn manipular të legjionit. Legjioni i fillonte luftimet me armët hedhëse me velitët dhe mandej tërhiqeshin dhe siguronin krahët dhe shpinën e rreshtimit luftarak. Pastaj futeshin në luftë hastatët e rreshtit të parë, të cilët hidhnin pilumin mbi mburojat e kundërshtarit dhe sulmonin me shpata. Në betejën e Kanës e cila shënoi një etapë të re të artit ushtarak. Së pari, lufta në Kanë mbështetet në parimin e rrethimit të armikut. Së dyti u realizua për herë të parë taktika e krahëmarrjes. Së treti mjeti kryesor i manovrës për kartagjenasit e përbënte kalorësia, e cila duke qenë e armatosur, e organizuar dhe e stërvitur mirë dhe duke zotëruar lëvizshmëri të lartë i dha fitoren kundër këmbësorisë romakëve, që ishte më e mira në atë kohë. Së katërti në këtë betejë u tregua se kur forcat e pakta arritën fitore kundër një armiku të madh në numër. Së pesti marrja e krahëve si pika më delikate synohet gjithmonë t’i merren armikut, prandaj për sigurimin e tryre dueshin marrë masa. Në periudhën e Jul Çezarit kemi historinë e lidhur ngushtë me emrin e udhëheqësit të talentuar ushtarak. Një rol të veçantë në fitoret e tij luajti politika e tij dinake e përçarjes dhe e sundimit. Shembull për këtë është lufta e Galisë, ku fiset e përçara nu kishin ndërveprim me njëra tjetrën. Kujdes të veçantë Çezari I kushtonte zbulimit të armikut dhe terrenit. Luftërat civile nuk e mposhtën atë dhe në luftën ndaj Pompeut ai nuk e ndoqi këtë të fundit në Greqi, por pushtoi Spanjën aty ku ai kishte ushtinë duke siguruar shpinën. Pompeu kishte përqëndruar 9 legjione në Iliri me një efektiv prej 60 mijë vetësh. Çezari zgjodhi zbarkimin në Korfuz dhe në Orikum të forcave dhe me mashtrim organizoi një ekspeditë zbarkimi në Palasë. Në luftën për marrjen e portit të Durrësit të dyja ushtritë ksihin qëllime strategjike. Zotërimi i portit të fortifikuar ishin nisma strategjike. Çezari luftonte për ta marrë Durrësin ndërsa Pompeu për ta mbajtur me çdo kusht në këtë mënyrë ruante nismën strategjike. Çezari manovrojë me lëvizshmërinë e trupave dhe këmbënguki që të futej në fushë të hapur, por kjo ishte një detyrë jashtë mundësive reale. Ai bëri disa gabime të cilat nuk u shfrytëzuan nga kundërshtari. Megjithëse Pompeu u mundua të ruante nismën strategjike nuk mori rezultatet e pritshme, asgjesimin e forcave të kundërshtarit. Çezari i ruajti forcat e gjalla gjë që i dha mundësi të kërkonte beteja të tjera me Pompeun. Në betejën e Farsalës në Greqi (48 p.e.s) ku Çezari diti të realizoj taktikën e kohortës. Përballë 53 mijë trupave të Pompeut ishin 25 mijë trupat e Çezarit (23 mijë këmbësorë dhe 2 mijë kalorës. Beteja filloi me sulmin e shpejtë të Çezarit dhe me disa veprime taktike të Çezarit fitorja i buzëqeshi atij. Në periudhën e këtyre luftrave një rëndësi të madhe në Mesdhe marrin edhe ushtritë ilire të cilat ishin po aq dinjitoze si ushtritë e Romës, Greqisë dhe Maqedonisë. Një ushtri e tillë e shtrirë në të gjithë vendin u organizua nga kryeprijësi ilir Bato në vitet 6-9 të e.s. duke iu kundërvënë me sukses për 4 vjet rresht ushtrisë më të fuqishme të kohës, asa të Perandorisë Romake. Një zhvillim të vrullshëm pati arti ushtarak ilir sidomos në kohën e Pirros së Epirit, i cili si një prijës i madh ushtarak e me krijimtari të gjerë organizoi, përgatit një ushtri të fuqishme. Romakët dhe vendet e tjera përfituan shumë nga metodat e tij të luftimit, nga mënyra e ndërtimit të kampit të fortifikuar. Në mënyrë të veçantë kjjo periudhë është quajtur edhe koha e forifikimeve të kështjellave me mure të larta që të vështirësohej mundësia e kalimit të tyre me shkallë dhe bëheshin të qëndrueshëm e të trashë që t’i rezistonin goditjeve me taram e për të lejuar forcat mbrojtëse që të lëviznin lirshëm me sitem të zhvilluar frengjish. Një art më vete për mbrojtjen e kështjellës ishte krijimi i një hendeku përqark mureve të kështjellës. Fortifikimi rriti shumë aftësinë luftarake të forcave ndërluftuese dhe janë faktor përcaktues. Çezarit i njihet fitorja nga fortifikimet në luftën me Galët. Por edhe zhvillimi i teknikës luftarake për marrjen e kështjellave u zhvillua shumë si me katapultat, balistve etj. Karakteristikë në luftërat e lashtësisë është përqendrimi i madh i trupave me dhjetra mijë njerëz. Kjo kërkonte përsosjen e udhëheqjes strategjike dhe drejtimin e trupave nëfushën e luftës, gjë që çoi në ngritjen e shtabeve si organe drejtimi. Luftërat në epokën e shoqërisë skllavopronare ishin lidhje e varësisë së luftës nga politika. Krijimi i kushteve politike para dhe gjatë zhvillimit të fushatave ushtarake, udhëheqësit ushtarakë të botës së lashtë i kushtonin kujdes të veçantë. Kështu veproi Aleksandri i Maqedonisë, gjatë fushatës së tij në Persi, tërhoqi me vete qytetet e Azisë së Vogël, të cilat qenë të pakënaqura nga sundimi Persian. Hanibali gjatë luftërave të Kartagjenës me Romën, duke kuptuar se sigurimi i aleatëve ishte një nga forcat vendimtare që do të ushtronte ndikim të thellë në rrejdhën e luftës, u mundua të bënte me vete jo vetëm mbretërit munidianë dhe fiset spanjolle, por edhe galët, disa nga qytetet italiane e maqedonase, me të cilët përfundoi aleancë. MBI BAZËN E LUFTËRAVE TË SHUMTA PUSHTUESE U KRIJUAN SHTETET E MËDHA TË ANTIKITETIT. Mbretëria e Persisë, shteti grek, shteti i madh i Maqedonisë, Perandoria Romake. Kjo histir nuk është vetëm histori fitoresh, por njihen edhe shumë disfata e shkatërrime të shteteve të fuqishme. Po kështu këto shtete kanë edhe historinë e ngritjes së qëndrueshme, siç kanë edhe historinë e rënies nga luftërat e brendshme dhe luftërat civile në shtetin romak, veçanërisht në shekullin e parë pas erës së re.
HISTORIA E LUFTËRAVE
Uncategorized, Dosier, Opinion
July 15, 2025
perpjekjashqiptare.al
Related Posts
Adenaueri dhe Lufta e Ftohtë
Në librin “LIDERSHIP” të Henri Kisinger një nga kryediplomatët e nivelit botëror të shekullit, bëhet fjalë për “TRI BISEDA ME…
September 17, 2025
Uncategorized, Dosier, Kulturë, Trashëgimi, Uncategorized
by perpjekjashqiptare.al
Udhëtarët anglezë në pashallëqet shqiptare (Pjesa III)
(Teodor Kolokotroni) Karakterin autonom dhe gati të pavarur të pashallëkut të Janinë, udhëtarët anglezë e vinin re dhe në organizimin…
Gjergj Fishta, profili i një veprimtari shumëdimensional
Gjergj Fishta lindi më 23 tetor 1871 në fshatin Fishtë të Lezhës. Arsimin fillestar e mori në Kolegjin Saverian të…
Koçi Lubonja zbardh të pathënat: Enver Hoxha, tradhtar apo hero? (Pjesa IV)
Në rreshtat të librit të Koçi Lubonjës me titull “Letër e mbyllur e disidentit, 1986”, shtjellohet ndër të tjera edhe…
Anuar Sadat vizionar i paqes
Në librin “LIDERSHIP” me autor Henri Kisinger një vëmendje e veçantë midis gjashtë figurave të studiuara nga ai, i është…
Udhëtarët anglezë në tre pashallëqet shqiptare (Pjesa II)
(Piktura nga Edward Lear) Të dhënat e udhëtarëve anglezë për pashallëqet shqiptare dhe për politikën e tyre autonome, të brendshme…
Anuar Sadat. Hero i luftës dhe i paqes
Jetoi për paqen dhe u bë martir për parimet e tij. Më 6 tetor 1981, Egjipti po festonte përvjetorin e…
Hosteni
KALENDAR HISTORIK “HOSTENI” SHQIPTAR,NË 80 – VJETORIN E TIJ TË LINDJES 22 GUSHT 1945 – 22 GUSHT 2025 Nga Skënder…
Francesko Krispi
Poeti ynë Gavril Dara i Riu e quan Italinë një mbretëreshë të bukur. Ai godet gjithë tradhëtarët dhe u bënë…
Albanologu i shquar Maximilian Lambertz
Lambertz lindi në Vjenë dhe studioi gjuhësi dhe filologji gjatë viteve 1900–1905. Ai mori doktoraturë në vitin 1906 me temë…