Mustafa Qemalin e emëruan në Siri. Anglezët, me një ushtri nga India, kishin pushtuar Bagdatin dhe po avanconin drejt Mosulit. Ata po përgatisnin një ushtri në Egjipt për të sulmuar Palestinën dhe Sirinë, por duhet të ndaleshin me çdo kusht dhe Bagdati duhej të rimerrej. Enveri me Komandën e Lartë gjermane kishte dërguar general von Falkenhajn për të organizuar një forcë të re, “Vetëtimiën” siç ishte quajtur. Mustafa Qemali ishte kritik dhe i gatshëm për sherr. Ai nuk aprovoi asnjë plan të Falkenhajnit, veçanërisht, të sulmonte Bagdatin dhe të bombardonte kanalin e Suezit. Ishte i bindur se të dyja planet do të dështonte. Mosmarrëveshjet u shtuan dhe u tensionuan kaq shumë saqë Mustafa Qemali u detyrua të largohej nga komanda Enveri dhe Falkenhajni u munduan e u përpoqën që ai ta tërhiqteë mbrapsht vendimin e tij. Mustafai ishte pa një grosh në xhep dhe ia shiti kuajt Xhemalit dhe u nis me tren drejt Stambollit. Grindja midis Enverit dhe Mustafait nuk mbanin më. Për pak kohë Mustafai qëndroi me nënën në Beshiktash në një lagje në kodër matanë qytetit, por si më parë, atij iu duk e padurueshme jeta në familje. Kështu mori me qera një dhomë në hotelin “Pera Palace”, prej të cilit mund të shihte Bririn e Artë dhe Stambollin. Ngadalë dhe gradualisht urrejtja për luftën dhe gjermanët po rritej, një numër oficerësh dhe poltilitikanësh që ishin kundër Enverit filluan të grupoheshin rreth Mustafa Qemalit. Një ditë para se të nisej me mision Mustafai u paraqit tek princi i kurorës Vahedin, në pallatin e tij. Ai pasi e dëgjoi princin arriti në konkluzionin se princi nuk ishte mirë nga trutë. Ata e mëruan me një gradë më të ulët duke e emëruar gjeneral brigade, ndërkohë që ishte gjeneral divizioni. E thërret princi i kurorës në vagonin personal të trenit. Mirëpo plaku që i ishte dukur i rrejdhur kishte luajtur me maskë, sepse i duhej të fshihte ndjenjat për Enverin dhe Talatin dhe e priti me ngrohtësi Mustafain dhe shumë shpejt u bë njeriu më i besueshëm i princit. Tani ishte shansi që Mustafai të ndikonte tek princi Vahedin dhe t’i tregonte se Gjermania nuk e fitonte luftën. Në turin e Gjermanisë, Mustafai kishte mbajtur një qëndrim kritik qëllimisht ndaj Gjermanisë. Atje u pritën nga Hidenburgu në shtabin e përgjithshëm. Marshalli fliste me optimizëm për situatën duke përfshirë edhe fronti Sirian. Më pas Mustafai i tha Vahedinit të vërtetën dhe se ky ishte një bllof, dhe situate në frontin sirian nuk ishin të sakta. Në një drekë që shtroi kaizeri Mustafai pasi piu shumë shampanjë iu afrua atij dhe i tha: “Shkëlqesia Juaj, faktet që ju i ofruat dje princ Vahedinit për frontin sirian ishin krejt të gabuara. Unë e di, sepse misha aty, që divizioni i kalorsisë, që përmendet dje, ekziston veçse në letër. Megjithatë le të jetë si të jetë, a mund të më bëni një favor dhe të më tregoni në mënyrë konfidenciale se cili është objektivi juaj për ofensivën e madhe që po përgatisni”. Hindenburgu trupmadh duke injoruar plotësisht atë dhe pyetjet e tij, i dha një cigare për t’ia mbyllur gojën. Duke u kthyer nga Gjermania, “Mustafai i kërkoi Vahedinit që të kërkonte komandën e një armate. Të gjithë princat gjermanë komandojnë armata. Është fyerje që iu ka bërë Enveri që nuk jua ka propozuar këtë më parë. Pastaj më emëroni mua shefin e shtabit të Lartësisë Suaj Mbretërore”. Ditën e parë të kthimit në atdhe Mustafai filloi të bënte plane për të ardhmen. Princi e dëgjonte me vëmendje. Por krejt papritur Mustafai u sëmur keq. Ai u dobësua jashtëzakonisht dhe ndihej në një gjendje depresive dhe pesimiste. Nga Stambolli erdhi lajmi se Vahidini kishte hypur në fron pasi kishte vdekur sulltanit. Ndërkohë mori shumë letra që të kthehej. Me një sforcim të jashtëzakonshëm edhe pse nuk ishte shëruar ende u nis drejt Stambollit. Vahedini e prit me zemërgjerësi dhe i lejoj Mustafait që të shprehej hapur. Ai e zgjeroi skemën e tij. “Fatkeqësinë”, ai,- e kishin përpara. “Sulltani duhet të merrte përsipër kontrollin ekzekutiv të ushtrisë. Përderisa Enveri dhe gjermanët kishin kontrollin, sulltani ishte vetëm një emër, ishte një kukull. Ai duhet ta hiqte Enverin, t’i kthente gjermanët në shtëpinë e tyre, ta bënte Mustafa Qemalin shefin e shtabit dhe ta shpëtonte Turqinë nga rrënimi ku po shkonte. Ai duhet të hiqte dorë nga aleanca me gjermanët dhe të bënte paqe të veçuar përpara se të ishte vonë. Mustafa Qemali ishte në frontin e Sirisë kur një reshter indian, dezertor, erdhi në radhët e trupave të korpusit të 22-të dhe raportoi se sulmi i madh do të kryhej përgjatë bregut në datën 19-të. Mustafai u bind se lajmi ishte i vërtetë dhe i dërgoi gjeneralit gjerman Liman von Sandersit. Gjermani megjithatë nuk u bind. E quante indianin të future si kolonë e pestë. Mustafai ndërkohë edhe pse i sëmurë u përgatitë pa dijeninë e gjeneralit gjerman dhe i paralajmëroi të gjithë komandantët të ishin gati. Anglezët sulmuan. Mustafa Qeamli e ktheu ushtrinë në shpinën e lumit Jordan dhe u tërhoq duke luftuar ashpër, por njerëzit e tij kishin marrë fund fare. Duke mbledhur çfarë mundi, nën kontrollin e tij personal, ditën e pestë u përgatit të kapërcente Jordanin, por erdhi lajmi se njerëzit e qyteteve bregdetare ishin shpallur në favor të armikut, se anglezët ishin në Bejrut. Ndërsa trupat e rraskapitura arritën, ai i riformoi ato nëpër regjimente dhe i vuri në rresht, duke i motivuar me një frymë të re, në të njëjtën kohë, ai i telegrafoi sulltanit, duke iu lutur që Enveri dhe banda e tij të largoheshin, të formohej një qeveri e re dhe ai të bëhej ministër i Luftës. Nga Lorenci, erdhën sujgerimet, nëpërmjet arabëve, se Mustafa Qemali duhej të përdorte influencën e tij për të filluar negociatat për një traktat paqeje. Këtë ai e refuzoi. Ai donte të luftonte. Turqia u mund, por Mustafa Qemali ishte i vetmi komandant në front, i paepur, luftarak si gjithmonë, nuk do të dorëzohej kurrë. Kur anglezët donin të pushtonin Aleksandretën, ai nuk i lejoi. E urdhëroi garnizonin që të rezistonte dhe kërcënoi se do t’i sulmonte. Kur Izeti Veziri i Madh, telegrafonte urdhërin e parë dhe pastaj iu lut që t’i hapte rrugë, ai iu përgjigj: “Ne nuk duhet të përulemi. Në qoftë se ne do të përulemi, atëherë do të na asgjësojnë”. Ndërkaq në Stamboll ishte krijuar një qeveri e re. Fetiu kapiten Raufi, gjeneral Fevziu, ishin të gjithë në kabinet. Ismeti ishte thirrur për t’u bërë nënsekretar i shtetit për luftën. Mustafa Qemali ishte lënë jashtë, në harresë. Për këtë atij i erdhi shumë inat, por nuk e lëshoi veten. Kur erdhi në Stamboll armikun e gjeti të shtruar këmbë kryq: anije lufte angleze në Bosfor, fortifikata në Dardanele dhe në çdo pozicion strategjik në të gjithë Turqinë, trupat frnaceze në Stamboll, negrit senegalezët e tyre në Galllata, trupat italiane në Pera dhe poshtë nëpër hekurudha, oficerë të forcave aleate që kontrollonin policinë, xhandarmarinë, portin zbërthimin e qendrave të fortifikuara dhe çmobilizimin e e ushtrisë. Komiteti “Bashkim Përparimit” nuk ekzistonte më, Enveri, Talati ia kishin mbathur nëpër botë. Xhaviti dhe të tjerë ishin fshehur nën Tefikun, një pasha të vjetër të mbretit Abdyl Hamit, që njihej për miqësinë me anglezët, fuksiononte një qeveri që i dridheshin gjunjët dhe që i bindej me përulësi urdhrave të armikut. Së bashku me Izetin Mustafai iu vu punës për të krijuar një parti. Ishin grupime me aq shumë rryma sa njëra palë ishte me mbështetjen e anglezëve , tjetra me përkrahjen e amerikanëve, dhe të tjera me përkrahjen e francezëve dhe një tjetër me përkrahjen e miqve të Italisë. Mustafai nuk kishte aspak besim nga ndonjë ndihmë nga jashtë: turqit ose duhet të shpëtonin vetë ose do të shkatërroheshin.
Mustafai njihej si gjenerali më i suksesshëm në Turqi dhe qarkullonte opinioni se ishte mik i sulltanit. Ai kishte qenë gjithmonë në opozitë me gjermanët dhe me komitetin “Bashkim e Përparim” dhe, ndryshe nga Enveri e Talati, nuk kishte marrë arratinë për të shpëtuar lëkurën. Në pritjen zyrtare me sulltanin, Mustafai i kërkoi atij postin e ministrit të Luftës në një qeveri të fortë, që do të mund të shpëtonte Turqinë.
“Ky parlament duhet të shkrihet. Gjysma janë tradhtarë, anëtarë të ‘Bashkim e Përparim’, shokët e Enverit; pjesa tjetër janë frikacakë, nuk ka asnjë burrë me shtyllë kurrizore,” – deklaroi ai… Por sulltanit tashmë i ishte rritur mendja dhe iu përgjigj: “Ju keni influencë në ushtri. A është ushtria besnike ndaj meje?”
“Jam sapo kthyer, zotëri, nuk e di me thënë të vërtetën,” – u përgjigj i stepur Mustafa Qemali.
“Atëherë do të mbështetem tek ti dhe te influenca jote,” – i tha Vahedini.
Dikur Mustafai i kishte shërbyer sulltanit për t’i kundërvënë Enverit; tani mund t’i duhej për të kontrolluar ushtrinë. Të nesërmen sulltani e shkriu parlamentin dhe bëri Vezir të Madh dhëndrin, kunatin dhe kryekëshilltarin e tij, Feridin, duke vënë gjithçka nën kontroll. Mustafa Qemalit nuk iu dha asnjë post në qeverinë e re; përkundrazi, u akuzua se fshihej pas bëmave të sulltanit. Ai tashmë nuk kishte vend askund – i goditur nga të gjitha anët.
Me pak shokë pranë vetes, ndër të cilët më i afërti ishte kolonel Arifi, ai u emërua Inspektor i Përgjithshëm në zonën veriore dhe guvernator i Përgjithshëm i provincave lindore. E kuptoi mirë momentin, rrezikun dhe shanset. Si përfaqësues i sulltanit do të kishte një pozitë të padiskutueshme në Anadoll. Atje do të pretendonte se ishte dërguar për të shpëtuar popullin nga anglezët dhe të organizonte rezistencën. Ende kishte kohë për të shpëtuar Turqinë.
Nxitoi në shtëpi për të takuar nënën e verbër, e cila e bekoi para se të nisej. Kaloi Bosforin me Arifin dhe kolonel Refetin, të caktuar për të komanduar trupat e Armatës së Tretë. Raufi erdhi për ta përcjellë dhe solli lajmin e kobshëm se konferenca e Aleatëve në Paris kishte dërguar trupat greke për të pushtuar Smirnën (Izmirin). Ishte e qartë se armiku e kishte dënuar Turqinë me vdekje. Rezistenca, jo negociatat, ishte e vetmja shpresë.
Në Stamboll, përfaqësuesit e Aleatëve ziheshin haptas ndërmjet tyre, të përfshirë në pazare tregtare për të fituar simpatinë e turqve. Ndërkohë, turqit nisi t’u gjallëroheshin pak nga pak shpresat dhe besimi se rezistenca mund ta shpëtonte vendin. Kudo komitetet e vjetra të “Bashkim e Përparim” po ringriheshin. Në frontin e Kaukazit, Qazim Karabeqiri luftonte me gjashtë divizionet e tij të pathyeshme kundër forcave aleate dhe refuzonte të shpërndahej.
Spiunazhi, tensonet fetare dhe konfliktet midis të krishterëve e myslimanëve kishin marrë përmasa të frikshme. Komplote të shumta zbuloheshin dhe organizatorët përfundonin në burg. Flitej nën zë se dora e fshehtë dhe e matur e Mustafa Qemalit ndihej në të gjitha organizatat sekrete, por asgjë nuk dilte në sipërfaqe.
Samsuni ishte pushtuar nga anglezët. Një oficer i inteligjencës britanike e kishte vënë Mustafain nën vëzhgim dhe e ndiqte kudo. Grekët dhe armenët raportonin çdo lëvizje e bisedë të tij, madje edhe ato telefonike. Turqit kishin frikë të flisnin me të. Ai gjeti justifikim dhe e zhvendosi shtabin në Kavsa e pastaj në Amasia, thellë në brendësi, në kryqëzimin e rrugëve të Anadollit. Atje më në fund ishte i lirë nga anglezët.
Për gjashtë muaj kishte parë se si qeveritarë e ushtarakë, nën urdhrat e sulltanit dhe dhëndrit të tij Ferid, ishin kthyer në shërbëtorë të anglezëve. Në Amasia u takua me Ali Fuatin dhe Raufit dhe mbajti një mbledhje të fshehtë ku Arifi shënonte çdo fjalë. Mustafai paraqiti idetë e tij. Të gjithë ishin në një mendje: rezistenca ishte e vetmja shpresë.
Përballë Smirnës duhej ngritur çfarëdo bandes që të godisnin grekët. Nën strukturën formale të ushtrisë duhej krijuar një ushtri e re kombëtare. Kudo duhej ngritur qendra për rekrutim dhe mbledhje armësh. Ali Fuati u caktua të komandonte Perëndimin, Qazim Karabeqiri Lindjen dhe Mustafa Qemali Qendrën.
Kur erdhi çasti për t’u marrë me politikë, Raufi dhe Refeti nuk ishin dakord me pikëpamjet e Mustafait; prandaj u vendos të thirrej një kongres delegatësh përfaqësues të të gjithë Turqisë, në Sivas, sa më shpejt. Mustafai nisi menjëherë punën. Udhëtonte pa pushim, mbante fjalime, mobilizonte oficerët e papunë që prej shpërndarjes së ushtrisë.
Armiqtë synonin ta shkatërronin Turqinë. Plani i tyre ishte krijimi i një shteti grek në zonën e Samsunit; fshatrat ishin të mbushura me agjentë të patriarkut grek. Mustafai po i frynte prushit të zemërimit. Ndërkaq erdhi lajmi se grekët në Smirnë po digjnin fshatra e po masakronin turqit. Një valë zemërimi po përfshinte vendin dhe u jepte njerëzve energji të reja.
Sulltani u tërbua kur mësoi se turqit po përgatiteshin të rezistonin. Mustafai kishte përdorur emrin e tij për t’i inkurajuar dhe u thirr të kthehej menjëherë për të raportuar. Ai e refuzoi kategorikisht urdhrin:
“Do të qëndroj në Anadoll, derisa kombi të fitojë pavarësinë.”
Sulltani e shkarkoi nga detyra dhe dërgoi urdhër që askush të mos i zbatonte më komandat e tij. Në këtë rrëmujë erdhi edhe urdhri që Qazim Karabeqiri të arrestonte Mustafain. Por ai hezitoi. I kishte dhënë fjalën se do t’i qëndronte pranë atij dhe Raufit. Vendosi të qëndronte në krah të tyre dhe të popullit.
Në Kongresin e Sivasit, delegatët erdhën nga të gjitha trevat, natën, të maskuar, përmes shtigjeve malore. Qeveria qendrore kishte urdhëruar policinë t’i pengonte. Mustafa Qemali i shpëtoi arrestit për çështje orësh. Në Erzurum e Sivas, ku kishte trupa të rregullta, ai ishte i sigurt.
Delegatët ishin të paqartë. Shumëkush e shihte rezistencën kundër anglezëve si të pamundur. Por Mustafai punoi pa pushim me ta, me një durim që zakonisht nuk e kishte. Elokuenca e tij buronte nga bindja e misionit: shpëtimi i Turqisë. Personaliteti i tij dominoi kongresin.
Një urdhër i sulltanit për të mobilizuar kurdët për të sulmuar Sivasin i dha atij mundësinë të vepronte. Ai dërgoi trupa të rregullta në Malatia dhe i shpartalloi. Me oratori të fuqishme dhe duke shfrytëzuar çdo zemëratë të vogël që ta kthente në një urrejtje të madhe, ai i fitoi deputetët, të cilët votuan njëzëri për rezistencë. U hartuan termat e paqes për të cilat do të luftonin dhe u quajtën “Pakti Kombëtar”.
U zgjodh një komitet ekzekutiv, një qeveri provizore e pavarur nga ajo e Stambollit. Kryetar u bë Mustafa Qemali. Masa e parë ishte marrja nën kontroll e telegrafit, shkëputja e Stambollit nga vendi, transferimi i të ardhurave dhe zëvendësimi i nëpunësve me njerëz të besueshëm. Kongresi u transferua në Ankara.
Në parlamentin turk, sapo u mblodh, pati mocion që ai të kthehej në Stamboll dhe Kongresi të shpërndahej. Mustafai i kundërshtoi me forcë:
“Donit të ishit nën thundrën e të huajve? Anglezët janë ende zot të situatës. Mund t’ju arrestojnë. Parlamenti duhet të jetë në Ankara, i lirë dhe i pavarur.”
Deputetët nuk e dëgjuan. Ai vendosi të mos merrte pjesë, nuk donte të ishte pjesë e kësaj marrëzie.
Në 16 mars 1920 anglezët pushtuan Stambollin, arrestuan deputetë – mes tyre Raufi dhe Feti – dhe udhëheqës nacionalistë. Të tjerët u fshehën ose u arratisën në Anadoll. Halide Edip Adnë e burri i saj u arratisën në Ankara. Sulltani shpalli një dekret solemn duke e shpallur Mustafa Qemalin dhe përkrahësit e tij të paligjshëm, i ç’myslimanizoi dhe i dënoi me vdekje. Kush i vriste do kryente një “detyrë të shenjtë”.
Lajmet ishin të këqija. Grekët avanconin nga Izmiri, duke djegur e vrarë. Francezët përparonin nga jugu. Agjentët e sulltanit kishin ngritur kurdët në revoltë. Vendi dukej si në prag të shkatërrimit.
Mustafa Qemali, i heshtur, me pallton gri, festen prej astragani të rrasur në ballë, fytyrën e zbehtë e vijëzuar dhe vështrimin e thellë, ishte një gjeneral pa ushtri, kryetar i një ushtrie të përkohshme pa para e pa mjete. Diku larg hungërinte një ujk i murmë nën dritën e hënës. Ky zë i thellë i preu heshtjen. Ai u drodh, sikur e prishi qëndrimin e ngurtë, ashtu si kafshët e egra që shkundin trupin, dhe lëshoi një hungërimë.
Ujku i Murmë i Ankarasë po hakërrehej…
(vijon…)
Timoleo Guri