Plazhi është finish i egos së jashtëme të njeriut, i cili e përdor armën e bukurisë trupore, si një pronë të vyer dhe të qenies së tij psikologjike e denjë për vetvlerësim. Ky trup i bukur siç do ta vizatonte Davinçi për të treguar harmoninë mes tri elementeve sot në plazhet tona vazhdon të jetë debat i jetës, para plazhit dhe pas plazhit. Dikush do thotë, se kjo histori ka ardhur qysh në qytetërimin kinez, indian, persian, egjyptian, helen e romak, jam më se i bindur se shqiptarët kanë qenë të shquar, si luftëtar dhe ushtarak të zotë, por dhe të ushqyer mirë si popull baritor dhe mbi të gjitha e kanë të shprehur në filozofinë e tyre ardhjen e djalit në jetë, kanë përpunuar në psikikën e tyre Mujin e bukur shtatlart, trim e guximtar për t’u bërë ballë bajlozave dhe janl ushtruar apo stërvitur gjithë jetën në mbrojtje të familjjes, pronës, vendit dhe kjo është trashëguar ndër breza. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte një nga gjeneralët e strategët më të njohur në botë, siç dihet ai kishte një ushtri të vogël prej 15 mij vetësh të stërvitur shumë mirë dhe me një armatim të lehtë, po ashtu, ai kishte reparte ose njësi speciale të përgatura, si në asnjë ushtri tjetër. Këto dhe modele të tjera, kudo ku kanë udhëhequr shqiptarët tregojnë për adhurimin e një populli luftarak për t’u stërvitur, e natyrisht në fuksion të jetës së tyre. Në kohën e Mbretit Zog, iu dha një përparësi e madhe orës së gjimnastikës dhe alpinizmit, e pati një lëvizje të Skautistëve, por edhe vërshimit të rinisë shkollore drejt detit dhe ujrave të lumenjve e katarakteve. Për kohën mbas çlirimit, dihet që entuziazmi i rinisë për të rindërtuar vendin e shkatëruar nga lufta ishte një stërvitje e gjallë, nëpërmjet punës në aksione. Vitet e një kulture fizike masive janë padyshim edhe rrjedhojë e kohës politike në të cilën fiskultura fillonte qysh në kopështe, e deri në universitet dhe zborret ushtarake. Një faktor tjetër ishte numri i madh i ushtarëve dhe oficerëve në ushtrinë shqiptare. Kjo kohë shpiku njeriun e ri, si në formë dhe në përmbajtje, punëtori skicohej në art i fort i bukur dhe muskuloz, gjë që ndikoi në një konkurencë të heshtur mes të rinjve të qytetit dhe asaj të shkollave ushtarake. Palestrat e shkollave dhe oboret e tyre ishin të mbushura me body buillding natyror. Kur filloi masivizimi i sportit ishin me qindra të tillë në Shqipëri. Kryheshin kontrolle dhe peshmatje nëpër shkolla nga intelektualët e edukimit fizik. Filloi profilizimi i shkollave sipas llojit të sporteve në çdo lagje në shërbim të ekipeve të qytetit. Plazhet ishin arena e sfilatës së këtyre trupave të palestruar si në filmat e Hollivudit. Syri i një vajze tek djemtë e këtij modeli ishte pishë. Kështu nxitej një modë, ku edhe vajzat donin të ishin si zana pranë Herkulit, Uliksit e Rambos, Xheki Çasë e shumë të tjerëve. Pa haruar Pamela Anderson me Bay watch. Paralelet dhe hekurat e shtangës, vrapimi në natyrën parqeve të qyteteve u bë kulturë e kohës. Ishin ndeshjet e boksit në këndin sportiv të rrugës së Elbasanit që nxitën shumë të rinj për t’u marr me fiskulturë, por edhe ndeshjet e famshme të Muhamet Alisë në televizion. Hadem Harxhi, profesori i gjeografisë në gjimnazin Qemal Stafa ishte modeli i brezit të viteve 1970-1987. Aleksandër Kondo, Erlin Nikolla, Nuzi Duçellari me brezin e tij tek Shallvaret, Fred Karapici nga Kino Studio, Gimi i 21 dhejetorit, që imitonte Kirin personazhin e filmit Semiramida e Babilonisë. Ish notarët dhe sportistët e çdo sporti, ishin modele të një jete të shëndetshme dhe të vyrtytshme. Nuk kishte dietolog apo nutricionista në atë kohë, por ego për të qenë të bukur dhe në harmoni me mendjen dhe shpirtin. Plazhistët e sotëm, janë ata që kanë palestruar trupin nëpër palestra ose nga halli, pse jo edhe nga qejfi, për të hequr ca kile dhe për t’u larguar ca çaste nga celulari. Të merr malli për të parë djem e vajza të tonifikuar e pa bark! Jeta sedentare dhe ushqimet me fuqi kalorifike të pakontrolluara, po shtojnë obozitetin në popullsinë shqiptare. Janë shtuar sëmundjet e zemrës dhe diabetit në moshat e reja. Është rritur fertiliteti dhe ka më pak fëmijë, që lozin dhe argëtohen nëpër palestrat e shkollave, ndonëse prindërit paguajnë një të tretën e rrogës për ata. Premtohen investime e ligje për sportin, por jepen më shumë liçenca për spitale private p nga shteti. Shqiptar hiqe nga mendja shprehjen : “Ishim më mirë kur ishim më keq”, por të kërkosh një jetë të shëndetshme larg veseve e fenomeneve të drogës e çoroditjes mendore është detyr qytetare. “TUNDU”
Hasan Sokoli