
Mira Murati ka zbuluar produktin e parë të startup-it të saj Thinking Machines Lab: “Tinker”, një API që u mundëson ekipeve kërkimore dhe zhvilluesve të përshtatin shpejt modele gjuhësore, pa u zhytur në kompleksitetin e trajnimit të shpërndarë me GPU. Në fazën e lançimit, Tinker është në beta private dhe ofrohet falas; kompania njofton se në javët në vijim çmimet do të kalojnë në model pagese sipas përdorimit.
Sipas njoftimit teknik, Tinker mbështet qasjen e lehtësuar mbi modele me peshë të hapura si Llama dhe Qwen, duke përdorur LoRA (low-rank adaptation) për të ulur koston e trajnimit dhe për të rritur efikasitetin e resurseve. Paketa “Tinker Cookbook” vjen si bibliotekë me shembuj praktikë (p.sh. për matematikë, dialog, retrieva), që shkurton kohën nga ideja te prototipi.
Thinking Machines Lab ka ngritur një ekip me emra të njohur nga OpenAI dhe laboratorë të tjerë, përfshirë bashkëthemeluesin e OpenAI John Schulman dhe ish-inxhinierë drejtues.
Në një kohë kur shumë shërbime të AI po mbyllen pas API-ve “kutie së zezë”, Tinker premton ta bëjë më të arritshme përshtatjen e modeleve për nevoja specifike, nga laboratorët akademikë te ekipet e vogla të produkteve, duke ruajtur kontrollin mbi të dhënat dhe algoritmet. Raportimet e para e pozicionojnë si hap drejt aksesit më të gjerë në aftësi “frontier” pa infrastrukturë të kushtueshme.
Nëse Thinking Machines arrin të mbajë premtimin për përdorim të thjeshtë dhe kosto të ulët, Tinker mund të bëhet mjeti i përditshëm i laboratorëve dhe startupeve që sot pengohen nga buxhetet e GPU dhe DevOps kompleks i trajnimit të modeleve.