
Nga Arben MALAJ
Një përgjigje për fodullët ballkanikë/shqiptarë, në shkencë e politikë, që pretendojnë se vlera matet me tre breza aristokracie.
Këshilla për fëmijët e talentuar nga familje modeste apo edhe të varfra është kjo:
1.Studioni dhe punoni më shumë se të tjerët!
2.Rriteni përditë integritetin tuaj njerëzor dhe profesional!
- Mos u përkulni kurrë para fodullit, arrogantit apo atij që ju nënvlerëson vetëm pse vjen nga një familje me biznes apo me “histori të madhe”!
Ky është modeli i vërtetë për t’u admiruar: një karrierë brilante, e thjeshtë dhe e vështirë, që nis nga puna më e rëndomtë – qoftë edhe pastrimi i banjove të shkollës – aty ku fitoj aftësinë më thelbësore për sukses: durimin.
Edhe arsimimi në një universitet modest, financiarisht i përballueshëm, mund të bëhet trampolina për hapat e mëdhenj.
Pikëkthese bëhet kur pas punës ditën, vijon shkollën e mesme natën, e më pas hapet rruga drejt një universiteti si Stanford University – sot një nga më të mirët në botë për shkencat ekzakte.
Ivy legua universities ku perfshihet edhe Stanford të japin dy avantazhe kryesore:
- Rrjetin me shkencëtarët dhe mendjet më të ndritura të kohës.
- Mundësinë për të identifikuar, njohur dhe bashkëpunuar me partnerë dhe ekipe që krijojnë bizneset globale të së ardhmes – në tregje me vlerë triliona dollarësh.
Ky mesazh është një thirrje për çdo të ri nga shtresat modeste:
Mos e lini origjinën t’ju pengojë!
Ajo është forca juaj.