Monday

27-10-2025 Vol 19

Shtetarët, udhëheqësit, burrat e shtetit dhe profeti

Shtetarët, udhëheqësit, burrat e shtetit dhe profetiNë librin e Henri Kisinger me titull: “LIDERSHIP” (Gjashtë studime në strategjinë botërore), të sapo dalë në libraritë e Tiranës, është përcjell një tejkqyrje prej diplomati të nivelit shekullor, një panoramë e indicies së Lidershipit në politkë, si kumt i rëndësisë së individit në shoqëri. Në këtë libër kurëzohen me sukses faqe që trajtojnë udhëheqës të cilët, në garën e pafund midis vullnetit dhe të pashmegmes, kuptuan se ajo që duket e pashmagshme, bëhet e tillë nga ndërmjetësi njerëzor. Ata ishin të rëndësishëm si udhëheqës, sepse ditën të kapërcenin rrethanat që trashëguan, duke i shpënë kësisoj shoqëritë e tyre në kufijtë e së mundshmes. Sipas Henri Kisingerit: – Shtetarët largpamës e kuptojnë se kanë detyra thelbësore. E para është të mbrojnë shoqërinë e tyre, më tepër përmes shfrytëzimit të rrethanave sesa mos mbingarkimit prej tyre. Udhëheqës të tillë përfaqësojnë ndryshimin dhe përparimin, duke u siguruar që shoqëria e tyre të ruajë ndjenjën thelbësore rreth vetes përmes evolucioneve që këta udhëheqës nxisin brendapërbrenda shoqërisë. Detyra e dytë është që udhëheqësi ta zbusë vizionin e tij pjekurinë dhe kujdesin, duke pasur një ndjesi kufijsh. Udhëheqës të tillë marrin përgjegjësi, jo vetëm për rezultatet më të mira, por edhe për ato më të këqija. Ata kanë prirjen të jenë të vetëdijshëm për shumë shpresa të mëdha që nuk janë realizuar, për qëllimet e panumërta njërëzore të egoizmit, të urisë së pushtetit dhe dhunës. Në këtë përkufizim të udhëheqjes, shtetarët kanë prirjen të ngrenë gardhe kundër mundësisë që edhe vetë planet më të mira mund të dështojnë, ose që edhe fomulimi më i rrejdhshëm mund të fshehë motive të mëtejshme. Zakonisht ata janë dyshues ndaj atyre që personalizojnë politikën, sepse historia na tregon se sa të brishta janë strukturat që varen kryesisht nga një njeri i vetëm. Si njerëz ambiciozë, por jo revolucionarë, ata punojnë Brenda asaj që perceptojnë si thelb i historisë, duke i çuar shoqëritë e vetë përpara, ndërsa i shohin institucionet e tyre politike dhe vlerat themelore si një trashëgimi që do t’u përcillet brezave të ardhshëm. Udhëheqësit e mençur që sillen si burra shteti të denjë, e kuptojnë kur rrethanat e reja kërkojnë që institucionet dhe vlerat e tanishme të kapërcehen. Ata gjithashtu e kuptojnë se, në mënyrë që shoqëritë të lulëzojnë, duhet që ndryshimi të jetë brenda kufijve që shoqëritë mund të përballojnë. Burra të tillë shteti përfshijnë udhëheqësit e shekullit XVII, të cilët formuan sistemin shtetëror vestfalian, si dhe udhëheqësit europianë të shekullit XIX, si Palmerston, Gledstoun, Dizreli dhe Bismarku. Në shekullin XX, Teodor dhe Franklin Ruzvelti, Mustafa Kemal Ataturku, Javaharlal Nehru kanë qenë të gjithë udhëheqës, të nivelit të burrit të shtetit. Lloji i dytë i udhëheqësit, ai i vizionarit ose profetit, i trajton institucionet mbizotëruese, më pëak nga një perspektivë e së mundshmes, sesa nga një vizion i së domosdoshmes. Udhëheqësit profetikë i paraqesin vizionet e tyre transcedente si provë se kanë të drejtë. Të dëshiruar për një pëlhurë të pastër mbi të cilën të hedhin krijimet e tyre, ata shohin si detyrë kryesore fshirjen e së kaluarës, duke përfshirë thesaret, së bashku me kurthet e saj. Vyrtyti i profetëve është se ata ripërcaktojnë atë çka duket e mundshme; “ata janë njerzit e paarsyeshëm” të cilëve Xhorxh Bernart Show u dha meritën”për të gjithë përparimin”. Me besimin në zgjidhjet përfundimtare, udhëheqësit profetikë kanë prirjen të mos i besojnë gradualizmit, duke e parë atë si koncesion të panevojshëm ndaj kohës dhe rrethanave; qëllimi i tyre është të kapërcejnë status quonë, në vend që ta menaxhojnë atë. Akhenaten, Zhan D’Ark, Robespieri, Lenini dhe Gandi, janë ndër udhëheqësit profetikë të historisë. Vija ndarëse midis këtyre dy mënyrave të udhëheqjes mund të duket absolute, por nuk është e papërshkueshme. Udhëheqësit mund të kalojnë nga një mënyrë në tjetrën, ose të marrin hua nga njëra mënyrë, ndërkohë që ndjekin kryesisht metodat e tjetrës. Çërçilli në “vitet e çmendurisë” së tij dhe De Goli, si udhëheqës i Francezëve të Lirë, gjatë këtyre fazave të jetës së tyre i përkisnin kategorisë profetike, ashtu sikurse Sadati pas vitit 1973. Në praktikë, secili nga gjashtë udhëheqësit e paraqitur në këtë libër, do të arrinte një sintezë të dy prirjeve, ndonëse duke anuar drejt vetive të burrit të shtetit. Për njerëzit e Lashtësisë, një përzierje e përsosur e dy stileve, do të ilustrohej në udhëheqjen e Themistokiut, udhëheqësi athinas që shpëtoi qytet-shtetet greke nga pushtimi i Perandorisë Perse. Thukididi e përshkruan Themistokliun si “njeherazi gjykatësin më të mirë në ato kriza të papritura që lejojnë pak apo aspak reflektim, dhe profetin më të mirë të së ardhmes, madje edhe të mundësive të saj më të largëta”. Pikëtakimi midis dy mënyrave të udhëheqjes është shpesh jo përfundimtar dhe acarues, gjë që rezulton nga matjet e ndryshme të suksesit që ka secila: prova e burrave të shtetit është qëndrueshmëria e strukturave politike nën efektin e tensionimit, ndërsa profetët i vlerësojnë arritjet e tyre përkundrejt standartesh absolute. Nëse shtetari apo burri i shtetit i vlerëson rrugët e mundshme të veprimit, duke u mbështetur më tepër në dobinë sesa në “të vërtetën” e tyre, profeti e konsideron këtë qasje si sakrilegj, si një triumf të përshtatshmërisë mbi parimin e përbotshëm. Për burrin e shtetit, negocimi është një mekanizëm stabiliteti; ndërsa për profetin, ai mund të jetë një mjet për konvertimin ose demoralizimin e kundërshtarit. Dhe nëse, për shtetarin, ruajtja e rendit ndërkombëtar tejkalon çdo mosmarrëveshje brenda tij, profetët udhëhiqen nga objektivi dhe vullneti për përmbysjen e rendit ekzistues. Të dyja mënyrat e udhëheqjes kanë qenë transformuese, sidomos në kohë krize, ndonëse stili profetik, si përfaqësues i periudhave të ekzaltimit, zakonisht ka sjellë shpërbërje dhe vuajtje më të mëdha. Çdo qasje ka edhe armikun e saj. Ai i burrit të shtetit është ekuilibri, ndonëse ai mund të jetë kusht i stabilitetit i një përparimi afatgjatë, nuk siguron hov. Ndërsa për profetin, rreziku është që një gjendje ekstaze mund të kredhë njerëzimin në pafundësinë e një vizioni, duke e rekrutuar individin në thjesht një send, përfundon Henri Kisinger

Timoleo Guri

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *