
Zhozef Fushe (1759 – 1820)
Zhozef Fushe lindi më 31 maj të 1759, në qytetin port të Nantës. Prindërit e tij ishin marinarë tregtarë dhe dukej se edhe tashgimtari i tyre do të ndiqte traditën e të parëve. Por qëlloi që fëmija qysh në fëmijërinë e hershme ishte shëndetlig, shtatlartë anemik i shëmtuar dhe nevrastenik dhe dukej ishte e pamundur që ai të çante detrat. Në këto rrethana ata e dërguan në një Kolegj që t’i dedikohej Kishës Katolike dhe studio për oratori dhe u bë mësues shkolle. Në vitin 1789 shpërtheu revolucioni francez. Formimi i tij i gjithanshëm ishte i përshtatshëm për mentalitetin e kohës në atë vorbull sociale. Me sa duket Fusheja gjeti veten duke iu bashkuar klubeve jakobine që më 1792. Fusheja nuk i qëndroi kurrë besnik një rruge të vetme, zgjedhur me vullnetin e tij. Ai u bë ndër përkrahësit dhe votuesit e parë që çuan para ekzekutimit Mbretin, Luigjin XVI. Pa kaluar gjatë, braktis jakobinët dhe mikun e tij Robespierin, fillon kontaktet e heshtura me ruajalistët, por shpejt i braktis edhe ata. Në masakrat e mëdha të Lionit ishte ndër më aktivët, në mos kryesori. Kjo është arsyeja që u thirr “Kasapi i Lionit”. AI QE, NDOSHTA I PARI, QË PA SE PRAPA FIGURËS SË GJENERALIT PO SHFAQEJ PERANDORI, PRAPA FIGURËS SË QYTETARIT PO LINDTE KËRCËNUESHËM SUNDIMTARI AUTOKRAT; pas Napoleonit po nxirrte krye Bonaparti. Braktisi gjithçka të së kaluarës së tij dhe ju afrua gradualisht, por me vendosmëri Napoleonit. Krijoi intimitet dhe e bindi se do ishte ndër njerëzit më të sigurt, të gatshëm dhe besnikë ndaj tij. Si përherë ai ndjente furtunën dhe i braktiste shefat e tij. Fusheja si një njeri “absolutisht pa karakter, mosmirnjohës, egoist, i cili është në gjendje që me shpejtësi të habitshme të braktisë të kaluarën, filloi t’i afohej Mbretit. Por tani ishte tepër vonë. Kameleoni ishte plakur dhe reflekset e përshtatjes, të ndërrimit të ngjyrave, i ishin zbehur. Ai kish mbetur një Fushe i përçmuar. Lakuriqësia e shëmtuar e tij tanimë ishte evidente aq sat ë ngjallte krupë. Ky njeri shërbeu për dy periudha, për disa vite rradhazi si Ministër i Policisë franceze nga 1799-1802 dhe nga 1804-1810. Në këto vite, policia nën drejtimin e tij mori shtrirje dhe përmasa të mëdha numerike. Në kuadrin e reformave dhe novacioneve, Fusheja futi në rradhët e saj, në vend të specialistëve të policisë një masë të pafund njerëzish të tjerë, kryesisht llumin e shoqërisë dhe fundërrinat e saj. Në të kryenin detyrat e spiunit të pastrehët, të braktisurit, të metët, sakatët, batakçijtë, kriminelët të cilët shikonin tek forca e institucionit mjetin e mundshëm për t’u pasuruar. E gjithë kjo masë llumi, të pashkolluar, fundërinash, vrasësish brutalë kënaqej dhe bënte aheng në çastet e ekzektutimit të njerëzve të nderuar. Këta agjentë, ky lloj kontigjenti i njerëzve të Fushesë, vinin kryesisht nga rradhët e atyre që ishin dënuar më parë dhe i njihnin mirë dyert e burgjeve. Pjesa më e madhe e tyre ishin rekrutuar pikërisht këtu, nëpër qelitë e ndëshkimit dhe ishin liruar mbasi kishin dhënë provëa. Këta njerëz ishin paisur me një lloj dokumenti që quhej “Dëshmi e besnikërisë”. Me porosi të Napoleonit, Fusheja ndërtoi një lloj Shërbimi Informativ të veçantë për nga struktura dhe lloji i detyrave që realizonte. Krahas numrit të madh të ushtrisë Shërbimi i ri që ngriti Fusheja, kryente edhe detyrën e kundërspiunazhit shtetëror. Ky lloj shërbimi i jepte mundësinë të kontrollonte gjithë qytetarët pa përjashtim, bindjet e tyre dhe të reagonte, t’u kundërvihej tendencave për puç, etj. Në këtë mënyrë Shërbimi Sekret i tij ishte një strukturë e tipit të ri, që kishte natyrën e policisë së mirfilltë politike. Një ndër gjetjet e reja strukturore të Fushesë ishte edhe ngritja e Shërbimit të Kundërzbulimit në rradhët e ushtrisë franceze. Nisur nga fakti se Franca në kohën e Napoleonit ishte një fuqi e vertetë militare, përmasat e së cilës shtriheshin në disa kontinente lindte nevoja e pasqyrës permanente për situatën në të. I takon Fushesë edhe merita e përdorimit si formë pune nga policia sekrete e metodës të dizinformacionit. Këtë lloj koncepti në punën e shërbimit ai e ngriti në lartësinë e një mjeshtërie të vërtetë dhe e aplikoi në mjaft raste me shumë sukses. Ai i ngrit një kurth një ruajalisti tepër të njohur, Luis Bosh Borel, i cili ndodhej në mërgim dhe zhvillonte veprimtari antiqeveritare tepër aktive. Në këto rrethana, Fusheja përpunoi dhe përhapi një dizinformacion shumë të besuar. Ai lëshoi në disa drejtime, si gjysmë sekret, si të pëshpëritur nën buzë, se në Paris ishte krijuar një organizatë shumë e fuqishme klandestine, me orientim proruajalist. Anëtarët dhe drejtuesit e saj prisnin vetëm Borelin të vinte të merrte drejtimin dhe të shpërthenin kryengritjen kundër Mbretit. Fusheja futi spiunët e tij që t’i çonin në mënyrë sekrete Borelit, ftesën që ai të futej ilegalisht në Paris dhe të merrte drejtimin e organizatës klandestine. Ruajalistët ishin në pritje të vepronin porsa të viheshin nën komandën e tij. Në fakt një organizatë e tillë nuk ekzistonte. Gjithçka ishte realizuar me shumë kujdes, të gjitha dizinforamcionet e përhapura ishin përcjellë në mënyrë, aq të bindshme sa Boreli po bëhej gati të nisej dhe të futej ilegalisht në Paris drejt bazës sekrete. Vetëm në çastin e fundit ai ndryshoi mëndje dhe në vend të tij dërgoi nipin, Çarls Vitel. Ky i fundit me të mbërritur në “bazën e fshehtë” u arrestua dhe më pas u ekzekutua nga Fusheja. Me një mëndje zhbiruese, me një makutëri të pangopur për informacion që duket se ajo ishte kthyer, në një farë mënyre, natyrë e dytë e tij, ai aplikoi edhe rekrutimin me dhunë të njerëzve të ndershëm me shumë kulturë dhe me mundësi të mëdha informacioni. Fusheja veproi ndaj inelektualëve në mënyrë të ndyrë, ai me agjentët e tij me metoda provokative implikonin dhe fusnin në kurthe këta njerëz të nderuar. Në këto rrethana ata i vinin këta “fajtorë të pavetëdijshëm” përpara alternastivës, të shkonin në burg apo të pranonin të bëheshin spiunët e tij. Kështu ai i thyente ata dhe i rendiste në ushtrinë e spiunëve që informonin për të. Analistët dhe historianët e spiunazhit e konsiderojnë Fushenë si njeriu i parë në fushën e Shërbimeve Sekrete që përdori me sukse si metodologji “Double agent”- “Agjentin e Dyfishtë”. Kështu në praktikën e punës së tij ka disa raste, kur ai kishte kapur spiunë të vendeve të tjera, por ai asnjërin prej tyre nuk e ndëshkoi. Ai pasi i kapte ata, i shtrëngonte dhe i detyronte të informonin për të. Kështu ai i vinte në shërbim të tij dhe mësoi se cilat ishin interest e vendeve të tyre ndaj Francës. Nën preteksin e slloganit e “rregullit, qetësisë, sigurisë”, policia terroriste e Fushesë vepronte ashpërsisht kundër çdo kundërshtari që ata e etiketonin të rrezikshëm. Ai miratoi ligje që “Liria e shtypit të kufizohej”, dhe “fjalimet rebeluese të merrnin fund një herë e mirë”. Në një nga letrat e tij shkrimtari, diplomati dhe filozofi njohur francez (La Martini), duke folur për Fushenë shkruan: “i shtrënguar në morsën mizore midis tiranisë që po rilindëte dhe lirisë që donte të jetonte nga ana tjetër; midis Napoleonitqë, për hir të interesave të tij, flijonte interesat e atdheut, na ana tjetër Franca që nuk donte të shkonte në kasaphanë për hatër të një njeriu të vetëm. “Mes tyre qëndronte Fusheja që trembte Perandorin, u bënte elozhe republikanëve, qetësonte Francën, i shkelte syrin Europës, i buzëqeshte Luigjit të XVIII, zhvillonte bisedime me oborret europiane, duke ruajtur kështu me sjelljen e tij ekuilibrin e përgjithshëm”. Ky ishte Fusheja, emri i të cilit në ttërë vitet dhe dekadat e pushtetit të tij ishte kthyer në sinonim të dhunës dhe akteve më të ndyra të spiunazhit politik policer. Ishte njeriu më i frikshëm dhe më i urryer njëkohësisht.
Ai mbeti pa miq e shokë, sepse edhe ata më të afërmit i shiti, komplotoi kundër tyre në mënyrë të pabesë dhe të paskrupullt. Shumë të tjerë i braktisi dhe i, më pas ndëshkoi mizorisht. Në fund mendoi se rrugën e tij mund ta vazhdonte në mënyrë po aq të sukseshme sa edhe me të tjerët, por tashmë ishte tepër vonë. Në një farë mënyre ai ishte simbol i njeriut të pështirë, si të mbante në lëkurë sëmundjen e lebrozës. Kështu, askush nuk mund ta pranonte më në strehën e miqësisë së tij, këtë të sëmurë. Atëhere mendoi të shkonte në Europë, por çuditërisht përçmimi e shoqëroi hijen e tij kudo ku shkoi. Askund nuk pa dhe nuk gjeti miq. Për ta, ai ishte jo vetëm i panjohur, por një siluetë e së keqes. Duke tërhequr zvarrë këmbët e shpirtit të tij të ngarkuar rëndë me mëkate, ndaloi i vetmuar në qytetin bregdetar të Triestes. Në një garsonierë të varfër, i braktisur krejtësisht, pas pak ditësh kërkoi një prift t’i kryente ritualet dhe t’i falte mëkatet, një njeriu që kish pasion të tijin intrigat, vullnetin dhe etjen për pushtet në pangopësi, i cili kishte një ëndërr të qartë “iu ngjit revolucionit me shumë vështirësi duke përdorur gjithfarë intrigash, duke iu kacavjerur shtresës së revolucionarëve nga poshtë” Ai kurrë nuk i shërbeu një ideje të vetme, një pasioni moral të njerëzimit, por gjithmonë përkrahu intresin e çastit kalimtar për nevojat e pushtetit të tij”. Vdiq më 28 dhjetor 1820 në mënyrën më ironike, duke kërkuar një akt mëshire për pamëshirësinë e tij.
_______________________

Nga Kastriot KOTONI