Vështirë të gjesh një të huaj që të ketë punuar më shumë për Shqipërinë se sa misionari amerikan Charles Telford Erickson (1867-1966). Në vitet 1922-23, ai propozoi hapjen e shkollave profesionale për djem e vajza në Shqipëri. Për ngritjen e tyre, presidenti amerikan dhuroi 10 mijë dollarë. Shkollat u hapën në Golem të Kavajës në vitin 1925 dhe Ericksoni punoi si drejtor deri në vitin 1937. Më 27 janar 1942, ai foli në një konferencë për Shqipërinë në Portsmouth të shtetit Virginia. Tema ishte: “Çfarë mund të mësojmë nga Shqipëria”. Erickson tha se shqiptarët janë një prej racave më të vjetra të Evropës dhe se vështirë të ketë patur ndonjë shekull në ekzistencën e tyre 3-4 mijë vjeçare kur ata të mund ta kenë quajtur veten të lirë e të pavarur.Nderi personal i shqiptarit, shpjegoi ai, është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Nëse shqiptari bën një premtim, ai do ta mbajë se s’bën. “Mendoj se kjo është diçka nga e cila amerikanët mund të mësojnë. Ne nuk i kemi arritur këto ideale të nderit personal, të nderimit ndaj tjetrit”, tha Dr. Erickson.Në Shqipëri, lidhjet familjare janë të forta, siç kanë qenë për breza të tërë. “Familja është një njësi që e ka vazhdimësinë prej shekujsh”, tha Erickson.Çdo grup fetar, tha ai, është përdorur nga faktorët e jashtëm për të shkombëtarizuar shqiptarët. Megjithatë, në kremtet e ndryshme fetare, njerëzit e besimeve të ndryshme festojnë së bashku. “Kjo është diçka nga e cila mund të mësojmë ne në Amerikë”. – Portsmouth Herald, 28 janar 1942.
Çfarë mund të mësojnë amerikanët nga shqiptarët
Opinion
August 11, 2025
perpjekjashqiptare.al
Related Posts
NJË FIGURË POLIEDRIKE E GAZETARISË
Ndër emrat më të spikatur dhe të respektuar të gazetarisë shqiptare dhe jo vetëm si gazetar, por edhe si përkthyes,…
“KOMBI TEKNOLOGJIK” – E ARDHMJA E 100-VJEÇARIT
Nga Kastriot KOTONI Kombet dhe historia e tyre si nocion janë sajesë e Stalinit. Bismarku shpiku romantizmin nacionalist dhe rusët,…
Megaskenarët e gjeopolitkës botërore
Institute të gjeopolitkës botërore kanë hedhur hipoteza gjeopolike të ndryshme, si të nivelit rajonal ashtu edhe atë botëror, të cilët do të tregojnë faktorët ndarës dhe konfliktet e mundshme, midis subjekteve gjeopolitike, prej të cilave…
SHQIPËRIA – EPIQENDRA BOTËRORE E NOTERISË MË 2026!
Nga Aristotel SPIRO Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria do të mirëpresë Asamblenë e Përgjithshme të Unionit…
Bledi MANE: “Na mbytën “malokët”!”
ANALIZA/ Na mbytën “malokët”! E dallova jo vetëm nga fiziku, por edhe nga ulërimat me dialekt. Më ishte fiksuar edhe…
Në kalendarin e kujtesës. Për të kujtuar ata që folën me jetën e tyre, kur fjala nuk mjaftonte. Rekuiem për Imzot Vinçenc Prenushin
Martiri i fjalës, i fesë dhe i atdheut. Vinçenc Prenushi lindi në Shkodër më 4 shtator 1885, në një vend…
Më mirë rënie e lirë se sa opozitë prej kartoni…
Lëvizjet e reja politike shpesh shfaqen si një mëngjes i bukur dimri, kur dikujt i mbushet mendja të shpikë një…
Ambasada Amerikane, mesazh qytetarëve: Vota nuk ka çmim!
Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar së fundmi një mesazh të rëndësishëm për qytetarët në lidhje me zgjedhjet e 11…
Voskopoja shqiptare në shkëlqimin dhe rënien e saj
Në këtë libër profesor Pëllumb Xhufi tregon një vend si Shqipëria po aq të integruar me Evropën të cilën sot…
Pak ujë ore vëlla se plasëm!
Legjenda e misrit e shkruar me aq vërtetësi e ndjeshmëri nga Migjeni, shkrimtari ynë i madh i poemës së “Mjerimit”,…