Sunday

14-12-2025 Vol 19

Megaskenarët e gjeopolitkës botërore

Institute të gjeopolitkës botërore kanë hedhur hipoteza gjeopolike të ndryshme, si të nivelit rajonal ashtu edhe atë botëror, të cilët do të tregojnë faktorët ndarës dhe konfliktet e mundshme, midis subjekteve gjeopolitike, prej të cilave të nivelit botëror po i ndjejmë. Ata u takojnë kombinacioneve ose makroskenarëve të mundshëm dhe po të përdorim një term anglez, që ka marrë marrë gjinjë e më shumë përdorim termi anglez “makrokonstelacioneve gjeopilitike” të hamendësuar. Hipoteza të tilla globale janë të papërfunduara si në veçimin ashtu edhe në vlerësimin e rjedhojave të tyre. Po të supozohet që proçesi i integrimit evropian mund të vazhdojë si në kuptimin e “thellimit” të bashkimit ashtu dhe të  zgjerimit deri në kufijtë perëndimor të ish BS-së apo të Rusisë, duke synuar që brezi midis Evropës e Rusisë të jetë një zonë tranzicioni me përcaktim gjeopolitk të pasigurtë, ashtu është i paqartë fati i Turqisë, që është një urë midis Evropës dhe botës Islamike, por që në evolucionin e saj të brendshëm do të mund të thithet nga njëra ose tjetra anë. I vetmi skenar, që realisht mund të përjashtohet, është ai i “fundit të historisë”, “i demokratizimit të botës” në kuptimin perëndimor të termit, që i përgjigjet evolucionit të sistemit ndërkombëtar drejt një konfederate të drejtuar nga një qeveri e vërtetë botërore. Skenari i parë është ai i ndeshjes së qytetërimeve, siç është paraqitur nga Hangtingtoni, konkretisht midis qytetërimeve kristian perëndimorë sllavo-orthodoks, japonez, konfucian islamik, induist, amerikano jugor dhe ndoshta atij afrikan. Ai do të jetë shumë i ngjashëm me një ndeshje midis Veriut e Jugut në qendër të cilit do të qëndrojnë aleanca konfuciano-islamike, nga njëra anë, dhe vendeve të G8 nga ana tjetër. Nuk është çudi që e para ta paguajë India si armike e Kinës dhe islamizmit. Afrika dhe Amerika Latine do të përfshihen vetëm në mënyrë anësore ose do të përjashtohen nga ballafaqimi. Rusia do të integrohej me Evropën dhe me Japoninë. SHBA-ja i vetmi shtet që s’ka kufij të përbashkët me kompleksin konfuciano-islamik, do të jetë rezervë strategjike e botës së industrializuar dhe në të vërtetë do të shndërrohet në shigjetë e ballancës strategjike. Skenari i dytë është ai i krijimit të panrajoneve dhe i blloqeve gjeoekonomike të kundërta sipas drejtimit të meridianëve, sipas të cilit Poli Gjeopolitik i Veriut do të përfshijë pjesë të Jugut. Evropa do të bashkohej me Afrikën dhe me Lindjen e Mesme, Rusia me Indinë (por edhe e gjithë Evropa deri në Urale dhe Siberia perendimore), ndërsa pjesa tjetër do të futej në hapësirën e poleve japoneze e kineze. Japonia dhe Kina do të diskutojnë lidershipin e një blloku aziatiko-oqeanik; SHBA-ja do ta shtrinte NAFTA-n në tërë kontinentin amerikan. Ky është një skenar shumë i ngjashëm me atë të panrajoneve të përfytyruar nga Hanshoferi, nga Oruelli dhe Koheni. Skenari i tretë është ai i “euroazistëve” rusë, një kundërvënie midis tokës e detit. Por ai është tejet i pamundur, jo aq për papajtueshmërinë midis orthodoksisë dhe islamizmit, por sepse Evropa detare është shumë e ndikuar nga kultura demokratike e liberale amerikane dhe sepse Kina me vizionin e saj kinocentrik të botës, do të ishte shumë e vështirë të thithej në një masë kontnentale eur-aziatike pa përcaktim, veçanërisht nëse qendra e saj do të duhej të bëhej Moska. Skenari i katërt është ai i një bote pesëpolëshe, siç u propozua nga Kisingeri, me të pesë polet në ekuilibër dinamik midis tyre, që do të respektonin rregulla të caktuara loje, siç bënë në realitet, në Luftën e Gjirit, me qëllim që mungesa e qëndrueshmërisë dhe konfliktet të mos turbullojnë sundimin e tyre mbi botën dhe begatinë. Periudhat e bashkëpunimit do të alternoheshin me periudhat e konflikteve, sidomos ekonomike, por edhe me veprime ushtarake shumë të kufizuara dhe “kirurgjikale”, veçanërisht në zona të tjera të botës që kanë rezerva natyrore strategjike. Konfliktet ndëretnike, ndërfisnore dhe “kombëtare” në Botën e Tretë do të ishin gjithnjë e më të parëndësishëm. Emigrimet masive të Jugut do të ndaloheshin me ndërtimin e kordoneve sanitare të vërteta. Skenari i pestë është ai i botës me tre pole ose G7 ku aleancës midis Evropës, SHBA-së e Japonisë do t’i kundërvihej aleanca midis Rusisë e Kinës. Skenari i gjashtë është ai i ekuilibrit midis Amerikës, Evropës e Rusisë nga njëra anë e Japonisë dhe Kinës nga ana tjetër. Skenari i shtatë është ai paspacifist ose “triadës” së Nakasonës që nënkupton një aleancë të zonës së bashkëprosperitetit të Paqësorit me SHBA-në, Japoninë e Kinën, të cilës do t’i kundërvihej Evropa dhe Rusia. Skenari i tetë është ai i një aleance midis Evropës e Rusisë që do t’i kundërvihej Kinës, me të cilin do të mund të bashkohej Japonia dhe SHBA-ja që do luanin rolin e arbitrit ose ekuilibruesit. Skenari i nëntë është ai i një “rinacionalizmi” në mënyrë të veçantë me shpërbërjen e Bashkimit Evrpopian dhe me formimin brenda tij të ekuilibrave nënrajonalë, me ndërhyrjen e mundshme të fuqive të jashtme. Rusia do të mund të bëhej aleate e një blloku të Evropës Qendrore dhe SHBA-ja do të mund të bëhej aleate e Francës dhe e Anglisë. Italia do të mund të aderonte me njërin ose me tjetrin bllok. Tezat e Hangtingtonit janë të kundërta me tezat e Fukujamës. Sipas shumë studiuesve, tezat e Fukujamës i përgjigjen më shumë realitetit dhe gjendjes së sotme të botës, për më tepër kur asnjë qytetërim nuk është ndeshur në pikëpamje gjeopolitike me ndonjë tjetër. Fronti qendror i konflikteve të ardhshme ushtarake ose jo ushtarake do të jetë midis Perëndimit dhe pjesë tjetër të botës, si përfaqësuese e së cilës rol qendror do të luajë Kina e cila, siç e kemi thënë po njeh një zhvillim të madh si ekonomik edhe ushtarak. Ajo po ndjek një politikë depërtimi në Azinë Qendrore e në Detin e Kinës Jugore. Faktori i vetëm i ekuilibrit i pranishëm në zonë përfaqësohet nga SHBA-ja. Qënia e SHBA-së ndoshta ka motivuar afrimin mes Moskës dhe Pekinit. Tezave të Hangtingtonit u janë bërë shumë kritika. Kritika e parë është se ato janë instrumentale dhe synojnë të ruajnë unitetin e Perëndimit, duke shpikur një armik të ri në vend të BS-së. E dyta është se ato përjashtojnë mundësinë e marrëveshjeve të ndryshme. E treta nënvleftësojnë rëndësinë e shtetit-komb, i cili do të përfshihej nga anarkia, në vend që t’i nënshtrohej parimit të rregullit të bashkimit sipas qytetërimeve homogjene. Veç këtyre është shumë e vështirë që bota islamike e coptuar gjeogafikisht dhe politikisht dhe me konflikte të shumta brenda saj, të mund të realizojë një lloj organizimi unik, sado joshëse që të jetë forca tërheqëse e ushtruar nga modernizimi ekonomik i tipit konfucian të Kinës, i parë ky edhe si mjet rivaliteti me Perëndimin. Tezat e Hangtingtonit nxjerrin në dritë një arsye që do të ketë rëndësi të veçantë në zhvillimin e gjendjes strategjike botërore. E vetmja fuqi e madhe që gjendet larg “zonës së frakturës” konfunciano-islamike është SHBA-ja. Ajo ka më shumë mundësi manovrimi sesa evropianët, rusët, japonezët ose indianët, çka përforcon rolin qendror që kanë amerikanët, por në të njëjtën kohë vë në dyshim besueshmërinë e ndërhyrjes së tyre për mbrojtjen e Evropës, të Rusisë dhe të Japonisë, siç e tregoi qëndrimi i tyre për mosndërhyrje në konfliktin e Bosnjës. Skenari i ndeshjes midis qytetërimeve është një skenar i ballafaqimit midis Veriut e Jugut, që ze vendin e ballafaqimit Lindje-Perëndim.

 


Timoleo GURI 

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *