
Ka njerëz që me emrin e tyre lidhet një histori lufte, politke, filozofike, ndërtimi dhe padyshim arti, një i tillë për kombin shqiptar ishte edhe një nga aktorët më me famë në botë Bekim Femiu. Në filmin “Odhisea”, aktori Bekim Femiu do të luante rolin kryesor të Uliksit, në krah të një tjetër diva të kinematografisë botërore Irene Papas e cila spikati me rolin e Penelopës në një film të përmasave botëore, edhe e ajo e ka pranuar se ishte me origjinë shqiptare. Dy shqiptarë që në vitet 1970 sundonin botën me emrin e tyre.
Bekim Femiu lindi në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës më 1 qershor të vitit 1936, nga prindërit Dije dhe Ibrahim Femiu. Kreu shkollën fillore dhe të mesme në Prizren dhe më pas Universitetin në Akademinë e Arteve në degën e dramës në Beograd. Emërohet aktor në Teatrin Popullor Krahinor të Prishtinës. Ai ndërkohë kishte kaluar sprovat si një aktor pranë Ateliesë 212 dhe të Teatrit të Dramës në Beograd, ku punoi për gati 10 vjet. Ai punoi si aktor i lirë dhe luajti si në teatër dhe në kinematografinë jugosllave dhe shtete të tjera jashtë saj, më së shumti në Itali dhe në Evropë. Ky aktor potent interpretoi në skenë dhe ekrane me partner mjaft të njohur për kohën, ikona të artit botëror, si Iren Papas, Klaudia Kardinale, Ana Mofo, Jon Huston, D. Bogart, A. Gardner, Olivia de Hallivand, Masimmo Giroti, Ingrid Thulin, Rosanna Schiafino si dhe nën drejtimin e regjizorëve të njohur si: Franko Rossi, E. M. Salerno, Rajmond del Balco etj… Ai ka interpretuar në gjuhën shqipe, serbe, maqedonase, turke, angleze, italiane, spanjolle, franceze. U bë i famshëm në gjysmën e dytë të viteve gjashtëdhjetë me interpretimin e rolit të Halil Begut në filmin “Roy” në vitin 1966 me të cilin u nderua me çmimin e Festivalit Jugosllav të filmave artistikë. Në 45 rolet që ka luajtur në kinematografi dhe skenë, Bekim Femiu u bë njohur në Evropë dhe konkuroi në Festivalin e Kanës ku u nderua me çmim me filmin jugosllav “Mbledhësi i puplave” të R. Aleksandër Petroviç më 1967. Ku film i hapi rrugën e ofertave për të luajtur në Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe në Evropë. E kish nisur me një rol episodik në filmin “Morgan” të A. Siutable Case for treatment” në Amerikë dhe vazhdoi me rolin kryesor të Uliksit në filmin italo-jugosllavo-gjerman prej të cilit u nxorr filmi i Franko Rossit “ Aventurat e Uliksit” në vitin 1968. Në krah të tij luante në rolin e Penelopës aktorja Irena Papas (Lejleku me origjinë shqiptare). Fati i këtij filmi pësoi ndryshime dhe u shfaq me ngjyra në televizionet italiane me 7 seri në vitin 1987, dhe korri shumë sukses. Bekim Femiu në filmin “Zëri” kushtuar rinisë së “Nënë Terezës”, luajti në rolin e babait të Gonxhe Bojaxhiut, Kolës me regjizor Branelo Rondi ish asistent i Frederiko Felinit, realizuar nga televizioni italian, 1982. Pas serialit tepër të mirnjohur “Disperatamente Giulia” (Dëshpërimisht Xhulia, 1989), ai bën një pauz prej dhjetë vjetësh dhe rikthehet sërish në serialin “Tristan und Isolde” (Tristani dhe Izolda, 1999). Në vitin 1972 vizitoi për herë të parë Shqipërinë. I njohur në Shqipëri me filmin “Aventurat e Uliksit” ai u prit dhe u respektua nga shteti shqiptar i kohës dhe për nder të tij u prodhua një dokumentar nga kinostudio “Shqipëria e re” me titull “Bekim Femiu në Shqipëri”. Kur erdhi në Shqipëri ai nuk e fshehu kurrë mallin për atdheun dhe shprehu pengun e tij, duke thënë “do të doja ta dija më mirë gjuhën shqipe”si dhe shpresonte të lunate në një film kushtuar Skënderbeut heroit tone kombëtar. Bekimi ishte martuar me artiste me origjinë serbe, ai nuk e lëshoi Beogradin edhe pse filloi një fushatë antishqiptare dhe nuk u tremb së qenuri shqiptar. Emrin e tij të madh në hapësirën botërore e respektonin shumë, kjo u bë shkak që të birit t’i vinte emrin e rolit të tij “Uliks”, siç ka thënë në një intervistë ai. “Njeriu nuk mund të fajësojë as për diçka që i ndodh as babanë as vëllezërit, as fqinjët, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri tjetri, por edhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen”- shprehet B. Femiu. Gjërat e mira të shqiptarëve serbët nuk i kanë pranuar ashtu si edhe shqiptarët nuk kanë marrë atë ç’ka serbët kishin pozitive. Rininë e kam kaluar në Prizren e po të shante njeri nga nëna kërciste pushka. Nëna dhe Zoti janë të shenjtë. Unë nuk e dija që gjetkë shahej normalisht. Kur erdha në Beograd dhe dëgjova gjëra të tilla, në fillim skuqesha nga turpi. Para disa vitesh dëgjoja në Prishtinë sesi vajzat e reja shaheshin me fjalë të pista dhe betoheshin si bandite. Intervistën e fundit atë të lamtumirës, e kam dhënë më 14 prill1987, kur braktisa shfaqjen “Madame Kolontine”. Shakqet për këtë vendim nuk kishin të bënin me të ashtuqaujturën “mosorganizim” të shfaqjes, por arsyeja e vërtetë kishte të bënte vetëm me zgjerimin e propogandës dhe shtrirjen e urrejtjes antishqiptare, kudo në ish Jugosllavi. Ato vite të fushatës antishqiptare pushtuan faqet e gazetave dhe programet televizive. U publikuan fotografi të montuara ku citohej poema e Rakiceviçit “Simonida” në të cilën thuhej “Një shqiptar që nxjerr sytë”. Shkëlzen Maliqi e shpjegoi gjithçka reth të vërtetës mbi këto vargje, se sytë e mbretëreshës Simonida nuk u nxorrën nga urrejtja, por për shkak të një riti fetar apo një supersticioni, që nuk ishte vetëm i shqiptarëve, por edhe i serbëve dhe i gjithë popujve të rajonit, ku heqja e pluhurit nga sytë apo organet gjenitale të figurave në kishë do të thoshte shërim i të verbëve ose i grave shterpë. Goditja më e madhe për Bekim Femiun, siç vazhdon më tej në kujtimet e tija ishte: “kur shkova në shtëpi dhe gjeta Brankën (gruan time aktoren serbe), Uliksin në gjendje shoku… Mësuesja e letërsisë në shkollën e mesme kishte vlerësuar poezinë e shqiptarit Esat Mekuli, por dënonte aktin e gruas së tij, doktoreshës Mekuli, e cila merrte të sapolindurit serbë apo malazez nga inkubatori në spitalin e Kosovës ku punonte dhe vriste… I shpjegova Uliksit (djalit) që kjo ishte një gënjeshtër e ulët, se po ta kishte bërë këtë ajo do të kishte përfunduar në burg dhe nuk do të punonte më si mjeke. Tridhjetë e pesë shpirtra të helmuar pra edhe tridhjetë e pesë familjar, anëtarërt e të cilëve kush e di se sa në numër, u ishte injektuar urrejtja. Për disa, heshtja është mënyrë miratimi ose tërheqje. Për mua, heshtja është mënyrë e dhimbshme proteste. U kam dhënë fjalën fëmijëve që do t’u tregojë gjithçka që të jenë të mirinformuar plotësisht. Fëmijëve u kam treguar të vërtetën duke i lënë të lirë të zgjedhin mënyrën si të jetojnë, ashtu siç kam bërë dhe vetë. I respektoj zgjdhjet e fëmijëve ashtu si nëna ime Dija ka respektuar zgjedhjet tona. “Homen est nomen” (emri bën njeriun) thoshin romakët. Për mua aktrimi i dikurshëm ishte mision i bekuar. Arti ka qenë mesazhi që unë kam sjellë. Po të mos kisha qenë actor do të isha bërë dentist ose piktor. Në të vërtetë më pëlqen të pikturoj. Mendoj se edhe nëna ime Dija ishte e bekuar duke lindur tetë fëmijë dhe që i la të gjithë pas, por ka lënë edhe shtatë nipër dhe tre stërnipër. Kjo është dhe përgjigja ime për përrallën e bombës demokrafike në Kosovë. Mendoni se keni qenë me fat, që keni patur tërë këtë karier, është pyetur ndër të tjera në një intervistë për gazetën “Politika”, ja si iu opërgjigj i madhi Bekim Femiu: Një fljalë e urtë shqiptare thotë: “Puno pak, se Zoti të ndihmon shumë!… Duket sikur pavarësisht nga puna e madhe dhe vetëmohuese, unë kam patur fat në jetë, si individ, por edhe si familje. Megjithatë jeta e njerëzve në rajon, sidomos në Kosovë nuk është aspak e lehtë. Për vite me radhë kam refuzuar të luaj dhe mendoj se do të vazhdoj ende. Për shkak të gjithë kësaj të keqe të madhe, kam humbur çdo lloj sensi detyre dhe nuk ndjej asgjë për aktrimin. Nuk dua të luaj më. Kur është pyetur Bekim Femiu, kur ka qenë momenti më i lumtur në jetën e tij, ai është përgjigjur: Në shfaqjen e filmit “Aventurierët” me regjizor John Houston, nga fundi ai më përqafoi dhe më tha: “Je i mirë djalosh!”, ky ishte një nga momentet më të lumtura në të gjithë jetën time...”
Ai sa herë që shkonte në Kosovë, ashtu i heshtur dhe modest, u fliste kolegëve për përvojën në vitet e karierës së tij artistike. Siç tregojnë miqtë e tij, ai u gëzua shumë kur hap në Prishtinë kinemaja ABC dhe tha: “Prej sot këtu është vendi im”. Gjatë verës, ai qëndronte në Prishtinë dy tre muaj. Takon kineastët e rinj dhe ua jep përvojën dhe këshillat e veta. Bekim Femiu ishte shembull dhe model jo vetëm për brezat e vjetër, por edhe për aktorët e rinj. I ndjeri Enver Petrovci e pranontese: inspirimin në rrugën e artit të tij prej artisti e ka patur nga Bekim Femiu. “Si fëmijë, jo vetëm unë, por të gjithë kemi qenë krenarë që ai ishte një yll i kinematografisë botërore. Më 16 qershor të vitit 2020 u gjend i vdekur (i vetëvrarë) në banesën e tij aktori i mirnjohur shqiptar Bekim Femiu. Ai banonte në Lagjen Zvezdara në Beograd dhe i dha fund jetës në moshën 74-vjeçare. Ai kishte dy djem dhe gruan të cilëve u kishte lënë një amanet, që kur të vdiste hirin e tij ta hidhnin në lumin e qytetit Lumbardhë (Bistricë) të Prizrenit. Ky është njoftimi i medias për plotësimin e amanetit të Bekim Femiut, aktorit që na bën krenar edhe sot ne shqiptarëve, sa herë flasim për emra të mëdhenj si ai gëzohemi që ata i përkasin gjakut tonë.
Familjarë të aktorit të madh shqiptar, në një ceremoni private, kanë përmbushur amanetin e fundit të Bekim Fehmiut duke e shpërndarë hirin e trupit të tij në lumin e qytetit, prej nga e kishte prejardhjen.
Hiri i trupit të aktorit të madh Bekim Fehmiu është hedhur në lumin Lumbardh (Bistricë) të Prizrenit…
Përgatiti Kastriot KOTONI