Sunday

02-11-2025 Vol 19

Edith Durhami dëshmi e gjallë e historisë sonë

Edith Durham lindi më 8 dhjetor 1863 në Londër dhe vdiq më 15 nëntor 1944. AArsimi Bedford College, Londër (1878-1882) Royal Academy of Arts.Udhëtarët anglezë që kanë kaluar nëpër territoret shqiptare kanë lënë një thesar të jashtëzakonshëm me përshkrimt e tyre për Shqipërinë. Ata kanë krjiuar një traditë e cila fillon që nga thellësia e shekullit XIV na ka dhënë vlerësimet e mrekullueshme për Shqipërinë e shqiptarët të Xhorxh Bajronit në fillim të shekullit të XIX. Ishte e natyrshme që kjo traditë do të merrte trajtën e vëzhgimeve të mirëfillta siç i gjejmë tek bashkëkohësit e Bajronit. Mis Durhami eci në gjurmët e Bajronit, por vit pas viti gjeografia e udhëtimeve të saj në Shqipëri u zgjerua. Në fillimet e shekullit XX i kishte mbetur detyra që për Shqipërinë ta kurorëzonte luftën e shumëshekullore me pavarësinë. Pikërisht në atë kohë kur ishte ndezur lëvizja kryengritëse shqiptare për liri e pavarësi, në çastin më vendimtar kur pretendimet për gllabërimin e tokave shqiptare nga shtetet shoviniste, nga ethet e shovinizmit, d.m.th në atë kohë kur “Ballkani quhej fuçi baruti”, Mis Durham ra në kontakt me shqiptarët. Pak nga pak e tërhoqi madhështia dhe tragjizmi i këtij populli derisa ajo u bë jo vetëm një dashamirëse e shpirtit dhe e kulturës së tij, jo vetëm një përshkruese dhe studiuese e zakoneve dhe ngjarjeve të jetës së tij madje ajo u bë jo vetëm një zëdhënëse e të drejtave legjitime të popullit shqiptar, por u bë edhe një pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë e ngjarjeve nga të cilat po përcaktoheshin fatet e këtij vendi, u bë një luftëtare e çështjes shqiptare. Për shqiptarët në Veriun e Shqipërisë, ose siç e quan ajo në librin e saj “Shqipëria e epërme” njihej si “Mbretëresha e pakurorëzuar”. Me këtë epitet të pa dekretuar në asnjë mocion zyrtar ia dha ose e pagëzoi në shenjën mirënjohje dhe besimi jehona e këngëve dhe gojëdhënat e maleve kushtuar asaj nga malësorët e Veriut. Dihet se ku ka banuar ajo në Shkodër në shtëpinë e Mark Shantojës, një tjetër thoshte se gjyshi im “rriste një kalë për të” dhe i rruante një mushkë se e kishim mike shtëpie, një tjetër shkodran tregonte pusin ku kish pirë ujë Mis Durhami, një tjetër do tregonte një djep që e kishte tundur ajo. Një studiues ka vënë në dukje se Meri Edith Durham e cila ia kushtoi gjith jetën dhe energjitë e saj çështjes së Ballkanit e cila kishte ngelur praktikisht e panjohur në perëndim aq më tepër në Anglinë e saj dhe se Shqipëria kishte qenë e afërt më shumë se edhe vetë Anglia. Në Angli vepra e saj është ribotuar disa herë, por studiues të shumtë po merren me kërkimin e jetës së saj edhe në Institutin Mbretëror Antropolgjik në Londër. Madje hulumtuesja Xhill Trethouan pasardhëse e saj ka shkruar një libër me titullin “fenomeni” Durham, gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e Xhon Hoxhsonit në Austri, dhe Tini Van Hall në Hollandë, e Antonia Jung në SHBA etj. Janë botuar artikuj të ndryshëm në gazetat më prestigjoze të Londrës, për kontributin e Mis Durham në viset e Ballkanit sidomos pas viteve 1980-1990. Edith Durham kjo studiuese e palodhur, mbrojtëse e flaktë e çështjes shqiptare ka shkruar për Shqipërinë këto libra: “Brenga e Ballkanit”, “Shqipëria e epërme”, “Lufta për Shkodrën”, “20 Vjet ngatërresa Ballkanike”, “Disa origjina, ligje dhe zakone të fiseve të Ballkanit” dhe “Nëpër tokat e serbëve”. Shkrimet e saj të pabotuara janë ditari i saj që e mbajti gjatë qëndrimit në Shqipëri dhe viset e tjera të Ballkanit dhe që rrok periudhën prej vitit 1900-1914, si dhe prej 1914-1936. Udhitimi i saj nisi nga Korça drejt jugut në Përmet, Tepelenë e pastaj për në veri, Vlorë, Fier, Berat, Durrës për të arritur në fund në Shkodër. Qytetarët e Beratit në vitin 1904 i dërguan një mesazh Edith Durham: “Zoti të ka dërguar të na shpëtosh”. Ja çfarë shkruan studiuesja hollandeze Tini Van Hall për veprën e “Brenga e Ballkanit”: “Libri përmban eksperiencën e saj dhe jep të dhëna historike për të bërë të njohur situatën në Ballkan për lexuesit anglezë. Në këtë libër ne zbulojmë informata etnologjike interesante të përshkruara me stilin e saj tërheqës e të zhdërvjellët” “Brenga e Ballkanit” ishte i vetmi libër që u ribotua në Londër brenda dhjetë vjetëve. U botua më 1905 nga Eduard Arnold me një vizatim të bukur të bustit të Edith Durhamit në kopertinë. U ribotua të paktën dy herë më 1912dhe në 1918 nga Tomas Nelson Sons në (Londër, Edinburg). Në parathënien e këtij libri Mis Durham beson se lexuesit evropianë do të kuptojnë se nëpërkëmbjes së popullit shqiptar janë me origjinë raciale e jo religjoze. Të krishterët nuk ishin ngritur në kryengritje për hir të krishtërimit dhe ata në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë popullatën e krishterë të këtij vendi. Profesor i Universitetit të Vjenës Xhon Hoxhsoni, lidhur me këtë vepër shkruan: “Më 1903 u bë kryengritja e Ilindenit kundër turqëve në Maqedoni dhe ndodhi shtypja e egër kundër fshatarëve të varfër. Mis Durham ndonëse sapo ishte kthyer në Malin e Zi, iu kërkua ndihma nga Komiteti i Ndihmës për Maqedoninë, dhe ajo nuk mund të refuzonte këtë thirrje për ndihmë. Dhe Vepra “Brenga e Ballkanit” e shpreh pakënaqësinë e saj gjatë punës për ndihmat në Maqedoni. Edith Durham mbahet mend kryesisht për publikimet e saj themelore të librave, sidomos për veprën e saj ‘High Albania’ (shih Durham 1909), por ajo ishte gjithashtu autore e panumërt artikujve dhe ‘letrave për redaktorin’, në të cilat përpiqej të prezantonte çështjen e Shqipërisë për publikun britanik dhe të korrigjonte mendimet e gabuara. Shumë nga këta artikuj dhe letra janë botuar kohët e fundit në vëllimin ‘Albania and the Albanians: Selected Articles and Letters, 1903-1944.’ Në vitin 1941, pas pushtimit italian të Shqipërisë, Durham botoi këtë përmbledhje të Shqipërisë në ‘Proceedings of the Royal Institution of Great Britain,’ tipike e përfshirjes së saj pasionante në fatin e Shqipërisë. Si figura më e njohur e studimeve shqiptare në Britaninë e shekullit të njëzetë, ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Londër më 15 nëntor 1944, dy javë para marrjes së pushtetit nga komunistët në Shqipëri. Unë do të lutesha për drejtësi për një nga popujt më të vjetër dhe tani një nga më të pafatët e Europës. Edith Durham ishte një misionare që sjell një mesazh në “Evrpoën e qytetëruar”, në kundërshtim me tezat turke e greke që qarkullonin në atë kohë, ajo dëshmon se viset që ajo ka shkelur janë të banuara nga popullsi shqiptare. Veçanërisht ajo vlerëson përpjekjet e patriotëve shqiptarë për hapjen e shkollave shqipe, përpjekje që hasnin në pengesa të vazhdueshme të autoriteteve turke dhe greke që vepronin me anë të kishës orthodokse. Mis Durham vërtet dallon Gegërinë dhe Toskërinë, por thekson se midis tyre ka vetëm dallime dialektore që nuk e cënojnë njëjtësinë etnike, kombëtare ashtu siç ndodhë me vende të tjera, dhe shembul këtu autorja përmend të folmet e ndryshme në viset britanike. Editth Durham së bashku Aubrey Herbert përpara fillimit të Konferencës së Paqes më 1918 bënë përpjekje të jashtëzakonshme për të pajtuar shqiptarët në mënyrë që delegacioni i tyre të përfaqësohej me një zë, sepse ishin shqiptarët aq shumë të përçarë dhe kjo nuk i shërbente çështjes shqiptare.Faik Konica stilist i shquar i letrave shqipe në veprën e tij “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore” ka vënë këtë dedikim: “Mis Edith Durham! Mikeshës së përjetshme të popullit shqiptar, vrojtuese së thellë të sjelljeve dhe historisë së tyre kontribonjëses së Rilindjes sonë Kombëtare” i dedikohet ky libër si dëshmonjës i vogël admirimi e vlerësimi”. Në këtë libër ka një vështrim shumë interesant historik për Ballkanin nga ana etnologjike dhe filozofike. Ja se çfarë shkruan ndër të tjera Faik Konica: Në këtë vepër emir “Evropa Juglindore” do të përdoret shpesh në vend të emrit “Ballkan” që u përdor më herët dhe për herë të parë në vitin 1808 nga një gjeograf gjerman i quajtur A. Zeune, është fjalë turqisht që do të thotë “male”. Ky emër nuk u përmend, për një kohë të gjatë nga shumë shkrimtarë. Dhe nuk gjendet askundi në Edicionin e nëntë të Enciklopedisë Britanike (1875), gjithashtu nuk u gjend pas një shikimi të kujdesshëm, as në “Dictionaire de Geographie Universelle” të botuar më 1879 nga Vivian de Saint Martin. Nuk u gjend as në indekset e revistës “London Times” që nga fillimi deri më 1878 pastaj hoqa dorë së kërkuari. Por edhe në kohën tonë shkrimtari anglez mbi Bizantin , Bury, përdor gjithmonë emrin “Gadishulli Ilirian” (Ilirian Penisula) termi “Hamemus Penisula” është përdorur rrallë herë në raste të veçanta. Është për t’u theksuar se edhe vetë “Ballkanasit” nuk e kishin dëgjuar kurrë këtë emër, po kështu edhe vetë autori i këtij libri, megjithëse është është lexonjës i palodhur librash, e mësoi këtë emër në moshën 26 vjeç. Emri “Ballkan” u përhap nga gazetarët të cilët e lidhën me vargun e maleve Ballkanm por studiuesit më të kujdeësshëm përdorin emrin “Evropa Juglindore”. “Shqipëria e epërme” nxjer në shesh intrigat e Fuqive të Mëdha, shkruan Xhon Hoxhson. Përmes këtij libri ka tone gëzimi dhe feste, Mis Durham nuk kishte pasur kaq shumë atmosferë nxehtësie verbuese që i jep veprës një unitet letrar. Ndjenja e suksesit është diçka personale për të, se pse Durhami nuk kishte arritur kaq shumë asnjëherë në jetë. Libri është plot më nota ngadhnjimi për vetë shqiptarët. Ekzaltimi i dehur në “Shqipëria e epërme” mbetet i fortë përballë varfërisë, padijes, së jetës në ato vite të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të XX, e mbi të gjitha përballë tmerreve të gjakmarrjes. Durhami nuk i mbyll sytë përballë këtyre gjërave ose nuk i keqtrajton. Mbi të gjitha ajo nuk romantizon. Në veçanti ajo e thotë hapur dënimin e saj për gjakmarrjen. Megjithatë bëri një përpjekje të veçantë për të kuptuar logjikën moralin e saj të brendshëm. Ajo nuk bën ndonjë dallim moral ndërmjet gjakmarrjes së fiseve shqiptare dhe luftës që zhvillojnë kombet moderne. Megjithatë “Shqipëria e epërme” ngre lart jo dhunën por besën; Durhami shkruan gjerë e gjatë për besën shqiptare ose për fjalën e nderit, për traditat e famshme të mikpritjes shqiptare, për “bukë e kripë e zemër” me të cilën e ka gostisur i zoti i çdo shtëpie. Në moshën 76 vjeçare më 7 prill të vitit 1939-të ajo protestoi e vetme përpar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Anglisë, për të sensibilizuar poltikën angleze dhe opinionin publik për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste me dy pankarta të mëdha ku shkruhej: “Larg duart nga Shqipëria” dhe “Ndihmoni Shqipërinë!”

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *