Monday

27-10-2025 Vol 19

Në Kalendarin e Kujtesës. Për të kujtuar ata që folën me jetën e tyre, kur fjala nuk mjaftonte. Rekuiem për Dedë Gjo Lulin

Hero i Malësisë, dëshmor i Atdheut

Në heshtjen e thellë të maleve të Hotit, ende kumbon zëri i Dedë Gjo Lulit, prijës i çetës, burrë i besës, gur themeli i qëndresës shqiptare. Ai ishte një emblemë e gjallë e një populli që kërkonte dritën, përtej errësirës së perandorisë së vjetër.

Dedë Gjo Luli lindi nga gjiri i një toke të lyer me gjak dhe nder, në Malësinë e Madhe, ku liria nuk negociohej dhe flamuri nuk përkulej. Ai i dha zë pushkës dhe shpirt kryengritjes, në një kohë kur frika mbyste zemrat dhe pushtuesi kishte rrënjosur errësirën mbi çdo prag shqiptar.

Në vitin 1911, nën udhëheqjen e tij, malësorët ngritën flamurin e Skënderbeut në majën e Bratilës në Deçiq, për herë të parë pas shekujsh robërie. Ishte ai momenti i shenjtë kur u ringjall shpresa e një kombi. Flamuri u valëvit, jo si simbol rebelimi, por si amanet i një historie që refuzonte të vdiste.

Nuk e kërkoi kurrë lavdinë, nuk deshi kurorë, as tituj, deshi vetëm një Shqipëri të lirë, të bashkuar dhe të pavarur dhe për këtë, u vra pabesisht nga forcat osmane, më 24 shtator 1915.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Atdheu nuk i harron bijtë që i dhanë gjithçka, por nuk i kërkuan kurrë asgjë.

Nga Borea Lisi

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *