Monday

27-10-2025 Vol 19

Historia e Roosvelt-it nëpërmjet librit “Rrëfenja Amerikane”

Nga Kastriot KOTONI

Nëpërmjet emisionit të tij popullor, The David Rubestein Show, ky gazetar i mirnjohur në Amerikë ka intervistuar historianët dhe studiuesit e autorët më të çmuar, të cilët sjellin në jetë historitë më pikante që kanë një rëndësi të veçantë për të gjithë lexuesit në botë. Një intervistë tepër interesante është ajo e David. M. Rubestein me historianin JAY WINIK reth Franklin Delano Roosevelt-it. “Në Jaltë Roosvelt shtyhej nga dy gjëra. Së pari, donte që lufta të mbaronte sa më shpejt dhe për këtë duhej të sigurohej që Stalini do t’i shkonte asaj deri në fund. Së dyti, donte të krijonte diçka të quajtur Kombet e Bashkuara. Kjo ishte ëndrra e tij e madhe. Kështu ai do të bënte çdo gjë, mjaft që kjo të realizohej”, kështu e fillon intervistën Jay Winik historian më i respektuar në Amerikë. Ky historian i njohur në Amerikë me librin “Prill 1865. Muaji që shpëtoi Amerikën”, është kthyer në një klasik rreth atij muaji të trazuar të historisë së Amerikës. Intervista me David Rubestein është me temë për një libër historik me titull 1944-a.

Rubestein e pyet Jay Winik pse i zgjedh vitet si tituj për librat tuaj?

Z. Jay Winik: – Mund të them se kjo është një teknikë dhe një mjet i mirë për marketing. Nëse kam një talent apo dhunti, kjo qëndron pikërisht në aftësinë për të veçuar pikëkthesat kohore të trajtuara edhe nga njerëz të tjerë me dhjetëra ose qindra herë, duke sjellë diçka të re apo të ndryshme, si dhe te përpjekja për të analizuar se përse këto pikëkthesa janë të rëndësishme.

David Rubestein parashtron: Në këndvështrimin tim, ekzistojnë katër pjesë kyçe të 1944-ës: ngjitja e Hitlerit drejt pushtetit; përgjigja e aleatëve ndaj Hitlerit; shëndeti i Roosvelt-it, i cili përbën një çështje të rëndësishme; zgjidhja përfundimtare dhe përgjigja amerikane dhe perëndimore ndaj zgjidhjes përfundimtare. Gjëja më e mirë që kam lexuar ndonjëherë rreth kësaj pjese të historisë sonë gjendet pikërisht në këtë libër. Le të flasim rreth Hitlerit. Si mundi, një tetar gjatë Luftës së Parë Botërore- mund të thuhet, jo kushedi se sa i aftë – t’ia dilte t’u ngjitur aq lart në politikën gjermane? Jay Winik: Është një pyetje vërtet e mirë. Në të vërtetë, ai ishte një njeri i dështuar. Një artist i dështuar, i cili rrekej t’ia shiste pikturat e tij kujt të mundej. Ishte aq i vobektë, saqë shpesh kishte punuar edhe në pastrimin e rrugëve nga dëbora për të fituar sadopak, një njeri që u mbante valixhet njerëzve në stacionet hekurudhore, megjithatë, ia doli të sundonte një prej shteteve më të kulturuara të botës.

David Rubestein: Partia naziste nuk u themelua prej tij, apo jo? Hitleri mori drejtimin e saj ajo ishte ende e vogël. Jay Winik: Ai ishte dërguar si tetar i ushtrisë për mbajtjen nën kontroll të kësaj partie të quajtur nacional-socialiste dhe për të ai nuk dinte shumë gjëra. (Partia e Punëtorëve Gjermanë u shndërrua në Partinë Nacional-Socialiste Punëtore Gjermane, e njohur zakonisht si Partia Naziste, në vitin 1920). Në vend që ta mbante atë nën kontroll, duke i raportuar shtetit, ai ngjitet vetë në skenë dhe mbante një fjalim përpara anëtarëve të saj. Dikush që ndodhej aty, një anëtar i kësaj partie, shprehet: “O Perëndi, ky njeri ka talent”. Hitleri anëtarësohet menjëherë në këtë parti. Ai ishte një anëtar i thjeshtë i saj me nr. 555 dhe krejt pjesa tjetër është histori.

D.R: Ç’mund të na thoni për mustaqet e tij?

J.W: Mendoj se ato ishin pjesë e pamjes së tij. Editorialisti i madh Walter Lippman, kur fliste Hitleri, do të shprehej: “Kemi dëgjuar zërin e vërtetë të një burri të madh shteti”. Por revista Time do ta krahasonte atë me një personazh Çarli Çaplinesk. Djalë, besoj se nuk është gabuar.

D.R: Në vitin 1923 Hitleri përpiqet haptazi të marrë në dorë qeverinë. Organizon një komplot në Munih i cili dështon dhe atë e arrestojnë.

J.W: E gjitha kjo ishte tejet patetike. Ky puç u quajt “Puç i Tavernës së Birrës”. Hitleri shkon në atë tavern birrash me rreth njëzet bashkëqytetarët të tij. Qëllojnë me revole në ajër dhe rreth shtatë prej tyre vriten. Hitleri plagoset dhe dënohet me burg. Megjithatë, gjëja interesante është se, kur ai dërgohet në burg, nuk trajtohet si një i burgosur i zakonshëm. Shihet si një njeri i njohur. I japin një dhomë të mirë, një tryezë të këndshme, një pamje të mirë në oborr. Rudolf Hess, i cili më pas do të shkonte drejt famës dhe turpit, do të bëhej pikërisht sekretar i tij dhe Hitleri, ky njeri i dështuar, ky njeri tashmë i njohur, do të shkruante tani librin e tij titulluar Mein Kampf.

D.R: Nga buronte antisemitizmi virulent? A ka ndonjë të vërtetë në atë që thuhet se gjyshi i tij ishte çifut?

J.W: Kjo është një nga ato pyetje të cilave nuk mund t’u përgjigjem kurrë plotësisht. Mjaft të themi se se ngado mund të buronte ky antisemitizëm – dhe personalisht mendoj se një pjesë vinte nga vitet e rinisë së tij, teksa bridhte lart e poshtë Austrisë, në kërkim të një pune. Në atë periudhë, në këtë vend thuhej rëndom se të gjitha të këqijat e kësaj bote duheshin kërkuar te hebrenjtë- dhe Hitleri nuk bëri gjë tjetër veç e ngriti një gjë të tillë në art.D.R: Ai zgjidhet në parlamentin gjerman, por si arrin të bëhet në vitin 1933 kancelar i Gjermanisë?

J.W: Fillimisht, partia e tij mori vetëm 2% të votive, më pas 12% dhe përpara se njerëzit të mësonin një gjë të tillë, kjo shifër arriti 33%. Ajo që ai bëri, gjë që ishte një veprim i zgjuar nga ana e tij, ishte se Hitleri fliste gjuhën e demokracisë, ndërkohë që, në të vërtetë, planifikonte minimin e saj. Tejet interesante, kur ai bëhet kancelar, Goebbels-i shprehet se një gjë e tillë ngjasonte tamam me një përralllë shtojzavallesh. Një kamerë ka mundur të fiksojë një pamje të Hitlerit në çastin kur ai merr postin e kancelarit. Aty ai shihet në gjendjen e një ekstaze të kulluar dhe lumturie të papërshkrueshme.

D.R: Cila ishte gjendja mendore dhe fizike e Hitlerit, gjatë Luftës së Dytë Botërore?J.W: Pas hyrjes në luftë të Bashkimit Sovjetik dhe të Amerikës në krah të aleatëve, bëhet e qartë se lufta këtej e tutje nuk do të shkojë mirë për Gjermaninë. Kjo ishte e qartë edhe për gjeneralët profesionistë, të cilët e dinin më mirë se Hitleri se ai nuk mund të fitonte. Në atë kohë gjendja mendore dhe fizike e Hitlerit u përkeqësua së tepërmi. Sytë iu veshën. Duart i dridheshin. Ecte i kërrusur. Me të gjitha gjasat, vuante nga sëmundja e Parkinsonit.

D.R: Le të flasim për përgjigjen e aleatëve ndaj ardhjes në pushtet të Hitlerit. Në vitin 1938 Hitleri merr Sudetet, pjesë e asaj ishte edhe Çekosllavakia. Më pas ai pushton më 1939 Poloninë dhe po më tutje pushton vendet e Beneluksit-Belgjikën, Holandën, dhe Luksemburgun. Pastaj Francën. Më në fund i drejtohet Anglisë. Çfarë e pengoi atë realisht të merrte Anglinë? Me fjalë të tjera pse nuk vazhdoi me bombardimet dhe pushtimin e Anglisë?

J.W: Kjo është një pyetje, jo vetëm tërheqëse, por edhe e rëndësishme në pikpamje të kuptimit të krejt të kësaj drame. Beteja e Britanisë u zhvillua në pjesën më të madhe në qiell. Ajo i shkaktoi dëme të mëdha Britanisë së Madhe. Por britanikët janë një popull i ndërtuar me material të fortë dhe rezistuan. Natyrisht, ata udhëhiqeshin nga Wisto Churchill-it, i cili mbajti atë fjalim të famshëm, sipas të cilit: “Ne do t’i lufotjmë ata në plazhe, ne do t’i luftojmë ata në qiell”. Britanikët patën vullnetin të bënin gjithçka dhe çdo gjë, dhe me kohë u bë e qartë se ky takëm planesh pushtimi, Operacioni Luani i Detit, nuk do të kishte sukses. Pikërisht atëherë Hitleri do të konceptonte idenë-gjë për të cilën ai mendon se ishte ideja e tij më e guximshme dhe më e shquar, por që rezultoi edhe si gabimi i tij më i madh profetik – e pushtimit të Bashkimit Sovjetik. Hitleri do t’u thotë gjeneralëve të tij: “Mjaft që ne të shkelmojmë derën dhe krejt ndërtesa do të bjerë”. Por joD.R: Në qoftëse nuk do të kishte sulmuar Bashkimin Sovjetik me të cilin kishte një pakt mosagresioni, dhe të kishte vazhduar përpjekjet për pushtimin e Britaninë së Madhe, a mendoni se mund të kishte pasur sukses, po të mbajmë parasysh gjithë fuqinë ushtarake që dispononte?

J.W: Nuk ishte e lehtë të realizoje pushtimin përmes kalimit të La Manshit. Është e vërtetë që ne mundëm të realizonim zbarkimin e madh në Normandi më 1944, por ne ishim një vend shumë më i madh dhe me një bazë popullsie shumë më të madhe. Nuk jamë shumë i sigurt se ai do të mund të nënshtronte Britaninë e Madhe.

D.R: Le të flasim për përgjigjen amerikane. Pas marrjes së Sudeteve, pas pushtimit të Polonisë, Francës, Holandës, Belgjikës, amerikanët vazhdonin të thoshin; “Nuk do të ndërhyjmë” Churchilli-i shpenzoi aq shumë kohë për të na mbushur mendjen të ndihmonim. Pse ishim me aq padëshirë për të hyrë në luftë?

J.W: Ne ishim ende të lodhur e të rraskapitur nga kujtimet e Luftës së Parë Botërore. Në Amerikë, imazhet dhe pamjet e të vdekurve ishin ende të freskëta. Për më tepër, ekzistonte lëvizja “Amerika e para”, një lëvizje, zëdhënës i së cilës ishte Charles Lindbergh- ai ishte njeri inteligjent. Ishte i pashëm. Ligjerues i mirë. Ai thoshte: “Ne duhet të qëndrojmë jashtë luftërave të Europës”. E ngrinte këtë çështje në vazhdimësi. Pastaj, edhe vetë Amerika nuk kishte ndonjë oreks të madh për të hyrë në luftë. Gjë interesante është se, Roosvelt-i, ndonëse mjaft karizmatik me bisedat dhe fjalët e tij rreth vatrës, mund të mendohej se mund të mendohej se mund ta kishte bindur popullin amerikan ta ndiqte atë deri në fund të botës. Megjithatë, ai tregohet gjithnjë i kujdesshëm për të mos shkuar kurrë shumë përpara opinonit publik. Dhe asokohe opinion publik nuk kishte ardhur ende në pikën ku ne duhej të sulmonim ose t’i bashkoheshim luftës kundër nazistëve.

D.R: Kur Pearl Harbor-i bombardohet më 7 dhjetor 1941, ne i shpallëm luftë Japonisë. A do të kishim hyrë në luftën e Evropës në rast se nuk do të ishim sulmuar nga japonezët?

J.W: Mendoj se do të kishim hyrë, por shumë më vonë. Sa më shumë lufta zgjatej aq më i fortë bëhej Hitleri dhe ndërkohë që ne prisnim, ai vijonte të pushtonte të pushtonte.

D.R: Pse u shpalli Hitleri luftë Shteteve të Bashkuara? Faktikisht ne ishim bombarduar nga japonezët. Nuk kishim ndonjë luftë me të.

J.W: Sikurse thashë, Hitleri bëri dy gabime të mëdha. Njëri ishte sulmi kundër Bashkimit Sovjetik dhe tjetri shpallja luftë Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Pas Pearl Harbor-it ai shprehet: “Japonezët nuk janë mposhtur kurrë qysh prej një mijë vjetësh”, dhe ishte i bindur se Japonia mund të fitonte përsëri. Në bazë të shpalljes së lutës kundër Shteteve të Bashkuar të Amerikës qëndronte pikërisht kjo bindje.

D.R: Kur SHBA-të hynë në luftë, pse nuk i grumbëlluan aleatët të gjitha forcat e tyre për pushtimin e Francës ose kontinentit që nga Anglia, për të bërë atë që më vonë do të njihej si pushtimi i Ditës D?

Bombardimi i Pearl Harbor-it ndodhi më 1941. Për Ditën D u desh të pritej deri më 6 qershor 194. Ç’bënë gjatë këtyre tre vjetëve?

J.W: Problemi ishte se në atë kohë ne zinim vetëm vendin e 17-të në botë në pikpamje të fuqisë ushtarake. Vritni pak mendjen për një sekondë-jo të parët, as të dytët, as të tretët, por të shtatëmbëdhjetët. Ne vijonim t’i stërvitnim ende ushtarët tanë me bishta fshesash. Kjo tregon sa të papërgatitur ishim. Ndërkohë që gjeneralët tanë, përfshi këtu edhe Dëight D. Eisenhower-in dhe George Marshall-in, këkonin një betejë të madhe me tanke në fushat europiane kundër gjermanëve, Churchill-i, i cili i kishte ende kujtimet e freskëta qysh prej luftës së Galipolit (fuhata e Galipolit gjatë Luftës së Parë Botërore, më 1915-1916, ishte një disfatë e madhe për aleatët), i thotë Roosvelt-it: “Thjesht, ju nuk jeni të përgatitur”. I bindur për këtë, Roosvelt-i nis të projektojë bashkë me Churchill-in fushatën e Afrikës së Veriut. (Pushtimi anglo-amerikan i Afrikës së Veriut nisi me operacionin Pishtari, në nëntor 1942; fushatat e mëtejshme ushtarake do të çonin në disfatën e forcave gjermane në Afrikën e Veriut në vitin 1943, në atë kohë nën komandën e feldmarshallit Ervin Romel). Ishte pikërisht kjo arritje ajo që do të përcaktonte edhe hyrjen e ushtarëve amerikanë në luftë, ajo që angazhoi Amerikën dhe bëri diçka mjaft të rëndësishme-ngritjen lart të moralit të popullit amerikan.

D.R: Por pas fitores në Afrikën e Veriut dhe në Itali zbarkimi drejt Francës do të regjistrohej vetëm më 6 qershor 1944. A ishte e qartë qysh në fillim se ky operacion do të ishte i sukseshëm?

J.W: Dita D, dita e zbarkimit, shënon një përpjekje massive, por e vërteta është se ajo nuk shoqërohej nga një plan B. Në fillim, betejat ecën shumë mirë në plazhet Sword dhe Juno dhe në dy plazhet të tjera të Normandisë. Por në plazhin Omaha bombardimi të cilit amerikanët do t’i nënshtroheshin ishte i tmerrshëm. Ushtarët amerikanë po shfaroseshin, të kositur si grurë. Gjaku i tyre kishte mbuluar ujin. Shumë prej oficerëve amerikanë ishin vrarë. Dukej sikur realisht ata po humbisnin betejën e Omahas.

D.R: Hamendësoni për një çast sikur gjermanët të kishin parashikuar zbarkimn në Normandi, apo jo?

J.W: Jo. Gjermanët mendonin se sulmi do të niste në Pas-de Calais. (Operacioni Fortitude i Aleatëve u dha gjermanëve të besonin se sulmi nuk do të bëhej në Normandi). Megjithatë, unë mendoj se fitorja do të ishte, në fund të fundit, e pashmangshme, po të mbahet parasysh krejt armata e pafundme e njerëzve, mjeteve të motorizuara dhe anijeve luftarake, gjë që në analizë të fundit do të bënte që ne të dilnim fitimtarë.D.R: Pra, sulmi nis më 6 qershor 1944. Por në Europë lufta nuk do të përfundonte deri në prill1945. Çfarë ndodhi për një vit në Europë?J.W: E keqja e madhe me Hitlerin ishte se ai qe i gatshëm të asgjesonte të gjithë njerëzit e tij, madje edhe përkundrejt çdo çmimi. Ai udhëhiqte dhe mbikqyerte beteja me ushtri imagjinare. Por tashmë moto e tij ishin bërë “gjeneralët e tij frikacakë”-dhe kuptohet që kjo nuk ishte ndonjë formë e mirë për udhëheqjen e njerëzve të tij. U thotë gjeneralëve të tij: “Rezistoni deri në vdekje”. Ai kishte konceptuar përpjekjen e llogores së fundit, e cila do të ishte beteja e Bulzhit, ku ai vërviti gjithçka që mundej kundër amerikanëve. Me këtë kundërofensivë shpresonte se, duke i larguar amerikanët nga lufta, mund të bënte një paqe të njëanshme me Bashkimin Sovjetik.D.R: Por Berlini kishte nisur të bombardohej. Përse gjermanët nuk e hoqën qafe Hitlerin? Përse u pajtuan ata me shkatërrimin e vendit të tyre?J.W: Mbani parasysh se gjermanët ishin një shoqëri e madhe. Ishin një popull me një kulturë të madhërishme. Kishin pasur artistë të mëdhenj. Qeverisje të mëdha. Ishin shtet i shquar. Por nën sundimin e Hitlerit vendi i tyre ra në kthetrat e diçkaje që mund ta quaj një lloj psikoze kombëtare. Gjermanët qëndruan pas Hitlerit deri në fund, madje edhe duke ditur gjërat e kobshme që po u bënte hebrenjve, madje duke parë edhe kampet e përqëndrimit, edhe kasapanën së cilës po i nënshtrohej vetë populli gjerman.D.R: Ç’mund të na thoni për Hitlerin? A patën frikë vartësit e tij ta zgjonin nga gjumi kur ndodhi zbarkimi?J.W: Vetëm ta mendosh këtë, është për t’u habitur. Ervin Romel-i dora vetë-dhelpra e famshme e shkretirës dhe një prej gjeneralëve më të mië të nazistëve-nuk ishte në detyrë, kishte shkuar për t’i blerë këpucë së shoqes së tij. Ndërkohë Fuhrer-i flinte- në atë periudhë kishte nisur të merrte tableta gjumi- dhe të gjithë druheshin ta zgjonin. Kjo pati rëndësinë e saj të madhe, sepse gjermanët i kishin të gjitha repartet e tankeve panzer të gatshme, në pritje të marrjes së një urdhri. Ato ishin e vetmja armë në arsenalin gjerman që mund të kishte sprapsur amerikanët. Por panzer-at pritën dhe pritën. Ndërkohë që Hitleri flinte.D.R: Ka pasur përpjekje për të vrarë Hitlerin nëpërmjet një atentati me bombë. Si i mbijetoi ai kësaj përpjekjeje?J.W: Në, fakt ka pasur njëmbëdhjetë përpjekje për ta vrarë Hitlerin. Me këtë nuk dua të them se ka pasur ndonjë qëndresë të madhe popullore, pasi në të vërtetë nuk kishte. Kolonel Claus fon Stauffenberg, ushtarak me prejardhje aristokratike, kishte mbërritur në pikën e urrejtjes kundër Hitlerit. Ra dakort të fuste një bombë në një valixhe brenda bunkerit të Hitlerit. Bomba shpërtheu, duke shkaktuar një numër të vrarësh dhe të plagosurish. Por tamam si një mace me shtatë shpirtra, Hitleri arriti të mbijetonte. Natyrisht, ai mendonte se ky ishte Fati i tij-se ai kishte në fund të fundit, fatin e yllit për të fituar luftën. D.R: L e të kalojmë në çështjen e tretë që dëshiroj ta trajtoj, në atë që ka të bëjë me shëndetin e Roosvelt-it. Të gjithë e dimë se ai u prek nga Poliomeliti në Campobello, një ishull ku ai kalonte pushimet verore gjatë fëmijërisë. Në vitin 1920 kishte garuar për postin e zëvendëspresidentit, me listën e James Cox-it, por ishte gjithsesi jashtë politikës.

Si mundet një njeri i prekur nga Poliomeliti të arrijë të zgjidhet guvernator i Nju- Jorkut më 1928, kur dihet se asokokhe njerëzit me paaftësi fizike nuk trajtoheshin si sot?

J.W: Zgjidhet sepse ai kishte besimin e tepruar dhe shtysën e domosdoshme për t’u zgjedhur. Roosvelt-i besonte se ishte i paracaktuar për të përmbushur fuksione të larta. Mendonte se mund të bëhej realisht president, sikundër ishte bërë edhe Teddy Roosvelt-i, kushuriri i tij i largët. Nuk mund të përdorte dot këmbët, por mund të përdorte gjymtyrët e tjera të trupit të tij. Mund të lëvizte krahët. Kishte pastaj edhe atë lëvizje të famshme të kokës së tij. I pëlqente të bënte gjëra fizike. Të ngiste makinën, të lunate me letra. Kishte një makinë e cila ishte bërë enkas për të. Ngarja e makinës ishte njëri prej sporteve të tij të preferuara. Mendonte se ishte vërtet i paracaktuar për madhështi, dhe faktikisht ishte.

D.R: Përse kishin rënë dakord të gjithë fotoreporterët për të mos e fotografuar asnjëherë Roosvelt-in ulur në karrocën e tij të ulokut ose kur ecte me mbështetjen e të tjerëve?

J.W: Kjo gjë sot do të ishte e pamendueshme. Shtypi kishte bërë një “Marrëveshje Zotërinjsh”, së cilës i përmbahej me rigorozitet, për të mos shfaqur kurrë fotot e tij në karrocën e ulokut, si dhe për të mos e diskutuar kurrë një të tillë në artikujt e ndryshëm. Kështu ai ishte në gjendje të bënte ç’të donte.D.R: Roosvelt-i rigaron përsëri në vitin 1936 dhe fiton. Rigaron sërish në vitin 1940 dhe fiton-hera e parë që dikush fitonte një mandat të tretë. Më pas ai rigaron në vitin 1944 dhe fiton sërish. Si ishte gjendja shëndetsore e tij në vitin 1944?

J.W: Ishte pikërisht kjo ajo që do të më bënte shumë përshtypje kur nisa të shkruaja 1944-ën, shëndeti i tij ishte katastrofik. Vuante nga një insuficencë e theksuar kardiake. Ishte njeri në vdekje e sipër. Kishte të dridhura që nuk e lëshonin kurrë, një kollë të fortë të thatë që nuk arrinte të qetësohej. Njerëz të ndryshëm që hynin në Zyrën Ovale, si dhe njerëzit e Shërbimitt Sekret, habiteshin tek e gjenin ndonjëherë të rënë përdhe, me duart dhe këmbët e hapura. Goja i varej. Sytë i visheshin. Mezi arrinte të hidhte firmën nën emrin e tij në letër. Gjendja e tij shëndetsore ishte aq e keqe, saqë kur ai u kthye nga “Takimi i Teheranit” (më 1943, kur ai, Churchill-i dhe Stalini u takuan për të bashkrenduar strategjinë e kohës së luftës), e bija e tij kishte thënë: “Duhet t’i nënshtrohet urgjentisht një ekzaminimi të plotë, ndryshe do të na duhej të paguanim tmerrësisht shumë.” Kur u shtrua në Bethesda Naval Hospital për kontroll, mjekët i thanë se, në rast se nuk pushonte siç duhej, Brenda viti do të vdiste. Këto fjalë rezultuan profetike.D.R: Pas marrjes së investiturës ai shkon sërish në Jaltë, më 1945, për takimin e dytë të madh me Churchill-in dhe Stalinin. Si mundi të shkonte atje me avion? Atij nuk i pëlqente avioni? Mos vallë avionët me të cilët shkonin fluturonin ulët?

J.W: Fluturonin ulët sepse kështu i pëlqente, por edhe për shkak të pamundësisë së tij fizike. Në Jaltë ai udhëhiqej nga dy gjëra. Së pari, dëshironte përfundimin e luftës sa më shpejt dhe për këtë kishte nevojë të sigurohej nëse Stalini do t’i shkonte asaj deri në fund ose jo. Së dyti, donte të krijonte diçka të quajtur Kombet e Bashkuara. Kjo ishte ëndrra e tij më e madhe. Ndaj për këtë ishte i gatshëm të bënte gjithçka që mund t’i kërkohej, mjaft që këto gjëra të realizoheshin. Mendoj se gjendja e tij mendore ishte ende e mjaft e mirë, por qartazi e kufizuar nga aftësitë etij të limituara fizike dhe gjendja shëndetësore. Në Jaltë, ky fakt u konstatua më së shumti në trajtimin e çështjes se ç’duhej bërë në rastin e Polonisë. (Në Jaltë, udhëheqësit e lanë Poloninë nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik, duke përgatitur me këtë veprim fillimin e skenarit të Luftës së Ftohtë).

D.R: Sa kohë pas Jaltës vdiq?

J.W: Pak muaj më vonë-në prill 1945.

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *