
Në historinë e gjuhësisë shqipatare një nga emrat më të spikatur dhe më të shquar të saj është edhe gjuhëtari danez Holder Pedersen. Por vepra e Pedersenit nuk lidhet vetëm shqipen dhe shqiptarët. Ai ishte indoevropianist dhe zë një vend nderi në historinë e shkencës dhe të kulturës botërore. Holger Pederseni lindi në Gelballe, pranë Lunderskovit (Danimarkë), më 7 prill në një familje mësuesish të thjeshtë. Zelli i veçantë për mësimin e gjuhëve të huaja dhe për gjuhësinë si shkencë shfaqet qysh në moshë të hershme 13-14 veçare. Ai deri në atë moshë dinte të gjitha gjuhët gjermanike dhe kishte përpirë gjuhët klasike, zbulon në mënyrë të pavarur një nga ligjshmëritë themelore për grupin e gjuhëve gjermanike. Ai kishte një veti ose cilësi të rrallë “dinte të ishte i heshtur” e kishte veti modestinë, edhe pse dinte 20 gjuhë. Ai pranoi e “Ligjin Verlenit” edhe pse e kishte kryer vetë të njëjtin zbulim. Pasi mbaroi me rezultate të shkëlqyera Universitetin e Kopenhagës (1885-1890), plotësoi më teëj njohuritë shkencore në shkoolat kryesore gjuhësore të Evropës, duke kryer në të njëjtën kohë ekspedita në vende të ndryshme dhe popuj të ndryshëm. Ai nuk u mjaftua me studimin e të astuqujturave “gjuhëve të mëdha” që kishin dokumentim shkrimor të hershëm, por u interesua edhe për gjuhët e gjalla të popujve, që për arsye të caktuara nuk e gëzonin një privilegj të tillë. Ndër to bënte pjesë edhe gjuha shqipe, e cila po depërtonte me vështirësi në mjedisin shkencor të kohës. Kjo u bë arsyeja që ai qëndroi në Korfuz në vitin 1893 dhe pastaj kaloi në zonën e Çamërisë ku mësoi gjuhën shqipe dhe mblodhi materiale folklorike me vlerë. Një pjesë të këtyre ai i botoi në një vëllim të veçantë me titull “Albanesiche Texte mit Glosar”. Me studimet e shumë gjuhëve indoevropiane dhe familjeve të tjera gjuhësore ai arrin në konkluzione të sakta shkencore mbi fazat e hershme të gjuhës me bazë indoevropiane dhe të historisë së saj. Fryt i kësaj pune të madhe shkencore janë një varg trajtesash për gjuhë të veçanta si keltishtja, irlandishtja, sllavishtja e vjetër, armenishtja, hetitishtja, çekishtja, etruskishtja, lykishtja, tokarishtja, rusishtja etj. Krevepra e tij më e përmendur është “Vergleichende Gramatik der Keltischen” (Gramatikë krahasuese e gjuhëve kelte), “Les pronoms demostratifs de l’ancien armenien” (Përemrat dëftor të armenishtes së vjetër) etj..
Në studimet e tij një vend të veçantë zënë edhe punimet shkencore për shqipen dhe historinë e saj. Pederseni zgjidhi me sukses problem të gramatikës dhe të fonologjisë historike të gjuhës shqipe, të historisë së saj që nga koha e shkëputjes prej trungut të përbashkët indoevropian, duke shtjelluarnë mënyrë objective dhe me logjikë të fortë argumentimin eçështjen e prejardhjes së gjuhës shqipe, tipare konstitutive të saj. Një tipar dallues i punës së tij ishte edhe hapja e një dritareje të re për hulumtimet e ardhshme albanologjike lidhur me metodën më të përshtatshme për studimin dhe shqyrtimin e materialit gjuhësor. Metoda rigoroze shkencore, e mbështetur në materialin e gjallë faktik, e lejoi të bënte studime origjinale për disa çështje të sistemit fonologjik dhe të strukturës gramatikore, si edhe të saktësonte etimologjinë e një numri të madh njësish në leksikun e shqipes. Ai nxorri në pah trashëgimin indoevropiane në fushën e strukturës gramatikore e të sistemit fonologjik të gjuhës shqipe dhe të shumë elementeve leksikore të saj. Ndërsa më parë në mjedisin shkencor ishte përhapur mendimi se elmenti latin kishte depërtuar shumë thellë në shqipen, aq sa e kishte shndërruar atë në një gjuhë “gjuhë të romanizuar”. Pederseni vërtetoi me prova të pakundërshtueshme se ndikimi latin mbi strukturën gramatikore të gjuhës shqipe është i barabartë me zero. Rezultatet e sakta të studimeve të mirëfillta gjuhësore e ndihmojnë Pedersenin të depërtojë thellë në mugëtirën e shekujve për të sqaruar çështje të tjera që kanë të bëjnë me historinë e gjuhës shqipe e të popullit shqiptar. Në trajtesën “Die Gutturalen in Albanesischen” (GRYKORET NË SHQIPE) 1900, që mbetet nga kryeveprat e tij në lëmë të shqipes. Pederseni përsiat karakterin autokton të gjuhës shqipe e të popullit shqiptar në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, lashtësinë e vijimësinë e gjuhës shqipe nga nëna e saj, ilirishtja, duke shtjelluar edhe disa koncepte të amullta për parahistorinë gjuhësore të Gadishullit Ballkanik. Këto përfundime shkencore, të mbrojtura edhe ngaalbanologë të tjerë si J. Thumnmann, F. Miklosich, G.Meyer etj…, përkojnë plotësisht me rezultatet e sotme të gjuhësisë historike e të arkiologjisë shqiptare. Në çështjet e alfabetit të gjuhës shqipe, Pederseni radhitet në krahun e progresit të Rilindjes, që kundërshtonte shkrimin e shqipes me shkronja greke, slave ose arabe dhe thur mirë mendimin për një alphabet latin, ku secilit tingull duhej t’i përgjigjej një shkronjë. Tek ky studiues ndjenjat e pastra për popullin shqiptar, kulturën dhe traditat e tij, të cilat i shprehu edhe me botimin e materialeve folklorike shqiptare, që cilësohet si mbledhja më e bukur dhe më e saktë e folklorit tonë në të kaluarën. Këto botime janë botuar edhe në anglisht dhe gjermanisht, ndërsa vetë Pedrseni ndërmori përkthimin e tij në gjuhën danishte dhe lituanishte. Holger Pederseni mbeti deri në fund të jetës së tij “një gjuhëtar i huaj, që është mësuar ta dojë që në të ri kombin fisnik shqiptar”, siçshkruante në një letër të vitit 1946, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Naim Frashërit. Në këtë letër, shprehet një vlerësim i lartë për poetin e madh patriot, spikat edhe qëndrimi i drejtë dhe dashamirës i Pedersenit për gjuhën dhe letërsinë shqiptare. Ndër të tjera ai shkruan: “Si gjuhëtar e di shumë mirë vlerën që ka gjuha amtare për zhvillimin e jetës së një kombi. Asnjë gjuhëtar s’mund të lulëzoj pa një letaërsi. Prandaj patriotët që kanë krijuar letërsinë shqipe, janë bamirësit më të mëdhenj të kombit shqiptar. Dhe kjo lidhet në radhë të parë mëe Naim Frashërin… Dhe pikërisht në këtë cilësi të tij si patriot unë i bëj homazhin tim të përvuajtur. Pederseni la gjurmë të pashlyeshme në gjuhësinë indoevropiane, duke u radhitur krahas përfaqësuesve më të mëdhenj të saj. Detyrat e gjuhëtarit nuk është të tregojë se sa të ”ngjashme janë gjuhët, por si janë bërë të ngjashme”, përbën një nga kërkesat metodike themelore në gjuhësinë e sotme historiko- krahasimtare.
Timoleo GURI