Crispi kishte origjinë të pastër arbëreshe.
Ai ka qenë per 6 vite Kryeminister i Italisë (1887- 1891 dhe 1893-1896).
Palazzo Adriano, është një vendbanim i rëndësishëm i arbëreshëve në Itali. (Kjo, edhe sipas ligjit 482/99 të legjislacionit italian.)
Nga ky qytet i vogël e ka origjinën edhe Francesco Crispi (4 TETOR 1818 – 12 gusht 1901), kryeministri i parë italian që vinte nga Italia e Jugut.
Shumë i famshëm… E kane krahasuar edhe me Bismarkun dhe Gladston.
Gjithashtu, duke qenë shumë autoritar, është konsideruar edhe si paraardhësi i Benito Musolinit.
Kjo ishte edhe aresyeja që gjatë periudhës së komunizmit emri i tij nuk është përmendur asnjëherë në Shqipëri.
Crispi kishte origjinë të pastër arbëreshe. Në një telegram të vitit 1895 (kur ishte kryeministër), për çështjen shqiptare ai ka folur për origjinën e tij:
“Nga zemra dhe nga gjaku jam nje shqiptar dhe gjithashtu nje italo-shqiptar nga Siçilia”.
Palazzo Adriano, vendlindja e tij por edhe poetit të madh Gavril Dara i Riu, lidhet edhe me filmin më të madh Italian të 50 viteve të fundit… “Kinemaja e re Parajsa” të Giuseppe Tornatores.
Pjesë të këtij filmi janë xhiruar në Palazo Adriano, ku ende arbereshët “bëjnë ligjin”… Pjesa tjetër në Bagheria, vendlindjen e Tornatores…
– A mund të ketë ndonjë lidhje në prejardhjen e regjizorit të famshëm italian Palazzo Adriano me Bagheria-n?
Saimir KADIU