Monday

27-10-2025 Vol 19

Amerika si “Mision”, apo Amerika si “Fanar”?

Nga Klodi STRALLA

Si rrallë herë gjatë këtyre muajve heshtje, Ambasada amerikane në Tiranë, pas “urimit” të popullit shqiptar për Zgjedhjet, ka bërë publike në faqen e saj, pikpamjen e Administratës të re Trump në lidhje me Politikën e jashtme të saj, artikuluar nga Nd/sekretari i shtetit Christopher Llandau, gjatë samitit të Asamblesë parlamentare të NATOS, mbajtur me rastin e 30 vjetorit të Marrëveshjes të Dejtonit, që i dha fund Luftës në Bosnjë në vitin 1995.

Gjatë historisë të saj 250 vjeçare mendimi dhe praktika e Politikës të jashtme amerikane është alternuar midis këtyre dy qëndrimeve kontradiktore:

1- Amerika i mbron më mirë, vlerat dhe interesat e saj, duke përsosur demokracinë e saj në vend, duke vepruar kështu si një Fanar (model) për pjesën tjetër të botës?

Apo

2- Vlerat dhe interesat e saj e ngarkojnë atë me detyrimin që të ndërmarrë Kryqëzata (misione) për këto vlera dhe interesa në të gjithë botën?

E para, i takon këndvështrimit Izolacionist, e përqafuar kryesisht nga e djathta konservatore amerikane. E dyta i takon këndvështrimit Globalist (Uillsonian) dhe ka qenë kryesisht lejtmotivi i të majtës liberale amerikane.

Dalja e Fuqive të reja, me ambicien për t’i marrë asaj Lidershipin e Botës, e detyroj Amerikën të përqafojë versionin e parë, të sintetizuar në thënien – “America first!”.

Ajo nuk do të shkojë më, si më parë, në çdo cep të Botës, për tu ndeshur dhe për të eliminuar “përbindëshat” (diktatorët), kudo që ata shfaqen, as t’u imponojë atyre vendeve mënyrën amerikane të qeverisjes (demokracinë), por, e shumta që mund të bëjë, është ta përdorë kapitalin e saj politik, për të ndërmjetësuar në zbutjen e konflikteve. Mbeten nga hera popujt e këtyre vendeve ata që duhet të vendosin për fatet e tyre, përfshi edhe mënyrën e qeverisjes të tyre.

Koha do ta tregojë nëse ka bërë ose jo zgjedhjen e duhur.

Përsa n’a përket ne shqiptarëve, unë, për vete, e mora shumë të qartë përgjigjen:

– Secili t’i bëjë derman kokës të vet!…

_________________________________________________________________________________________________________

Ps: Në samit ishte i ftuar edhe presidenti ynë Begaj, ku edhe mbajti një fjalim. Çuditërisht mungonte “Udheheqësi”!

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "U.S. DEPARTMENT of STATE Deputy Secretary of State Christopher Landau at at the 2025 NATO Parliamentary Assembly Remarks"

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *