Monday

27-10-2025 Vol 19

EMPATIA PËRZGJEDHËSE

Nga Klodi STRALLA

Jetojmë në kohë të turbullta, mes manipulimesh mediatike dhe të vërtetash therëse, ku individi me integritet ndjen nevojën të veçohet nga shoqëria dhe t’i gëzohet jetës të tij shpirtërore, të ndërtuar me aq mund nga trashëgimia e tij familjare dhe nga puna e tij serioze me vetveten.

Këtë gjendje psikologjike, të cilësuar “Empati përzgjedhëse” (selektive) e ka shprehur shumë bukur artistikisht dhe me shumë ndjenjë, autoria Cara Eden, në librin e saj të titulluar “Përtej fundit”, një fragment të të cilit po ua sjell më poshtë për lexim, me bindjen se aty dikush mund të gjeje vehten:

“Po veçohem jo se nuk i dua njerëzit por sepse bota përreth më lodh e rraskapit: zhurmat, turmat dhe bisedat tepër të gjata. Veçohem sepse preferoj të jem vetëm sesa i rrethuar nga njerëz që nuk dridhen në të njëjtat frekuenca si unë. Nuk po them se janë më pak interesantë, thjesht po them se jemi ndryshe. Gjithashtu them se sa më shumë plakem, aq më shumë e di se kush jam, ku shkoj dhe çfarë dua, dhe sidomos çfarë nuk është më në përputhje me mua.
Ndihem mrekullisht mirë në heshtje. Dhe nëse marr dikë në cel a e ftoj për kafe, është sepse e dua, sepse më pëlqen!
Unë nuk jam anti-social, unë jam, siç tha Jungu “një empat selektiv”, një empat që respekton perceptimet e tij dhe dëgjon trupin e tij, mendjen e tij, shpirtin e tij.
I dua thellësisht njerëzit, i dëgjoj, i këshilloj dhe i ndihmoj. Por pas gjithë kësaj, “vetja” ime kërkon pushim. Pra, nëse dikush e gjen veten në këto fjalë, dije se kur kalojmë kohë me dikë, nuk është për të mbushur një boshllëk, por sepse e duam vërtet”

Cara Eden

(1961-2024)

_____

PS. Ndonse fjala “Empati” ka një kuptim shumë më të gjere, si Dashuri për tjetrin, për dikë në nevojë, këtu autorja tregohet perzgjedhese, duke mos harruar veten, individualitetin e saj te paperseritshem.

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *