Konkurenca në kapitalizmin paramonopolist çoi në mënyrë të përshpejtuar përqëndrimin gjithnjë e më të madh të prodhimit dhe të kapitalit në duart e një grupi të vogël manjatësh të fuqishëm. Ecuria e shndërrimit të konkurencës në monopol, d.m.th. e zhvillimit dhe e sundimit të monopoleve të mëdha, përcaktoi kalimin e fazës më të lartë të kapitalizmit. Pra nisi epoka e zhvillimit të pabarabartë të vendeve të ndryshme kapitaliste. U PRISH KËSHTU BARAZIA BRENDA SISTEMIT BOTËROR KAPITALIST. Kjo solli aspërsimin e kontradiktave në të gjitha shoqëritë si të pasura dhe të varfra dhe të kolonizuara. Hyrja e kapitalizmit në fazën monopoliste u shoqërua me forcimin e blloqeve dhe me përgatitjen e Luftës së Parë Botërore. Organizatore e kualicionit të parë ishte Gjermania e cila i vuri vetes detyrë luftën për rindarjen e botës. Burra shteti premtuan për një botë tëre. Në vitin 1882 Gjermania së bashku me Austrinë dhe Italinë krijuan kualicionin tripalësh i cili drejtohej kryesisht kundër Francës dhe Rusisë. Si kundërpeshë e këtij kualicioni në vitin 1892, Franca me Rusinë përfunduan konventën luftarake franko-ruse, ndërsa, ndërsa në vitin 1907, përfundoi marrëveshja tripalëshe (Antanta) ndërmjet Francës, Anglisë, Rusisë. Secila nga këto dy kualicione, me anë të marrëveshjeve plotësuese, përpiqej të tërhiqte nga ana e saj shtetet e tjera europiane, sidomos shtetet ballkanike. Karakteri i kësaj lufte që po përgatitej ishte karakter imperialist për rindarjen e botës. Në vitet e para të luftës kishin shpërthyer kryengritjet për çlirim kombëtar të popujve të europës dhe të vendeve koloniale dhe gjysëm koloniale. Më 1912 Shqipëria shpalli pavarësinë dhe u krijua shteti kombëtar shqiptar. U zhvillua propaganda nacionaliste kudo në Europë me parrullën “të mbrojmë atdheun”. Luftën e Parë Botërore e shpërtheu në fillim Gjermania e cila kishte zhvilluar fuqishëm industrinë e luftës, kishte siguruar epërsinë në armatim dhe teknikë luftarake ndaj shteteve të Antatës. Po kështu Gjermania kishte epërsi edhe në përgatitjen ushtarake. Duke filluar luftën në vitin 1914, Gjermania zgjodhi për veten e saj një çast të volitshëm, për arsye se në vitet 1915-1917, SI REZULTAT I VËNIES NË ZBATIM TË NJË PROGRAMI PËR HAPJE DHE RIARMATIM TË USHTRISË FRANCEZE E RUSE, RAPORTI I FORCAVE PARASHIKOHEJ TË NDRYSHONTE NË DËM TË GJERMANISË. Me nxitjen e Berlinit qeveria austro-hungareze më 23 korrik të vitit 1914 i dërgoi ultimatum Serbisë dhe, megjithëse qeveria serbe pothuajse i kënaqi kërkesat e ultimatumit, Austro-Hungaria më 28 korrik i shpalli luftë asaj. U vra Arkiduka austriak Franz Ferdinandi dhe gruaja e tij Sofija dukeshë e Hobenbergut, u ekzekutua në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës nga boshnjako-serb Gavril Principit. Më 1 gusht Gjermania i shpalli luftë Rusisë, ndërsa më 3 gusht Francës dhe Belgjikës. Megjithë përpjekjet e qeverisë së Gjermane për të asgjesuar Anglinë kjo e fundit më 1 gusht i shpalli luftë Gjermanisë. Me Antantën u bashkua Serbia dhe Belgjika. Italia duk iu shmangur detyrimeve të aleancës, kundërshtoi të merrte pjesë nga ana e aleatëve të saj dhe kështu u bashkua me Antantën. Më 23 gusht Japonia i shpalli luftë Gjermanisë. Kështu shpërtheu Lufta e parë Botërore e viteve 1914-1918. Veçoria kryesore e planeve të kësaj lufte është se ato e llogaritën për një kohë të shkurtër, megjithëse shtabet e ushtrive i kishin nisur planet e përgatitjes e kësaj lufte shumë vjet përpara se të fillonte dhe si rrjedhim në to nuk parashikohej mobilizimi i resurve ekonomike të vendit, çështjet ekonomike kufizoheshin me sigurimin e nevojave të ushtrisë për një afat të shkurtër. Plani gjerman, bazohej në idetë Shlifenit, ish shef i shtabit të përgjithshëm gjermane në periudhën e viteve1891-1905, të cilat nën drejtimet kryesore u ruajtën edhe nga pasardhësi i tij Motke. Plani ishte ndërtuar duke parashikuar luftën në dy fronte perëndimor dhe lindor. Forcat kryesore në fillim parashikohej të përdoreshin kundër Francës e cila quhej armiku kryesor. Goditja parashikohej të jepej nga një grup prej 5 armatash të përqëndruara në krahun e djathtë. Ky grusht goditës, pasi të shpërthente nëpërmjet Belgjikës, duhej të derdhej mbi Francën Veriore dhe, në qoftë se do ishte e nevojshme, duke i dalë mbasshpine Parisit, ta rrethonte dhe të asgjesonte ushtrinë franceze. Me këtë plan gjermanët nuk qenë në gjendje të siguronin epërsinë e nevojshme të forcave. Me këtë plan të dështuar gjermanët besonin tek epërsisia e organizimit cilësor të tyre ushtarak dhe i nënvleftësuan aftësitë e armikut, dhe thurën plane për një kohë të shkurtër. Në Luftën e Parë Botërore u vu re prirja e karakterit të gjatë të luftës, këtë përfundim, nuk kishte mundur ta kuptonte Shtabi i Përgjithshëm gjerman. Plani austro-hungarezishte edhe më i dobët për faktin se gjendja politike e brendshme e vështirë në monarkinë austro-hungareze dhe kushtet e politikës së jashtëme përcaktuan vështirësitë e planit, si dhe mungesa e ideve strategjike. Shtabi i Përgjithshëm austro-hungarez nga njëra anë duhet të palanizonte luftën në dy fronte, kundër Rusisë dhe kundër Serbisë e Malit të Zi, nga ana tjetër duhej të merrte masa kundër aleatit të pasigurt Italisë. Orientimi i Rumanisë nga Antanta qe një faktor tjetër që vështirësoi gjendjen e austro-hungarezëve. Në frontin rus shtabi austro-hungarez parashikonte të hidhte 4 armata. Në teatrin Serb të luftës, duhej të hapte armatën e pestë gjatë lumit Drin dhe në Bosnjë armatën e gjashtë. Në rast lufte me Serbinë dhe Malin e Zi duhej të drejtohej në këtë front edhe armata e dytë. Plani francez u përpunua në rrethana kontradiktore. Nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik të industrinë e luftës Franca qëndronte prapa Gjermanisë. Ushtria franceze ishte më e vogël se ajo gjermane. Disfata që kishte pësuar ushtria franceze në luftën e vititi 1870-71 kishte zbuluar dobësitë e saj dhe kishte mbjellur mosbesim në forcat e veta. Mendimi ushtarak francez i shprehur në literaturën zyrtare dhe jo zyrtare ishte i mbrujtur me prirje mësymjeje. Në planin francez ndikoi edhe këmbëngulja e anglezëve, e cila pengoi zgjidhjen përfundimtare të kundërmanovrës operative strategjike kundër planit gjerman. Nga këto kontradikta lindi plani francez nr.17, mbi bazën e të cilit u hap ushtria franceze në fillim të luftës. Plani i vuri theks sulmit drejt Lotaringut dhe Elzasës. Ushtria franceze me planin e saj kishte karakter pasiv, pritës. Idetë operativo strategjike të këtij plani vuanin nga mungesa qartësisë, e vendosmërisë dhe në thelb nismën e linin vullnetarish në duart e armikut. Plani anglez ishte një plan që bazohej në zbarkimin e trupave për të përforcuar trupat aleate me një armatë dhe përqendrimin e saj në rajonin Le –Kato-Mobezh. Bashkëveprimi operativ ndërmjet ushtrive aleate (franceze dhe angleze), nuk ishte i organizuar, gjë që u krijoi kushte gjermanëve që t’u shkaktonin disfata veç e veç armiqve të tyre. Plani rus pikësynimin kryesor të tij kishte hapjen e forcave të shumta drejt Austro –Hungarisë. Në këtë drejtim plani parashikonte e katër armatave nga gjashtë armatat e gatshme aktive me synimin drejt Galicisë dhe të asgjesonin ushtrinë austro-hungareze. Zhvillimi i dobët infrastrukturës rrugore dhe veçanërisht i hekurudhave në Rusinë cariste, e vonoi përqendrimin dhe hapjen strategjike të armatave ruse. Gabimi më i rëndësishëm në planin rus ishte se në frontin me Austro-Hungarinë, që përbënte drejtimin kryesor, nuk siguronte epërsinë e nevojshme në forca dhe mjete. Beteja e Marnës njihet si më e fuqishme me një front prej 260 km, nga Parisi në Verden. Forcat e Antantës e përbërë nga 5 armata franceze dhe një angleze. Përballë këtij grupimi qenë rreshtuar 5 armata gjermane. Vendimi i komandës gjermane nuk i përgjigjej raportit të forcave. Në të gjithë frontin gjermanët kishin 51 divizione ndërsa anglo- francezët 66. Në rajonin e Parisit anglo-francezët krijuan një raport forcash 2;1 në dobi të tyre. Në betejën e Marnës francezët transportuan kontigjente të shumta trupash me makina nga Parisi në frontin e Armatës së 6-të që sapo ishte krijuar. Në këtë mënyrë për herë të parë u përdor me sukses transportit automobilistik për manovrimin e trupave dhe lindi ideja e këmbësorisë së motorizuar. Edhe beteja në lumin Enna gjermanët ndryshian taktikë gjtaë tërheqjes. U formua fronti I pashkëputur. Përpjekjet e para të trupave anglo-franceze për të goditur trupat gjermane në lumen Enna nuk patën sukses. Vetëm kur palët ndërluftuese filluan të krijonin sistemin e trasheve lufta u bë e pamundur për të dyja palët dhe kaluan në mbrojtje të pozicionale në të gjithë frntin nga kufijtë e Zvicrës deri në bregdet. Edhe në frontin rus pati veprime active nga të dyja palët. Operacionet më të rëndësishme në këtë teatër lufte janë ai Prusisë Lindore, ku forcat ruse zhvilluan sulme, që u thyhen nga gjermanët dhe operacioni i Galacisë, ku në fillim rusët pësuan disfatë, ndërsa më vonë, si rezultat i përforcimeve, arritën suksese të pjesëshme. Në përgjithësi fushata e vitit 1914 përfundoi në dobi të Antantës. Forcat gjermane, austriake dhe turke pësuan disfatë në disa beteja. Dështoi plani gjerman për asgjesimin e armikut në mënyrë të rrufeshme. Palët ndërluftuese u vunë përballë perspektivës së luftës së gjatë që kërkonte tendosje të madhe dhe mobilizim të të gjitha forcave dhe mjeteve. Po ashtu ndikoi edhe bllokada detare, kjo ndikoi fort në furnizimin e Gjermanisë me materiale lufte dhe ushqime. Gjermanët duke u hapur në dy fronte në të njëjtën kohë kujtuan se do t’i mundnin Francën një e nga një. Austrikët në frontin e Galicisë dhe armatat turke në Kaukaz pësuan disfata, si rezultat i mospërputhjes së planeve përpara luftës me përmasat që mori lufta. Përfytyrimi gabuar i të gjitha palëve luftuese për një luftë të shkurtër çoi në bërjen e llogarive të gabuara ekonomiko-ushtarake dhe tekniko-ushtarake. Lufta e gjatë kërkonte rezerva të mëdha me pjesëmarrjen e miliona njerëzve. Qysh në muajt e parë të luftës filloi të ndihej mungesa në mjete material, armatime e municione. Në fund të lufimeve dolën jashtë luftimit pjesa më e madhe e armatave së kazermave. Beteja e Marmës përmbysi strategjinë gjermane të luftës rrufe dhe të bërjes së një beteje të vetme të përgjithshme, për rrethimin dhe asgjesimn e ushtrive anglo-franceze. Në kushtet e luftës pozicionale për të kapur krahët e armikut, duhej të kryhej shpërthimi i frontit me goditje përballë. Përmasat e operacioneve më të rëndësishme të fushatës së vitit 1914 karakterizoheshin nga pjesëmarrja në të e një numri shumë të madh forcash, që llogariteshin me qindra mijë njërëz (operacioni i Marnës dhe i Galicisë). Në fushatën e vitit 1914 aviacioni përdorej për zbulim, për ndreqjen e zjarrit të artilerisë dhe për të fotografuar pozicionet e armikut. Për herë të parë në këtë fushatë shohim përdorimin në shkallë të gjerë i armëve kimike i LH-ve si losygeni, ipritit etj., si mjet i shfarosjes në masë i njerëzve. Gjatë vitit 1915 në Europë u hapën dy fronte të reja lufte, fronti italian dhe ai në Ballkan. Italia hyri në luftë më 23 maj me anën e Antantës. Ushtria e saj kishte përgatitje të dobët për luftë në kushtet e terrenit malor, si rrjedhim në teatrin e luftës veprimet luftarake morën menjeherë karakter pozicional. Në fushatën e vitit 1915 u përdorën granata dore nga këmbësoria dhe granatahedhës në pozicione mbrojtëse. Gjithashtu u shtua numri I mitralozave krahasuar me vitin 1914, kjo rritje ndikoi vetëm në rritjen e aftësisë mbrojtëse. Zhvillim cilësor mori artileria e lehtë dhe aviacioni u përdor për herë të parë në bombardimin e prapavijave të thella të kundërshtarit, por në mënyrë të veçantë në zbulim. Kërkimi i mjeteve të reja të luftës çoi në futjen në përdorim të predhave kimike, të atyre tymuese dhe lëndëve helmuese, së bashku me to të lindjes së shërbimit të mbrojtjes kundërkimike. U ritën së tepërmi kërkesat për furnizimin me material e mjete luftimi. Rezultatet e operacioneve u lidhën ngushtë me mundësitë prodhuese të çdo vendi pjesëmarrës në luftë. Fillimi i vitit 1916 shënoi rritjen e fuqisë ushtarake –teknike të Antantës, e cila kishte krijuar epërsi mbi shtetet qendrore si në forcë të gjallë edhe në armatim e teknikë luftarake. Beteja e Kështjellës së Verdenit e cila ishte nga më të fortifikuarat dhe me gjatësi fronti 112 km në të cilën kalonte lumi Maas. Gjermanët tentuan disa herë për marrjen e këtij fronti, por francezët i zbrapsën në muajt korrik-gusht. Në këtë betejë u përdor për herë të parë flakëhedhësi dhe predhat kimike të artilerisë gjermane. Po ashtu për herë të parë në Verden u ndërthurën objektet fortifikuese të përhershme me atë të fortifikimit fushor gjë që bën rritjen e qënrushmërisë së mbrojtjes kompakte të mbrojtjes. Në Verden aviacioni kryente drejtpërdrejt detyra luftarake, madje edhe sulmuese. Fushata e vitit 1917 kishte fjalë të parë Antantën e cila kishte në dorën e saj nismën strategjike. Vendet e kualicionit gjerman ishin në gjendje të vështirë, resurset njerëzore pothuajse kishin mbaruar. Kualicioni gjerman duke mos pasur forca të mjaftueshme për të ndërmarrë operacione mësymëse, vendosi të kaloi në pozicione mbrojtjeje strategjike. Në Frontin Perëndimor veprimet luftarake filluan mësymjen e madhe të forcave anglo-franceze në muajin prill. Futja e tankeve në luftim ishte risia e këtyre betejave nga ana e anglo-francezëve. Tanket dhe këmbësoria angleze duke sulmuar valë valë dhe me shpejtësi shpërthyehen brezin e parë të mbrojtjes Atë që nuk kishin mundur ta bënin për disa muaj në operacionet e mëparshme, anglezët mundën ta bënin për 10 orë nëpërmjet tankeve. Ky u quajt operacioni Kambers ku për herë të parë në historinë e luftërave u zhvillua beteja e tankeve. Në betejën e Kambersit lidhet fillimi i taktikës së luftimit gjitharmësh të bazuar në bashkëveprimin e këmbësorisë, artilerisë, tankeve dhe aviacionit. Në operacionet e Kambersit lindi mbrojtja kundëtanke nga gjermanët të cilët ndërtuan llogore të gjera, rritën gjerësinë e pengesave etj., kurse për asgjesimin e tyre përdorën topa kundërajror 75ml, përdorën gjithashtu aviacionin sulmues, i cili godiste tanket me bomba dhe me zjarrin e mitralozave me predha blindshpues. Në këtë luftë dështoi edhe plani i gjermanëve i luftës së kufizuar me anën e nëndetësve, rezultatet ishin shumë të vogla. Rusia del nga lufta më 7 nëntor të vitit 1917 dhe pati një epërsi të përkohëshme kualicioni gjerman. Por epërsinë në aviacion dhe në tanke e ruante Antanta, gjermanët nuk kishin prodhuar ende tanke, dhe shtetet e Antantës kishin rreth 900 të tillë. Përvoja e luftës së Amienit tregoi se supermacia e trupave të Antantës në mjete dhe njerëz ishte një faktor që çoi në rënien morale të trupave gjermane të cilat filluan tërheqjen në brezin e dytë të mbrojtjes. Natën e 4-5 tetorit, komanda gjermane iu drejtua aleatëve me kërkesën për paqe. Por koha për të manovruar në frontin diplomatik kishte kaluar. Më 9 nëntor aleatët shpërthyhen Frontin e Jugut, më 14 nëntor caktuan mësymjen në Lotaring dhe në rajonin e Renit, por ajo nuk u realizua. Më 11 nëntor delegacioni gjerman nënshkroi kushtet e paqes, që në fakt ishte kapitullimi i Gjermanisë. Në Luftën e Parë Botërore morën pjesë 36 shtete, numri i përgjithshëm i forcave të armatosura ishte 70 milion 12% e të gjithë popullsisë së shteteve pjesëmarrëse në luftë. Në Gjermani dhe në Francë morën pjesë në luftë 20% e popullsisë. Lufta u zhvillua gjerësisht jo vetëm në tokë, por edhe në det dhe në ajër me një hapësir prej 4 milion km dhe zgjati 4 vjet e 3 muaj e gjysëm. Humbjet e përgjithshme gjatë luftës arritën në 10 milion njerëz të vrarë dhe 20 milion të plagosur, 6.5 milion të vdekur nga popullsia civile. Lufta e Parë Botërore e viteve 1914-1918 ishte lufta e zhvillimit të teknikës së armatimit si në sasi edhe në cilësi. U krijuan lloje armësh që u përdorën për herë të parë si tanket, avionët, armët kimike, transporti automobilistik, hekurudhat, nëndetëset. Në mbarim të luftës llogariteshin si shumë e përgjithshme:18,5 milion pushkë, 480 mijë mitroloza, 183 mijë topa e mortaja, mbi 800 tanke,84 mijë avionë, 340 mijë automobile, mjete të ndryshme, të reja xheniere dhe të ndërlidhjes apo teknika e shumëllojshme e flotës ushtarake-detare. Zhvillim të madh gjatë luftës moriarti ushtarak në të tria pjesët përbërëse të tij, në strategji, në taktikë. Lufta tregoi në radhë të parë rolin e udhëheqjes politike. Zhvillim të dukshëm pati organizimi i forcave të armatosura, rreshtimi pushkatar i trupave mësymëse. Zhvillimi i artilerisë u bë si në sasi edhe në cilësi, u rrit pesha specifike e artilerisë më shumë se 2.5 herë. Gjatë luftës lindi artileria kundërajrore. Një përdorim mjaft të gjerë gjetën nëndetëset për luftë në komunikacionet detare. Për shembull, vetëm gjatë tre muajve të parë të luftës nëndetëset gjermane fundosën anije të Antantës me një tonazh prej 2 milionë e 750 mijë tonë. Kjo luftë tregoi gjithashtu për rolin vendimtar të njeriut në luftë. Nga cilësitë e tij morale, trimëria, vendosmëria dhe aftësitë luftarake varet disfata ose fitorja në luftë. Afrika, Australia, Amerika e Jugut, Amerika e Veriut usw bashku mme Europën u përshinë neë këtë “lUFTë Të Madhe” “Globale”. Lufta e Parë Botërore pati pasoja edhe për shtetin shqiptar që sapo kishte fituar pavarësinë, por që ende nuk ishte konsoliduar politikisht. Nga njëra anë të dy blloqet përdorën Shqipërinë me pozitën e saj strategjike, si objekt të planeneve të tyre luftarake e politike, nga ana tjetër, shtetet fqinjë të lakmonin tokat e vendit tonë, u munduan të shfrytëzonin kushtet që u krijoi lufta. Kështu në prag të luftës Greqia pushtoi Korçën dhe Gjirokastrën, në dhjetor të vitit 1914 Italia pushtoi Vlorën, gjatë vitit 1915 trupat serbe hynë në Shqipërinë Veriore dhe në atë Qendreore. Në ndjekje të ushtrive serbe e malazese hynë në Shqipëri ushtritë austro-hungareze, ndërsa më vonë ushtritë franceze dhe italiane pushtuan Shqipërinë e Jugut. Në këtë mënyrë Shqipëria u shndërrua në një shesh lufte, duke i sjellë vendit shkatërrime të mëdha. Fronti i luftës ndermjet palëve ndërluftuese kalonte në vijën Vlorë-Berat- Pogradec. Lëvizja kombëtare shqiptare, duke kupruar mirë qëllimet grabiqare të të dy blloqeve mbajti qëndrim asnjëanës ndaj konfliktit botëror. Një qendresë të ashpër të armatosur bënë populsitë si në Veri e Jug të vendit kundër agresorëve serbë e grekë dhe të gjithë forcave të ushtrive të huaja. Me indinjatë të thellë u prit nga populli shqiptar përmbajtja e Traktatit të fshehtë të Londrës. Në fund të Luftës së Parë Botërore kërkesa themelore e lëvizjes mbarë kombëtare çlirimtare e popullit tonë ishte anullimi i Traktatit të Londrës. Lufta për sigurimin e lirisë, të pavarësisë dhe tërësisë tokësore të vendit mori përpjestime të gjera.
Timoleo Guri