Monday

27-10-2025 Vol 19

Bashkëjetuesja e Aleksandër Moisiut vullnetare në Shqipëri

Tolstoi thotë se njeriu nuk është kurrë i pafajshëm për fatkeqësitë e veta. Kështu që shqiptarët, kanë si fatkeqësi kryesore të tyre përçarjen dhe armiqësinë me njëri-tjetrin. Kjo tezë është formuluar tërësisht në kohë dhe kushte të tjera. Se kur ti e hedh një popull në det e pastaj thua se vetë e kanë fajin se nuk dinin not. Ky është makabritet. Viti i “Mbrapsht 1914” ishte viti i coptimit të tokave shqiptare. Fuqitë e Mëdha e lanë Shqipërinë në mëshirë të fatit, në mënyrë që ta coptonin si të donin.Protokolli i Kurfuzit që u nënshkrua më 17 maj të vitit 1914 është një njollë turpi në historinë tonë. U miratua projekti i gjoja kryengritësve epirotë, i cili në fakt kryesohej nga politikanë grekë, njihet si i tillë Zografos i cili më pas u bë Ministër i Jashtëm Greqisë. Duhet thënë se me këtë projekt qeveria shqiptare nuk ka qenë dakord. Nënshkrimi u bë nga hollandezi Tomson dhe më vonë, nën presionin ndërkombëtar dhe dhunën e tmerrshme të ushtrisë greke do të miratohej formalisht edhe nga qeveria. Sipas këtij protokolli, dy prefekturat jugore të Shqipërisë do të gëzonin një administratë gjysmëautonome, organizimi i së cilës i lihej në dorë KNK-së. Situata në vitin 1914 në Shqipëri ishte tepër e rënduar, në kohën kur KNK pranoi t’i njihte Spiromilos “venomet e vjetra”. Princ Vidi kishte kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët. Qeveria greke nxorri një vendim për dëbimin e 10 mijë refugjatëve shqiptarë të besimit myslimanë, të cilët kishin kërkuar strehim si refugjatë pas sulmeve nga bandat epirote. Qeveria greke kishte nxjerrë një dekret mbretëror për dhënien e ishullit të Sazanit Shqipërisë. Në këtë vit të coptimin e tokave shqiptare, ushtritë e boshtit bënin thirrje për vullnetarë që të shkonin në Shqipëri. Një piktor i quajtur Gurschner dhe një arkitekt me emrin Wirth, u bënin apel bashkëqytetarëve të tyre në Vjenë për t’u regjistruar si vullnetarë.Shtypi e kishte përshëndetur një nismë të tillë, duke u shprehur se Austria nuk mund të lejonte që Shqipëria të coptohej e të ndahej pa shkrehur asnjë pushkë. Kërkohej të shërbehej në Shqipëri në ndihmë të Princit shqiptar. Vetëm në tre javë në studion e tyre u regjistruan tre mijë vullnetarë, ku përfshiheshin disa oficerë dhe pranoheshin vetëm ata që kishin kryer shërbimin ushtarak. Në njërën prej atyre ditëve, te dera e studios kishte mbërritur një grua. Ajo kishte filluar prej kohësh të njihej në skenën e teatrit të Vjenës. Zonja ishte e informuar se çfarë po ndodhete në Shqipëri dhe sapo hapi derën e studios së skulptorit tha: – quhem Johana Terwin. Jam aktore,- tha ajo duke iu dhënë dorën.-Urdhëroni, -I tha sulptori, duke menduar se patjetër mund të ishte bërë ndonjë gabim. Këtu ndajmë pozicionet e lufimit dhe jo rolet për aktoret. Arkitekti nuk foli dhe bëri shenjë që i la skulptorit të kuptohej se ishte nxituar.-Dua të bëj një regjistrim si vullnetare për në Shqipëri,-tha ajo Aktorja kishte 4 vjetë që bashkëjetonte me Aleksandër Moisiun dhe e njihte dobësinë e tij për Shqipërinë. Ishte vendi që ai dashuronte më shumë. – Me siguri është ndonjë keqkuptim, – nxitoi përsëri skulptori. –Ne nuk pranojmë gra vullnetare, por vetëm meshkuj. Madje ata që kanë kryer shërbimin ushtarak. -Dakord – tha aktorja, – Dua të regjistroj burrin tim. Quhet Aleksandër Moisiu. Ai i plotëson të gjitha kushtet. Veç kësaj është me origjinë shqiptare. Skulptori e njihte prej kohësh, famën e Aleksandër Moisiut dhe nuk do të dëshironte që në listën e tij të vullnetarëve të futeshin emra aktorësh. Prandaj iu përgjigj:-I thuaj Aleksandrit të vazhdojë të shkëlqejë si më parë, sepse emri i tij ka shkuar deri në Amerikë, bile deri në fund të botës. Por, këtu në listën tonë nuk mund ta regjiostrojmë- Përse? e pyeti Johana Terwin e shqetësuar seriozisht nga ky mospranim. – Aleksandri është shëndetligë dhe mund të mos i përballojë dot rreziqet e luftës. Atje njerëzit po shkojnë për të fituar, por edhe mund të vdesin. Do të jetë një front i rregullt kundër serbëve, malazezëve dhe grekërve. Ndoshta edhe kundër rusëve dhe francezëve.- Aleksandri nuk është nga ata që mund t’i bjerë të fikët nga bombardimet, -ndërhyri Terwin. – Sapo ju thashë që është shqiptar. Kjo mjafton për ta kuptuar që është stoik. Ai popull është rritur mes vuajtjeve.-Shkruaje në listë! – tha aktorja. Ajo nxorri nga çanta e saj një bllok dhe laps dhe i kërkoi emrin skulptorit meqë refuzonte të shkruante emrat e vullnetarëve. Do t’ju padis në ministrinë e Luftës. Atëherë arkitekti mori një fletore tjetër dhe e shkroi emrin e Aleksandër Moisiut. Aktorja e bindur se po e gënjenin tundi kokën duke belbëzuar fjalët: “Askujt nuk i dhemb më shumë Shqipëria, se sa Aleksandrit.”.

Timoleo GURI

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *