Monday

27-10-2025 Vol 19

Voskopoja shqiptare në shkëlqimin dhe rënien e saj

Në këtë libër profesor Pëllumb Xhufi tregon një vend si Shqipëria po aq të integruar me Evropën të cilën sot po e kërkojmë me fener në dorë, sikur jemi aq larg saj, me të cilën, nuk na lidhë as toka dhe as deti. Profesor Xhufi me fakte dhe me një devocion shkencor nxorri nga pluhuri “një dosje të fjetur”, me rëndësi të veçantë mes tyre veçanërisht “Kodiku i Manastirit të Shën Prodronit, ku për tre shekuj me radhë, XVI-XIX, murgjit e atij manastiri kanë regjistruar ngjarjet dhe personazhet që kanë shënjuar historinë e qytetit të Voskopojës. Përmbajtja e Kodikut rrëzon mitin e “ishullit grek të Voskopojës”, kinse të rrethuar e të lakmuar nga një mjedis i huaj, i egër e armiqësor shqiptar, mit që kanë ndërtuar me durim brezni të tëra ustallarësh grekë të historisë. Në këtë kuptim shkruan Xhufi: -“Interesimi i jashtëzakonshëm për Voskopojën është larg së qeni një interesim i sinqertë shkencor. Rrallëherë, një historiografi e huaj siç është para së gjithash rasti i historiografisë greke, ka investuar aq shumë dhe aq gjatë në historira lokale shqiptare, siç ka vepruar në rastin e Voskopojës apo Himarës, njëra në skajin lindor, tjetra në atë perëndimor të kurimit të Shqipërisë, për të afirmuar tezën e ashtuquajturit “helenizëm” i Shqipërisë. Mungesa e një analize integrale, mbi të gjitha mungesa e papërligjur e një analize serioze të faktorëve përcaktues ekonomikë e socialë të brendshëm, ka bërë që histororiografia për Voskopojën të mbete sot e gjithë ditën pre e legjendave të mbjella në të kaluarën, në kohën kur historia shkruhej sipas kërkesave të politikës. Nuk është një rastësi, që kjo lloj historiografie ideologjike mbi Voskopojën ka anashkaluar, injoruar dhe, kur i është dashur, edhe e ka shtrembëruar lëndën e madhe dokumentare që ekziston sidomos për periudhën më i të interesante të saj, nga gjysma e shek.XVII në gjysmën e shek. XVIII, kur u konsumua si shkëlqimi, ashtu edhe rënia e qytetit. Mbi të gjitha është anashkaluar, injoruar dhe në ndonjë rast është shtrembëruar vetë “rrëfimi i Voskopojës”, historia e qytetit e shkruar në faqet e harruara të Kodikut të manastirit të Shën Prodromit. Mitropoliti i Ksanthit. I. Martiniani, i bëri një shërbim të paçmuar historisë, historisë së qytetit të tij në veçanti. kur në vitin 1939 e bëri të njohur përmbajtjen e këtij kodiku, në një botim që, nisur nga mangësitë editoriale e nga komentet e papërpunuara të tij, mund të quhet së paku një botim i nxituar. Por nxitimi ishte shpëtimtar, sepse vetëm disa vjet më vonë. në 1943, kodiku do të digjej, bashkë me manastirin. Kodiku i Shën Prodromit nuk ështl thjesht njl krinik ngjarjesh e paradë personazhesh të fiksuara e paradë personazhesh të fiksuara nga dora e kujdesi i murgjve të manastirit. Aty sillen e integrohen edhe ato pak dokumenta autentike në zotërim të manastirit, që i japin rrëfimit besueshmërinë historike. Nga ana tjetër, përmbajtja e Kodikut të Shën Prodronit, e parashtruar sipas një rendi kronologjik, nuk ka të bëjnë me Voskopojën. Personazhet. Ngjarjet dhe personazhet e këtij qyteti, vendosen shpesh në një kontekst më të gjërë, ballafaqohen me ngjarje e personazhe të njëkohshëm nga trevat e tjera shqiptare, ballkanike e europiane. Voskopoja, pra, jo si një rrëfim, por si një dëshmi, jo si një “ishull”, por si pjesë integrale e një sistemi krahinor, rajonal, perandorak dhe evropian, ku fatet e gjithsecilit ishin të ndërthurura e të ndërvarura.


Nga Timoleo GURI

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *