Monday

27-10-2025 Vol 19

Në Kalendarin e Kujtesës. Për të kujtuar figurat që shënuan historinë shqiptare. Rekuiem pë Hasan Prishtinën

Një jetë e flijuar për kombin shqiptar

Hasan Prishtina u lind më 27 shtator 1873, në Vushtrri. Deputet, intelektual, publicist, e mbi të gjitha veprimtar i përkushtuar për çështjen shqiptare, ai mbeti përjetësisht simbol i guximit dhe i përpjekjeve të pandalshme për liri dhe pavarësi.

Hasan Prishtina qe ndër mendjet më të kthjellëta të kohës së tij. Me kulturë të gjerë perëndimore dhe ndjenjë të thellë kombëtare, ai besoi gjithnjë se shqiptarët nuk mund të mbeteshin peng i perandorive, por duhej të vendosnin vetë për fatin e tyre. Për këtë arsye, ai u bë një nga organizatorët kryesorë të kryengritjeve të mëdha të vitit 1912, që i hapën udhën shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në vitin 1921, për disa ditë, ai mbajti postin e Kryeministrit të Shqipërisë, por jeta politike dhe rruga e tij ishin të mbushura me kundërshtime, burgosje dhe përndjekje, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Fati i tij tragjik u vulos më 13 gusht 1933 në Selanik, ku u vra nga dora e zezë e intrigave politike, duke e lënë kombin shqiptar pa njërin nga bijtë e tij më të shquar.

Figura e Hasan Prishtinës mbetet sot një kujtesë e fortë e sakrificës dhe e idealit të pastër për liri. Ai ishte dhe mbetet një martir i kombit, që jetoi dhe vdiq me besimin se Shqipëria duhej të ishte e lirë, e bashkuar dhe sovrane.

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *