Monday

27-10-2025 Vol 19

Indro Montaneli gazetari më i madh i shekullit të njëzetë.

Indro Montaneli lindi më 22 prill të vitit 1909 në Fuçekio të Toskanës nga dy prindërit , mamaja Madalena Doddoli dhe Sestilio Montanelli, në pallatin në pronësi të familjes së mamasë. Babai drejtor liceu transferohet më parë në Luka, pastaj në Nuoro, ku djaloshi Indro ndjek liceun. Më pas kryen studimet në Universitetin e Firences studion për Drejtësi dhe atë të Universitetin e Grenobëlit në Paris për shkenca politike ku fillon të punojë për “Paris soir”. Në fillim të viteve tridhjetë ishte bashkuar me ideologjinë antikapitaliste dhe antiborgjeze pasi hyn në kontakt me Berto Riccin dhe bashkëpunon për “L’Universal”. Në këtë periudhë njeh Leo Longoaresin, të cilin do ta quante profesorin e tij të gazetarisë. Kalon në Kanada si korrespondnte i “Paris soir” dhe për të rritur fitime mban konferenca në komunitetet italiane deri sa merret në punë nga Agjencia e Nju Jorkut e “United Press”-sit”. Merr pjesë si vullnetar në luftën e Etiopisë, nga ku dërgon korrespondencat e tij të luftës që do t’i mbledhi në vëllimin “Bataloni XX eritreas”. Më parë kishte botuar librin “Lamtumirë kohë e paqes”. Ndodhet në Luftën civile në Spanjë si korrespondent i “Messaggero” dhe kritikon fashizmin,  ku për këtë arsye i heqin urdhërin e gazetarit për 2 vjet dhe pezullohet nga Partia me vendim të Musolinit. Gjendet në Poloni, Estoni, Finland si njeri i padëshërueshëm nga Musolini i cili i dënon artikujt e Montanellit. I detyruar të largohet në Zuedi, Norvegji për të ndjekur luftën si korrespondent, dërgohet në Francë, Beograd, Budapest dhe, Bukuresht e Bullgari dhe më 26 tetor thirret për të ndjekur fushatën katastrofike italiane në Greqi. Në fund gjendet në çlirimin e Malit të Zi si bashkëpuntor i “Corriere della Sera”-n. Më 5 shkurt arrestohet nga gjermanët në Val d’Ossola ku përpiqej të gjente partizanët e Partisë së veprimit. Rrihet për vdekje dhe dënohet me pushkatim. Shpëton fal ndërhyrjes së kardinal Schuster, ndërmjetësimi i të cilit ish kërkuar nga Vatikani. Nëna e Indros e kishte arritur qëllimin për ta shpëtuar të birin nëpërmjet Vatikanit dhe ai qëndron në Zvicër deri në fundin e luftës. Punon sërish për “Corriera della Sera”. Më pas fillon botimin e librave kushtuar “Historisë së Romës” dhe “Historinë italiane” me 22 vulume. Punon në “Il Borghese” , shpesh duke përdorur pseudënime. Nis bashkëpunimin me “Oggi”-n. Shkon në Hungari për të treguar drejpërdrejt revolucionin e Budapestit. Indro Montanelli ka botuar 71 libra, me tema historike, eseistike, drama, kujtime. Montanelli ishte ishte jo vetëm një gazetar i madh, por u shqua edhe si historian i apasionuar. Kredoja e tij ishte-“ideja e individit vlen më shumë se bindja kolektive. Pavarësia profesionale e bën të besueshëm për lexuesin, të padurueshëm për të tjerët”. Më tej ai do të shprej: “Kredoja ime vazhdon të jetë modeli i gazetarit krejtësisht të pavarur”. Në vitin 1991 në moshën 83 vjeçare kundrshtoi emërimin senator i përjetshëm që Presidenti Cosiga, i ofroi. Në një Ligjeratën e dhënë në Universitetin e Torinos njihet postulati i tij, kur tha: “Gazetaria nuk të çon në pasurim, mund të të çoj në mirëqenie, për hir të së vërtetës. Unë nuk ankohem, kam aq sa më mjafton, bile për të jetuar mirë. Por, një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ka shfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera. Një gazetar që skllavëron zanatin- duke i kërkuar ndjesë Prokurorit- unë do ta pushkatoja”. Indro Montanelli është konsideruar si një  nga gazetarët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Atij i bënë antentat dhe e kërcënuan “Brigadat e Kuqe”, por ai ishte gjithmonë kundër rrymës dhe nuk u ndal për të thënë të vërtetën. Ai drejtoi “Il Gionale” para kësaj kish drejtuar “Corrier della Sera”, më pas themeloi të përditshmen “La Voce”, të cilën e redaktoi deri në mbylljen e saj në vitin 1995. Montanelli jep arsyen e tij pse votoi majtas duke shkruar: “E bëra këtë, megjithatë, pa asnjë iluzion, megjithëse në këtë drejtim duhet të bëj një dallim midis së majtës. Sepse besoj në konvertimin demokratik të së Majtës politike( po flas, sigurisht, për llojin serioz, Parinë e vjetër komuniste). Dhe jo aq shumë nga besimi në mirbesimin e njerëzve të saj, por më tepër për shkak të gjendjes së domosdoshmërisë në të cilën ndodhen: në çfarë grepi do ta varrnin një neomarksizëm që vdiq nga një vdekje natyrale? Është në të Majtën e të  ashtuquajturës inteligjencë që nuk e kam besuar kurrë, ju siguroj, as kur më duartrokitën, duke menduar se më kishin ” Kapur”. Kam miq në të majtë, dhe madje edhe modele! të njëjtët që kisha më parë. E konsideroj një nder të madh që gjithmonë kam qenë i vlerësuar lart nga burra si Leo Valiani, Vittorio Foa dhe Aldo Garosci, për të përmendur më të shquarit, edhe kur ata sfiduan disa pozicione të mia”. Montanelli vdiq më 22 korrik të vitit 2001 në moshën 92 vjeçare me amanetin që hirin e tij t’ia çonin pranë varrit të nënës, aty ku kish lindur në Fuçekio. Ndër librat e tjerë Indro Montanelli shkroi edhe një libër me temë nga Shqipëria me titullin “SHQIPËRIA NJË DHE NJË MIJË”, për të cilën shkruan : ” kisha lexuar nëpër libra  gazetarësh francezë, italianë, anglezë amerikanë që kishin shkruar për Shqipërinë, ndërsa mua më dukeshin tani kryevepra humori, sepse ata shkruanin sikur problemi shqiptar të ishte ai organizimit të lirive demokratike. “Askush prej tyre ( shqiptarëve) s’më kërkoi liri; bukë kërkonin, edhe rrugë e tokë për të mbjellë, edhe shtëpi e qe”. Vetëm ky pasazh tregon se ky intelektual klasi, i cili vjen në Shqipëri është informuar dhe ka lexuar për këtë vend, krahas historisë, doket e zakonet, por është i interesuar edhe për klimën e saj.

Historiani anglez Maek Smith, e cilëson Indro Montanellin , “një njeri të jashtëzakonshëm, gazetar të vërtetë”.

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *