Monday

27-10-2025 Vol 19

Avni Berisha sërish mes elitës botërore të shkencës

Prof. Avni Berisha, pedagog në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, në Universitetin e Prishtinës, është përfshirë përsëri në listën prestigjioze të dy përqindëshit të shkencëtarëve më të cituar në botë. Renditja u publikua nga Universiteti i Stanfordit në SHBA.

Ky sukses vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm për afirmimin ndërkombëtar të Berishës, por edhe të vetë Universitetit të Prishtinës dhe fakultetit ku ai punon e zhvillon kërkime shkencore.

Renditja e Stanfordit përgatitet në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Elsevier”, e njohur si një nga më prestigjiozet në botë për botime shkencore. Ajo mbështetet në të dhënat e platformës ndërkombëtare “Scopus” dhe përfshin mbi 100 mijë shkencëtarë nga e gjithë bota. Vlerësimi bëhet duke analizuar ndikimin e citimeve gjatë gjithë karrierës dhe për një vit të vetëm, në 22 fusha kryesore dhe 174 nënfusha shkencore.

Prof. Berisha ishte pjesë e këtij klasifikimi edhe vitin e kaluar, duke dëshmuar vazhdimësinë e punës së tij kërkimore dhe ndikimin që ajo ka në botën akademike ndërkombëtare.

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *