Nga Timoleo GURI
Mirë për ty që po shëllohesh nën çadrën e plazhit, ja, e ke një libër në dorë për aksesor dhe nuk dihet sa si ty janë në plazhet tona? Temën e këtij shkrimi e kam gjetiu, tek mënyra se si e shtyjnë kohën të burgosurit tanë. Dikur ishte në modë që edhe nëpër burgje lexohej shumë, po po bile kishte nga ata të burgosurit politikë që mësonin edhe gjuhë të huaj nga bashkëvuajtës të shkolluar, që regjimet i kishin shpallur armiq. Të tjerë kishin mësuar të shkruanin e të lexonin nga vipat e patriotizmit shqiptar që kishin kaluar në burgjet e të gjitha regjimeve. Por leximi i librave nëpër burgje sikur u gjallërua pas viteve 2000. Kjo natyrisht duhet të kishte lidhje me hapësirat e të drejtave të njeriut kudo në shoqërinë shqiptare. Dhe nga kjo frymë përfituan edhe njerëzit që vuanin në institucionet vuajtjes së dënimit, të cilat nxituan të përmisonin kushtet e këtyre institucioneve, si në trajtimin ushqimor edhe atë shpirtëror. Kështu nisën të rifreskoheshin biblotekat me tituj librash me larmishmëri tematike. Kështu kishim të burgosur të etur për lexime, aq sa i binin kokë me grushta, kur u thoshin bashkëvujtësve të qelisë, seç kanë bërë që nuk kishin prekur libër me dorë, në kohën kur shijonin kohën e lirë mes pijes, drograrave, vrasjeve, krimeve dhe femrave. “Bo bo sa paskam humbur nga jeta”, thërrisnin, ndërsa flisnin si enciklopedist të “Quarc nel mondo” apo për qytetërimet ekstra e histori paragjuhësore. Kishte të tjerë që vetëm autore femra si Daniel Still i kishin lexuar vetëm e vetëm të harronin burgun, po të tjerë e kishin më përzemër të kishin një listë me autorë miks nga historia tek mjekësia botërore dhe romanet me autor shqiptar. E di që për çdo njeri normal do kish kuptim pyetja “Po pse more, pak autor botëror e shqiptar kanë shkruar për burgjet”? dhe asnjë i burgosur nuk ka lexuar Simeonin, Gorkin, Dostojevskin, Gramshin e Haki Stërmillin Petro Markon, Fatos Lubonjën, Spartak Ngjelën, Maks Velon e Kasem Trebeshinën etj., Porositë tek librarët bëheshin në përgjithësi, nga njerëz të afërt të familjes ose nga të dashurat. E thashë këtë të fundit se këto ditë po rikonceptohet momenti intim i të burgosurve, të cilët si në të gjithë botën janë brenda manualit të sjelljeve bashkëkohore të të ngjashmëve të tyre dhe këta veçse imitojnë Çështje integrimi në fushën e bashkëvuajtjes në burgjet e botës.. Nëse nuk gabohem i mbani mend intervistat e të burgosurve të rinj e të vjetër, sikur kanë haruar të përmendin fjalën lexim, libër, biblotekë. Ka privilegje të tjera do të thotë dikush! E drejtë janë rritur kriteret e të drejtave të njeriut dhe as që diskutohet që duhet të rriten! Të kesh dhomë prive dhe sauna, apo edhe shërbim katering nga jashtë është normale. Por edhe ky luks, për eskorta seksi nëpër burgjet tona, që u gjenden njerëzve në ditë të vështira e kalon ironinë e jetës së lirë. Këtu na paska “oligarkë” edhe nëpër burgje? Një tender i ri punësimi na paska zbutur fenomenin e papunësisë. Se nga doli ky profesioni i ri eskorta seksi një zot e di? Po këto eskortat, a nuk i kemi parë në ambientet e jetës nëpër qytetet tona? A e di, që do të keni në majë të gjuhës një emër si Dubai, po çfarë na qenka kjo parajsë për amazonat shqiptare? Ja kishte një lulëzim prej 10 vjetësh? Po pse, vetëm këto yjet tona e sundokan profesionin e eskortave seksi? T’i thoje një francezi kush quhet qejf për ju? Ai do të përgjigjej menjëherë Tajlanda. Aty dyndeshin me beqarë e të martuar, për jetë seski. Ne si Tajlanda? Tani po ia ndjekan lezetin burgjeve shqiptare këto eskortat tona, a çfarë të doni quajini, vetëm pa emër mos i lini? Lajme të tilla bombë nga media për jetë sheiku të të burgosurve, po i servirin trurit të shqiptarit një tjetër profesion atë të gardianit, komomandantit apo shefit ose drejtori të institucionit të “Qejfit”, si më të paguarin i cili për pak muaj mund të realizoj qëllimet e jetës të siguroj një banesë pa qenë nevoja të kërkoj kredi, të ketë një makinë luksoze dhe pushime në Karaibe , sa për punësimin e familjarëve dhe shkollat e fëmijëve ato i rregullojnë nga qejflinjtë milionier. Po ka alternativa të tjera për të vuajtur dënimet dhe sa më shumë i zbaton ato, aq më pak bëhet institucioni i “Qejfit” një qendër ku njerëzit zënë radhë për t’u punësuar si eskorta “muhabeti”, se qenkan edhe me profesionin e psikologes. Ka plasur sheshit ankthi, stresi, problemet mendore, pasiguria jashtë në jetë të lirë dhe jo më në burgje? Siç thuhet në batutën e filmit “Përballimi” “Po këto plakat tona a i marrin me reciprok”? që domethënë shkoqur muhabetit këto psikologet e shkollave a do t’i thërrasin për ndihmë pskologjike në këto ditët e pushimeve veriore, se helbete edhe u shtohet rroga dhe bëjnë analogji me shembujt nga jeta e privuar e të dënuarve, që kur të vij sezoni shkollor ta pasurojnë kurrikulën në lëndën e psikologjisë. A se m’u kujtua përdorimi i kondomit…, të jetë kusht për psikologet.