Në librin “LIDERSHIP” të Henri Kisinger një nga kryediplomatët e nivelit botëror të shekullit, bëhet fjalë për “TRI BISEDA ME ADENAUERIN”. Ja se çfarë shkruan ndër të tjera Kisingeri: Si për ironi të fatit, më shumë se njëzet vjet u arratisa me familjen nga Gjemania naziste, pata mundësinë të merrja pjesë në formimin e politikës afatgjatë amerikane ndaj Gjermanisë (që tani është bërë pjesë e aleancës së NATO-s), si këshilltar në Shtëpinë e Bardhë gjatë qeverisjes së Kenedit. Nisa të takohem me zyrtarë të lartë të qeverive të huaja, fillimisht si dhe më pas, si këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, në fillim të viteve 1950, kur po studioja historinë europiane, dhe më pas, si këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, në fillim të viteve 1960. Pavarësisht admirimit që kisha për udhëheqjen e Adenauerit, gjatë kësaj periudhe isha i shqetësuar për ndikimin që do të kishte kultura e trazuar politike e Gjermanisë, në vendimet që do t’i imponoheshin vendit nga Lufta e Ftohtë. Siç shkrova në një memorandum për Presidentin Kenedi, në prill 1961. Pikërisht kjo ishte atmosfera e paqëndrueshme në të cilën po vepronte Adenaueri dhe sfidat psikologjike me të cilat përballeshin politikat e tij. Për herë të parë e takova Adenauerin në vitin 1957, gjatë një udhëtimi akademik në Gjermani, dhe vazhduam të takoheshim deri sa ai vdiq një dekadë më vonë, shkruan Kisinger. Dhjetë takimet tona të fundit u zhvilluan pasi ai doli në pension në vitin 1963, dhe unë i dëgjoja me dashamirësi reflektimet herë pas here melankonike mbi jetën e tij dhe të ardhmen e popullit gjerman, në një vend që (megjithëse nuk ishte më i pushtuar), dukej se qe hipokrizi e zgjuar, që mund të lëkundnin vendosmërinë e një presidenti amerikan. A mundet për shembull, një udhëheqës i SHBA-së të marrë përsipër rreziqet e shkatërrimit bërthamor, në muajt e fundit të presidencës? Po në intervalin tremujor midis zgjedhjeve dhe inagurimit? Apo pasi një bombë me hidrogjen të ketë shpërthyer mbi një qytet të madh amerikan? Sado të prera që ishin pyetjet e tij, në këtë fazë të marrëdhënieve SHBA-Gjermani, Adenaueri kërkonte thjesht të merrte një garanci sigurie. Maj 1961. Përgjigje elastikeBiseda ime e radhës më Adenauerin ishte 18 maj 1961, në një kuadër politik tashmë të ndryshëm. Presidenti i ri amerikan Xhon.F. Kenedi, ishte një udhëheqës krejt i ndryshëm nga Adenaueri. Gojëtar, i ri dinamik, me shërbim të mirnjohur në Paqësor gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kenedi përfaqësonte një ndarje brezash me parardhësit e tij, të cilët kishin lindur të gjithë përpara Luftës së Parë Botërore. I mbushur me “besimin e brezit të ri më madhështor (Greatest Generation), Kenedi u përpoq të kanalizonte energjinë dhe besimin e atij brezi në vend, për arritjen e synimeve globale të Amerikës. Kenedi edhe pse kishte kaluar kohë në Europë, kur i ati kishte shërbyer si ambassador në Britani (1937-1940) dhe kishte vizituar Gjermaninë në disa raste si student dhe senator, ai vetëm sa kishte filluar të kuptonte detyrën e vështirë se si mund të sigurohej një Gjemani e mposhtur, e angazhuar njëkohësisht në rindërtimin e Europës dhe mbrojtjen e strukturës së saj politike nga kërcënimet sovjetike. Nga ana tjetër, Kenedi ishte i detyruar të bënte politkë përballë rrezikut të rritjes gjithnjë e më të madhe të arsenalit bërthamor sovjetik. Në kohën kur ishte zgjedhur president Ajzenaueri në vitin 1953, rusët kishin ndërtuar rreth 200 armë bërthamore; ndërsa në kohën kur Kenedi u bë president në vitin 1961, sovjetikët zotëronin rreth 1500 koka luftarake dhe po fillonin të zhvillonin sisteme shpërndarjeje ndërkontinentale, duke shkaktuar shqetësime të parakoshme për të ashtuquajturin “hendek i raketave”. Më vonë doli se këto shqetësime ishin të fryra, sepse që në fillim të viteve 1960, SHBA-të ishin në një pozicion më të mirë për të fituar, në skenarin e një goditjeje të parë parandaluese. Nga ana e tij, Adenaueri vazhdoi ta shihte Aleancën Atlantike si çelësin e së ardhmes strategjike dhe politike të Gjermanisë. Por Aleanca kishte mosmarrëveshje të brendshme, për strategjinë bërthamore kishin të bënin me çështjen nëse Amerika do të ishte gjithmonë e gatshme t’u qëndronte besnike objektivave të aleancës, kur aleatët të kërcënoheshin nga ndonjë sulm, siç më kishte thënë Adenaueri, shkruan Henri Kisinger. Ministri gjerman i Mbrojtjes Franc Jozef Shtraus, e kundërshtoi hapatazi strategjinë bërthamore amerikane. Shtrausi ishte një bavarez tipik, gojëmprehtë dhe i zjarrtë, me barkun e fryrë, që tregonte kënaqësinë e pijeve alkolike të rajonit të tij. Gjatë një bisede të bërë me të më 11 maj në Bon, ai ngriti çështjen se sa e zbatueshme mund të ishte “përgjigja elastike” në rastin e një krize të Berlinit. Ai dyshonte nëse Amerika do të ishte në gjendje, ose e gatshme të ndiqte një politikë kaq të ndërlikuar dhe të paqartë. Strategjia e Adenauerit mbështetej në politikën e kontrollit të hartuar nga Xhorxh Kenan dhe të zbatuar nga sekretarët amerikanë të Shtetit, Dino Açeson dhe Xhon Foster Dallas, pra ishte kundër një politike izuluese të Gjermanisë. Kishte një element melankonik në takimet midis Kenedit dhe Adenauerit. Të dy kërkonin të arrinin qëllime të rëndësishme, por politikat e tyre buronin nga pikënisje të kundërta dhe ndiqeshin nëpërmjet metodave të ndryshme, me qëndryeshmëri nga Adenaueri dhe me elstiscitet diplomatik nga Kenedi. Që Adenaueri të kishte sukses, ishte e nevojshme të rimëkëmbej “shpirti” i Gjermanisë; ndërsa për një president amerikan, dhe veçanërisht Kenedin, qëllimi ishte të vihej në praktikë një idealizëm që tashmë ishte i pranishëm. Në shkurt të vitit 1962, këshilltari i Kenedit për sigurinë kombëtare MekXhorxh Bandi, më kërkoi të takohesha me Adnauerin, meqë kisha lidhje miqësore me të dhe të ndihmoja për të rifituar besimin gjerman në çështjet bërthamore. Iu përgjigja se për Adenauerin, çështjet politike ishin të rëndësishme dhe të përhershme, ndërsa çështjet bërthamore, ishin simbol i besueshmërisë politike etike. Për të hequr dyshimet e Ajzenauerit, ramë dakord që ai të informohej posaçërisht nga unë mbi politikën e sigurisë dhe aftësisë bërthamore të Amerikës. Ditën e takimit më 16 shkurt, teksa nisa të flisja për zotimin e plotë të Amerikës, Adenaueri befas më ndërpreu: “Këto fjalë m’i kanë thënë edhe në Uashington. Kur nuk u binda atje, pse duhet të bindem këtu? Iu përgjigja se isha kryesisht një akademik, jo një zyrtar. “A mund ta lërë kancelari gjerman gjykimin për në fund, derisa të dëgjojë të plotë fjalimin tim”? I patrazuar, Adenaueri ma ktheu: “Atëherë, le të amendësojmë se do të më thoni tre të katërtat e së vërtetës”. Ndërsa fillova të flisja për aftësitë bërthamore, duke nxjerrë në pah pabarazinë e madhe të asaj kohe midis forcave bërthamore strategjike amerikane dhe atyre sovjetike, qëndrimi i Adnauerit ndryshoi. Këto nuk ishin fjalë boshe, por përkushtimi ynë ndaj Komunitetit Atlantik, Kancelari u përgjigj: “Lavdi zotit për këtë!” Adenaurerin dhe Kenedin historia i kishte detyruar në një lloj varësie të ndërsjelltë, por kjo nuk mjaftoi për të kapërcyer hendekun midis brezave dhe dallimet që rridhnin prej tij. Kendedi shihte si objektiv fillimisht uljen dhe më pas asgjësimin e mundësisë për luftë bërthamore; në këtë përpjekje, ai synoi të nxiste sovjetikët të merrnin pjesë në një udhëtim të gjatë që kërkonte elasticitet taktik, edhe nga ana e kancelarit gjerman. Adenaueri kishte këndvështrim tjetër, sipas tij taktika e presidentit amerikan kërcënonin të shpërbënin qëndrueshmërinë dhe lidhjen e fortë që ai kishte krijuar pas shpërbërjes së Gjermanisë së Hitlerit. Kendi kishte një qasje globale, Adnaueri kishte forcën për të përballuar rrënimin moral fizik të vendit, duke pranuar ndarjen e tij dhe duke ndërtuar një rend të ri euopian, të mbështetur në ortakërinë atlantike. Bashkimi Gjerman ishte një pritje sfilitëse për Adenauerin. Ai në politkën e tij mbështetej në idenë se ndarja e vendit duhej trajtuar si e përkohshme; ai besonte se, herët a vonë, bashkimi do të ndodhte për shkak të shpërbërjes së orbitës satelitore sovjetike, rritjes ekonomike më të madhe të Republikës Federale, fuqisë dhe kohezionit të Aleancës Atlantike dhe tensioneve të brendshme që do të lindinin brenda Paktit të Varshavës. Kjo hamendësonte edhe kolapsin e satelitit sovjetik të Gjermanisë Lindore, siç ndodhi në të vërtetë në vitin 1989. Por, deri sa të ndodhte një kolaps i tillë politik, objektivat kryesore të RFGJ-së, do të vazhdonin të ishin Aleanca Atlantike, marrëdhëniet e ngushta me Amerikën dhe integrimi në Europë. Adenaueri dhe CDU-ja argumentuan se përparimi drejt bashkimit përfundimtar të vendit u minua sepse statusi i Berlinit, kryeqyetetit historik i Berlinit, të Gjermanisë, u kthye në një çështje bisedimi, ku komunistët mbanin të gjitha asetet gjeografike dhe ushtarake. Debatet midis partive CDU dhe SPD, filluan edhe përçarjet e CDU-së mbi trashëgimin e Adnauerit. Mosha e tij e madhe (ishte 86 vjeç në vitin 1962) dhe mosmarrëveshjet me SHBA-në në lidhje me strategjinë sovjetike, ndikuan në dobësimin e përshkallëzuar të pozicionit të tij politik në vend. SPD-ja paraqiste veten si bashkuese, por me një politikë më elastike me vendet e Lindjes dhe Bashkimin Sovjetik. Ndërsa Adenaueri ishte me doktrinën Bretano (e quajtur sipas emrit të ministrit të Jashtëm nga vitet 1955-1961), sipas së cilës, Republika Federale Gjermane do të pezullonte marrëdhëniet diplomatike me çdo vend që njihte RDGJ-në. Në vjeshtën e vitit 1962, çështja e dorëheqjes së Adenauerit u kthye në qendër të vëmendjes. Ministri i Mbrojtjes, Franc Jozef Shtraus, e akuzoi revistën Der Shpigel se kishte shkelur sigurinë kombëtare, kur ajo botoi pa leje dokumentet qeveritare, që tregonin se Adenaueri po shqyrtonte mundësinë e sigurimit të armëve bërthamore taktike për mbrojtjen e RFGJ-së. Një nga shtyllat e politikës së tij të jashtme Adenaueri kishte qenë frenimi i pushtetit sovjetik, një strategji që ishte përkrahur nga çdo president amerikan që nga koha e Trumanit, shkruan Kisnger. Adenaueri ishte i prerë në lidhje me rolin e Amerikës në Luftën e Vietnamit. Më tha se nuk arrinte ta kuptonte pse SHBAishin zhvendosur kaq larg nga zona e interesave të tyre kryesor dhe pse tani kishin kaq vështirësi të tërhiqeshin. Në përgjigje të komentit tim shkruan Kisinger shtoj se, përveç mbrojtjes së partnerëve në Azi, ishim të shqetësuar për të ruajtur edhe besueshmërinë tonë në teatrin kryesor, ai tha se donte të mendonte për këtë pikëpamje: “A mund të kthehesh nesër për të marrë përgjigjen time”. Të nesërmen më tha: “më shikoni në sy (Schau mir in die Augen”. “Nuk besoj se presidenti amerikan do të rrezikojë luftë bërthamore në emër të Berlinit. Ju jeni në një detantë me Bashkimin Sovjetik dhe këtë e keni përparësi për gjendje krize”. Adnaueri e mbylli bisedën duke më siguruar, për herë të fundit, mbi përkushtimin e tij ndaj Aleancës Atlantike, dhe pse shprehu rezerva për mënyrën e ndërlikuar të zbatimit të saj. Gjatë kohës në detyrë, Adenaueri e arriti qëllimin për të ngulitur demokracinë në Gjermani dhe për formimin e një strukture europiane, ku Gjemania ishte pjesë e rëndësishme. Nga bashkimi i strategjisë së Adenauerit dhe taktikave të Kenedit, qëllimi i përfundimtar, ai i bashkimit të Gjermanisë, u arrit me rënien e perandorisë sovjetike më shumë se dy dekada pasi të dy ishin larguar nga pushteti. Vizioni i Adenauerit për një Gjermani të bashkuar brenda një Europe në bashkim e sipër, më në fund u përmbush gjatë qeverisjes së pasardhësit të Shmidit, Helmut Kohlit, kur sundimi sovjetik në Europën Lindore u shemb nga tensionet dhe kontradiktat e brendshme. Kohli e zgjidhi problemin me një udhëheqje vendimtare dhe të guximshme. Kur regjimi i Gjermanisë Lindore shpalli zgjedhje të lira, Kohli u soll sikur Republika Demokratike Gjermane (RDGJ) nuk ekzistonte më thjesht planifikoi vizita për fushatë politike në Gjermaninë Lindore, sikur zgjedhjet të ishin duke u mbajtur në Gjermaninë Perëndimore. Homologu gjemanolindor i partisë CDU arriti fitore të madhe, duke i hapur kështu rrugën bashkimit formal të Gjermanisë dhe anëtarësimit së gjithë Gjermanisë në NATO, më 3 tetor 1990. Kohli duhej të bindte Francën dhe Britaninë, të cilat natyrisht ishin në mëdyshje ndaj Gjermanisë, për shkak të dy luftrave botërore. Ama të gjitha këto thekson Kisingeri, nuk do të kishin ndodhur pa politikat e ndërmarra nga pasardhësit e Adenauerit dhe aleatët, në ndjekje të vizionit të tij, të cilin ai e përshkroi në një fjalim pas dorëzimit pa kushte të Gjermanisë, si një mënyrë për t’i dhënë popullit dhe të tij të ndarë guximin për të filluar sërish.
Timoleo Guri