Monday

27-10-2025 Vol 19

HISTORI SHIFRASH LUFTE DHE PAQESH

Koha më e shkurtër dhe më e gjatë e luftrave, sipas të dhënave studimore kur njerëzimi filloi të dokumentojë me të shkruar ngjarjet e historisë së tij, ku një prej më kryesoreve ishin edhe luftrat, përgjatë 3,400 viteve fundit, nuk kemi zhvilluar luftë vetëm në 268 vite! Nga një këndvështrim statistikor që nga agimi i botës së lashtë, njerëzit kanë qenë në luftë me njëri-tjetrin në afërsisht 92% të ekzistencës së tyre dhe afërsisht 10 % e totalit të këtyre luftrave përgjatë historisë kanë zgjatur më shumë se 100 vjet! Aq e fortë ishte lidhja e qytetërimeve antike me luftën saqë gjatë periudhës së politeizimit që përjetuan këto shoqëri, deri në monoteizimi numërohen 225 perëndi lufte, duke filluar nga perënditë e luftës Ares dhe Mars në antikitetin grek e romak apo Odin i vikingëve e deri tek Anukku e Serkhmeti, Chiyo, Kartikyea të qytetërimeve antike egjiptiane kineze e hindu. Ashtu sikur lufta duket sikur ka qenë një gjendje e pandryshueshme e qenies njerëzore dhe shteteve  edhe paqja ka qenë një dëshirë .Vetëm në Zyrën e Traktateve të Kombeve të Bashkuara ka të regjistruar mbi 250,000 traktate, marrëveshje, e shumë dokumenta të nësnhkruara mes 192 shtetesh të OKB-së, duke synuar që paqja të shndërrohet  një gjendje normale e ekzistencës tonë.

     MES PAQES

Sipas të dhënave studimore kur njerëzimi filloi të dokumentojë me të shkruar ngjarjet e historisë së tij , ku një prej kryesoreve ishin edhe luftra, përgjatë  3,400 vitet e fundit, nuk ka zhvilluar luftë vetëm në 268 viteve !!Nga një këndvështrim statistikor që nga agimi i botës së lashtë, njerëzit kanë qenë në luftë me njëri-tjetrin  në afërsjt 92% të ekzistencës së tyre .Në historinë e luftrave të ndryshme më shumë se 65 luftra kanë zgjatur mbi 100 vite duke filluar nga antikiteti u hershëm e deri në mesin e shek XVIII siç ishin Luftrat Civile të Republikës Romake është më (138-44 p.e.s) e deri tek Luftrat Anglo-Franceze(1109-1815).Konflikti më i përgjakshëm dhe më shumë viktima ishte Lufta II Botërore (01.1939-02.09.1945) e ku mendohet se humbën jetën afro 80 milionë viktima shumica e të cilëve në BS e Kinë dhe bota pas disa muajsh përkujton 80 vjetorin e përfundimit të saj! Edhe paqja ka historinë e vet në mes të njerëzve. Që para 3,200 vitesh është dokumentuar Traktati i Paqes mes dy vendeve siç ka qenë Traktati i Paqes të  i Kadeshit kjo dëshmohet nga një kopje balte e pjekur në shkrimin kuneiform që njihet si traktati më i vjetër i paqes në botë . Traktati origjinal i pllakës prej balte, i datuar në vitin 1269 para Krishtit, u nënshkrua nga Hattusilli III, Mbreti i Hitejve, dhe Ramsesi, Faraoni i Egjiptianëve pas pwrfundimit tw luftrave mes tyre. Ndwrkohw në faqen online të Serisë së Traktateve të Kombeve të Bashkuara (United Nations Treaty Series Online) gjithsecili ka mundwsi tw marrw  informacion mbi më shumë se 250,000 traktate ose veprime traktatesh që janë regjistruar dhe publikuar nga Sekretariati. Kjo bazë të dhënash përfshin tekstet e traktateve në gjuhën/gjuhët e tyre autentike, së bashku me përkthimet në anglisht ose frëngjisht.Vetëm gjatë periudhēs 1990-2024 Baza e të Dhënave të Marrëveshjes së Paqes PA-X (The PA-X Peace Agreement Database and Dataset) përmban 2,144 marrëveshje paqeje, që janë hartuar përgjatë  më shumë se 150 procese paqeje tē realizuar nga viti.1990 deri në fundit të vitit 2024,.Deri në fund të Prillit 2025 kësaj baze të dhënash i ishin shtuar më shumë se 89 marrëveshje të reja.

FILLESAT E LUFTËS MES NJERËZVE… 10 000 VJET MË PARË

Dëshmitë më të hershme të luftës në komunitetet primitive të njerëzve  gjatë shekujve janë gjendur në mbetjet skeletore të një komuniteti njerëzs të periudhës së Epokës së Gurit të Vonë, afro 10 000 vjet më parë në brigjet e një lagune ku nga analiza e mbetjetve skeletore dukesshin se ishin masakruar nga grupet rivale që endeshin për këtë kërkuar ushqim  Kjo ndoshat është dëshmia e parë materiale e “pranisë e luftës” në shoqëritë primitive, ku njerëzit endeshin në kërkim e grumbullim të ushqimit për të garantuar ekzistencën e tyre. Ato u zbuluan 30 km në perëndim të Liqenit Turkana, Kenia, në një vend të quajtur Nataruk.Hulumtuesit nga Qendra Leverhulme për Studime Evolucionare Njerëzore (LCHES) e Universitetit të Kembrixhit gjetën mbetjet e pjesshme të 27 individëve, përfshirë të paktën tetë gra dhe gjashtë fëmijë. Dymbëdhjetë skelete ishin në një gjendje relativisht të plotë, dhe dhjetë prej tyre tregonin shenja të qarta të një vdekjeje të dhunshme: duke përfshirë trauma ekstreme nga goditjet në kafkë dhe mollëza, duar, gjunjë dhe brinjë të thyera, çpime nga shigjeta në qafë dhe maja të heshtave prej guri të ngulura në kafkën dhe gjoksin  e dy burrave.

LUFTA MË E GJATË NË HISTORINË NJERZËORE – REKONKUISTA SPANJOLLE 774 VJET!

Lufta që ka zgjatur më shumë në historinë e njërëzimit ka qenë Rekonkuista (‘ripushtim’) spanjolle  ose rënia e Andaluzisë, e cila zgjati për 774 vjet  nga 718 deri në vitin 1492! Lufta ishte një seri fushatash ushtarake dhe kulturore që mbretëritë e krishtera europiane zhvilluan kundër mbretërive myslimane pas pushtimit mysliman të Gadishullit Iberik nga Kalifati Umajad, duke kulmuar me mbretërimin e Monarkëve Katolikë të Spanjës siç ishin Mbretëresha Isabella I e Kastiljes (22.04.1451-26.11.1504 ,mbretëroi 1474–1504) dhe Mbreti Ferdinand II i Aragonës (10.03.1452-23.01.1516 mbretëroi 1479–1516), martesa dhe sundimi i përbashkët i të cilëve shënuan bashkimin de facto të Spanjës. Fillimi i Rekonkuistës tradicionalisht datohet në Betejën e Kovadongës (rreth vitit 718 ose 722), në të cilën një ushtri asturiane arriti fitoren mbi forcat e Kalifatit Umajad që nga fillimi i pushtimit të tyre. Rekonkuista përfundoi në vitin 1492 pas Luftës së Granadës (10. 02.1482-02.01,1492) me rënien e mbretërisë Nasride të Granadës në duart e Monarkëve Katolikë Spanjollë.

LUFTA MË E SHKURTËR NË HISTORINË BOTËRORE – ANGLI – ZANZIBAR 38 MINUTA

Foto: Zanzibar, 27 Gusht 1896

Lufta Angli-Zanzibar ishte një konflikt ushtarak i zhvilluar midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Sulltanatit të Zanzibarit më 27 Gusht 1896. Konflikti zgjati midis 38 dhe 45 minutave, duke e shënuar atë si luftën më të shkurtër të regjistruar në historinë e njerëzimit. Shkaku i menjëhershëm i luftës ishte vdekja e dyshimtë e sulltanit pro-britanik Hamad bin Thuwaini më 25 Gusht 1896 dhe zëvendewsimi i tij me pasardhësin e mëvonshëm të  tij Sulltanin Khalid bin Barghash. Autoritetet britanike preferonin Hamoud bin Mohammed, i cili ishte më i favorshëm për interesat britanike, si sulltan. Marrëveshja e 14 Qershorit 1890, që vendoste një protektorat britanik mbi Zanzibarin, specifikonte se një kandidat që duhet të merrte postin e kreut të sulltanatit të Zanzibarit duhet të merrte paraprakisht lejen e konsullit britanik. Khalidi nuk e kishte përmbushur këtë kërkesë dhe ritanikët e konsideruan këtë një casus belli (shkak për luftë) dhe i dërguan një ultimatum duke kërkuar që ai të urdhëronte forcat e tij të tërhiqeshin dhe të largoheshin nga pallati. Në përgjigje, Khalidi thirri rojet e tij të pallatit që u vendosën në barrikada brenda pallatit. Ultimatumi skadoi në orën 09:00 sipas orës lokale më 27 Gusht 1896, dhe britanikët kishin mbledhur dy kryqëzorë, tre anije luftarake, 150 marinarë, dhe 900 ushtarë zanzibarë pro monarkisë angleze në zonën e portit. Kontingjenti i Marinës Mbretërore ishte nën komandën e Kundëradmiralit Harry Raëson ndërsa ushtarakët zanzibarë pro-angle\zë komandoheshin nga Gjenerali i Brigadës Lloyd Mathews i ushtrisë së Zanzibarit. Bombardimi i nisur në orën 09:02, i vuri flakën pallatit të sulltanit dhe çaktivizoi artilerinë mbrojtëse. Britanikët fundosën jahtin mbretëror të Zanzibarit HHS Glasgow dhe dy anije më të vogla. Për rrjedhojë flamuri në pallatijn e sulltanit u rrëzua dhe zjarri luftarak pushoi në orën 09:46. Sulltan Khalidi mori azil në konsullatën gjermane përpara se të arratisej në Afrikën Lindore Gjermane në atë territor që sot është pjesë e shtetit të Zanzibarit. Britanikët vendosën shpejt në pushtet Sulltan Hamudin në krye të një qeverie pro britnaike dhe lufta shënoi fundin e Sulltanatit të Zanzibarit si shtet sovran si edhe fillimin e një periudhe ku ndikimi dhe roli i Britanisë u bë më i fortë.

TRAKTATI ANGLI – PORTUGALI I 16 QERSHORIT 1373 – MARRËVESHJA MË AFATGJATË E PAQES

Traktati Anglo-Portugez i vitit 1373 u nënshkrua më 16 Qershor 1373 midis Mbretit Edward III të Anglisë (13.11.1372-21,06.1377) dhe Mbretit Ferdinand I (31.10.1345-22.10.1383) dhe Mbretëreshës Leonor të Portugalisë. Nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshje paqe u krijua një traktat miqësish, bashkimesh aleancash të përjetshme midis dy shteteve të fuqishme detare të asaj periudhe/ Ai mbetet traktati më jetëgjatë që është ende në fuqi sot Traktati  u përforcua përgjatë gjithë historisë mes dy vende, duke përfshirë vitet më të vështira historike sic ishin ato 1386, 1643, 1654, 1660, 1661, 1703, 1815 dhe me një deklaratë sekrete në vitin 1899. Marrëveshja u njoh në Traktatet e Arbitrazhit në shekullin e 20-të midis

Britanisë dhe Portugalisë në vitet 1904 dhe 1914.Traktati ishte përkohësisht i pavlefshëm gjatë Unionit Iberik nga 25 Gushti 1580 deri në 1 Dhjetor 1640, kur monarkitë e Spanjës dhe Portugalisë ishin në një bashkim dinastik. Megjithatë, me rivendosjen e pavarësisë së Portugalisë, aleanca u rikthye dhe arriti një kulm të ri gjatë Luftërave Napoleonike (18.05.1803-21.10.1815) kur britanikët dërguan një nga gjeneralët e tyre më të suksesshëm, Dukën e Wellingtonit, për të ndaluar ushtritë e Napoleonit në Luftën Gadishullore| (02.05.1808-17.04.1814) ku luftuan ushtritë spanjolle, portugeze e angleze kundër atyre franceze. Traktati u aktivizua përsëri gjatë Luftës së Dytë Botërore (01.09.1939 – 02.09.1945), pas së cilës portugezët mbetën neutralë, në marrëveshje me Britaninë, e cila nuk donte ta sillte luftën në Gadishullin Iberik. Kjo zgjati deri në vitin 1943, kur, pas tre muajsh negociatash, kur traktati u riaktivizua plotësisht nga Qeveria Kombëtare e Winston Churchill dhe Portugalisë. Britanisë iu dhanë aerodrome dhe lehtësira detare në zonën e Azoreve Portugeze për ta ndihmuar në luftwn e saj ndaj kërcënimit prej nëndetësve gjermane. 650-vjetori i traktatit u përkujtua zyrtarisht nga qeveritë e të dy vendeve më 16 Qershor 2023, duke pranuar se ky traktat përfaqëson aleancën diplomatike më të gjatë në botë.

BELLE ÉPOQUE (1871-1914)

Belle Époque (fr: ‘Epoka e Bukur’) ishte një periudhë e historisë franceze dhe evropiane që filloi pas përfundimit të Luftës Franko – Prusiane më 28 Janar 1871 dhe vazhdoi deri në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore në 27 Korrik 1914. Periudha përkoi me epokën e Republikës së Tretë Franceze (04.09.1870-10.07.1940) dhe u karakterizua nga optimizmi lëvizjet e rrymat filozofike e kulturore të iluminizmit, romantizmit, zhvillimit ekonomik e shpikjeve të ndryshmë bashkë me lindjen gjithashtu të konservatorizmit, dhe nacionalizmi,. Në këtë epokë  u vërejt një  klimë e  gjallë kulturore dhe artistike vecanërisht në Francë ku artet lulëzuan ndjeshëm dhe u krijuan kryevepra të shumta të letërsisë, muzikës, teatrit dhe artit pamor. Emërtimi Belle Époque  u shmdërrua në një term simbol dhe filloi të karakterizonte një “Epokë e Artë” e Evropës kur atë periudhë filluan ta krahasojnë  me tmerret e  Luftërave Napoleonike (18.05.1803-20.11.1815) dhe veçanërisht ato Luftës së Parë Botërore (27.07.1914-11.11.1918) që pasuan më pas. Belle Époque mishëroi një periudhë dhe dëshirë ku qytetërimi europian shpalosi vlera në shumë fusha por që u shpërbënë nga një konflikt vrastar. Shpesh kjo periudhë është një kujtesë për Evropën që atë Belle Époque 80-vjeçare të krijuar nga 1945 e deri në ditët të sotme ta ruajë e ta forcojë duke e zgjeruar drejt rajoneve të tjera.

____________________________

Përgatiti Kastriot KOTONI

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *