Monday

27-10-2025 Vol 19

Kulla dhe qytetet pa identitet

Shqipëria i ngjan një “Piramide” të madhe ku brenda janë futur disa piramida të vogla, ky është kuptimi politik nga disa zëra prej individëve mediatik, publik dhe intelektual të pavvarur të saj. Por ajo që i shqetëson nga mbarimi në fund këtë turmë në të gjitha kuptimet, brenda ka faktin se duhej hequr piramida e strukturës së vjetër të regjimit të diktaturës apo vetë “Piramida si strukturë ndërtimi, që bashkë me të harrohej regjimi? Dashuria për tendera që ka kapluar qeverinë e Zotit Rama me fabulën e rijeësimit të Tiranës, e kreu shndërrimin e saj në një qendër me distinacion rinor. Kështu si pa kuptuar fillon të hapet oreksi për një tjetër rijetëzim dhe o burra gjejmë një studio arkitekture e transformojmë të gjithë aksin që vjen nga Korpusi i Universitetit Politeknik në objektin e Pallatit të Kongreseve, për ta shndërruar në qendër shumëdimensionale dhe në vazhdim do të shkojmë tek kompleksi i Ministrive për t’i kafshuar (rrafshuar) edhe ato nën emrin e arkitekturës së re. Çështja shtrohet, se mirë që nuk pyet për ligje dhe dhunon qytetarët i konsideruar kafshë biologjike, pa mendim, opinon, dhe bën të gjithëdijshmin, por meqë zotrote ke jetuar në Paris, ku ke parë ti që të transformohet qendra e qytetit? Zbatohen ligjt në mënyrë rigorozitet (strikte) ligjet, sa nuk ta mban, të lyhesh me bojë ndryshe një dritare, e jo më të prishësh ndërtesat të cilat mbrohen me ligj? Qëkur njeriu braktisi kasollet dhe krijoi shoqërinë njerëzore, shoqëria ka detyrime ndaj çdo anëtari të saj dhe çdo individ ka detyrimet ndaj shoqërisë sovrane. Kjo makineri e madhe politike ka për qëllim kryesor Drejtësinë, mjet mbrojtës Patriotizmin, princip shkatërrimin e Anarkisë dhe Arbitraritetin, ky pra është kodi i parimor i Drejtësisë Universale. Por kur ti shkel me të dyja këmbët këtë kod, çfarë të mire publike u sjellë shqiptarëve, ky i ashtuqajtur “rijetëzim”? Kjo hedhje në erë e pasurisë kombëtare, që është djersa e popullit shqiptar dhe jo e partive politike? Ty mund të duket vetja padron apo diktatorë dhe mendon, se historia fillon e mbaron me ty. Je, në mos më pak, as më shumë në udhën e gabuar! Shtetet që kanë bazë kulturën e lashtë i respektojnë të gjitha etapat e historisë dhe i gjen kudo edhe ndërtesat edhe artin e çdo kohe, pa mohuar asgjë. Italia paguan miliarda në gjykatat ndërkombëtare, vetëm e vetëm se konservon ndërtesat e vjetra të cilat i flasin një kohe të caktuar politike dhe nxjerrin të ardhura nga turizmi. Pyeti arkitektët italianë se çfarë presionesh kanë Bashkitë e Italisë, prej industrisë së ndërtimit? Atë që nuk e bëjnë në Itali, ata miqtë e tu e eksperimentojnë në Shqipëri, që në fakt ti po i bënë edhe një qokë të pameritueshme duke i promovuar emrin në arenën ndërkombëtare, dhe ku në qendrën e kryeqytetit? Pse more kryeministër, e ke me kaq ngut këtë prishjen e çdo gjëje që nuk të pëlqen ty? A nuk ka prioritete të tjera ky vend? Njeherë po plotësojmë pikën e fundit të intgrimit në Europë dhe njëherë shkelim ligjet për kualifikimin e objekteve si zona të mbrojtura kulturore dhe muzeale? Jemi me mendësinë Lenisiste akoma një “hap përpara dhe dy hapa prapa”. E ke për detyrë, që në bazë të ligjit për të drejtën e informiimit t’i bësh publike këto projektet e tua, përpara se t’i shpallësh Ka një ekspertizë që të bëj oponencë këtu apo jo? Nuk ta mban të prononcohesh për premtimin se “do të kemi 24 orë ujë në shtëpitë tona”. Nuk ke një plan, për transportin e brendshëm në Tiranë si në të gjithë Europën. Sistemin arsimor publik e ke cop copë, njeherë premtoni trajtim ushqimor e zhvillim kreativ për nxënësit dhe sa mbaron fushata e merrni votat, harroni se keni prioritet bashkëpunimin publik-privat, që në tokën e shtetit të ngrihen pallate nga privati. U prishën ndërtesa publike që ishin të ndërtuar qysh prej 15 vjetësh dhe askush nuk jep llogari, ku i gjejmë këto para për shkatërim ndërtimin? Tirana vjenë erë (m…), dhe jo erë lane, që edhe atë siç e di duhet ta pastrosh e ta parfumosësh, si në çdo vend perëndimor. Ke gjetur këtë poppull mjerisht fatalist dhe pajtohet me thënien “fati i njeriut është i shkruar” dhe kështu qenka e shkruar që të kenë kryeministër ty. Për këtë e ke një meritë se e ke vënë në gjumë letargjik me fitoret e tua elektorale dhe ndaj e ke hak të hysh në histori vetëm për këtë fakt. Ikin ikanakët shqiptar nër botë, se kështu u qenka shkruar fati Gradaçelat do ta hajnë kokën, sepse siç thotë Horaci: Ata i pranojnë dhuratat pa menduar se duhet t’i ruajnë në kujtesë, sikurse i dhurojnë pa të keq ato pa kërkuar nga ju t’u jeni mirënjohës”

Hasan Sokoli

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *