Sami Frashëri lindi në Frashër të Përmetit. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes Më 1865 së bashku me të pstë vëlllezërit e tij dhe dy motrat u vendossën në Janinë. Ai së bashku me Naimin kreu shkollën e mesme greke Zosime ku përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine dhe gjuhën francize dhe italiane. Nga mësuesit e medreseve mësoi arabisht dhe persisht. Në vitin 1872 u vendos në Stamboll ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar. Ishte një përkrahas i lëvizjes demokratike të borgjezisë së re turke. Samiu u bë një nga organizatorët kryesorë të “Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare” dhe themelimit të “Shoqërisë së të shtypurit të shkronjave shqip”, ku u zgjodh kryetar i saj. Sami Frashëri drejtoi revistat dhe gazetat e para në gjuhën shqipe “Drita” dhe pastaj “Dituria” (Stamboll 1884-1885), ku shkroi një sërë artikujsh. Për arsye e nevojës immediate për të pasur një abetare shqipe, hartoi “Abetare e gjuhës shqipe”( 1886), “Shkronjtore e gjuhës shqipe (gramatika, 1886) dhe “Dheshkronjë (Gjeorgrafia, 1888) në gjuhën shqipe. Si ilimunist i çështjes kombëtar shkruajti “ Shqipëria ç’ka qenë e ç’do të bëhet”, botuar më 1889 pa emër në Bukuresht. Ky libër u bë manifest i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ky program ishte strategjia kombëtare dhe taktika e saj. Në të gjetën shprehjen idealet demokratike të zhvillimit politik e shoqëror të vendit, të zhvillimit të arsimit, të kulturës e të shkencës.
Në verpën e tij “Shqipëria ç’ka qenë e ç’është e ç’do të bëhet”, vepër e cila ka një aktualitet të pamatë edhe në ditët e sotme, mendimtari i kombit shqiptar, Sami Frashëri, ka shprehur idetë e tij politike dhe argumentet e tij për të ardhmen politike, ekonomike dhe kulturore të Shqipërisë. Ai në këtë vepër analizon dhe e kërkon të ardhmen e Shqipërisë në radhë të parë duke i paralajmëruar shqiptarët prej rreziqeve të shumta që e kërcënonin vendin. Duke zbuluar shkaqet e vërteta ca për faj të shqiptarëve dhe ca për faj të të hujave dhe veçanërisht fqinjëve ballkanikë dhe pushtuesve të huaj ai i ra këmbanave të alarmit, për zgjimin kombëtar se ndryshe do të shkonim drejt vetëekzistencës së tij. Në pjesën tjetër ai shpreh vizionin të ardhmes së vendit të tij. Si duhet organizuar Shqipëria e ardhshme, e lirë politikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht. I frymëzuar nga një frymë demokratizuese, ai shkruan se Shqipëria mnuk do ketë nevojë për princër e mbretër për ta udhëhequr atë, se organet e saj udhëheqëse duhen të zgjidhen nga populli. Ai e shikonte të ardhmen e Shqipërisë tek shqiptarët, tek besimi i vitalitetit të tyre, tek mundësia, tek mençuria e tyre, tek besimi dhe shpresa për të braktisur përgjumjen shekullore të pushtimit dhe tek aftësia për t’u përshtatur me modelet e përparuara të kulturës dhe qytetërimit perëndimor. Samiu shkruan ndër të tjera për varfërinë e shqiptarëve të paqeverisur: Shqipëria ka qenë e pasur dhe e begatë dikur. Shqiptarët rronin me rrogat e ushtrisë e me rrëmbimet të luftës, siedhe me disa mjeshtëri, që kishin. Visheshin e mbatheshin me rrobën e plaçkën e tyre, që prodhohej në vend. Pagesat e qeverisë ishin fort të pakta e të lehta. Nga të hollat që sillnin nga jashtë në Shqipëri, mbahej vendi. Kjo sillte një begati të përgjithshme. Sot është puna se shqiptarët nuk shkojnë më ushtarë, me rroga, por futen nën një zgjedhë ushtrie; nuk vijnë më të veshur me ar dhe armë të stolisura, po kanë ardhur lakuriq dhe të sëmurë e të këputur. Ndonjë gjë nuk prodhohet në vend, se punonjësit vendas s’ja dalin dot kurrë.
Çdo të bëhet Shqipëria? A mund të qëndrojë Shqipëria siç është? Këto pyetje i shtronte rilindasi ynë i madh, kur sapo ishin marrë vendimet e Kongresit të Berlinit. “Shqipëria është një cop e Turqisë evropiane. Qëndrimi i saj sot është i lidhur me ekzistencën e Turqisë në Evropë; Turqia a do të të ekzistojë në Evropë edhe për shumë kohë? Kjo mbretëri s’ka bërë asgjë për ekzistencën e saj. Si një i sëmurë, që s’bën ç’i thonë shëronjësit e i vë krusmënë trupit të ti, ashtu edhe kjo mbretëri po bën gjithë ç’duhet për të shkurtuarë ditët e saj. Shqipëria s’ka bërë themel, as ka lëshuarë rënjë më vetëhe, ron mbi themelet të gremizurë të Tyrqisë e me rrënjët të kalbura t’asaj. Me të rënëtë të kësaj stihije së madhe, do të bjer edhe Shqipëria e do të shtypetë nënë gërmadha të rënda t’asaj”
Në projektet e tij vemë re, se ai ka ideuar se çfarë qeverisje duhet të kenë shqiptarët pas shkëputjes nga Turqia, dhe si do të mirpritet nga Evropa, apo do të na vijë një princ apo mbret nga ajo. Ai shkruan për formën e një peqësie të cilën shqiptarët e kanë trashëgim siç shkruan edhe Straboni. Pleqësia të urdhëroj e të mbretëroj. Pleqësia me urtësi të vështrojë e të vendosë duke zbatuar zakonet e vendit dhe të ruajë vetitë e shqiptarit. Duke ndryshuar pleqësinë, gjithë parësisë së Shqipërisë do t’u vijë radha të hyjnë në këtë këshillë edhe shumë do të mundohen të vijnë në krye të Pleqësisë: e njeriu do të mos i mbesë hatri për t’u qarë.
Ushtria është një trajtesë tjetër e Sami Frashërit. Ai shkruan se shërbimi ushtarak duhet të jetë për moshat nga 20 deri 40 vjeç i detyrueshëm dhe të mësojnë në këtë shërbim. Ushtria shqiptare për atë kohë mendohej deri në 20.000 veta, por në kohë lufte mund të dalin edhe 500 000 burra. Kjo ushtri sipas Samiut duhet ndarë në katër krahë, një në kufi me Greqinë, një në verilindje me Serbinë dhe një në kufirin veriperëndimor me Malin e Zi. Janina, Prishtina e Shkodra do të jenë meset e këtyre krahëve. Në krye të këtyre njësive do të jetë një general. Ai parashikonte edhe krijimin e një Xharndamërie për ruajtjen e rregullit e të qetësisë. Më tej Sami Frashëri shkruan për krijimin e flotës ushtarake detare, dhe përcakton edhe portet ushtarake ku do të dislokohen anijet luftarake. Një në Ujin e Ftohtë (Pasha Liman) afër Vlorës që do të ruajnë detin deri në Ulqin e gjer në Sallohorë. Një temë tjetër shumë e gjerë shtronë Samiu ynë edhe për krijimin e arsimit shqiptar kur shkruan për “Diturija” dhe e fillon kështu: në ka gjë që duhet të kujdesen shqiptarët është diturija. Të gjithë katundet e të gjithë fshatrat duhet të kenë shkolla të parat qytetet. Mosha nga 7 vjeç djem e vajza deri më 13 vjeç duhet të shkojnë në shkollë me detyrim. Mësimi do të jetë pa pagesë edhe të varfëve do t’u jepen fletoret e librat falas. Nëpër qytete krahas shkollave të përgjithshme duhet të ketë edhe shkolla profesionale, shkolla ushtarake, për minierat dhe për pyjet e për bujqësinë. Duhet të happen gjimanaze si në Shqipërine e Veriut edhe të Jugut, por në vendet bregdetare duhet të happen shkollat e marinës. Një Akademi e Lartë duhet të jetë në kryeqytet e cila të kujdeset për gjuhën dhe historinë e popullit shqiptar dhe për literaturën e librat që i duhen arsimit. Një shtypshkronjë e qeverisë do të merret me shtypshkrimin e librave shkollorë dhe të nxjerrë fletore diturie. Në kryeqytet duhet të jenë dy Universitete të mëdha të gjuhëve. Njëra nga këto duhet të mësojë gjuhët e reja të Evropës , gjermanishten, frengjishten , italishten, anglishten, greqishten e vjetar dhe të renë, latinishten, arabishten persishten, sanskritishten etj…Një tjetër shkollë duhet për të mbledhur artefakte nga historia e popullit shqiptar që nga mbishkrimet e lashta në qytet e vjetra, e deri tek veshjet karakteristike. Ai mendon se urgjente të ngrihen muzeumet, shkruan rilindasi ynë. Një biblotekë e madhe duhet të ngrihet dhe të blihen libra nga e gjithë Evropa dhe rruzulli tokësor, po ashtu edhe në qytet e mëdha të vendit duhet patjetër të ketë bibloteka me libra me vlerë. Një aspekt tjetër që ngre Samiu, është edhe përdorimi i gjuhës nga pakicat kombëtare, si greke, bullgare, vllehe, si një e drejtë legjitime që krahas gjuhëve të tyre të mësojnë edhe gjuhën shqipe si shtetas shqiptarë. Për infrastrukturën rrugore të Shqipërisë dhe të ngritjes së porteve Sami Frashëri ka dhënë ide të qarta ende të parealizuar edhe sot. Pa diksutim , shkruan ai: kujdes duhet t’i kushtojnë shqiptarët, nevojës që kanë për rrugë dhe limane ose porte. Ashkruan për rrugë automolistike dhe nje rrjet hekurodhor tejet të zhvilluar. Një hekurudhë të niset nga Manastiri në Korçë, dhe të ndahet në dy degë , njëra për Prevezë duke shkuar në Janinë dhe tjetra të shkojë në Berat për ttë mbërritur në Vlorë, tjetra në Durrës e duke u zgjatur për në Elbasan, një tjetër hekurudhë nga Manastiri të dalë në Ohër e duke marrë anën e Drinit, njëra degë të ulet për në Shkodër e tjetra të shkojë për në Prizren e të bashkohet në Ferizaj më hekurudhën që shkonë në Selanik e më tej në Austri. Këto rrugë e hekurudha do t’i shërbejnë kombit për zhvillimin e bujqësisë dhe nxjerrjes së mineraleve që duhen përpunuar në vend. Duhendisiplinuar lumenjtë me diga dhe të shtohen tokat e punueshme . Ai e thekson faktin se Muzeqeja do të jetë hambari i Shqipërisë ndaj edhe duhen tharë kënetat e moçale. Bregoret dhe kodrat e Myzeqesë duhen mbjellë me ullin e vreshtari dhe luadhet mund të ushqejnë bagëtinë, sa të mbushin jo vetëm Shqipërinë po edhe gjithë Evropën.
Ai hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe që mbeti i pabotuar, la gjithashtu në dorëshkrim një përmbledhje këngësh popullore shqiptare. Çështjen shqiptare dhe historinë e popullit shqiptare S.F. i trajtoi edhe në veprat në gjuhën turke e sidomos në artikujt e botuar në shtypin e kohës, si edhe në veprat letrare letrare me motive nga jeta shqiptare. Si dijetar i madh Sami Frashëri dha kontributin e tij të vyer në disa fusha të shkencës ku u dallua si përfuqësues i mendimit të përparuar materialist, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Lindjes. Është gjithashtu autori i romanit të parë në gjuhën turke me titull “Dashuria e Talatit me Fitneten”, botuar më 1872. Është autor i fjalorit normativ të gjuhës turke (Kamus-i turki, 1901) i cili ruan vlerën e vet të madhe edhe në ditët e sotme. Fjalori “Kamus-i turki” përmban mbi 40 mijë fjalë e shprehje gjuhësore dhe është pajisur me një parëthënie të gjatë të shkruar nga vetë Samiu ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e një gjuhe letrare. Samiu është edhe autor i disa fjalorëve frëngjisht e një gjuhe letrare. Samiu është autor i disa fjalorëve frengjisht-turqisht (Kamus-i francevi, 1882); turqisht- frëngjisht (Kamus i fransevi, (1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frashërit në gjuhën turke është Enciklopedia e tij “Kamus-ul alam) (1900) në gjashtë vëllime, ku ai u jep një vend të dukshëm botës shqiptare, figurave të rëndësishme që ka nxjerrë populli shqiptar gjatë historisë së tij. Si shkrimtar S.F. shkroi në gjuhën turke drama e romane. Vepra më e rëndësishme tregimtare e tij “Besa” e botuar më 1875 e ka marrë subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq në teatrin Perandorak të Stambollit më 1874, një vit përpara se të botohej. Për popullarizimin e dijeve shkencore shkroi disa libra dhe broshura të cilat i përmblodhi në “Biblotekën e xhepit”, hartoi tekste të ndryshme, botoi antologji me pjesë të zgjedhura nga letërsia botërore dhe kryesisht orentale; ai la në dorëshkrim 11 vepra, kryesisht nga fusha e gjuhësisë dhe e letërsisë. Samiu ishte një gazetar i talentuar. Ai ka bashkëpunuar me shkrime dhe ka qenë redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta “Sabah” (Mëngjesi, më 1876), dhe për një kohë, në “Hafta” (Java). Në punën krijuese të Sami Frashërit një pjesë të rëndësishme zënë edhe përkthimet, e kryesisht ato nga gjuha frënge. Ai shquhej për kulturën e tij të gjerë në shumë fusha. Bibloteka personale e tij kishte 20.000 vëllime. Për veprimtarinë patriotike edhe për frymën përparimtare që përshkon vepra e tij, Porta e Lartë e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashërin, duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar të dilte nga shtëpia. Vdiq në Stamboll, më18 qershor 1904.
Timoleo GURI