Monday

27-10-2025 Vol 19

Udhëtarët anglezë në pashallëqet shqiptare (Pjesa III)

(Teodor Kolokotroni)

Karakterin autonom dhe gati të pavarur të pashallëkut të Janinë, udhëtarët anglezë e vinin re dhe në organizimin e tij të brendshëm. Ali Pashë Tepelena ndërtoj një apparat shtetëror të centralizuar, kështu udhëtarët anglezë panë tek Aliu sundimtarin despot, i cili përfaqësonte pushtetin ekzekutiv dhe atë legjislativ. Sundimtari i Janinës ndihmohej nga një këshill i lartë që përbëhej nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë etj, si dhe Thanas Vaja, Jusuf Arapi, Meço Bono, Tahir Pashës “divan”.  Për të mbështetur realizimin e fuksioneve kryesore shtetërore të pashallëkut të tij, Ai Pasha kishte organizuar forcat e armatosura. Unë s’kam dyshim se Aliu mund të ngrejë një ushtri prej 30 mijë vetësh njofton dr. Hollandi. Kjo ushtri ishte shpërndarë në snjësi të vogla nëpër rajone, qytete dhe fshatra të ndryshme të pashallëkut të tij dhe bëhen nja 10 mijë vetë. Ndërsa në Janinë dhe rreth oborrit të tij, arrijnë mesatarisht në 4-5 mijë veta. Oficerët e Aliut mbahen në rregullin më të madhë të mundshëm. Megjithatë theksojnë udhëtarët anglezë, ai mbante marrëdhënie të afërta me vartësit e tij, dhe kjo u ka bërë mjaft përshtypje atyre. Aliu sipas Holland kujdesej pa reshtur për shpirtin luftarak të ushtrisë së tij, duke parasysh që u dërgonte rregullisht rrogat, dukuri jo e zakonshme në Perandorinë Osmane. Krahas këmbësorisë një rol të veçantë lunate edhe kavaleria me të cilën Myftari shpartalloi francezët në Prevezë, si dhe arma e artilerisë. Kalaja e Gjirokastrës kishte 85 topa, psh bombardoi kalanë e Beratit, tmerroi Ibrahimin dhe e bëri të dorëzohej. Flota detare e Aliut ishte e vogël, siç na njoftojnë udhëtarët anglezë, megjithatë ai bënte përpjekje për ta rritur atë. Ali Pasha organizoi për herë të parë në Shqipëri dhe Turqi, policinë, e cila nëpërmjet shefit të saj Tahir Abazi, varej drejtpërdrejt nga veziri. Ali Pasha mundi të organizoj një rjet agjenturor në tërë Turqinë evropiane dhe jashtë saj. Vend të rëndësishëm në aparatin shtetëror të Ali pashë Tepelenës zinte edhe organizimi gjyqësor, ku vendimet gjyqësore apeloheshin në Janinë dhe jo në Stamboll dhe ku ai përfaqësonte shkallën e fundit të drejtësisë. Në planin e jashtëm është e vërtetë se Fuqitë e Mëdha evropiane, për shumë arsye, nuk e njihnin zyrtarisht autonominë e pashallëkut të Janinës, por sipas njoftimeve të udhëtarëve anglezë “Në oborrin e Aliut” janë vendosur rezidentë nga Anlia, Franca dhe Rusia dhe ai mban korrespondencë të pavarur politike me këto fuqi dhe me shtete të tjera në Evropë dhe në Afrikë. “Ali pashë Tepelena për shumë vite kishte tërhequr vëmendjen e Evropës” dhe ishte bërë sundimtar “me një rëndësi politike në Evropë”, duke iu imponuar kështu këtyre fuqive rolin e tij energjik dhe të pavarur nga Porta e Lartë. Në kryeqytetin e tij, Ali Pasha ngriti një oborr luksoz madhështia e të cilit habiste diplomatët dhe personalitetet e ndryshme, që ai u uronte mirëseardhjen në sallonet e tij. Anglia “i bënte korte” miqësisë së tij, ndërsa Franca “i friksohej armiqësisë së tij”dhe këto dy fqi bënin garë për ta bërë për vete këtë sundimtar të fuqishëm i cili shfrytëzonte rivalitetin midis Fuqive të Mëdha, kështu njofton Hjuz që kishte vizituar Janinën dhe ishte pritur nga Aliu. Udhëtarët anglezë vënë në dukje qëndrimin negative të Francës dhe Rusisë ndaj pashallëkut të Janinës, por edhe pse e kanë të vështir ata pranojnë hapur se Anglia nuk i ka qëndruar drejtë Ali pashë Tepelenës, dhe këtë e tregon fakti se ajo në fund e la në baltë sundimtarin e Janinës dhe nuk i mbajti premtimet që i kishte dhënë atij.”Sundimi i Ali pashë Tepelenës është në përgjithësi dobiprurës për Shqipërinë, në krahasim me gjendjen në të cilën ndodhej para qeverisjes së tij”, shkruan Hjuzi, “ dhe ai është vetë lumturia, po të krahasohet me qeverinë e Moresë dhe shumicën e vendeve të tjera të Turqisë. Me atë çfarë kanë parë e dëgjuar udhëtarët anglezë dalin në përfundimin se”Shqipëria është më e lumtur dhe e lulëzuar nën sundimin e tij të vetëm dhe të rreptë, sesa e ndarë midis krerëve të ndryshëm dhe e shqetësuar nga luftërat e pandërprera”. Sundimi i Ali pashë Tepelenës ishte mjaft dobiprurës edhe për shtetasit grekë që përfshiheshin në pashallëk. shtonë Hollan ndër të tjera. Këto konsiderata do t’i mbyllim me një mendim dhënë prej udhëtarit anglezë Dagllas, i cili në vitin 1811 deklaroi: “gjenia e Ali pashë Tepelenës e ngriti popullin shqiptar në të njëjtin nivel me kombetmë të mëdhenj të kontinentit”. Formimi i pashallëkut të Janinës (krahas atij të Shkodrës), tregonte se Shqipëria nga ana politike kishte kryer një hap të rëndësishëm drejt shkëputjes së saj nga Perandoria Osmane, fakt që udhëtari anglez e sheh në vështrimin se procesi i krijimit të shtetit autonomy shqiptar kishte filluar më herët se në vendet e tjera të Ballkanit. Udhëtarëve anglezë të tridhjetë vjetëve të parë të shekullit XIX u ka tërhequr vëmendjen qëndrimi i shqiptarëve ndaj lëvizjes çlirimtare të popullit grek për pavarësi kombëtare (1821-1829), kontributi i rëndësishëm që kanë dhënë në këtë luftë arbëreshët e Greqisë “Arvanitët”, të vvendosur atje që në shekullin XIV, pa folur gjithashtu për luftën active të suliotëve, ende të pa asimiluar gjatë tërë periudhës së kryengritjes. Mendimi unanim i udhëtarëve anglezë për Ali Pashanë është se ai i dha një ndihmë të madhe lëvizjes greke. Që në vitin 1815, Ali pashë Tepelena ishte në dijeni të lëvizjes greke drejtuar kundër pushtuesit turk, por ai jo vetëm që nuk e pengoi atë, por u hodh vetë i pari në rebelim të hapur kundër pushtetit qendror Osman “rebelim” që është e sigurtë shkruan udhëtari Uodington “se më tepër se çdo ngjarje tjetër e njohur përcaktoi fillimin e kryengritjes” (greke). Prandaj,shkruhet sipas Likut as që mund të dyshohet se ky rebelim “ishte shkaku imediat i kryengritjes greke”. Për gjatë dy vjetëve të para të kryengritjes Ali Pasha “i mbajti të mbërthyera ushtritë turke në Janinë”, deri sa më 14 shkurt 1822, ai u vra tradhëtisht, “triumf mizerabël ky i Portës së Lartë”. Të dhëna interesante na jepen nga udhëtarët anglezë për qëndrimin e shqiptarëve ndaj kësaj lëvizjeje, pas vdekjes së Aliut. Porta e Lartë pas shembjes së pashallëkut të Janinësi përqëndroi të gjitha forcat dhe tërë vëmendjen kundër lëvizjes çlirimtare greke. Wrkharti shkruan se “Sado që të donte sulltani të shtypte kryengritjen greke”, “ai nuk do të kërkonte mbështetje tek Shqipëria…sikur të mos shpresonte, që me nënshtrimin e Greqisë, të dobësonte Shqipërinë”. Pikërisht në sajë të miqësisë që ekzistonte midis popujve, mësojmë se në radhët e luftëtarëve grekë të lirisë “gjysma e ushtrisë se Odisesë janë kryengritës shqiptarë, nën komandën e Gurrës” dhe Odiseja ishte rritur dhe edukuar në oborrine e Ali Pashës në Janinë. Me sa duket nga këto fakte nise konsulli anglez në More, që e cilëson Odisenë si “kapedanë të përgjithsëm të Greqisë Lindore, një prej krerëve më të njohur shqipëtarë”. Ky është i vetmi rast që udhëtarët anglezë na flasin për pjesëmarrjen direkte të shqiptarëve në kryengritjen greke. Por siç dihet kishte vullnetarë shqiptarë jo vetëm nga krahinat e Jugut të, por edhe të krahinave qendrore dhe veriore të Shqipërisë pa dallim feje. Dështimi i Portës së Lartë për të rekrutuar ushtarë nga zonat e Shqipërisë në këtë periudhë flet shumë qartë. Dëshmitë flasin për konfliktet ndërmjet ushtarëve shqiptarë dhe turq në ushtrinë osmane. Dezertimi në masë i ushtarëve shqiptarë gjtaë marshimit të tyre drejt Greqisë, ose në front ishte në përputhje me synimet politike të pjesës më të madhe të krerëve feudalë shqiptarë dhe nxitej prej tyre. Mustafa pashë Bushati, nuk e kishte fort për zemër luftën kundër kryengritjes greke. Ai”marshoi dy herë nga kryeqendra e tij për në Lepanto dhe u kthye përsëri. Në njërin prej këtyre marshimeve u sulmua nga Morko Boçari. Kështu veziri i Shkodrës mbante një qëndrim më tepër demostrativ, në marshimet e tij nëpër Akarnani dhe Misologji, me përjashtim të luftimeve të provokuara në Kapernisi, ku Lleshi i Zi vrau Marko Boçarin në vitin 1823. Që në tetor të vitit 1821, garnizoni i Tripolicës zhvillon bisedime me kryengritësit grekë. Këto bisedime nga pala shqiptare i udhëhiqte Elmaz Beu. “Tripolica u dorëzua më tetor” Shqiptarët me Elmaz Beun u larguan më tetor dhe u përcollën nga Kollokotroni deri afër Vonicës, ku hynë në territoret e tyre. Në vitin 1828 Porta e Lartëkërkonte të ndërmerrte një operacion ushtarak të ri kundër Greqisë, para se Fuqitë evropiane të saksiononin përfundimisht pavarësinë e saj. Për këtë Portës së Lartë i duhej potenciali luftarak i feudalëve shqiptarë, prandaj Mehmet Reshit Pasha u kërkoi shqiptarëve, në formë ultimatum, nënshtrim ndaj pushteit qendror dhe pjesëmarrje në këtë ekspeditë përfundimtare, kundër revolucioniit ngrek. Sipas udhëtarëve anglezë, ndja këtyre përpjekjeve të Portës së Lartë shqiptarët, “Pas betejës së Navarinos,-shkruan Wrkharti, Portës së dëshpëruar dhe të alarmuar i vajti përsëri mendja tek Reshid Pasha; të cilin e graduan Rumeli Vasilssi ose guvernator dhe komandant suprem i Turqisë Evropiane, me synim të përgjithshëm, që me forcën tjetër të Rumelisë, të hidhej me të shpejtë në Shqipëri dhe t’i detyronte shqiptarët që me përpjekje të fundit, ripushtonin ato pjesë të Greëqisë kontinentale që qenë pushtuar prej grekërve, rreth kohës së betejës së Navarinos, për të cilat ende s’ishte marrë vendim prej Konferencës së Londrës. Por siç shkruan udhëtari anglez të gjitha përpjekjet e tij nuk dahnë asnjë frut. Armiqësia e shqiptarëve tanimë ishte e hapur dhe e përgjithshme. Në fillim të vitit 1830 Greqia fitoi pavarësinë dhe krijoi shtetin e vet kombëtar. Në këtë luftë të popullit grek shqiptarët dhanë ndihmesën e tyre të ndjeshme dhe konkrete. Gjatë viteve 1822-1829 jo vetëm që u vërtetua pohimi i Likut, sipas të cilit ”si rrjedhojë e mospajtimit të ndërsjelltë që ekziston midis shqiptarëve dhe osmanëllinjve… Porta s’mund të mbështetet në përpjekjet e Shqipërisë, si një komb i bashkuar kundër grekëve dhe kauza greke nuk do të vuajë prej fqinjësisë së shqiptarëve”, por synimet e Portës së Lartë që, me pjesëmarrjen e shqiptarëve kundër kryengritjes greke, të nënshtronte grekët dhe njëkohësisht të dobësonte shqiptarët, për meritë si të grekëve dhe të shqiptarëve pësuan disfatë të plotë. Revolucioni grek fitoi dhe krerët shqiptarë nuk u dobësuan, por përkundrazi u forcuan në dëm të Portës. 


Nga Timoleo GURI

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *