
Nga Remzi SALIHU
(Titullin e këtij fragmenti përherë të parë e ka përdorur, si shprehje të përgjithësuar, shkrimtari dhe mendimtari anglez John Donne (1572-1631). Në atë kohë kambanat kishin të bënin për të lajmëruar vdekjen. Kurse Donne e përdor këtë imazh për të thënë se KUR VDES DIKUSH, PREK GJITHË NJERËZIMIN, SEPSE TË GJITHË JEMI TË LIDHUR MES VETE. Por shprehja u bë e famshme më vonë, kur Ernest Hemingwey e përdori si titull të romanit të tij “For Whom the Bell Tolls” (1940, për Luftën Civile në Spanjë.)
1.
Kurrë nuk do ta kisha kuptuar lidhshmërinë e Viganit me Personazhin e tij kaq të preferuar, po të mos i kisha përcjellë të gjitha ato prononcimet e tyre të botuara në rrjetet sociale. Rrjete sociale që tanimë u bënë mundësi e kohës dhe platformë bashkëkohore të promovimit njerëzor, ku secili mund ta sprovojë veten nëpër konkurenca shkrimesh e afirmimesh digjitale. Postime të shpejta dhe pa cenzurë redaktuese, që të nxjerrin nga anonimiteti dhe izolimi. Shkrime që shpalonjë karaktere dhe portrete njerëzish të ndryshëm, nëpër këtë kohë moderne të digjitalizuar. Pra, sot teknologjia është bërë mundësi e tillë, që të nguc e të provokon, për të na e kthyer vëmendjen te aktualiteti dhe gjërat që ndodhin në përditshmëri. Mbase aq shumë gjëra ndodhin sot nëpër botë, saqë trishtimi dhe gëzimi po bëhen ushqime të përditshme të varësisë së njeriut bashkëkohor. Edhe më parë kanë ndodhur gjëra befasuese, nëpër vise të ndryshme të botës, por në mungesë të informacionit dhe të shpërndarjes së lajmit, kemi qenë më të rehatshëm dhe më pak të tendosur. Kurse sot e kemi të pamundur t’u ikim këtyre imazheve dhe prurjeve që na imponohen nëpër dritare informative të ndryshme. Çdo gjë pothuaj se bëhet aktrim dhe interes varësie dogmatike, për të promovuar e thënë diçka nga vetja. Dhe secili nga ne disi e fikson mendjen për gjërat që i sheh dhe që i leverdisin. Janë gjëra senzacionale që do të na shërbejnë si njohuri në jetë. Sikur të mos ishin këto informacione të shumta, ne më pak do të vuanim dhe shqetësoheshim në jetë. Do të kishim jetë më të rahatshme, sepse dinamika e jetës nuk do të na përndjekte me kaq sulm të madh. Dhe padyshim më pak punë do të kishim për t’i kontrolluar ndjenjat tona nga sulmet e padëshiruara që na vijnë nga të gjitha anët e globit. Të vetmin veprim ku e përqëndrojmë vëmendjen tonë, janë dëshirat dhe kureshtjet tona, për të vëzhguar e matur inteligjenca të derdhura njerëzore të kohës sonë. Veprimet pozitive dhe negative të tyre në një rreth të caktuar jetësor e mjedisor demostrimi. Për të parë vlerat dhe jo vlerat e një qytetërimi bashkëkohor.
Vigani dhe Pesonazhi i tij, kishin marrë pjesë nëpër këto platforma konkurence të derdhjes së mesazheve dhe mendimeve. Pas gjithë këtyre fërkimeve mediatike, Vigani një ditë shkoi për vizitë te Personazhi i vet, për të kuptuar për së afërmi bindjet e tij kulturore dhe politike. Dhe të vetmet tema që trajtonin ata, e trazonin indiferencën time, për ndodhitë e kohës, mbase ishin diskutime të vëmendshme filozofike. Ishin biseda të çiltërta midis këtyre dy veprimtarëve të dalluar e të palodhshëm. Dhe me sa i përcillja ato prononcime, midis Viganit dhe Personazhit, vëreja detaje se kishte mendime që takoheshin, përputheshin, në një pikë të caktuar të harmonisë së botëkuptimeve, të ideve dhe mendimeve të shumta për shoqërinë. Ishte mënyra se si ata u qaseshin gjërave dhe pa ia ndërprerë njëri-tjetrit rrjedhshmërinë e diskutimit efektiv. Dukej sikur ata na dhurojnë diçka të pa thënë ndonjëherë, deri më tani, për problemet që e kanë katandisur dhe përçarë shoqërinë tonë. Vigani, gjatë asaj kohe kishte akumuluar në vete përshtypjet dhe filozofemat e Personazhit të vet, duke i fiksuar mendimet e tilla në brendi të vetvetes, si vetëdije dhe si bindje ndërgjegjësimi për t’i kuptuar rrethanat e dukshme të shoqërisë. Sidomos për t’u qartësuar tendencat për ata individë që kishin folur e shkruar keq për Personazhin, mbase ishin përshkrime dhe njollosje të adaptuara konvencionale, të cilat janë përsëritur shpesh nga etapa në etapë. Ata nuk jepnin ndonjë vlerë bindëse përshkruese për Personazhin që do të mbahej mend, me virtytet dhe sjelljet që ka instaluar në vete. Vigani nuk e pranonte nga të tjerët, këtë formë të portretizimit dhe vlerësimit të Personazhit të tij, ngase ishin mendime të kundërta, të dhëna kuturu nga individë apo nga ajo që i përjetonte dhe përceptonte vetë gjatë realitetit, kur kishte ballafaqime. Prandaj ai me përkushtim e shpalosi bisedën, jo për ta justifikuar veten, por për të dhënë mesazhe të qarta opinionit, në pajtueshmërinë e tyre në ide, moral e qëllim. Për t’i shpaluar e treguar të gjitha të vërtetat ekzistuese. Se Personazhi ishte një figurë latente (i fshehur, padukshëm për momentin) që nuk merrej fare me përgojimet dhe thashethemet që shfaqeshin andej-këndej nëpër njerëz. Ai nuk futej nëpër grupacione individësh të parealizuar në jetë që pastaj të kthehej në shtëpi i frustruar dhe i hidhëruar. Personazhin e shqetësonin orekset dhe apetitet e vrazhda karrieriste që shembëllenin servilizëm. Ndaj nuk donte të humbë kohë për këto anomali njerëzore që ishin të dëmshme dhe tronditëse për qytetarin. Vigani filloi ta tregojë atë të vërtetë bindëse të Personazhit të tij pa u hamendësuar. Nuk kishte paragjykime në vlerësime dhe në ndriçimin e së vërtetës, që vjente nga bindja e Personazhit. Ato filozofema që i bisedoi me të, i thoshte mirë duke i trajtuar dhe shpaluar hapur si gjëra të nevojshme në shoqëri. Përvojën dhe njohjen e Personazhit, filloi ta elaborojë e sqarojë kështu:
2.
-Personazhi im, në bisedë e sipër, më tha: – Shiko Vigan, brenda vetes sonë ekziston një hapësirë e çuditshme kuptimore; një lloj rrethi i mendimit dhe veprimit intern, që i jep kahje dhe drejtim pranisë sonë në jetën shoqërore. Edhe pse kjo çështje na duket si e izoluar brenda vetmisë sonë të qenësisë. Rrethi ekzistencës vepron si qëndrim i kalitur nëpër sprova dhe si vetëdije që mban veti morale. Është vetëdije që përcakton mënyrën se si ne i gjykojmë dhe i vlersojmë veprimet tona. Nga ky burim e bagazh i rëndësishëm formohet dhe kultivohet karakteri i plotë njerëzor. Madje stimulohet aftësia jonë për të qëndruar konsekuent në bindje, kryesisht për të ruajtur integritetin e vetes dhe për të ndjekur një ideal të mirëfilltë jetësor. Dhe ideali, edhe pse lind nga vetja, e tejkalon atë kur është i sinqertë, qëllim mirë, mbase bëhet masë matëse e jetës ndikuese dhe udhëzuese të parimeve humane në shoqëri. Në këtë mënyrë morali dhe karakteri nuk janë të thjeshta brenda idealit të formuar. Edhe pse këto janë produkte të dukjes së jashtme të njeriut dhe shoqërisë. Ato në fakt kanë ngjizje e shfaqje të brendshme të rrethit të ndërtimit kuptimor, e që i vë bazat e ndriçimit të qenësisë sonë. Krejt këtë bindje të formësimit e tejkalon aftësia dhe përvoja, për të krjuar vetëdije të shëndoshë dhe të pavarur. Vetëdije të nevojshme që ndërton raportin tonë me të tjerët dhe botën në përgjithësi. Përmes kësaj dukurie, njeriu përjeton një shtysë të brendshme që na orienton drejt një ideali të fuqishëm. Ideal elitar me përsosje të dallueshme shpirtërore që e krijojmë dhe e bartim në vete. Por këtë bindje njëkohësisht e tejkalojmë, kur përhapet jashtë vetes, drejt masës, sepse ideali i përgjithësuar bëhet udhërrëfyes i jetës sonë dhe të tjerëve. Prandaj është i veçantë ideali kombëtar, dhe këtë sintagmë nuk e posedon gjithkush. Të japësh diçka sublime nga vetja dhe jo ta bastardosh kombin, sipas tekave, stihive dhe interesave personale. Veprimi kuptimor i idealit, në një hapësirë të brendshme, na jep qëndrim dhe rrezatim të vetëdijësuar, që duhet të përhapet gjithandej shoqërisë së gjerë. Të bëhet vetëdije e përgjithshme shoqërore. Nga rrethi i vogël i numrit njëjës të bëhet numri shumës i ndikimit pozitiv. Pra, krijohet një ndërvarësi e pashkëputur shoqërore, midis vetes dhe shoqërisë që ke përballë. Kapërcimi nga rrethi i ngushtë në një rreth më të gjërë krijon zhvillim shoqëror dialektik. Çdo gjeneratë duhet të krijojë sistem ciklik të spirales së vetëdijësuar që duhet ta tejkalojë të vjetrën, të kaluarën, duke hapur horizonte dhe prespektiva të reja vlerash. Prandaj themi se rrethi është kuptim dialektik nëse merret si figurë mendimi. Sepse çdo dukuri kthehet te vetvetja dhe prej vetes te të tjerër. Nëse vetja është e sigurtë në drejtimim që ndërmer, atëherë paqetër se nga ai drejtim do të ketë edhe rezulltate, të cilat mund të bëhen të pranueshme edhe për të tjerët. Andaj duke krijuar spirale dialektike të fuqishme, si popull bëhemi më të vetëdijshëm dhe më të sukseshëm. Ky rreth shfaqet fuqishëm në jetë, duke na përcjellë si një ideal njerëzor, që krijohet prej nesh, por që na e tejkalon kufizimin e pranisë sonë në shoqëri. Kryesisht duke na udhëzuar për veprime dhe investime univerzale të mira. Ideali është vetëdijësim, mbase na shembëllen fuqishëm në jetë dhe na përcjellë si fenomen i krijuar njerëzor. Njeriu pa ideal është i vdekur. Ideali është qëndrim i përsosur për diçka të shenjtë që kap përmasa sublime. Ideali gradualisht merr formë në vetvete, dhe mban në brendi peshën e fisnikërisë njerëzore deri sa të jemi gjallë. Të gjithë njerëzit që kanë moral dhe që ndërtojnë një karakter të fortë në vete, gjatë rrugëtimit jetësor, e kanë të pamundur devijimin nga ky fenomen ideali apo ta pranojnë ndonjë manipulimin tjetër material të leverdishëm që ia mundëson koha.
Pastaj Personazhi, duke mos u shkëputur nga qëllimi, filloi ta elaborojë edhe mëtej këtë çështje; pa shikuar majtas-djathtas bindjes së tij dhe pa i ndërhyrë unë në thellësinë e mendimit. Pas çdo ndalese dhe frymëmarrje të thellë, vazhdonte kështu Personazhi:
3.
- I dashur Vigan,- më thoshte mua. – Në jetë mund të kemi edhe fleksibilitet, me përshtatje e përsiate, sipas kërkesave të superstrukturës së kohës që na e diktojnë rastet e caktuara jetësore dhe njerëzit. Por jo deri në atë përmasë sa të dëmtosh të tjerët dhe ta lëndosh karakterin tënd të latuar me moral e drejtësi të sinqertë. Nëse njeriu është i formuar, edukuar e arsimuar si duhet, gjatë përballjes me jetën, e ka shumë të rëndë largimin e vetes nga principet dhe fisnikëria e krijuar.
-Nëse jam i qartë dhe më përcjellë me vëmendje, po vazhdoj më tej bisedën, me bindjet e mia për këto fenomene që janë qenësore për shoqërinë njerëzore: - Pra, edhe mira dhe e keqja te qenia njerëzore mbahen mend. Këto dy kategori etike nuk harrohen, mbase ndikojnë shumë në formimin e karakterit të njeriut. Këto veti janë të pranishme te gjithsecili, diku më pak e diku më shumë. Prandaj njeriun nuk duhet asnjëherë ta udhëheqë stihija dhe lakmia e politikës së interesit të ulët personal, për të bërë karrierë, duke i dëmtuar të tjerët, në një afat e kohë të caktuar veprimi e mandatimi. Politika e yrnekut është e dëmshme. Kurse Interesi personal i pamerituar përmbytet keq në kohë dhe afat të caktuar. Pastaj kjo veti kulture e dobët, në pjesën tjetër të jetës, që mbetet peng borxhi i veprimeve, të humbë shumë kohë për ta arsyetuar atë që ke gabuar. Bëhet dëmi madh që sjell pasoja të paparashikueshme në vete dhe shoqëri. E mira dhe e keqja, janë pasqyra e gjthsecilit që perceptohet dhe ndjehet vazhdimisht në jetë. Njeriu duhet të ndërtojë virtytin e vet, autonom, duke i pasur përballë këto dy kundërshti dhe komponente ekzistuese njerëzore. Ndaj karakteri, vullneti dhe mendja, si faktor kyç, njerëzor, na prezantojnë neve në shoqëri dhe japin dimensionin e vet të njohjes dhe kahjes.
Qenia njerëzore në marrëdhënie me shoqërinë reflekton pozicionin e vet me trup, zemër dhe shpirt. – I nderuar Vigan, për mua, përherë është vlerë argumenti i verifikuar dhe meritokracia dhe jo performimi i oreksit të injorancës dëmtuese. Kurse liria dhe ligjet janë baza e çdo gjëje dhe të shprehurit pa censurë, duke i vënë në baraspeshë të saktë vlerësimi: të drejtën, lirinë, humanen. Të gjitha anët e veprimit, që hetohen me të mirat dhe të këqijat e njerëzve të pranishëm, në një periudhë të caktuar hapësinore, në jetën e tyre kanë një të vërtetë që duhet hetuar dhe trajtuar drejtë. Mbase ne të gjithë përmbushemi nga rrethanat që të dhurojmë për çdo ditë, dimensionin e përceptimit, përvojës dhe arsyetimin e ndërgjegjies. – Prandaj po të them, ty Vigan, se çdo gjë që improvizohet dhe kamuflohet në shoqëri, e ka afatin e shkurtuar dhe qëndrimin e skaduar të saj. Rrena dhe stërrena nuk shkojnë më në mesin tonë se çdo gjë demagogjike merret shpejt vesh dhe i nënkuptohet kahja dhe destinacioni. Edhe inteligjenca artificiale na përcjell, nga dita në ditë, dhe i verifikon do gjëra të mundshme, që neve nuk na e ka marrë mendja më parë. Bile ta dikton edhe trurin se nga je duke shkur e vepruar. Këto qëndrime, ku lidhet morali me idealin, duhet të më kuptoni drejtë, janë pikëpamjet e mia që dua t’i zbatoj në rrethin hapur shoqëror.
Dhe unë tani, po ashtu të falënderoj ty që pate durim të m’i dëgjosh pikëpamjet e mia deri në fund – e përfundoi mendimin Personazhi im…
(Fragment që vazhdon)