Sunday

14-12-2025 Vol 19

KAPEDANI 2

Nga Boris MISKA

Sot takova një regjizor të njohur dhe në bisedë e sipër i sugjerova xhirimin e një filmi të ri, Kapedani 2.

Je në kohë i them, skenarin do ta shkruaj unë. Po rrinte në hutim ndaj m’u desh ta kthjelloja pak. Pse Kapedani 2, i them! Sepse janë pjekur kushtet objektive, studentët janë bërë veteran e vendin po e sundojnë çupat, historia përsëritet por në trajta më komike se ajo e Bert Vërrisë. Ndiqet po ajo linjë. Kapedan 2 do ketë Sulon e vet, djalin e Sulos i cili tashmë ka vdekur. I biri i Sulos student i dhjetorit, por pas 35 vitesh tashmë i martuar dhe me fëmijë, si dhe i jati që kishte luftuar kundra turkut, sërbit, italianit e gjermanit edhe i biri mbahet pas revolucionit demokratik, dhe nga geni i të atit ka trashëguar urrejtjen ndaj grave. Në qoftë se Sulua, Kapedani nuk e pranonte emancipimin e gruas edhe i biri i tij, ish-student i dhjetorit, nuk i sheh me sy këto vajzat që sundojnë jo gjithë fushat e jetës, por tashmë vetë shtetin. Drejtojnë kudo. Filmi fillon me ëndërr, si ai i pari. Por me disa përshtatje; tash djali i Sulos fle bashkë me gruan, në një krevat dopio, të mirë komod, me dyshek Dormeo. Në ëndërr dëgjon sirena ambulancash, bori policie, sheh policë me skafandra, makina që hedhin ujë mbi turmën. Vërtitet në krevat, djersitet, skenari vazhdon, djali i Sulos vihet në krye të demostratës dhe urdhëron që djemtë me bomba Molotov të hidhen në aksion sapo ai të heqi kapelen nga koka. Arrinë kulmi, vjen çasti, djali i Sulos heq kapelen dhe e vërtitë që ta shikojnë. Skuadra nuk luan vendit. Nxehet, hip në një makinë dhe u shkon djemëve të bombave Molotov. Ata stepen kur e shikojnë dhe ngrenë supet duke u shfajsuar. Pas tyre ishte një vajzë e re, me gjoksin e madh, barrikadën e udhëheq ajo, këtij nuk ja varë më askush. Ulëret, por prap asnjë bombë Molotov nuk u hodh mbi forcat speciale. Mos u çirr kot, i thotë një student, po nga ata të dhjetorit, sepse tani kemi komandante atë studenten atje, është zgjedhur me votë të lirë. Djali i Sulos turret mbi studenten e zgjedhur me vota dhe e kap nga gjoksi, mundohet ta shtyjë, por në këtë kohë i del gjumit, ëndrra fiket dhe në moment i vjen një shpullë nga e shoqja që ulërinte prej dhimbjes sepse ai po ja shtrëngonte gjoksin fort. Kapedani ish-student i dhjetorit, i biri i xha Sulos, përfundon poshtë krevatit dhe në këtë çast futet muzika dhe titrat e filmit…

Regjizori i njohur m’u hodh në qafë, normal i kisha sjellë një fabul fantastike për të xhiruar një komedi, Kapedani 2. Jetojmë kohën e kujtimeve të protagonistve të revolucionit dhjetorist dhe të sundimit të çupave me dy-tre mastera…


Tiranë, dhjetor 2025

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *