
Qendrat e qytetërimit Ilir nga shumë autorë të huaj kanë qenë tema të mbuluara nga harresa të qëllimshme dhe qëndrime deformuese që shtrëmbëronin historinë e vërtetë të tyre. Nuk mjaftonte vetëm vështrimi skeptik i specialistëve të huaj, por duhej të kalonin shekuj për të zbuluar sekretet e historisë Ilire. Zbulimi i parë në qytetet ilire solli që nga lashtësia një zhurmë shurdhuese, si ajo e tifozëve në stadiumet gjigande të qyetit Ilir Amantia (në fshatin Plloçë të Vlorës) i ndërtuar 2400 vjetë më parë. Shkallët e gurta të vendosura në forma patkoi të zgjatur ndiqnin një pistë 12,5 m, të gjërë dhe rreth 60 m, të gjtaë. Në njërin krah të mbështetur në faqen e kodrës, mund të rrinin 17 radhë spektatorësh, nga ana tjetër, në shkalllaren e ngritur mbi një mbushje artificiale dheu, ulen gjysma e spektatorëve, rreth 2000 vetë. Gurët e startit nuk kishin luajtur nga vendi i dikurshëm dhe stadium, në mbarim të gërmimeve, dukej sikur priste fillimin e garave të reja. Një tjetër gjurmë të çonte në anën veriore të qytetit tregonte një Arubientë katërkëndëshe të punuar prej guri, të reshtuar njëri pas tjetrit përfaqësonin një pjesë të tregut. Një ballë kollonash të stilit dorik mbanin frontonin trekëndësh, ku artistët vendas kishin treguar nëpërmjet skulpturave jetën e perëndeshës Afërdita. Perëndesha paraqitej si një nënë e zakonshme që ushqente fëmijët e saj, Erosin. Tempulli ishte ndërtuar rreth shekullit të III p.e.s dhe kishte një mbishkrimi që i kushtohej rindërtimit të tij në shekulli I p.e.s. Përtej tempullit vazhdonte varreza. Ndërtime monumentale prej gurësh të punuar të mbuluar me qemer, u takonin të pasurve. Në anën tjetër të Vjosës ngrihej një qytet tjetër gjigand. Për 2200 m muret rrethuese përcaktojnë kufijtë e tij. Por lagjet e banuara janë derdhur edhe poshtë tyre, nëpër shpatet e kodrës. Ky është një qytet që ka dashur të jetë në rregull me kohën. Ai ka marrë nga lashtësia një pasaportë guri, një mbishkrim 3x3m të gdhendur në shkëmbinjtë e tij, që bën fjalë për ndërtimin e një rruge nga Bylisi për në krahinën e Astacies. Pra është qyteti i Bylisit i njohur nga burime e shkruara dhe nga monedhat që ka prerë në periudhën 270-187 p.e.sonë. Arkeologjia i afrohet këtij qyteti nëpërmjet murit rrethues dhe një oborri të fortifikuar në formë trekendëshi, që përshkohet nga dy dyer, përbën mbrojtjen fillestare të qytetit, të përforcuar me dy kulla. Kulla të tjera ngrihen mbi faqet e mureve dhe, pas kthesave, ndeshet ndonjë hyrje e vogël, deri sa, në drejtim me qendrën e qytetit, gjëndet një portë tjetër e madhe. I mbështjellur në rrethin e gurtë të mureve qyeti ndahej tek porta nga bota që e rrethonte. Aty gjendej edhe kufiri midis jetës dhe vdekjes, sepse në rrugën që zbriste nga porta shtriheshin varret monumentale të skllavëpronarëve dhe më poshtë varreza. Por brënda mureve edhe jeta ka mbetur më e heshtur se vdekja. Vetëm format e panatyrshme të brigjeve tradhëtojnë monumentet e fshehur. Një lug i harkuar shënon vendin ku ngrihej teatri i qytetit dhe gjithë zhurma e dramave dhe komedive të shfaqura aty është përmbledhur në buzëqeshjen e një komiku prej guri zbuluar rastësisht. Një kurriz i gjatë dheu rëndon mbi gërmadhat e portikut të zbuluar, me kolonadë të stilit dorik, i cili shënon kufirin e zonës së godinave shoqërore. Përtej shtrihen banesat dhe një park dere prej guri, i zbuluar nga shirat e dendur. Në brigjet e Mallakastrës pesë qytete të mëdhenj ilire vështronin njëri tjetrin. Nga Bylisi, rruga e Astacies të çonte për një gjysëm ore në qytetin Niakaia (fshati i sotëm Klos). Këtu patën lindur të parët e qytetit të Bylisit dhe krijuesit e njërit më të vjetër të Ilirisë. Në fillim ishte një fshat i vogël buzë rrugës që lidhtebregdetin Adriatik me krahinën e Kaonëve. Që në shekullin VI p.e.s. u vendosën lidhje tregëtie me Apolloninë, prej ku aristokratët vendas morën enë të shtrenjta prej balte të lyera me vernik të ndritshëm. Poçarët vendas edhe ata filluan të bëjnë enë të bukura duke marrë model qeramikën e Belshit të Elbasanit. Me shtimin e tregëtarëve dhe zejtarëve, vendbanimi u shkëput nga nga territory i fshatit. Për këtë arësye u ngrit muri që shënonte kufirin midis fshatit dhe qytetit. Pas një shekulli ky mur nuk mund të ndalte dyndjen e fshatarëve dhe kështu u popullua pllaja e gjërë e malit përkarshi. U ngulën piketat e qytetit të ri bir të Niakias, Bylisi. Të dy qytetet janë përballë njëri tjetrit dhe këtë fakt e tregon portiku i gjatë me kolonada të stilit dorik në Niakaia. Qytetarët e qytetit nënë nuk ngjiteshin për të parë shfaqje teatrale. Ata ndërtuan në shekullin e VI një teatër më të vogël. Në murin e pranimit të qytetit ishte gdhendur dekreti i kryetarit të qyetetit i cili aprovonte qytetarët e rinj të cilët zëvendësonin ata që largoheshin. Dy qytete të tjerë të Bulinëve, njëri në malin e Gurzezës në Cakran dhe tjetri në Margëlliç ngrinin përballë Apollonisë kullat e forta të tyre. Sot qëndrojnë me konturet e lakuara si pleq të motçëm. Qyteti i pestë është Dimalitani i cili u zbulua nga gjetja e disa tjegullave që mbanin vule. Dimali ishte një qytet i vogël dhe me një punishte që i përkiste komunës. Këto tregojnë faktin se kemi të bëjmë me një zhvillim të lartë të pronës private në sistemin skllavopronar. Në këto tjegulla ishte mbuluar një monument i madh i ndërtuar rreth shekullit III p.e.sonë. Një mur i gjatë që ndërpritej në mes nga një rrugë kalim, përbënte sfondin e godinës. Dy krahë të dalë të murit kufizonin një rreth të gjërë të mbuluar me çati, e cila mbështetej mbi dy radhë kollonash. Ndërtimi ishte ndërtuar në mënyrën më të thjeshtë, ashtu siç mund të kërkohej për një vend tregu. Zbulimi i qytetit Dimal që ishte krijuar nga fundi i shek IV, na njeh me emrat e disa skllavopronarëve, Epikad, Nestor, Heraj etj…, pronarë të punishteve të qeramikës, që konkuronin në tokat e bylinëve prodhimet e Apollonisë. Dimalasit përfaqësoheshin me veshjen e barinjëve pas pushtimit romak. Përtej Dimalit fillojnë tokat e parthinëve. Njëlloj si bylinët emir i tyre vinte nga qyteti kryesor, Partha, që ngrihej mbi një shkëmb të hirtë të hirtë gipsi në Belsh të Elbasanit. Si një trung i prerë ai ngrihej nga fundi gropave kastike dhe asnjë filiz nuk është përtërirë në të prej njëmijetreqind-vjetësh.
Nga Timoleo GURI