Monday

27-10-2025 Vol 19

𝗡𝗱𝗮𝗵𝗲𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗷𝗲𝘁𝗮 𝗮𝗸𝘁𝗼𝗿𝗶 𝗶 𝗻𝗷𝗼𝗵𝘂𝗿 𝗘𝗻𝘃𝗲𝗿 𝗣𝗲𝘁𝗿𝗼𝘃𝗰𝗶

Mësohet se sot është ndarë nga jeta, në moshën 71-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Enver Petrovci, një nga figurat më të rëndësishme të skenës dhe ekranit shqiptar.

Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Hapat e parë në aktrim i mori në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, ndërsa studimet universitare për art dramatik i përfundoi në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd.

Karriera e tij përfshin dhjetëra role në teatër, film dhe televizion, ku spikat interpretimi i fuqishëm dhe aftësia për të mishëruar karaktere të ndryshme. Përveç aktrimit, Petrovci ka lënë gjurmë edhe si regjisor dhe dramaturg, duke sjellë vepra të rëndësishme në skenë. Ai është gjithashtu autor i disa librave dhe dramave që kanë pasuruar letërsinë shqipe.

Pas viteve ’90-të, Petrovci e zhvendosi karrierën në trojet shqiptare, ku u angazhua si aktor, regjisor dhe pedagog.

Enver Petrovci është themelues i disa institucioneve kulturore në Kosovë, ndër to edhe “Akademia e Arteve në Prishtinë” e “Teatri i Babës” ku ka dhënë një kontribut të madh në formimin e gjeneratave të reja të artistëve.

Me punën e tij të pandalshme dhe përkushtimin ndaj artit, Petrovci ka fituar respekt të gjerë si në Kosovë ashtu edhe në mbarë hapësirën shqiptare. Ai konsiderohet një ikonë e kulturës dhe një personalitet që ka ndikuar në ngritjen dhe zhvillimin e skenës artistike shqiptare ndër dekada.

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *