Monday

27-10-2025 Vol 19

Sa shumë pasuri në histori dhe sa pak investojmë për imazhin e vendit.

Tek sa kam përditësuar në faqen time të facebook, një nga ngjarjet më të ndritura të historisë së luftës për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashist, ku populli shqiptar shpëtoi 30 infermieret amerikane. Po të ndiqni dokumentarin që I kushtohet kësaj ngjarjeje në televizionin shqiptar diku nga viti 2024, ndër të tjera më ka mbetur në mëndje intervista e gazetarit Peter Lukas dhënë gazetares Rudina Xhunga, i cili hedh idenë se krahas botimit të librave, dokumentarëve, duhet që kjo histori krenarie e popullit shqiptar të shprehet edhe në gjuhën kinematografike, në një film artistik me përmasa Hollivudiane. Kapu o njeri i filmit pas një pulle të Presidenti të Amerikës Ruzveltit, i cili për mirënjohje ndaj veprës së popullit shqiptar, mes shumë peripecish e sakrificash sublime i shpëton infermieret amerikane, emeton një pullë filatelie, që do të njihet në të gjithë botën. Kape peisazhin shqiptar dhe krijo një telajo shpirtërore të popullit tënd, lidhi ndjenjat e popujve me një filigram të art floriri, ku gjuha filmike, siç di ajo të komunikojë me audenca të mëdha, të bëj që kundrimi i spektatorit pas shijimit të filmit do të marr një copë Shqipërie, sa për një mijë muzeume apo ekspozita pikture, fotografije dhe botime të librave me temë nga bota shqiptare. Është ngopur bota me dokumentarin e “Virgjëreshave shqiptare” fenomenin e të cilave nuk e konceptojnë dot dhe herë herë i ngatërrojnë me histori leisbikesh. Epo do thoni, pse tashti u kujtuat ju, që të bëhen filma për kohën e luftës partizane? E di se edhe atë pako filma të bërë nga i ndjeri Gjergj Xhuvani me titull pa kripë “I dashur armik” në vend që t’i jepej hapësirë një historie bese e bujarie e popullit shqiptar në mbrojtjen e hebrenjëve nga pushtuesit nazifashist, eskaloi në një ironi pak djallëzore dhe po aq naïve, pwr turp po dukej se sikur “halli të bëka gjëmën”. Tani besoj se e keni idenë se sa e domosdoshme është investimi për imazhin e vendit, kur i ke ngjarjet ose e ke hipotekuar në memorjen botërore veprën e popullit tënd. Dukuritë e përçuarjes së imazhit të vendit, nuk varen aq shumë nga teknika kinematografike, por nga inteligjenca e strukturave shtetërore dhe integritetit të intelektualëve shqiptar nëpër botë. Sot kemi në Shqipëri dhe në botë me qindra aktor, skenarist, montazhier me studio kinematografike dhe liçenca për shtëpi filmike, me pak dashuri dhe hidhi dorashkën e sfidës me një projekt madhor. Me koop-produksion, mund të ndriçosh 4-5 tema historike që nga Pirro i Epirit, Papa Kelmendin, Ibrahim Pargaliun, Mustafain djalin e Sulejmanit të Madhërishëm, Skënderbeun, Ali Tepelenën, Mahmud Pashë Bushatin, apo Ibrahim Pashë Kurtin e Beratit, Kolokotronin, Marko Boçarin, Bubulinën , Mehmet Aliun e Egjiptit, Nënë Terezën, Anshtanjin që mori pashaport shqiptare, Aleksandër Mojsiun, dhe këtë historinë me Infermieret amerikane. Mir që bëhet debat për televizionin shqiptar, sa herë zgjidhen bordet nga partitë politike, por edhe një ide për produksion për një film artistik ta realizoj, qoftë me një ndryshim ligji, i cili ta bëjë përfitues fondesh nga donator të ndryshëm, ose një ent huamarrës në banka, i cili të konkurojë në tregun lokal ballkanik dhe më gjerë. Rrugë dhe ide ka sa të duash, por edhe ta katandisësh imazhin e Shqipërisë me një film Hollivudi, ku vetëm një picier shqiptar është heroi pozitiv, po filmat e tjerë që na kanë nxjerrë, si kriminelë e njerëz të hurit e të litarit, si asnjë popull të dytë në botë, me çfarë do t’i tregosh realitetin, si do t’i bësh ballë kësaj balte antishqiptare? Ore kërkon qiqra në hedh do të thotë dikush! Këto rreshta i shkruajta se e di që shqiptarët janë të ndarë në diasporë dhe nuk kanë krijuar ende përfaqësimin unitar apo në formë lobingjesh në Amerikë. Atëherë ngopuni me pellazgologjira, me klikime për të kënduar këngën “Eni djema shaloni Atin”, se për besë, se për çfarë shalimi kemi mbetur keq një dreq e di. Veç kur e sheh se vendi po mbushet me punonjës nga vende të huaja duhet të besojmë, se edhe këta një ditë do quhen shqiptar, po mor po dhe do na bëjnë me turp, kur të krijojnë historinë e një Shqipërie tjetër, jo si kjo e tashmja, jo e jo, se ku ta gjesh se kanë mbetur ende nja dy milion shqiptar, por kur të ketë kënaqësi bota që të mendojë se sa të integruar janë këta shqiptarët e rinj, të gjatë po se po, i do për atletikë janë si zebra, i do për basketboll të luajnë si në lagjen Harlem të Njew Jorkut, i do për picajol italian, i do për bjonda si gjerman e hollandez, po lëre, mos më thuaj, si kinezët se ata janë nga shqiptarët e parë më shqipfolës dhe janë të lidhur me historinë tonë qysh në kohën e Enverit, kur e kishim shokun Mao Ce Dunin vëlla të madh. Ja po ua heq merakun se këto pallavra i zgjidh inteligjenca artificiale do më thotë dikush! Unë e pyeta inteligjencën artificiale dhe m’u përgjegj se populli shqiptar mund të zhduket nga Shqipëria, por ne i kthejmë kujtesën brezave që kanë gjak shqiptari në çdo vend të botës, vetëm varet nga dëshira e tyre, nëse duan apo nuk duan të jenë shqiptar. Shkurt qeveritë, më mirë të hedhim ca para për një film që të mbahet mend nga e gjithë bota, se sa të presim shirita për rrugë e autostrada që nuk do t’i përdorim kurrë apo të ftojmë investitor strategjik, krijo një oaz relaksues për artistët dhe sportistët e nivelit botëror, i ke marr të gjitha dhe investitorin strategjik edhe imazhin pozitiv të vendit. Pa shiko se çbëhet në media për një vip të cilin media ia mori fytyrën se ishte me të dashurën. Mendohu e thellohu, sikur koncerti të ishte në Shqipëri. Ja një çak i tillë është fat, bën xhiron e botës dhe njihet ky cop vend, që edhe pse rrihen njerëzit me hunj e drunj, për një çik turizëm, këto bëma dhe gjëma, nuk përbëjnë lajm se si duket na njohin bota.

Timoleo Guri

perpjekjashqiptare.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *