Monday

27-10-2025 Vol 19

Dështakët e mëdhenj të botës

  • Thomas Edison u përjashtua nga shkolla katër muaj pas fillimit të vitit shkollor, sepse mësuesi i tij kishte arritur në përfundimin se ky nxënës kishte të meta mendore.
  • Charles Darwin – babai i tij i kishte sugjeruar të linte studimet e mjekësisë, duke i thënë: “Ty nuk të intereson asgjë, përveç fantazive të tua.”
  • Walt Disney u përjashtua nga redaksia e gazetës për shkak të mungesës së ideve.
  • Mësuesi i Beethoven-it mendonte se nxënësi i tij nuk kishte fare talent për muzikë.
  • Einstein-i, deri në moshën katër vjeç, nuk dinte të fliste. Mësuesi i tij e kishte përshkruar si “mentalishte të prapambetur”.
  • Babai i skulptorit të famshëm Rodin kishte deklaruar: “Djali im është një idiot.” Ai kishte dështuar tri herë në provimin pranues në shkollën e arteve aplikative.
  • Mozarti, gjeniu më i madh i muzikës i të gjitha kohërave, ishte kritikuar nga mbreti Josif II se në veprën e tij muzikore Figaro “kishte nota të tepërta”.
  • Dimitrij Mendeljeviç, shpikësi i sistemit periodik, në shkollë kishte notë treshe në kimi.
  • Kur sot shohim veturat e markës Ford, mendojmë për forcën dhe suksesin. Por rrallëkush e di se Henry Ford kishte vështirësi në të lexuar dhe të shkruar, dhe para se të arrinte suksesin e tij gjenial, kishte falimentuar disa herë.
  • Guglielmo Marconi, shpikësi i radios, kur u thoshte shokëve të tij se “një ditë do të flasim nëpërmjet ajrit”, ata e shpallën të çmendur dhe ai përfundoi në psikiatri. Por vetëm disa muaj më vonë, radioja e tij shpëtoi shumë jetë të marinarëve në det.

Prindër, kujdes! Besoni te fëmijët tuaj, sepse me mbështetjen tuaj ata mund të arrijnë shumë, mund të bëjnë mrekulli që mund ta ndryshojnë botën!


Myzafer MUHARREMI

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *