Monday

27-10-2025 Vol 19

Ali Pasha në dokumentet ruse (pjesa II)

Në librin e autorit Grigorij. L. Arsh “Ali PASHA dhe BUSHATLLINTË NË DOKUMENTET RUSE”, botuar nga shtëpia botuese M@B Tiranë 2022 përkthyer nga përkthyesi i 25 librave Vladimir Bregu. Nga ky libër kemi shkëputur disa fakte tepër interesante për historinë e Ali Pashë Tepelenës dhe Bushatllinjëve. Në faqet e para të librit na shfaqet një panoramë e përgjithshme e gjendjes politike ekonomike dhe sociale në territoret shqiptare në fillim të viteve 1750. Për autorin analiza e historisë së pashallëqeve ballkano-perëndimore, për studimin e së kaluarës së Shqipërisë, ka rëndësi të dorës së parë. Materialet e pabotuara, që ruhen kryesisht në Arkivin e Politikës së Jashtëme të Rusisë, shërbyen si burim kryesor për shkrimin e kësaj vepre. Nga karakteri, ato mund t’i ndash në tre grupe. Së pari ato janë informacione të konsujve rusë dhe agjentëve të tjerë politikë që ndodheshin në Ballkan dhe në rajonin e Adriatikut. Burimi kryesor sistematik për studimin janë informacionet e konsujve në Korfuz, L. P. Benaki dhe S. Papandopullo nga viti 1785 deri në vitin 1821 shkruan autori. Vlera e informacioneve nga Korfuzi qëndron dhe në faktin se në to, veçanërisht në periudhën e luftës ruso-turke të viteve 1787-1791, pasqyrohet situata si në pashallëkun e Shkodrës, ashtu edhe të Janinës. Informacionet për sundimin e Mahmud Pashë Bushatlliut, për luftën e tij të parë me sulltanin vijnë nga konsujt A. Palladoklis nga Kotori, G. Protopsallti nga Ankona, S. Varuki nga Trieste, A. Gljuk nga Otranto dhe të tjerë. Lufta e dytë e Mahmud pashës me sulltanin (viti 1793) dhe vitet e fundit të sundimit të tij pasqyrohen në mënyrë më të plotë në informacionet e konsullit të përgjithshëm rus në Raguzë (Dubrovnik) A. Gjika për vitet 1789-1799. Informacionet e Gjikës, në një pikëpamje dallohen nga informacionet e konsujve të tjerë me synimin e autorit të tyre për saktësi kronologjike dhe përpjekjes për t’i nxjerrë kuptimin ngjarjeve të caktuara. Për ndriçimin e situatës në pashallëkun e Janinës, të rëndësishme janë informacionet e konsullit të përgjithshëm të Rusisë në Shqipëri dhe Himarë, P. Bicili, të viteve 1785-1787, të konsullit të Rusisë në Prevezë, I. Vllasopullo për vitet 1804-1807, të konsullit G. Flori në Artë për vitet 1804-1806, të konsullit rus në Vlorë Z. Bicili për vitet 1806-1807. Veçanërisht duhet vënë në dukje se Z. Bicili ishte konsulli i vetëm   huaj në Vlorë dhe në zonat e jugore dhe veriore të Shqipërisë. Grupin e dytë të burimeve arkivore e përbëjnë informacionet e ambasadorëve rusë nga Kostandinopoja. Ato janë të rëndësishme nga këndvështrimi i marrëdhënieve reciproke të sundimtarëve me Portën e Lartë. Përveç kësaj, nga informacionet, ruse në Turqi mund të nxjerrësh shumë të dhëna edhe për ngjarjet në Shqipëri dhe në Greqi. Në grupin e tretë të materialeve arkivore janë ato që kanë të bëjnë me përshkrimin e Shqipërisë dhe promemoriet për sundimtarët feudalë shqiptarë (kryesisht për Ali-Pashën), të përpiluara nga diplomatët rusë. Në rradhët e tyre janë, ”Përshkrimi i Shqipërisë”, “Përshkrim i zotërimeve të pashait beratas”, “Njohuri për provincat e Shqipërisë”, “Informacion” për (Mahmud-Pashën), “Të dhëna për njohjen me Ali-Pashën, “Promemorie e argumentuar për gjendjen e tanishme të punëve të Epirit dhe për qëndrimin e Ali-Pashës ndaj nesh dhe Oborrit të tij, “Informacion për Ali- Pashën, “Informacion për Ali-Pashën. Përveç materialeve të gjendura në Arkivin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë materiale të çmuara për këtë monografi u gjetën edhe në Arkivin shtetëror qendror të flotës ushtarako-detare Në Leningrad. Ato kanë të bëjnë me periudhën e viteve 1787-1791 dhe prekin problemin e marrëdhënieve të Aliut me Rusinë. Po ashtu mjeku Pukëvill i cili gjatë 9 viteve (1806-1815) ndodhej në Janinë si konsull i përgjithshëm i Francës ka pjesën e tij me shënimet e udhëtimit në librin “Historia e rilindjes së Greqisë”. Librin e Pukëvillit “Historia e rilindjes së Greqisë” mund ta futësh edhe te burimet edhe te letërsia. Si në njërin këndvështrim në tjetrin ky libër ka të meta, sepse nuk jep burimet e informacioneve dhe sillet me shumë indiferencë ndaj kronologjisë shprehet autori Grigori. L. Arsh. Vlerë shumë të madhe paraqesin shënimet e udhëtimit të agjentit tjetër politik pranë oborrit të Ali Pashë Tepelenës, anglezit Uiljam Martin Lik, po ashtu edhe shënimet e udhëtimit dhe kujtime e gjeneralit francez Zh. Vodonkur dhe udhëtarëve të tjerë anglez T. Hjuz dhe G. Holland. Të dhëna të çmuara për biografinë e Ali Pashës sjell Zh. Bessier. Më përpara studimet dhe kërkimet për këtë periudhë i referoheshin këtyre autorëve, më pas në dhjetëvjeçarët e mëvonshëm baza burimore u pasurua edhe me burime që u nxorrën nga arkiva e Vatikanit dhe u botuan një sërë raportesh të misionarëve katolikë, të cilët në fund të shekullit XVII-fillim të shekullit XVIII, vepronin në mjedise të popullsisë ortodokse të Himarës. Revista historiko studimore “Kronika Epirote” që u botua në vitet 1926-1939 në Janinë. Në to u botuan kodikët e disa kishave dhe eparkive, fragmente nga kronikat e manastireve dhe librat e kishave, dokumente që i përkisnin një sërë personave që kishin qëndruar me Aliun. Të gjitha burimet e përmendura shkruan autori G. Arsh, kanë të bëjnë me pashallëkun e Janinës. Për historinë e Pashallëkut të Janinës janë botuar një numur i madh veprash, shumicën e veprave biografike të Aliut, janë shkruar nën ndikimin e Pukëvillit. Dy nga jetëshkrimet e sundimtarit të Janinës, të njohura prej nesh, paraqesin vlera të përcaktuara. Njëra prej tyre është shkruar nga historian grek Spiridon Aravandinos, i cili është mbështetur tek vepra e pabotuar e babait të vetë Panajotis Aravandinos, njohës i madh i Epirit. Biografia e dytë për Ali Pashë Tepelenën i përket penës së autorit francez Remeran, siç shprehet G. Arsh niveli i saj ia kalon së parës së Aravandinos. Motivet e francezit që të merret me Aliun janë të tjera. Për Remeran ky është përcaktimi për Pashain e Janinës. “Pashai i Janinës ishte heroi ose krijuesi i aq makinacioneve, intrigave, bisedimeve, aventurave dhe dramave të çdo lloji, sa biografia e këtij njeriu dhe historia e ngjarjeve të lidhura me të, shpesh kanë joshjen e romanit dhe në këtë plan mund të ngjallin interes te lexuesi”. Remeran megjithëse ishte mbështetur në dokumentat e arkivave turke, nuk i shpëtoi   ndikimit nga Pukëvilli. Me interes është studimi i politikës financiare të Aliut në një artikull të një ekonomisti grek A. Andreades, po ashtu edhe të një autori tjetër grek Pacelisit. Një tjetër autor që paraqet interes është edhe I. Labridis njohës i Epirit me librin “Studime për Epirin”. Autori Grigori Arsh, në librin “ALI PASHA dhe BUSHATLLINTË në DOKUMENTET RUSE”, nënvizon ndër të tjera se:  Asnjë historian që ka studiuar historinë e vendeve ballkanike në periudhën e sundimit turk, nuk mund të lejë jashtë studimimin kapital të profesorit A.F. Miler për Perandorinë Osmane të fillim shekullit XIX, ku është dhënë qartë dhe në mënyrë të gjithanshme gjendja social-ekonomike dhe politike e shtetit Osman dhe pjesëve të veçanta të tij në atë periudhë. Autori përmend gjithashtu A. M. Stanisllavskaja në punimin e saj jashtëzakonisht të çmuar për politikën e jashtëme të Rusisë së fundit të shekullit XVIII- fillimit XIX, vëmendje të madhe i kushton politikës së Rusisë në Greqi. 

Si rezultat i krijimit të pashallqëve të mëdha, në fund të shekullit XVIII, rajone të mëdha të perandorisë faktikisht u shkëputën nga sulltani duke formuar një lloj “principate feudale”. Në Siri, si sundimtar i pavarur drejtonte Xhazar-Pasha, në Bullgari-Pasvand-Ogllu, në Maqedoni- Ismail-bej Seresi. Në këtë periudhë, lufta feudale hyri në një etapë te re në Shqipëri. Ajo karakterizohej nga fakti se feudalët vendas rritën fuqinë e tyre politike dhe rrjedhimisht kjo çoi në dobësimin e autoritetit të qeverisë së sulltanit në provincat e perandorisë. Dekonmpozimi i sistemit ushtarako-feudal me zhvillimin e marrëdhënieve mall-para, dhe afërsia me detin u dha qyteteve bregdetare si Durrësi, Vlora, Shkodra që të bëhen qendra të mëdha tranzite. Klasa feudale (Aristokracia ushtarake shfrytëzonte postin e saj për përvetësimin e sipërfaqeve të mëdha tokash) kaloi në shfrytëzimin ekonomik të tokës, në kurriz të shpronësimit të tashëgimtarëve të tokës. 

L uftrat që shpërthyhen në Epir në çerekun e fundit të shekullit XVII, sulmet e kusarisë, arbitrariteti I shumicës së feudalëve të vegjël i sfilitën banorët. Politika e Venecias në Epir qëndronte në atë, që me ndihmën e feudalëve të vegjël të sundimtarëve të Çamërisë dhe suliotëve, të mbanin nën fre pashallarët e Janinës, që të mbronin zotërimet veneciane në kontinent nga synimet e tyre. Në Epir ekzistonte panairi afër Pogonianit, që mblidhte shumë tregtarë të Shqipërisë, Greqisë, Maqedonisë. Por, në fund të shekullit XVIII shumë banorë të Dipalicës, ku zhvillohej panairi dhe Ostanicës fqinje, duke provuar persekutimin nga ana e bejlerëve shqiptarë të Karamuratit, u zhvendosën në Vllahi. Disa nga banorët shkuan në Janinë. Këtu u zhvendos edhe panairi. Në këtë kohë, situata në kryeqytetin e Epirit ndryshoi për mirë si rezultat i ardhjes në pushtet të Ali Pashë Tepelenës. Aliu ishte i biri i Veliut të cilit bejlerët kundërshtarë u përpoqën t’i rrëmbejnë atij pushtetin në Tepelenë. Në varësi të kësaj familjeje feudale ishin edhe fshatrat rreth e qark saj si Hormova, Lekli, Labova, dhe Erindi. Aliu Pashë Tepelena i ri largohet dhe krijon bandën e tij. Kusaria ishte rruga që zgjidhnin të gjithë bejlerët e vegjël e të mesëm. Në varësi të sukseseve ajo ose të çonte në litar ose të bënte të pasur. Kurd Pasha i Beratit nuk mundi të hahej me Ali Pashën, sepse ky i fundit kishte aftësi të jashtëzakonshme luftarake dhe trimërinë personale. Aliu me çetën e tij të madhe ushtarake rivendos pushtetin e tij në Tepelenë. Fshatrat që dikur kishin ngritur krye kundër familjes së tij, iu nënshtruan ekzekutimeve. Disa herë ai u përpoq të merrte pushtetin në Delvinë duke vrarë edhe Selim Pashain, por nuk zgjati shumë. Ali Pasha përmendet nga informacionet e ambasadorit rus në Turqi, në lidhje me trazirat që kishin filluar në More, kundër shqiptarëve nga Porta e Lartë. Ali-beu që hyri në luftë me Kurd Pashën, të cilit Porta i kish ngarkuar luftën kundër kryengritësve shqiptarë me 12 mijë vetë që përfshinin grek dhe turq përball 8 mijë vetëve të beut të Tepelenës në malet e Janinës. Shqipëria e Jugut dhe Epiri në atë kohë ishin të lidhur ngushtë edhe politikisht. Sundimtariri i SHqipërisë së Jugut, Kurd-Pasha si derbenxhi-pasha mbante nën kontrollin e tij të gjithë Greqinë Veriore. Në të njëjtën kohë, edhe drejtimin kishtar eparkitë e Shqipërisë Jugore, Delvinës dhe të Gjirokastrës vareshin nga mitropolia e Janinës. Ky fakt nuk është pa rëndësi po të kujtojmë se për popullsinë ortodokse të perandorisë turke, kisha greke ishte jo vetëm pushtet fetar, por edhe civil. Që të arrinte të merrte emërimin në sanxhakun e Janinës, Ali Pasha përpiqej të siguronte mbështetjen e personave me influencë në oborrin e sulltanit. Ai kërcënoi me shkretime djegie si fillim familjet në Zagori të cilat kishin lidhje të mëdha me Kostandinopojën. Zagoritët për të shmangur sulmet u detyruan të bënin aleancë me Aliun. I tillë ishte proestos Georg Paskal- Ogllu, i cili kishte lidhje dhe ndikim në Portën e Lartë dhe përpiloi një promemorie për Ali Pashë Tepelenën si njeri që “shmang trazirat, dhe mbështet qetësinë publike”. Me një fjalë fshatarët e Zagorisë shohin tek Ali Pasha “njeriun e fuqishëm”, të aftë të vendos rendin dhe sigurinë publike në vend. Konsulli rus në Janinë Benaki i shkruante më 12 prill këshilltarit të besuar të Ekaterinës II, A. Bezborodkos: “Porta, me rekomandimin e kapidan-Pashës, paracakton për administrimin e Janinës një farë Ali-Pasha, i cili më parë shkaktonte shkretime në këtë vend. Banorët, të bashkuar me shqiptarët turq, fqinjë të tyre, i transmetuan atij se nuk duan ta pranojnë atë deri në marrjen e një urdhri të ri nga Porta e Lartë. Në situatën e krijuar Porta nuk këmbënguli për emërimin e Ali Pashës. Ky vendosi, të marr edhe Delvinën dhe rrethoi qytetin e Janinës, qytetarët e së cilës nuk e pranonin atë. Sipas njoftimi të P. Bicilit, konsulli i përgjithshëm i Rusisë në Shqipëri dhe Himarë. Ahmed Kurd Pasha thërriti edhe Himariotët në luftë kundër Ali Pahës më 29 qershor të 1785 pranë Libohovës dhe i shkaktoi humbje të mëdha. Aliu duke parë disfatën në Janinë iu drejtua sanxhakut të Trikallës qendër zejtarie e vendosur në juglindje të Janinës me 7 mijë banorë e cila zinte një pozicion komandues ndaj rrugëve që lidhnin këtë qytet me luginat pjellore të Thesalisë, Selanikut dhe Beotisë. Hyri në krushqi me Pashain që sundonte Trikallën. Problem për Portën ishte aleanca e Kurd Pashës me Mahmud Pashë Bushatlliun. Ndërsa Ali Pashës dhe Mehmed Pashës së Janinës nuk i interesonte kjo aleancë. Porta shpresonte të fuste përçarje ndërmjet vetë shqiptarëve. Ambasadori rus vuri re politikën e Portës në Shqipëri e cila ndizte armiqësinë ndërmjet prijësve feudalë shqiptarë, që të mbante vendin nën pushtetin e saj. Sipas Bulgakovit Ali Pasha nuk kishte pretendime ndaj Mahmud Pashait të Shkodrës, bile ka bazë teoria se ai ka bashkëpunar me të fshehtas kundër Portës dhe Kurd Pashës. Aliu shtroi bejlerët e Larisës, ndërpreu skandalet e jeniçerëve dhe të spahinjve. Shumë familje të krishtera u rikthyhen në vendet e tyre. Në mars të vitit 1787 vdiq Kurd Pasha. Pas një lufte vllavrasëse në pashallëkun e Vlorës u vendos dhëndri i tij Ibraim-beu. Porta si zakonisht, e quante fakt të kryer njohjen. Por në postin e derbenxhiut pashës, menjëherë pas vdekjes së Kurd Pashës, u caktua Ali Pasha. Rol kryesor në vendim luajti frika e Portës nga Mahmud Pasha i Bushatllinjve. Duhej zëvendësuar kryekomandanti që duhej të vepronte kundër Mahmud Pashës. Pas fillimit të luftës ruso-turke në gusht të vitit 1787, Ali Pashë Tepelenës i lindën motive të reja që të pengojë përfundimin e rrethimit të Shkodrës, të filluar nga turqit. Ali Pasha nuk donte që çështja me pashain shkodran të përfundonte se, ndryshe Porta do ta caktonte në ndonjë front ku ai nuk donte të shkonte dhe për këtë arsye i shkrojti disa letra pashait të rrethuar, duke ia bërë të ditur se “shpëtimi i tij varej vetëm nga qëndresa e tij”. Lufta ruso-turke kishte rritur rezistencën antiturke në vend, veçanërisht të popullsisë së krishterë e rajoneve bregdetare të Adriatikut dhe të Jonit. Priste vetëm të shfaqej flota ruse që të ngrihej me armë në dorë kundër sundimit turk. Ambasadori rus në Napoli, konti P. M. Skvaroskij më 17 maj të 1788 njoftonte se “Duket, gjatë luftës së tanishme Porta e Lartë do të ketë shumë pak ndihmë nga banorët shqiptarë”. Po ashtu edhe ambasadori Benaki shkruante se Porta “vazhdimisht dërgon korrierë në Janinë dhe Vlorë, Berat dhe lokalitete të tjera të vendit, duke i ndjellë të gjithë që të shkojnë në ndihmë të fesë” dhe duke i premtuar para të shumta. “Por të varfërit bien pre e propogandës, ndërsa ata që kanë me se të jetojnë, nuk duan të rrezikojnë”. Ali Pasha duke parë nevojën që kishte Porta për mbështetje në luftën kundër Rusisë i forcoi pozitat e tij dhe realizojë në mënyrë të fshhtë pushtimin e Janinës. Me sa duket nuk kishte betejë për Janinën. Edhe pinjolli i Arsllan Pashës, Asim beu dhe bijtë e Pashait të mëparshëm të Janinës, Ali-Izet Pashë Gjirokastriti nuk bënë rezistencë, duket popullsia zejtare tregtare e Janinës kishte dëgjuar për suksesin e Ali Pashës në Thesali. Kjo tregohet në letrën e Benakit dërguar ambasadorit në Austri princit D. M. Golicin dhe letra e një prej korrespondetëve të tij nga Kontinenti, që lidhen me këtë periudhë, ku Janina shkruhet në radhët e e qyteteve që ndodhen nën pushtetin e Ali Pashë Tepelenës. Ali Pasha ngritjen e tij ia dedikon frikës së Portës para pashait shkodran. Pasi mori pushtetin ai siguroi pasurimin vetjak. Duke përvetësuar tokat e Trikallës dhe të Janinës, AliuPasha u forcua aq shumë sa që të mos i bindej Portës dhe u shndërrua në një pasha separatist si Mahmud Pashë Bushati. Disfata e ushtrisë turke në frontin rus, prirjet luftarake e popullsisë së Shqipërisë dhe Greqisë për kryengritje antiturke, i diktojnë Ali Pashës vendimin për ruajtjen e pushtetit të vetë.  Për justifikimin e qëndrimit të tij në Epir Aliu kishte bërë për vete kadinjtë dhe nënëpunësit e provincave të tija, të cilët dërgonin relacione në Konstandinopojë, ku thuhej se prania e Ali Pashës në këto territore ishte e domosdoshme, duke pasur parasysh rrezikun që i kërcënon ata gjoja nga ana e venecianëve, të cilët kanë përqendruar forcat në zotërimet bregdetare. Porta i kishte zënë duart me luftrat jashtë, asgjë nuk mund të ndërmerrte kundër mosbindjes së hapur të një prej guvernatorëve të saj. Porta i kishte dërguar divindarin e vezirit të madh si mik i Aliut për ta urdhëruar që të nisej në luftë kundër austriakëve. Në maj të vitit 1788, Aliu ra dakord të shkojë në front. Qëndrimi në kampin turk të Banatit me 3 mij vetë zgjati shumë deri në 8 dhjetor të 1788. Ai për të marrë leje për t’u kthyer në Janininë përdori dinakërinë duke iu drejtuar ndërmjetësimit ndërkombëtar, gjë që do ta përsëriste disa herë. Duke parë korrupsionin e madhë që mbretëronte në Portën e Lartë. Pashai kërkon mbështetjen e një fuqie të huaj dhe krijoi lidhje të ngushta me konsullin francez në Prevez, i cili kur kishte qenë në Stamboll gëzonte respekt dhe ndikim në Divan. Mbrojtja e ambasadës franceze në Turqi i solli përfitim Ali Pashës në momentet më të vështira të karierës së tij. Aliu bën hapin tjetër duke i shkruar letër Luigjit XVI, me propozimin për të hyrë në letërkëmbim të drejtpërdrejtë. Refuzimi i marrë nga Versaja, nuk pengoi vazhdimin e marrëdhënieve më të ngushta mes tij dhe konsullit francez në Prevezë. Mbretin francez në Prevezë në atë kohë e përfaqësonte Lasali, i cili ishte njëri nga përfaqësonjësit e firmave tregtare më të rëndësishme të Marsejës. Prestigji prej konsulli e kishte bërë Lasalin një biznemen me atutoritet në zotërimet turke. Lasali organizoi në Prevezë zyrën për prerjen e pyjeve në Akarnani. Për të siguruar mbrojtjen dhe mbështejen e Ali Pashës si debenberxhi-pasha i cili shtrihej edhe në Arkanani, ai e bëri atë pjestar të të ardhurave të tij. Tre muaj pas kthimit Ali Pasha filloi luftën me suliotët në 3 shkurt të vitit 1789. Ai këtë luftë e kishte nisur më parë për arsye se suliotë nxisnin edhe popullsitë e tjera në kryengritje dhe cënonin të ardhurat e tij të “ligjshme”. Suliotët shiheshin si pengesë kryesore për shtrirjen e pushtetit të Aliut në bregdetin e Shqipërisë Jugore të Epirit. Zotërimet e kësaj ane i mbronte qeveria veneciane si dhe popullsinë e saj nga persekutimet e pashallarëve turq. Po ti shtosh kësaj edhe mbështetjen që gëzonin suliotët nga Ibraim Kurd Pasha i Beratit dhe Mustafa beu nga Delvina, Ali Pashë Tepelenës iu bë i pamundur sundimi individual në Shqipërinë Jugore. Kështu Aliu filloi planin përçarës duke u paguar rroga prijësve suliotë duke i caktuar “kujdestarë të rendit publik” dhe u mori 5 fëmijë peng familjeve të kujdestarëve. Aliu duke ditur lidhjet e popullsisë ortodokse shqiptare dhe greke me rusët, në veçanti për udhëtimin e një delegacioni të suliotëve në Petërburg në vitet 1789-1790. Ai dinte për projektin grek të Ekaterinës së II, ndaj mendonte që në rast të ndonjë ndarjeje të Perandorisë Osmane të kishte ndikim tek popullsia ortodokse dhe të tërhiqte në anën e tij përfaqësuesit e saj më të shquar. Njëri prej tyre ishte kapedani Andruco, komandant i kleftëve dhe kavalieri Llambro Kaconis me 3 mijë vetë me të cilët kërcënonte këdo që nuk kishte besim. Bisedimet me rusët Aliu i nisi me Benakin me sekretarin e tij Porkop në mesin e vitit 1789. Bisedimet nuk ecën se nuk ishte moment i favorshëm për Aliun. Në Janinë ndodhej nënpunësi i sulltanit, i dërguar posaçërisht nga Stambolli lidhur me luftën e suliotëve dhe shmangien e Aliut për të shkuar në front. Aliu rifillon përsëri bisedimet me rusët nëpërmjet francezit Lasali që i tranmetoi Banakit dhe rezidentit rus në Siçili, gjeneral Psaro, se “mendon të kalojë në anën e Rusisë, nëse do të jetë i sigurt se me përfundimin e luftës ai do të mbetet i pavarur”. Rusët iu përgjigjën se këtë premtim mund t’ua japë vetëm princi Potjemkin. Gjeneral Psaro e ndihmon Ali Pashë Tepelenën me një letër ku flitej gjoja për pushtimin e bregdetit jugor nga 20 mijë forca ruse dhe kryengritësit vendas. Ali ia paraqet këtë letër Portës së Lartë dhe duke “kërkuar falje para saj”dhe kështu të gjente preteksin për mosbatimin e fermanit të vezirit për bashkimin me ushtrinë së tij, në mbrojtje të tokave të bregdetit nga rusët. Më pas Aliu hynë në bisedime me rusët nëpërmjet gjeneral Tamarës komandant i flotës ruse në detin Mesdhe, të cilit i premtoi të futej në aleancë formale me Rusinë. Në qershor të vitit 17891 në ishullin Kallamos, ku ndodhej shtabi i Tamaros u propozua traktati i aleancës ndërmjet Ali Pashës dhe Rusisë. Ali Pasha premton gadishmërinë e tij që t’i jepte mbështetje Rusisë dhe, në provincat e tij, të bëjë në favor të saj diversion bashkë me grekët. Ai dëshiron. E para. Si për vete, ashtu dhe për familjen e tij dhe për të gjithë muhamedanët që varen prej tij, siguri në ushtrimin e lirë të besimit fetar të tyre. E dyta. Të jetë e nënshkruar në marrëveshje hapësira e tokave që mbeten nën sundimin e tij dhe në të cilat do njihet sundimtar sovran; ndërsa nga ana e tij detyrohet, në atë pjesë, të mos rëndojë me taksa banorët grekë më shumë sesa turq. Janë në vazhdim 8 pika të marrëveshjes si turqit dhe grekët të gëzojnë të drejta të njëjta në gradime, në vend të haraçit Ali do t’i mbaj me shpenzimet e tija regjimentet ushtarake, nga ana e Rusisë do t’i dërgohen numri i topave, predhave dhe disa të holla, Rusia do të mbajë një korpus forcash dhe të grumbulloj forca me grekë, në pikat 7 dhe 8 të projektmarrëveshjes siç shkruan autori G.Arsh, Ali Pasha u tregua i kujdesshëm për faktin se nuk nxitonte të dilte hapur kundër Turqisë. Ai ishte i gatshëm ta bënte nëse Rusia do ta furnizonte me një ndihmë të madhe ushtarake. Mundësia e tij kushtëzohej gjithashtu nga veprimet nga ana e grekëve. Gjatë luftës ruso-turke këto marrëveshje ishin në favor të Rusisë, sepse sipas Kapodistrias, ato shkaktuan dobësimin e forcave otomane. Kjo situatë e luftës ruso-turke u shfrytëzua nga Ali Pashai për shtrirjen e zotërimeve të tija edhe në zonat e Delvinës dhe të Gjirokastrës, sepse ai vendosi rregull e qetësi, përmisimin e gjendjes për popullsinë e krishterë. Interes paraqet një artikul i gazetës greke në Austri “Efemeris” më 30 dhjetor të vitit 1791. Gazeta shkruan për “prosporitetin e rajave” nën pushtetin e Ali Pashës, për faktin se ai garantoinë zotërimet e tij “qetësi të plotë për të krishterët”, si dhe realizoi reformën e tatimeve, si rezultat u pakësua shuma e taksave në masën 1,5 herë. Lufta për të futur nën sundimin e tij absolut të gjitha zonat e çoi pashain në fushatë kundër suliotëve në vitin 1792. Me një ushtri prej 20 mijë vetësh dhe në aleancë me bejlerët dhe agallarë dhe vasalë të tij, ndër ta Deli Maksuti nga Paramithia, Hasan aga Margariti, Mahmud Dajlani, më 10 korrik të 1792 u zhvillua beteja vendimtare me suliotët. Ushtria e Ali Pashës humbi mbi 1000 vetë dhe shum njerëz u zunë robër nga suliotët të cilët ishin mjeshtra në luftën malore. U kap rob ndërmjet të tjerëve edhe nipi i Aliut Mahmud Dalani. Dëmi në anën e suliotëve nuk ishte aq i madh vetëm 29 të vrarë, por më e rëndësishmja në korrjen e fitores merita u përkiste grave suliote, që morrën pjesë aktive në këtë betejë. Disfata e pësuar inkurajoi kundërshtarët e Aliut në Shqipqërinë e Jugut: Ibraim Pashën e Beratit dhe Mustafa Pashën e Delvinës dhe belerët e Gjirokastës të cilët së bashku me suliotët filluan përgatitjet për luftë kundër Ali Pashë Tepelenës. Në vitin 1793 Aliu arriti të bëjë paqe me suliotët duke paguar për robërit 40 qese flori. Me sa duket kjo paqe ishte diktuar nga rrethanat se Porta e Lartë kishte dërguar ekspedit ndëshkimore kundër Mahmud Pashë Bushatit. 

__________________

Kastriot KOTONI 

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *