Monday

27-10-2025 Vol 19

Zërat e vegjël që mbajnë gjallë gjuhën e madhe: Fëmijët shqiptarë në Zvicër përlotin me mesazhin e tyre për shqipen

Sa herë që fëmijët tanë flasin shqip, atdheu flet përmes tyre.

Një video e ndjerë e nxënësve të Shkollës Shqipe LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër, po prek zemrat e komunitetit shqiptar anembanë botës. Me zëra të pastër, fëmijët kujtojnë se gjuha shqipe nuk është vetëm fjalë, por dashuri, kujtim dhe krenari.

Në mesazhin e tyre, të realizuar me kujdes nga mësuesi Vaxhid Sejdiu, vogëlushët, disa që sapo kanë nisur rrugëtimin e tyre në mësimin e shqipes, e disa që tashmë e flasin me lehtësi, u drejtohen bashkëmoshatarëve të tjerë në diasporë me një thirrje të thjeshtë, por të fuqishme:
“Flisni shqip, sepse sa më shumë që e flasim, aq më gjatë jeton!”

Ky projekt është një manifest dashurie për gjuhën amtare, një kujtesë se ruajtja e identitetit nis nga fjalët e para që mësojmë në gjuhën e nënës.

Në një kohë kur shumë familje shqiptare përballen me sfidën e integrimit në vendet ku jetojnë, shkollat shqipe të diasporës mbeten ura që lidhin brezat me rrënjët. LAPSH “Naim Frashëri” vijon të jetë një shembull frymëzues i përkushtimit ndaj kulturës kombëtare dhe edukimit në gjuhën e zemrës.


perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *