Monday

27-10-2025 Vol 19

Të përfoluna t’hershme shqip

8 shprehje në gjuhën shqipe të botuar 125 vjet më parë në gazetën “Albania” të Faik bej Konicës


Nga Roland QAFOKU


Në numrin e 15 nëntorit të vitit 1900, në gazetën “Albania” të Faik Konicës, e cila shtypej në Bruksel, u botua në një rubrikë të veçantë një tufë me shprehje në gjuhën shqipe me titullin “Të përfoluna të hershme shqip”. Të mbledhura nga dikush që është identifikuar vetëm me inicialet N.B.D., kur i lexon pas 125 vjetësh kanë vlerën e një thesari. Disa prej tyre i dimë, i njohim dhe i përdorim madje edhe sot. Disa të tjera nuk i kuptojmë dhe nuk i përdorim. Secila shprehje është e shoqëruar me një shpjegim, që disa kuptohen dhe disa jo. Por, shikoni me sa kujdes dhe dobi “Dreqtori” Faik beu dhe bashkëpunëtorët e tij punonin dhe bënin shumë e shumë kohë më parë për lëvrimin e gjuhës shqipe. Ishte koha kur nuk kishte shtet shqiptar. Nuk kishte ende një kongres të alfabetit dhe sigurisht që gjuha shqipe nuk ishte e unifikuar. Shtoji këtu vështirësitë e shtypjes së një gazetë në vend të huaj kur edhe shtypshkronjës i mungonin disa shkonja të alfabetit tonë dhe puna doemos duhet të ketë qenë sfilitëse. Megjithatw, kishte disa shqiptarë që e donin Shqipërinë aq shumë, sa sot na lënë pa fjalë kur lexojmë se çfarë kanë bërë për këtë vend. Prandaj ato shkronja ishin flori e shkruar floriri. Lexojini dhe imagjinoni për një çast Faik beun dhe të tjerë teksa përgatisnin këtë numër të “Albanisë”.
Të përfoluna t’hershme shqip. Prej N.B.D.
1.Mishi të digjet, helli të mos digjet.
2.Kali i mirë i shtin tagjinë vedit.
3.Mali me mal s’përpiqet, njeri me njeri përpiqet.
4.Hekuri rrihet kur është i nxehtë.
5.Mer me t’puth, me ha tham.
6.Loja mive, kamzën mizave.
7.Lypja ka faqen e zezë, por pa gjë s’të lën.
8.Të ha bukën, të përmbys kupën
.

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *