Fitore në futboll dhe një ditë më pas njerëz që po shijojnë ende fitoren nga nata e mbrëmshme deri nën përkëdhjeljen e një dielli rezatues si asnjëherë. Qofshin të bekuar ata që e prunë këtë ditë feste kaq të pamat. Një ndeshje dhe shikoni sa e bukur nis dita. Adrenalina e fitores na jep shpresa. Fati i përkëdheli të dyja ekipet. Falenderojmë arbitrimin korrekt dhe me nivel të rumunit. . Bajrami nuk duhej ta humbiste atë gol, dhe pse është profesionist, nuk duhej ta gjuante atë top me inat personal. Në qoftëse Manaj mbeti 3 muaj pa gjumë, kur humbi penalltinë në Tiranë ndaj Serbisë, Bajramit do t’i rri mendja aty, ke ajo gjuajtje e fortë, që në vend të shkonte topi në rjetë për gol e priti portieri serb, ndoshta me vite. Na duhej ai gol, që kur të ndeshemi herë tjetër me serbët, ta kujtojnë gjatë këtë humbje. Silvinjo trajner i nivelit botëror, i cili ua theu hundët të gjithëve atyre që flasin si laraska pa bisht, dhe i fusin hundët, për të kryer ritualin e gazetarëve të kazanit. Silvinjo duhet dekoruar dhe siç e patë, ai me gjakftohtësi olimpike u tha lojtarëve tani fillon gara drejt botërorit. Por vetëm trajner të tilll si Silvinjo dha mesazhin se futbolli është një lojë që i bashkon popujt dhe i shtonë marrëdhëniet midis tyre. Lojtarë e tifozat shqiptarë, jemi rritur e maturuar, dhe s’kemi pse biem viktima të emocioneve. Profesionalizëm nga lojtarët dhe sinergjinë e tifozerisë shqiptare tash e tutje duhet ta lexojmë më mirë. Duhet pjekuri për të administruar këtë fitore, për të treguar se nuk kemi ardhur rastësisht këtu. Një 11-tëshe me lojtar të motivuar dhe me përvojë në lojra, ku nuk duhet vetëm përgatitje e lartë fizike dhe talent, por mbi të gjitha përvojë dhe përgatitje psikologjike, e cila vjen nga numri i ndeshjeve me ekipe të rëndësishme në kampionatet ku ata aktivizohen. U luajt me një katërshe me profil sulmues, qysh në minutat e para dhe kjo e mbajti ekipin serb në vigjilencë e të tërhequr në mbrojtje. Mbrojtja shqiptare si rrallëherë e mbanë topin dhe e lidh lojën me të gjithë repartet. Mesfusha me dy marshe e cila dha shpirtin e saj në çdo dyluftim për topin e parë, ndihmoj sulmin dhe mbrojtjen pa u lodhur. Portieri i përqëndruar dhe i dha autoritet ekipit me kapjet e topit, qysh në goditjet e para nga këndi të ekipit serb. Rroftë shqiptaria kudo në botë, nuk është thjesht një urim, por pjesë e ndërgjegjes kombëtare që na mbështjell me mantelin e një gëzimi të merituar të cilin e përpunuam në dekada si ëndërr dhe po e prekim tani si realitet.
Trifon Dafa