Monday

27-10-2025 Vol 19

Shqiptarët në histori…

Në këto momente ku ndodhet Shqipëria, Kosova dhe faktori shqiptar në rajon, çështja kombëtare, kërkon kthimin e shqiptarëve në histori. Shqiptarët kanë qenë prej shumë kohësh në syrin e gjithë botës e, paradoksalisht, ata që e ndjejnë të parët kthimin e reflekseve, apo rimarrjen e mesazhit nga historia, janë politikanët, të cilët me hir ose me pahir nuk mund ta ngrijnë kohën, as për të himnizuar lavdinë e dikurshme të pellazgo-ilirëve e as për t’u zhutur në zhguallin e fatalitetit për t’u zgjuar nga heroi kombëtar Skënderbeu. E shkuara e tashmja dhe ardhmja na flet këto ditë, që me intuitën dhe ndjenjën kombëtre e cila kërkon përgjegjësi, gjakftohtësi dhe durim i cili ngadhnjen me largpamësinë e të ardhmes së kombit shqiptar. Ne sot si komb duhet të shohim një Evropë më miqësore dhe një aleat natyror si Amerika si asnjëherë. Le të tregojmë një entitet kulturor që të identifikohemi si evropian e pro euroatlantik. Siç dihet Shqipëria ka qenë e orientuar më tepër nga perëndimi se fqinjët e saj. Këtë mesazh na kanë përcjell Fishta, Noli, Konica, Çabej, Kadare. 

Shqipëria është nga vendet e rrallla, që ka mbi gjysmën e popullsisë jashtë kufirit shtetëror. Shqiptarët e këtyre vendeve nuk janë emigrant; këta janë shqiptarë autokton, të cilët përbëjnë historikisht, etnikisht dhe gjeografikisht kombin shqiptar, i cili ka gjuhën, kulturën, traditën dhe konstitucionin e veçantë psikik të tij, ndërkaq, këta i ndanë nga vendi i përbashkët i tyre shtetet fqinjë të inkurajuara në pazarllëkun e ndërlidhjeve politike me shetet e mëdha të Evropës. Në zhvillimin e historisë së saj çështja e shqiptarëve dhe e shpërnguljes së tyre ka me qindra vjet që përmes luftrash të shumta e zhvillimeve të tyre, ata u detyruan të krijojnë “oaze” apo koloni me vendbanime të mëdha ose të vogla, në shtetet ballkanike, në ato të Evropës Qendrore, në vendet arabe, në vendet skandinave e në ato përtej oqeanit etj. Të zhytur në zanatin e ustait murator, gjeneralit apo kryeministrit, inxhinierit e zejtarit, tregtarit e fabrikantit, shkencëtarit piktorit dhe shkrimtarit. Të gjithë këta iu nënshtruan proçesit të asimilimit. Ky kontribut i shqiptarëve që lidh marrëdhëniet mes kombeve, ka mbetur në hije, ose aspak i prekur nga ana e studiuesve shqiptar. Tashmë shkenca ka provuar se shqiptarët janë pasardhës direkt të pellazgo-ililirëve, për të cilët janë përdorur edhe sinonime të tjera. Por, më të rëndësishmit janë katër si: shqiptar, alban, arbanas dhe arnaud. Mirpo, meqë popullata pellazgo-iliro shtohej gjithnjë, atëherë dhe kjo popullatë, kuptohet për shkaqe demografike, ekonomike, politike dhe psikologjike, herë pas here, gjatë periudhave të ndryshme parahistorike dhe historike, u shtri, u shpërnda u shpërngul, u dynd në të katër anët e horizontit. Prandaj, nuk është gjë e rastit, pse me emrin Albania në Kohën Antike, quhej Kaukazia, Skocia dhe Italia; në Mesjetë quhej Kosova dhe në Kohën e Re Shqipëria e sotme, kurse banorët e këtyre fiseve quheshin ALBAN. Fjala alban del nga alb(p) –an (ana e alpeve) malësi, malësor. Gjuha pellazgo-ilire ka qenë shumë e pasur dhe mund të themi se ishte gjuhë e përsosur. Kështu në këtë gjuhë mal-i ishte vendi shumë i ngritur, mbi sipërfaqen e tokës, vendi më i lartë se kodra, me majë a me kreshtë dhe me shpate zakonisht të pjerrëta, që zbresin në lugina. Grumbullimi i maleve quhej alpe; e grumbullimi i alpe-ve (alpeve). Për këtë shkak Gadishulli Apenin (Italia) quhej e quhet kështu, sepse ai përbëhet nga vargmalet që shtrihen nga Gjenova e deri në Kalabri. Bregdeti lindor i Apenineve quhej Mesapia: mes-ap-ia= mes-ape-ve (alpeve). Mesapia ndodhej në mes të vargmaleve të sistemit Dinarik dhe të Apenineve, e në mes të këtyre dy sistemeve malore ndodhet deti Adriatik, i cili në kohërat e lashta quhej Deti-Jon=deti jonë (deti i ilirëve, deti i banorëve më të vjetër i Ballkanit). Sipas albanologut të shquar austriak Karl Treimer, ndërmjet të tjerave, thotë: “Ka diçka që të bën të mendosh, që më të rinjtë të jenë popujt (gjuhët) kentum, pra grekët italikët, keltët dhe gjermanikët; me këta duket se përveç fisit të venetëve në buzë të Adriatikut kanë qenë bashkë edhe tokarët në Azinë Qendrore”. Që të dy këta janë shuar, por ekzistencën e dikurshme të tyre e tregojnë me anë të gjurmëve gjuhësore që kanë lënë. Venetët e Adriatikut, për ilirët ndër të tjera kanë rëndësi edhe për faktin se kanë qenë fqinjë me këta në Istri, dhe kjo shkakton një ngatërresë për raportin e dikurshëm nacional, d m th, gjuhësor. Dëshmi që kemi për këta popuj të zhdukur na bën të pranojmë që kemi të bëjmë me një popullsi të një lloji të veçantë, me tipare gjuhësore disa midis italikëve dhe gjermanikëve-edhe mjaft afër me makedonët. Pra, stërgjyshërit e keltëve, italikëve dhe gjermanikëve-këta së paku gjendeshin nën supermacinë e ilirëve. Këtë e shohim nga huazimet që në kohë shumë të lashta (1000-500 para Kr.) u përhapën këto kombe. Nuk mund të themi se këto fjalë paraqesin analogjinë spontane e të rastit. Siç shkruan Nermin Vlora Falaschi lidhur me etruskët: Kësaj pyetjeje i përgjigjet Herodoti, i cili thotë; “etruskët flisnin gjuhën e një populli të lashtë, që jetonte në krahinën e Mesdheut para ardhjes së grekëve”, që do të thotë se etruskët ishin pellazgë, në të vërtet ilirë, të cilët, para se të vendoseshin grekët në Gadishullin e Ballkanit (12 shekuj para e.s), jetonin në jug të Ilirisë. Ndaj, romakët etruskët i quanin TOSCHI(TUSCI). Këta ishin toskë. Për këtë arsye, edhe krahina në Gadishullin Apenin, ku u vendosën etruskët (12 shekuj para e.s) u quajt TOSKANI (në pellazgjishte-ilirishte): TOSK-Ani-A= ana e toskëve), e kështu quhet sot e kësaj dite. Për më tepër Seneka e përshkruan shkuarjen e etruskëve në Iliri në këtë mënyrë: etruskët numëronin me “Seacuala” historinë e vet dhe mendonin se “Saecolum” e parë fillonte në shekullin 12-11para K. Nermin.Vlora Falaschi ndër të tjera nënvizon – Kurse gjuha etruske TIT LIVO në fillim të e.s) thotë “Kam arsye të besoj se në atë periudhë fëmijëve romakë u mësohej letërsia etruske, ashtu sikurse u mësohet sot ajo greke”. Pra Pellazgo-ilirët jetonin, në rradhë të parë, në Gadishullin Ballkanik dhe në ishujt e Detit Mesdhe dhe të Detit Egje, nga janë përhapur në Gadishullin Apenin deri te Alpet; e ishujt Elba, Sicilia, Sardenja, Korzika e në Anadoll etj. Gjithashtu kalabrët (calabred), prej të cilëve u pagëzua një krahinë e Italisë jugore-Kalabria (Calabria), dhe daunët(dauni), në Apuli (Italia Jugore), kishin lidhje gjenetike me fiset dardane të Dardanisë së Ballkanit-galabrët(kalabrët) dhe thunët. Në lidhje me këtë dukuri historian Strabon (63-20 para e.s) thotë: dardanët janë galabrët, tek të cilët….është një qytet i vjetër (Kosova), edhe thunët të cilët në lindje janë në kufi me medët, fis trak. Këta pra banojnë në thellësi të vendit (të Ballkanit). Për popullsinë e Evropës Qëndrore, Veriore dhe Perëndimore kishte prejardhje ilire nga Ballkani konstaton Karl Tremeri, i cili konkludonte:<< Sidoqoftë, ilirët edhe njëmijë vjet të tjera qëndrojnë në atë rryp toke që shkon për gjatë lumit Sale nëpër Bohemi e arrin deri në Alpet. Këtu, pra, ata në veri të trevës kulturore të tyre, nga perëndimi kufizojnë me gjermanikët e nga lindja me baltët. Pas periudhës së Aunjeticit bëhet rregull me djegie të kufomave dhe varret me urna na çfaqen me shumicë të madhe. Në Gjemaninë jugore fqinj perëndimor të ilirëve janë keltët, dhe kundra këtyre u krye tani një mësymje e fuqishme e ilirëve: gjatë Danubit dhe Mainit, brigjeve të Nekarit, Mozelës, dhe Sarës, bile edhe afër Këlnit, në Zvicër e deri në Francën lindore dëshmon këto fise ilire me varre urnash, të cilat vijnë e derdhen prej lindjes, prej Moravie, Bohemie e prej Austrisë së Ulët, duke u rrasur në viset kelte të Gjermanisë Jugore. Një degë e tyre mbulon gjithë krahinën e lumit Sale dhe me disa degëzime arrin deri në krahinën e Hesenit. Ata dynden edhe në Alpet lindore, ku vise-vise popullsia e afërt me ligurët; depërtimin e kulturës së varrezave me urna e shohim edhe në krahinat e lumit Ren. Ilirët ndërtojnë kështjella në viset e armikut për të qëndruar atje si zotërinjtë e vendit. Veçse me kohë çetat ilire shkoqen e thërmohen dalngadalë dhe aty nga fillimi i periudhës së Hallshtatit ata janë asimiluar, varrezat me urna nuk qëndrojnë më për shumë kohë, dhe prapë fiton mënyra e vjetër e varrimit, ashtu si kish qenë zakon në periudhën kelte të bronxit. Ilirët u dhanë keltëve hekurin dhe emërimin e tij, një metal që u bë me rëndësi për periudhën e Hallshtatit. Kultura e hallshtatit u krijua prej ilirëve dhe u muar në perëndim prej keltëve; ajo me anë tjetër është në vartësi të Italisë veriore dhe të asaj kulture, të re edhe në pikpamje sociale, që kishte lindur atje. Aty nga fillimi i shekullit V ilirët, sikur të ishin në një lëvizje tërësore e të gjithë popullit, i lëshojnë viset e tyre në veri të Danubit dhe qëndrojnë atje vetëm në disa mbeturina. Vetëm ilirët e Alpeve në juglindje nuk e humbin lidhjen me fisin kryesor, ata ishin shtyrë deri në Liqenin e Konstancës, i cili quhej lacus Venetus, e deri në luginën e Renit në Zvicër. Kombi Ilir, që për luftë përdorte qerre me kuaj që dalin nëpër fytyrë, a që kishin në përdorim edhe karroca (Watch), kishte edhe kostumet e veta, kësula baske për burra(gjetur në minierat e Halshtatit), vele të gjata flokësh për gra, petk të mbështjellë nën kraharor në mënyrën e petkut “Dirndi” të Austrisë së sotme, mbështeteshin në një lloj pelerinë endur vetë në mot të keq: burrat që mbanin armë , sikurse tregon kova që është gjetur në Vaç, qethnin flokët dhe mjekrën si shenjë higjenike në ekspedita luftarake të gjata. Krahas mesapëve, lukanëve dhe, fiseve të tjera të pellazgëve-të ilirëve të Gadishullit Apeninë përmenden edhe britët (bretët, brutët). Prandaj, sipas të gjitha gjasave nga të shpërngulurit e këtyre britëve për në ishullin përtej Lamanshit, edhe një krahinë e këtij ishulli u quajt Britani, e banorët e saj britanë. Fiset ilire shkapërdridheshin edhe brendapërbrenda Gadishullit Ballkanik. Në të mirë të këtij argumenti flasin të dhënat historike. Bie fjala në Peleponez një kështjellë quhej DARDANA, mesa duket nga dardanët e Dardanisë. Arkiologu turk Erhan Akyildiz, duke u mbështetur në mendimet e dijetarëve të shumtë, konkludon se hititët ishin ballkanas,d.m.th. ishin ilirë të cilët, kaluan nëpërmjet “grykave të Ballkanit të Epërm”, gjegjësisht të Dardanisë, dhe të “brigjeve perëndimore të Detit të Zi” dhe kah viset e sipërme të kaukazit. Kjo dyndje e hititëve nga Ballkani për në Anadoll ka ndodhur shumë herët, meqë pra, gjurmët e tyre në Anadoll shihen që nga koha e gurit dhe e bakrit, atëherë paraqitja e tyre në Anadoll u bë në kohën e paleolitikut, neolitikut dhe halkolitikut. Shteti i hititëve, i cili u krijua, në fillim në Anadollin Qendror, filloi të zgjerohet. Kështu në mileniumin e II para e.s. TrojaVI (1800-1300) para e.s. ishte një qendër e fortifikuar me katër dyer. Arkitektura civile dhe ushtarake e saj ishte nën ndikimin e hititëve. Troja. Troja e VI u shkatërrua nga një zjarr i fuqishëm. Hititët u shtrinë edhe në Halep(Siri). Më 1380 para e.s. përmendet mbreti i hititëve Shuppilluliuma, në kohën e të cilit filloi periudha e Perandorisë Hitite. Ky sapo hypi në fron iu përvesh nënshtrimit të Anadollit. Kufijt e shtetit të vet Ilir i zgjeroi deri në Egjipt. Vala tjetër e fuqishme e dyndjeve ilire nga ballkani për në Anadoll u bë në vitin 3000 para e.s. Edhe këtë herë sipas të gjitha gjasave u bë nga Dardania, sepse dardanët e shpërngulur nga Dardania e Ballkanit, i lanë gjurmët e veta edhe në Anadoll. Dardanasi i biri i Zeusit, qe i pari në trungun familjar të Trojës; dera kryesore jugore e Trojës VI quhej Dardanos; ngushtica detare në mes të Ballkanit dhe të Anadollit, duke filluar nga Troja e deri në Çanakalaja e sotme, u pagëzua, nga dardanët, me emrin Dardanele. Vetë emri Troja del nga fjala ilire-shqipe, truall-i m.sh. troje, trojet. Përsëri sipas Erhan Alkyildizit vala e tretë e furishme e dundjes së ilirëve dardanë nga Dardania e Ballkanit për në Anadoll u krye më 1200 para e.s. Kjo është tani me gjasë dyndja e një fisi dardan i quajtur frig ose frigas të cilët kaluan nga Thrakia drejt Anadollit. Sipas Herodotit dhe Strabonit, frigasit ishin një popullsi evropiane (ballkanike), të cilët, para se të shpërnguleshin për në Anadoll, quheshin brigë. Straboni thotë se atdheu i frigasve në Evropë qe Paeonia. Stefano Byzantinus ndërkaq shkruan se me emrin (Brix) quhej popullsia maqedonase e cila jetonte në mes të territoreve të Thrakisë dhe të Ilirisë. Gjykuar sipas “Iliadës” së Homerit në muret e Trojës morën pjesë, nga Gadishulli Ballkanik, pellazgët hyjnorë, përkatësisht disa nga fiset e nënfiset e pellazgëve, si bie fjala painët, karianët, lelegët, kaukanët, peleganët, e sidomos dardanët të cilët me trojanët ishin në farefisni. Edhe gjatë fushatave të Aleksandrit të Maqedonisë (Lekës së Madh) për në Azi deri në Indi,d.m.th në shekullin IV para e.s, përveç maqedanasve, të cilët ishin pellazg-ilirë, u shpërngulën në viset aziatike edhe shumë tribal dhe dardanë, të cilët më parë iu nënshtruan Lekës së Madh të Maqedonisë. Kështu ende në një krahinë të Indisë së sotme është ruajtur emri dardanë, emër ky i një popullate të atij ambienti gjeografik. Këta dardanë të Indisë, në të vërtetë ishin ushtarët e Lekës së Madh, të cilët kanë mbetur atje për të jetua përgjithmonë. Për të mos folur për periudhën romake ku shumë ushtar e komandant të Prandorisë Romake ishin, kryesisht pellazgë (ilirë maqedonë, dardanë etj). Edhe në kohën e Perandorisë Romake degët e pellazgëve të lashtë, me qenien e tyre, ushtar, si dijetarë, si qeveritarë, si tregtarë, si punëtorë etj… vunë vulën e vet në krijimin e popujve, përkatësisht të kombeve të ndryshme në Azi, në Afrikë dhe në Evropë e në mënyrë të veçantë në krijimin e kombit dhe të kulturës arabe që u ngjiz me gërshetimin dh simbiozën e pellazgëve të lashtë me etnose autoktone aziatike dhe afrikane. Në të gjitha viset e sotme arabe qeverisnin ilirët për shekuj me rradhë. Shqiptari arab nga Damasku, Muhamed Mufaku, shkroi librin “Lidhjet shqiptaro-arabe nëpër histori”, ku ndër të tjera jep një pasqyrë të pranisë dhe rolit të pellazgo- ilirëve-shqiptarëve në botën arabe, prej kohëve më të lashta e deri në shekullin XVIII. Ilirologu Aleksandër Stipçeviç thotë: “Sa kanë qenë të paqarta parafytyrimet për ilirët dhe për vendin e tyre, derisa nuk i pushtuan viset në të cilat banonin ilirët tregon miti i njohur për arganautët, sipas së cilës Jazoni dhe shokët e tij, mbasi që në Kolhidë rrëmbyen leshin e artë, me anijen e tyre Argo, lundruan nëpër Danub në mënyrë që me të të depërtojnë në veri të detit Adriatik”. 


Timoleo GURI 

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *