
Zëri dhe shpirti i artit skenik shqiptar
Në historinë e artit shqiptar, emri i Drita Pelingut mbetet i pashlyeshëm. Ajo nuk ishte thjesht aktore, por një institucion më vete i teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Me një karrierë që shtrihet mbi gjysmë shekulli, Pelingu mishëroi në skenë dhe në ekran një gamë të gjerë rolesh, duke e ngritur artin skenik në nivelet më të larta.
“Zonja e madhe e skenës shqiptare”, siç e quanin shpesh, u bë simbol i forcës artistike, i pasionit për profesionin dhe i përkushtimit ndaj publikut. Zëri i veçantë, interpretimi i fuqishëm dhe prania e saj karizmatike e bënë të paharrueshme.
Drita Pelingu nuk ishte vetëm aktore, ajo ishte mësuese, frymëzuese dhe model për brezat e rinj të aktorëve. Mbeti deri në fund të jetës së saj e lidhur me skenën, duke treguar se arti nuk është një profesion i zakonshëm, por një mision jetësor.
Aktorja e madhe u nda nga jeta më 2 tetor 2013, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar që vazhdon të frymëzojë edhe sot.
Në këtë ditë kujtese, kujtojmë jo vetëm rolet e saj të mëdha, por edhe mesazhin që ajo la pas: “Arti jeton për aq kohë sa ka njerëz që e ndjekin me shpirt dhe përkushtim.”
Drita Pelingu nuk u shua me largimin e saj fizik, ajo vijon të jetojë në kujtesën e skenës, në kinemanë shqiptare dhe në zemrat e atyre që e duartrokitën me respekt dhe adhurim. Çdo rol i saj është një testament artistik, çdo fjalë e shqiptuar me atë zë të fuqishëm, është një thirrje që arti të mbetet i pastër, i madh dhe i përjetshëm.
Nga Borea Lisi