Monday

27-10-2025 Vol 19

Artur Zheji, artisti i gazetarisë


Artur Zhejin e kam njohur vonë, falë nënës së tij, artistes së mirënjohur Besa Imami, e cila banonte në “rrugën e artistëve” Myslym Shyri. Por mik të ngushtë kishte mikun tim Artur Nurja. Miq të përbashkët tanët tregojnë që ka qenë tek shkolla tetëvjeçare “20-vjetori”. Shkollë elitë e asaj kohe. Ishte djal i një ngjizje intelektuale të dy prindërve si Petro Zheji dhe Besa Imami. Arturi modest nuk qëndroi nën hijen e emrit të tyre të madh, por ashtu madhor iku drejt Perëndimit me ëndrra si gjithë shqiptarët.

Ku nuk kish punuar?

Di që kur më pyetën u thashë atyre që më vonë e bënë mik, se ai është si Stiliani, spikeri i Stalinit që Hitleri e kish vënë në listë për ta ekzekutuar…

Ata që e kanë njohur nga afër tregojnë që ishte një personalitet i formuar dhe me diapazon të gjerë…

Unë di dhe e kam me fakte, që ai kish prurë në gjuhën italiane përrallën e “Qerosit”, si një përrallë autentike e popullit shqiptar. Di që është shprehur në mediat italiane në mbrojtje të çështjes së Kosovës…

Pati një kohë një zë të vlefshëm në median e shkruar shqiptare, më pas u bë gazetar pragmatist. Në emisionin e tij “360 gradë” krijoi atmosferë demokracie, me personazhe kontraversë dhe emblamatikë. Kishte emision kreativ dhe të larmishëm, gjë që tregonte profesionalizëm dhe integritet moral…

Ikja parakohe në parajsë në takimin e përjetësisë është e shkruar diku, siç e pat deklaruar edhe vetë në një emison televiziv, se, atë dhe çdo njeri në tokë, e pret “Mbretëresha e zezë – vdekja”…

Tipat kardiakë si ai vuajnë nga ndjeshmëria dhe hallet e të tjerëve…, ndaj dhe momentet e gëzimit janë në raport minorance, që kur krijonë valenca sipërore, krijojnë sforcime deri në goditje të papritura emocionale (arrest kardiak)…

Arturi ndoshta ishte në rreshtat e fundit të projektit të emisionit të tij…, i cili do të na mungojë. Dilema profetike e thënies shqiptare: “kismet të gdhihemi mirë nesër, pastaj shohim e bëjmë!”, siç duket ishte harruar në mendjen e Arturit… Tronditja e lajmit të kobshëm ishte e madhe në kufijtë e të pabesueshmes…

Pse vallë akrepat e gëzimit në familjen Zheji u puqën me ditën e largimit kaq tragjikisht?

Kaq fat dhe pafatësi në një ditë kontradiktore!

Apo duhet të kthehemi te shkollimi i Arturit(?), se Arturi ishte artist i shkollës së dramës dhe duhej të kishte fatin që lusin aktorët për të vdekur në skenë… Dhe ja, skena ishte aty me aktrimin e babait, gazetarit, publicistit Artur Zheji për të plotësuar dëshirën e mitit të artistit.

Parajsa, perdja e skenës “Mbretëresha e zezë – vdekja”, le të kryejë ritualin e saj…

Ne të gjallët kemi forcën e kujtesës si pishtar të përjetësisë…

Kastriot KOTONI

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *