Faik Bej Konica është figura qëndrore e lidhur me revistën “Albania” një nga organet politiko kulturore më të rëndësishme të Rilindjes, që e nxori dhe e drejtoi vetë nga viti 1896-1909. Vend të rëndësishëm në këtë revistë zinin shkrimet e Faik Bej Konicës, të tilla shkrime studimore dhe pamflete e përshkrime që dallonin për sarkazmën dhe tonin fyes ndaj kundërshtarëve politikë dhe armiqve të Shqipërisë. F.Konica u përpoq me mish e me shpirt për një gjuhë shqipe letrare të përbashkët, dhe hapi me shkrimet e tij një debat të shëndoshë për këtë temë, ai solli një gjuhë shqipe tejet të stilizuar letrare. Në lëmin e krijimtarisë letrare atij i njihen disa skica dhe proza të shkurtra letrare. “Doktor Gjilpëra” është vepra më e rëndësishme letrare e tij, e cila zbulon dramën ekonomike shoqërore të Mamurrasit, botuar në “Dielli” më (1924). Fryma kritike në këtë novel përcillet që nga fillimi deri në fund, por edhe mbahet si e para kritikë shoqërore ekonomike, ai shprehu edhe kritikën e thellë ndaj popullit shqiptar, që nuk i përdorte energjitë e tij për përparim kombëtar. Faik Konica ishte një nga nismëtarët e parë e kritikës letrare tek ne; vuri në dukje përparimin e poezisë shqiptare në veprën e Naimit dhe të De Radës, vlerësoi Asdrenin, i bëri jehonë botimit të “Baba Tomorrit” të Çajupit etj. Ai la pak përkthime, përveç përrallave të “Njëmij e një net”, u botuan në librin “Nën hijen e hurmave (1924), po ashtu la vepra të pabotuara si “Shqipëria kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, të cilat u botuan më vonë. Kontributi i tij në fushën e gjuhës shqipe është i veçantë prandaj tema e zhvillimit dhe e mbrojtjes së epërsisë së gjuhës shqipe është e dallueshme. Faik Konica ishte “Encklopedia shëtistëse”, mbahej, si një nga njerëzit më të ditur të Shqipërisë që e deshi aq shumë, por edhe kritikoi aq ashpër shqiptarët. Ai gjykonte si një nga shkaqet kryesore natyrën kontradiktore të shqiptarit. Por edhe u tregua sa mbrojtës i vlerave të mëdha njerëzore dhe kulturore, aq edhe kritik për natyrën e brendshme dhe kontradiktore të tyre. Në pamfletet e Faik Konicës shkruhet me ashpërsi ndaj politikanëve shqiptarë që ishin pa kurrfarë skrujpujsh, pa ideale, pa ndërgjegje kombëtare, duke e konkretizuar me luftën e partive shqiptare, që i karakterizon grindja dhe mungesa e kompromisit, si dhe trajtimi i problemeve të njeriut të emancipuar dhe të lirë. Horizonti i tij i habitshëm për marrëdhëniet e parasë dhe qarkullimin e saj dhe të monedhës ishte edhe një tjetër vlerë. Këtë temë e ka trajtuar në një shkrim me titull ”Shqipëria edhe monedhat fiduciare”.-Na shkruajnë nga Shqipëria: “Buxheti i simvjetshëm u bë kështu: 15 milionë franga ar t’ardhurat, dhe 27 milion të prishura. Të 12 milionët që mungojnë, vallë ku do të gjendet?” Fakti është se pakë njerëz në Shqipëri marrin vesh nga financat, ndofta asnjeri atje s’kupton natyrën dhe rreziqet e parasë prej karte. Le ta marrim punën e monedhës që nga rrënja, po me pak fjalë. Duhet që të hapen punët, Guverna të ketë një ekspert të mbaruar për financat dhe çështjet ekonomike, dhe atij eksperti t’i vërë nën urdhër nja dhjetë milionë dollar. Kyçi i shpëtimit është pra, në një hua. Po hua një njeri nuk ia jep një shteti që s’ka stabilitet. Sa kohë Parlamenti përbëhet nga njerëz pa patriotizmë dhe pa ndërgjegje, të cilët s’kuptojnë rëndësinë e stabilitetit të Guvernës (qeverisë), sa kohë vendi duron dhe përkrah elemente të turbullta, gati të përmbysin kabinetin për një ambicje personale ose për një kockë që u hedhin armiqtë, – jo 10.000.000 dollarë, po një kacidhe hua nuk i japin Shqipërisë. Në një fjalim që Peshkop Noli, atëhere ministër i punëve të Jashtme, pati me korrespondetntin e “Çikago Daily News-it” zotin Mowrer, deputeti ynë i tha amerikanit se Shqipëria është gati të japë gjithë konçesionet e mundura, të vërë peng gjithë pyjet dhe metalet e saj, po të gjejë një hua të madhe. Mirëpo piacat e New York-ut dhe të London-it të vetmet ku mund të hapet sot një hua, duan përveç konçesioneve edhe një gjë tjetër: duan stabilitetin, i cili për ta është kryegarancia dhe për të cilin mjerisht Shqipëria s’duket e zonja t’ua japë. Një atikull tjetër në fushën e ekonomisë i trajtuar nga Faik Konica është ai me titullin: ”Pasurinë nuk e bën karta (paraja): e bën puna”. Kriza ekonomike që mbretëron sot në Shqipëri, varfëria që e ka mbuluar vendin, kanë shkaqe më të thella se mungesa e kart-monedhës: e kanë burimin e tyre te fakti që populli harxhon, po s’fiton gjësendi. Zgjidhja pra është Puna. Kur të lulëzojnë punët, do të nisë të dalë në shesh edhe ari. Bujqësia, rritja e kafshëve, industritë nacionale, të lehta për të krijuar në një vend aq të pasur me “qymyr të bardhë”, këto dhe jo “lekat” janë bari (ilaçi) i shërimit. Në kapitullin e një shkrimi me titull “Komedia e Partive dhe Rreziku që Qëllon Në Derë të Theatrës”, Faik Konica ka argumentuar domosdoshmërinë e një paqeje politike. Ai shprehet si vijon: Nuk është punë aq e lehtë të prishet një shtet i vendosur, dhe s’duhet të na trembet aq shumë syri. Atë lakmi çakalle që kanë sot, fqinjët tanë e kishin dhe dje. Ish më lehtë të prishej dje se sa sot Shqipëria; më e lehtë në kohën e Konferencës së Parisit, kur Shqipëria nuk ish e njohur si shtet dhe armiqtë e saj flisnin si shok e miq aleatë të nderuar të Fuqive të Mëdha mud të ndodhte, se sa sot që Shqipëria është një shtet i njohur po merr pjesë në Lidhjen e Kombeve. Pastaj ka sot në Evropë burra si Radiçi i Kroacisë dhe Moreli i Anglisë, fytyra fisnike që përfaqësojnë ndërgjegjen e njerëzimit dhe zëri i të cilëve, i shtrënguar të heshtë gjer dje nga gishtërinjtë e hekurt të despotizmave e të çensurave të lindura nga lufta, dëgjohen tani anë e mbanë në tërë botën dhe janë të zotët të bashkojnë për veprim gjithë forcat morale të dheut. Argumenti që ka përdorur F.K vjen si refleksion në një shkrim ku ai shpjegon sepse Shqipëria nuk rrezikohej nga fqinjët, por nga politikanët dhe luftrat e brendshme të tyre. Ja si vijon më tej ai: Jo, nuk besoj se Shqipëria është në rrezik, – të paktën jo dhe për shumë kohë. Po kjo s’do të thotë se jemi të siguruar plotësisht në çdo rast dhe në çdo mënyrë Asnjë shtet nuk është i siguruar plotësisht dhe pa konditë. Nuk është nevoja të kërkojmë shembuj në histori të shkuar, arrijmë të nhedhim një sy në historinë e sotme për të kuptuar se shtetet, si njerëzit lindin, rriten e vdesin, dhe ca vende vdesin qysh në foshnjëri, nga sëmundjet ose aksidentet. Në qoftë se anarkia, e cila mbretëron që katër vjet e tëhu në Shqipëri, vazhdon dhe ca kohë, atëhere optimizmi s’ka vend dhe trembem se diçka do të ngjasë. Le të kemi shpresë se të vetëquajturit “udhëheqës” do t’u vijnë mendtë dhe punët do të shtrohen. Po në qoftë se e papritura ngjet, në qoftë se Shqipëria-fjalë fatale vdes, atëhere mund pa shpifje të shkruajmë këtë.“U NGJALL NGA IDEALISTËTU RUAJT NGA RASTETU VRA NGA POLITIKANËTNjë tjetër trajtesë e mjeshtrit të penës Faik Konica është kapitulli “Levantinët”. Mendimi i themelit ndër “Levantinët” (në qoftë se kukullat mund të thuhet se kanë mendime) është që ♪5do gjë e vjetër në Shqipëri u duket aytre ose e poshtër ose qesharake. Janë plotësisht të bindur se shqipja mështë një gjuhë e dobët dhe e pazonja të përdoret për të biseduar punë me rëndësi ose për të shfaqur ndjenja të holla. Në këtë pikë shëmbëllejnë me një njeri gjysëm të egër përpara të cilit mund të shtroni një violin të vjetër e të paçmuar të Stradivarius ose Amati të themi; dhe nga që ai s’di të nxjerrë nga violin e rrallë veç një zë që bën sharrë kur takon një gozhdë, derëbardhi i pagdhendur beson dhe thotë se violin që pati në dorë s’ka të bëjë fare me muzikën. Levantinët janë të bindur se shqiptarët s’dinë nga “etika” kurse nga “etiketa”një malësori që ka trashëguar zakonet e stërgjyshërve ka një bukuri, një hollësi, një erë të kthjellët të cilat u kanë pëlqyer gjithë artistëve, shkrimtarëve, njerëzve prej shtëpish të mira të Evropës së Perëndimit që kanë pasur rastin t’I njohin. Dhe gjithë ata udhëtarë janë tallur me mënyrat e Levantinëve tanë. Levantinët kanë një shije të veçantë, që i bën në çdo punë, apo veçanërisht në të shtruarit e shtëpive. Një ndër ta, pak vjet më parë, pati rastin të shtrojë sallonet dhe zyrat e një Përfaqësie shqiptare me rëndësi. E dini se ç’bëri? Pa u drojtur aspak, shkoi dhe kopjoi sallonet e një shtëpie të ligë të Parisit një “Templum Veneris” të njohur. Jo me qëllim të keq, po vetëm, sepse, pas shijes së tij, ajo ish më e mira pasqyrë e elegancës dhe e mjeshtërisë së zbukurimit. Nga ana tjetër ai që gërmon dhe vë re jetën e popullit në Shqipëri, gjen mësime të ndryshme. Shqiptari, siç e ka thënë shpesh Miss Durhami, ka një shpirt të tij një frymë arti të vërtetë. Kjo frymë shfaqet në ngjyrat që ky popull ka zgjedhur për të veshurit e tij dhe për të zbukuruar shtëpitë ku rron. Këto ngjyra janë të zeza dhe të bardha. Çakshiri i bardhë me copë të zezë në Shqipërinë e Sipërme, xhudia e zezë me brekushe të bardha në Shqipëri të Mesme, fustani i bardhë me bërrucën e zezë në Shqipëri të Jugut, janë tre shembujt që i kemi dhe sot përpara syve. Shkrimtari i njohur Oscar Willd, më duket në një nga veprat e tij ka shkruar, kur bisedon për të veshurit nga pikëpamja estetike, gjykon se bashkimi i ngjyrës të bardhë me të zezën është një shenjë shije fisnike. Këtë shenjë e shinim anembanë Shqipërisë, dhe sot nuk është zhdukur, sado që levantinët, të ç’kombtarizuar, e ç’kombtarizues në këtë pikë si në çdo gjë tjetër, janë përhapësit e palodhur të shijes së keqe. Ndjenja e thellë dhe e fshehtë e levantinëve është një besim i fortë se çdo i huaj, i çfarëdo dege a zone, qoftë edhe çirak bakalli, është më i mirë dhe më i lartë se ata. Shpirti i tyre pëson nga një lloj sëmundjeje që Freudi (Frojdi) dhe shkolla e tij e quajnë në anglisht “an ifereriority complex” ( kompleks inferioriteti). Për shembull anglezët dhe francezët njëri përdor fjalën anglisht “native” dhe tjetri “indigen” për popujt me nngjyrë qoftë të zinj dhe të verdhë veç të bardhëve. Nuk i thonë një afrikani apo aziatiku vendas aksh si qytetar i atij vendi, por me përbuzjen e një dominatori, një mizori, i thonë vetëm “native” ose “indigene”. Çudia me levantinët tanë është se ata jo vetëm e pranojnë dhe e gjejnë të drejtë atë emrin, po ndodh dhe që të përkrahet, shkruan Faik Bej KonicaTimoleo GURI
Faik Bej Konica kritiku i shqiptarëve
Letërsi/Art
November 16, 2025
perpjekjashqiptare.al
Related Posts
Luan Topçiu – Ambasadori i kulturës shqiptare në hapësirën rumune
Profil i Luan Topçiut, studiuesit, kritikut të artit, përkthyesit dhe diplomatit tonë të suksesshëm në Bukuresht: Luan Topçiu, i lindur…
Edith Durhami dëshmi e gjallë e historisë sonë
Edith Durham lindi më 8 dhjetor 1863 në Londër dhe vdiq më 15 nëntor 1944. AArsimi Bedford College, Londër (1878-1882)…
October 30, 2025
Aktualitet, Editorial, Kulturë, Letërsi/Art, Uncategorized
by perpjekjashqiptare.al
Antologjia e poezisë shqipe magjeps Bukureshtin
Më 28 tetor 2025, në sallën Doina Cornea të Bibliotekës Kombëtare të Rumanisë, u zhvillua një mbrëmje kulturore e veçantë…
Takim me autorin e “Aventurave të Jung Xhoshit”
Promovohet romani “Aventurat e Jung Xhoshit – Kalabashi i Artë” Në ambientet të një prej sallave të Qendrës për Hapje…
November 20, 2025
Aktualitet, Editorial, Kulturë, Letërsi/Art, Uncategorized
by perpjekjashqiptare.al
Promovohet në Bukuresht romani i Luan Starovës “Librat e babait”
Sipas Zyrës së shtypit ALAR, më 19 nëntor 2025, në Bukuresht, në një atmosferë të ngrohtë dhe të përzemërt, u…
Në Kalendarin e Kujtesës Për të kujtuar Naim Frashërin,njeriun që i dha fjalës shpirt dhe kombit dritë
Naim Frashëri: Poeti që e ktheu gjuhën në atdhe dhe atdheun në poezi Më 20 tetor 1900, në Stamboll, pushoi…
November 11, 2025
Uncategorized, Dosier, Kulturë, Letërsi/Art, Uncategorized
by perpjekjashqiptare.al
DEMONËT
Fjodor Dostojevski (11 NËNTOR 1821- 9 shkurt 1881) “Por unë deklaroj se Shekspiri dhe Rafaelo janë mbi çlirimin e sklleverve,…
KAPEDANI 2
Nga Boris MISKA Sot takova një regjizor të njohur dhe në bisedë e sipër i sugjerova xhirimin e një filmi…
Napoloni dhe Balzaku për Ali Pashë Tepelenën
Do t’ia jepni vetë letrën e përmendur, në mënyrë që të siguroheni se do ta lexojë vetë. Pas kësaj, ju…
Idlir Azizi, shkrimtari i njohur ndërkombëtarisht
Nga Kastriot KOTONI Idlir Azizi tashmë nuk përbën surprizë për lexuesin shqiptar dhe të huaj, pasi ai i ka kaluar…