
Figurat e shquara të artit botëror me origjinë shqiptare janë të shumta dhe në mes tyre hyn edhe fotografi Gjon Mili i lindur më 28 nëntor 1904 dhe i ndarë nga jeta në vitin 1984. Për jetën e tij kanë shkruar mediat botërore dhe enciklopeditë e artit. Mili lindi në Korçë dhe në moshën katër vjeçare u gjend me familjen në Rumani, pikërisht në Bukuresht. Në të gjithë rrugëtimin e tij shkollor ai kishte qenë një nxënës i shkëlqyer dhe me ndihmën e prindërve e përvetësoi në mënyrë të kënaqëshme me të shkruar dhe të folur gjuhën shqipe. Në moshën 19 vjeçare me ndihmën e dajës së tij ai emigron në Amerikë. Qysh në dy vitet e para të qëndrimit në Boston në shtetin e Masaçusestit ai kërkonte të vazhdonte studimet e larta në degën elektrike, për të siguruar karierën e inxhinierit elektrik. Me pasion filloi të studionte në Institutin e Teknologjik në Masaçusestit. Sapo kishte filluar të merrej me artin e fotografisë dhe kërkesave për inxhinierin elektrike iu shtua edhe marrja e leksioneve për optikën. Në kushte e një shoqërie të egër për mbijetesë të kishe passion dhe ëndrra dukej diçka e papranueshme, por ai me kërkesë ndaj vetes dhe ambincioz i hyri botës së fotografisë dhe vendosi ta ketë profesionin e jetës. Fotografia e futi në botën e artit dhe si një i ri i dashuruar me artin e kinematografisë u bë pjesë e një shoqërie me artistët më të njohur të kohës në Amerikë. Pasionet e tij për filmin teatrin, kinematografinë, muzikën simfonike e popullore, balei, piktura dhe sportet krijuan një botë artistike të përmbushur, të cilën e shprehte nëpërmjet fotografisë. Portrete që e frymëzonin ishin nga kjo sferë e jetës, vetëm se ai kishte zbatuar një teknikë të “ngrirjes” dhe ultra të “shpejtë”. Tek inxhinieri Gjon Mili shpikja e Profesor Harold. E. Exhertoni, i cili e përdori elektricitetin në një formë të ndryshme (në shndërrimin e elektricitetit në energji ndriçuese). Profesor Exhertoni energjinë ndriçuese e provoi ta përdorte për të realizuar fotografi të shkëputura nga çastet e lëvizjes së trupave, nëpërmjet një aparati të quajtur stroboskop e të një blici elektronik të shpikur po prej tij. Stroboskopia është mënyra e marrjes përmes shkrepëtimave, blicesh të njëpasnjëshme të pandërprera të lëvizjes së një trupi. Gjon Mili fotograf ishte i pari që e zbatoi me sukses këtë lloj teknike dhe për këtë fakt shkruajnë revistat më prestigjoze të shkencës dhe të artit. Revistat e ilustruara të kohës si Life, Rivier, Prades, Hollivud, më të mëdhat, e më të njohurat në botë, nxitojnë të botojnë realizimet fotografitë të tij, shoqëruar me shkrime të gazetarëve më me emër, të cilët nxirrnin në pah vlerat e jashtëzakonshme të frymëzuara nga shqiptari. Atë e quajnë shqiptari që mahiniti botën. Mili shkoi me punë në Paris, Romë Athinë, Dublin, Berlin, Vencia ku ka fotografoi figurat më të mëdha të kohës. Kulmin e tij e pati në vitet 1955. Ekspozitën e parë formale e hapi në vitin 1934. Ekspozitën e parë profesionale e hapi me emrin “Vallëzim mnë Lëvizje”. Thuhej për Exhertonin që “ngriu në ajër zogj si kolimbrin”; po për Gjon Milin thoshnin se kishte “ngrirë predhën e një topi aeroplani”. Kjo bëri bujë të madhe që tregonte se Gjon Mili ishte njëkohësisht, shkencëtar edhe artist. Në kujtimet e tij ai shkruan: “Nuk kaloi gjatë dhe unë zbulova se njohuritë që kisha fituar për fotografinë në institute do të më hynin në punë për të realizuar një ndriçim fotografik të efektshëm me burimet e dritës artificiale, që po përdoreshin në fotografitë me “veprim të ndaluar”. Eksperimentimi im i parë në regjistrimin e një objekti lëvizës me llambë fotoflesh me fletë alumini (të sapo mbritura nga Gjermania menjëherë pas shpikjes më 1931) ishte fotografia e Margaret Aues duke luajtur në violinçel. Ajo u realizua duke ndezur një llambë gjatë lëvizjes së oburatorit. Figura duket shumë tëheqëse, por unë do të doja të ishte edhe më e theksuar. Nevoja për këtë theksim e qartësim e cila në fund të fundit është një kërkesë primare e fotografisë çoi në zhvillimin e sinkronizatorëve që bëjnë të mundur ekspozime fotoflesh nga 1/100 deri 1/250”
Ishte koha kur ende s’ishin vënë në përdorim të gjerë llambat me shkreptim të fuqishëm, blicët. Një gjë e tillë pritej. Veç dispozitivëve për ndezjen e pluhurit të magnezit, fotografët nisën të përdorin llambat e qumështit 500-1000Ë. Në mars të vitit 1937 Gjon Mili me profresor Exhertonin floën në një simpozium në Institutin T.M mbi ndriçimin në fotografi. Mili foli për burimet e ndriçimit artificial dhe Exhertoni diskutoi mbi fleshin e tij elektronik në 1/100 000 e sekondës. Exhertoni e pyeti Gjon Milin: Sipas mendimit tënd ç’mund të bëjmë me këtë burim drite? Mili iu përgjigj:” Ma jep dhjetë herë më tepër këtë dritë dhe unë ika nga Uestinghauzi”. Kanë mbetur në të gjithë historitë e fotografisë botërore disa nga fotografitë e Gjon Milit si “Lëvizjet e një balerine të para nga objektivi i stroboskopit vetëm me një skrehje. “Fiksimi i lëvizjeve të dy skermistëve”. Llambushka e vendosur në majë të armës sportive lejon regjistrimin e pozicioneve në sfondin e errët. “Bukuria e lëvizjes” etj…


Ana tjetër e Gjon Milit ka pasur kontakte të përhershme me Faik Konicën të cilin e çmonte shumë për vlerat atdhetare dhe intelektuale Ai hapi ekspozitën e parë jashtë Amerikës në vitin 1946. Gjon Milit në vitit 1946 në Paris e inauguroi me entusiazëm filozofi e shkrimtari i madh Zhan Pol Sartri. Midis të tjerash ai ka shprehur këtë konsideratë: “Për atë ka një pafundësi mënyrash të fotografuari, siç është pafundësia e gjërave që na rrethojnë Nga vitet 1970 deri thuajse në fund të jetës Gjon Mili e nënçmoi interesin e opinionit rreth tij, revistat filluan ta harronin. Më 1980, me rastin e 75-vjetorit të lindjes, në Nju Jork u çel ekspozita retrospektive me 140 punime të tij dhe Shoqata e Grafistëve të Nju Jorkut botoi librin autobiografik të pregatitur ngs vetë ai: “Gjon Mili Photographs & Recollection”, libri më përfaqësues, ku përfshihet një pjesë e krijimtarisë dhe kujtimet e refleksionet estetike të piktorit për fotografinë dhe artin.

(Pikaso – fotografuar nga Gjon Mili)
Timoleo GURI